E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori në Angli

E ardhmja e Armando Brojës te Bërnlei është gjithmonë e më Iarg. Mediat britanike raportojnë se ylli kuqezi sezonin e ardhshëm mund të mos largohet nga ishulli, por destinacioni i tij do të jetë tek një nga skuadrat më me histori në Angli.

Bëhet fjalë për Uest Hem, skuadër e cila ka shfaqur edhe më herët interes për sulmuesin shqiptar. Uest Hem synon që të përforcojë skuadrën me qëllim ngjitjen sa më parë në elitë, pasi ra sezonin e kaluar.

Gjatë kësaj kohe është përmendur edhe Lacio, ndërsa largimi nga Bërnli duket i pashmangshëm.

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie çmịmi i naftës në tregun me pakicë

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen e sotme. Sipas një vëzhgimi të bërë mbrëmjen e sotme, disa nga rrjetet kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për herë të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve.

Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanë nisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve të forta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësi edhe në tregun shqiptar.Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi i Transparencës.

Në atë periudhë, çmimet maksimale të karburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin në terren për zbatimin e tyre nga operatorët.

Ndryshe nga ajo periudhë, ulja e mbrëmjes së sotme nuk vjen si rezultat i një vendimmarrjeje administrative, por është reflektuar drejtpërdrejt nga operatorët në pikat e shitjes me pakicë, në përputhje me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë një vendimarrje të qeverisë për rikthimin e funksionimit të Bordit.

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një 20-vjeçar

Një aIpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi rrëshqiti dhe ra në një përrua në anën greke të kufirit, ndërsa po udhëtonte në këmbë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas autoriteteve greke, i riu ishte duke ecur së bashku me një mik të tij pranë zonës së Mavromatit, në veriperëndim të Greqisë, kur humbi ekuilibrin dhe ra në përrua.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 20-vjeçarit.

Shoqëruesi i viktimës, një 22-vjeçar, u deklaroi autoriteteve se të dy kishin vendosur të kalonin kufirin në këmbë nga Shqipëria në Greqi për të kursyer para, pasi dispononin mjete financiare të kufizuara.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

Zi në familjen e Behar Merës, aktori humb njeriun e zemrës

Masar Muharrem Mera, vëllai i aktorit të njohur të humorit në vendin tonë, Berhar Mera, është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare këtë të martë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Masarit, e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale aktori, i cili ka dhënë edhe detaje nga ceremonia mortore që do të mbahet për vëllain e tij.

Behar Mera, i pikëlluar shkruan se i vëllai do të jetojë përgjithmonë në zemrën e tij.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë të dashur

Masar Muharrem Mera

23.08.1969 – 04.08.2026

Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.

Qoftë i xhenetit”, thuhet në njoftim.

Masar Muharrem Mera do të përcilet sot në orën 15:00 për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Krajkë të Dibës.

Aksident i rëndë në Korçë/ “Audi” del nga rruga, ndërron jetë shoferi, pIagosen tre të tjerë

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Audi” ka përplasur një mjet tjetër i cili ka dalë më pas nga rruga.Nga mjeti i përplasur ka pësuar vdekjen drejtuesi i mjetit. Ndërsa, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, njëri prej tyre po merr ndihmë në spitalin e Korçës dhe 2 vajza në spitalin e Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 5 Korrik 2026

Dashi
Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon nisma të reja. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv, ndërsa në dashuri sinqeriteti do të forcojë marrëdhëniet. Kujdes me shpenzimet impulsive.

Demi
Sot është një ditë e mirë për të mbyllur çështje të mbetura pezull. Durimi do t’ju ndihmojë të shmangni keqkuptimet me familjarët ose kolegët. Në mbrëmje gjeni kohë për pushim.

Binjakët
Komunikimi është pika juaj më e fortë. Takimet dhe bisedat mund të sjellin mundësi interesante profesionale. Në jetën sentimentale, një surprizë e këndshme mund t’ju ndryshojë humorin.

Gaforrja
Fokusi është te stabiliteti financiar dhe organizimi. Shmangni vendimet e nxituara dhe analizoni çdo ofertë që ju paraqitet. Një bisedë me një person të afërt do t’ju qartësojë mendimet.

Luani
Dielli ju favorizon dhe ju jep besim në vetvete. Është momenti për të treguar aftësitë tuaja dhe për të marrë drejtimin e një projekti. Në dashuri priten emocione pozitive.

Virgjëresha
Dita kërkon qetësi dhe planifikim. Mos u ngarkoni me detyra që nuk ju takojnë. Kujdesi për shëndetin dhe ritmin e përditshëm do të japë rezultate të mira.

Peshorja
Marrëdhëniet shoqërore janë në plan të parë. Një bashkëpunim i ri mund të hapë dyer të rëndësishme. Në aspektin sentimental, dëgjoni më shumë sesa flisni.

Akrepi
Ambicia ju shtyn drejt objektivave të rëndësishëm. Mund të merrni vlerësime për punën tuaj, por shmangni debatet me persona autoritarë. Në mbrëmje relaksohuni.

