Ja sa paguajnë të fortët për të kaluar 5 orë “speciaIe” në burg me vajzat e showbizz-it shqiptar, i “kamufIojnë” si asistente të avokatëve

Gazetari Flamur Vezaj, së bashku me kolegun e tij, Elton Qynon kanë hedhur më tepër “dritë” sa i përket takimeve speciale në qelitë e burgjeve