Shigjetari
Kureshtja dhe dëshira për të provuar diçka të re do ta bëjnë ditën dinamike. Mund të lindë një ide që ia vlen të zhvillohet. Në dashuri, spontaniteti do të sjellë buzëqeshje.

Bricjapi
Përqendrohuni te prioritetet dhe mos e shpërndani energjinë në shumë drejtime. Financat kërkojnë kujdes, ndërsa në familje mund të merrni mbështetje për një vendim të rëndësishëm.

Ujori
Partneritetet janë kyçe gjatë kësaj dite. Bashkëpunimi do të sjellë rezultate më të mira sesa veprimi i vetëm. Në jetën personale, tregohuni të hapur ndaj kompromisit.

Peshqit
Puna dhe përgjegjësitë kërkojnë organizim më të mirë. Mos lini pas dore pushimin, pasi lodhja mund të ndikojë në përqendrim. Një lajm pozitiv në fund të ditës do t’ju motivojë për planet e ardhshme.

Pas Fermës VIP, Arbana Osmani me një projekt të ri: Një reaIity show si kurrë më parë?!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj si moderatore e Ferma VIP 3, Arbana Osmani duket se ka nisur punën për një projekt të ri, për të cilin ka zgjedhur të japë vetëm një sinjal të vogël në rrjetet sociale.

Moderatorja ndodhet aktualisht në Korenë e Jugut, nga ku ka ndarë me ndjekësit disa momente nga vizita e saj në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), kufirin mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, duke rrëfyer disa prej historive më të veçanta që lidhen me një nga vendet më të militarizuara në botë.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Arbana tregoi se turi në DMZ zgjati rreth shtatë orë, ndërsa vizitorët nuk lejoheshin të përdornin telefonat në pjesën më të madhe të itinerarit. Ajo ndau edhe informacione mbi familjet koreane që u ndanë pas luftës dhe programin televiziv të vitit 1983, i cili shërbeu për ribashkimin e shumë prej tyre.

Në një tjetër postim, moderatorja e cilësoi eksperiencën si të veçantë, sidomos për shqiptarët.

“Një eksperiencë unike sidomos për ne shqiptarët që kemi përjetuar izolimin, arratisjet dhe komunizmin. Absolute must nëse e vizitoni Korenë.”

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori postimi i fundit. Arbana publikoi një fotografi pranë kufirit së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, duke lënë të kuptohet se kjo vizitë nuk ka qenë vetëm një udhëtim.

“Ia dolem të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës :).”, shkroi ajo.

Ky mesazh ka nxitur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, pasi lë të kuptohet se vizita në kufirin mes dy Koreve mund të ketë shërbyer si burim frymëzimi për një format të ri televiziv.

Ndonëse Arbana nuk ka dhënë detaje të tjera, postimi ka bërë që shumë të pyesin nëse moderatorja po përgatit një reality show krejtësisht ndryshe nga projektet që ka sjellë deri më tani.

BBVA 6 nis më herët: DaIin emrat e parë të konkurretëve për sezonin e ri

Edhe pse “Big Brother VIP Albania 5” ka mbyllur rrugëtimin e tij, diskutimet për sezonin e ardhshëm kanë nisur prej kohësh.

Si çdo vit, në rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë filluar të qarkullojnë emra personazhesh që mund të jenë pjesë e edicionit të gjashtë, ndonëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Top Channel.

Pesë sezonet e para kanë sjellë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri më shumë se 170 banorë, mes tyre këngëtarë, aktorë, moderatorë, gazetarë, sportistë, modele, influencerë dhe personazhe të njohur të rrjeteve sociale. Pas një numri kaq të madh pjesëmarrësish, pritshmëritë janë që produksioni të orientohet drejt emrave të rinj që nuk kanë qenë më parë pjesë e formatit.

Përvoja e viteve të fundit ka treguar se përzgjedhja nuk bazohet vetëm te fama apo numri i ndjekësve në rrjetet sociale. Shpesh janë zgjedhur personazhe që kanë aftësi komunikimi, krijojnë dinamika dhe përshtaten me ritmin e një reality show, pavarësisht profilit që kanë jashtë televizionit.

Bazuar në emrat që janë përfolur ndër vite, në profilet që i përshtaten formatit dhe në figurat që kanë tërhequr vëmendje në televizion apo rrjetet sociale, lista e kandidatëve të mundshëm për sezonin e gjashtë mund të përfshijë:

1. Visjan Ukcenaj, aktor dhe moderator, me eksperiencë në radio dhe spektakle televizive.

2. Young Zerka, i cili më herët ka pranuar se ka pasur diskutime për një pjesëmarrje të mundshme.

3. Robert Aliaj Dragot, një figurë publike me qëndrime të drejtpërdrejta, emri i të cilit është përmendur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në format.

4. Sara Hoxha, influencuese me audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale.

5. Hilda Kërtalli, e cila është bërë e njohur përmes përmbajtjeve në TikTok dhe Instagram.

6. Renee Reffo, artiste dhe krijuese përmbajtjeje me profil të fortë në rrjetet sociale.

7. Meriton Rama, i njohur për videot humoristike që kanë marrë miliona shikime në TikTok.

8. Eugent Bushpepa, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, edhe pse angazhimet artistike mund ta bëjnë më të vështirë një pjesëmarrje.

9. Ina Pashollari, me eksperiencë në radio.

Natyrisht, kjo mbetet vetëm një listë me emra që përmbushin profilin e kërkuar nga formati dhe që janë përfolur në periudha të ndryshme.

Si çdo vit, produksioni ruan konfidencialitet të plotë deri në prezantimin zyrtar të kastit dhe nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e banorëve të jenë emra që nuk janë përmendur më parë në media.

Krimi makabër në Greqi/ Autori deklaroi se e vrau shtetasen britanike që të mos i konvertonte bashkëshorten në të krìshterë

Prova të reja kanë dalë në dritë në rastin e vrasjes së shtetases britanike e cila u gjet e vdekur në një valixhe në Kypseli.
Sipas informacioneve telefoni celular i gruas luajti një rol vendimtar në hetim, të cilin, pas vrasjes së saj, 26-vjeçari filloi ta përdorte. Oficerët e policisë përcaktuan se të mërkurën në mëngjes telefoni ishte çaktivizuar, ndërsa ishte ende në përdorim, ndërsa sinjali i fundit që lëshoi ​​u zbulua në Arachova.

Nëpërmjet analizës së pamjeve filmike, hetuesit hartuan lëvizjet e përdoruesit të telefonit celular dhe përfunduan në një vend në një manastir në Kypseli, ku jetonin gra me ndjenja të forta fetare.

Atje, u gjet një grua, gjithashtu britanike, e cila ishte në një lidhje me të akuzuarin 26-vjeçar. Kur u pyet nga policia, ajo fillimisht pretendoi se ishte me partnerin e saj në Arachova. Megjithatë, siç zbuloi hetimi, i akuzuari e kishte kuptuar tashmë se autoritetet policore po e kërkonin.

Gruaja më pas u tha hetuesve se 26-vjeçari i kishte rrëfyer asaj se e kishte vrarë gruan britanike sepse viktima e saj fliste vazhdimisht për krishterimin dhe po përpiqej, sipas tij, ta ndikonte atë në aspektin fetar. Pas këtij zbulimi, 26-vjeçari u zhduk për një kohë të shkurtër,por më vonë u gjet nga autoritetet.

Pas arrestimit të tij, i akuzuari pretendoi se kishte hyrë në apartament dhe e kishte gjetur gruan britanike të vdekur. Më pas, siç tha ai, ai u frikësua dhe vendosi ta hiqte qafe trupin duke e futur në një valixhe në mënyrë që të mos përfshihej në çështje. Megjithatë, ai pranoi se i kishte hequr kartën bankare dhe kishte filluar të tërhiqte paratë.

Sa i përket mjekut ligjor që po merret me çështjen, ai vlerësoi se nga të gjitha provat në dosjen e çështjes dhe imazhi i trupit, është i dukshëm një akt kriminal me shkakun më të mundshëm të vdekjes asfiksinë ndërsa priten edhe rezultatet e analizave toksikologjike.

Rama sfidon kryebashkiakët dhe socialistët rebeIë: Reforma Territoriale nuk ndalet, vendos Parlamenti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve të krijuara rreth reformës së propozuar territoriale dhe kundërshtimeve të ngritura nga disa përfaqësues vendorë dhe zëra brenda Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka ironizuar kritikët që e kanë paraqitur situatën si një krizë për mazhorancën, duke deklaruar se reagimet ndaj reformës janë pjesë normale e procesit të konsultimit publik.

“Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe ‘brenda PS’ dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për ‘regjimin’”, shkruan Rama.

Ai shton se, përjashtuar disa raste që i cilëson të papërshtatshme, kundërshtimet janë të mirëpritura dhe pjesë e një procesi demokratik.

“Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë ‘tribunin e vegjëlisë’ pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur”, deklaron kryeministri.

Rama thekson se reforma ndodhet ende në fazën e konsultimit publik dhe se kjo periudhë është krijuar pikërisht për të dëgjuar mendimet e palëve të interesuara.

“Dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin”, shprehet ai.

Kryeministri i është referuar edhe reagimeve nga kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë, duke argumentuar se ata kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre.

“Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore, për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë”, shkruan Rama.

Ai ka mohuar çdo pretendim për përplasje të brendshme apo kufizim të debatit brenda Partisë Socialiste.

“As në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti”, deklaron Rama.

Sipas tij, deri në momentin e votimit në Kuvend, të gjitha palët do të kenë mundësi të japin mendimet e tyre.

“Por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë”, shton kryeministri.

Në fund të reagimit të tij, Rama paralajmëron se gjatë 60 ditëve të konsultimit do të ketë më shumë diskutim mbi arsyet e reformës dhe kundërshton argumentet që lidhen me historinë apo traditën e zonave.

“Do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve , ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftërat e 2000 viteve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhëna të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat”, përfundon Rama.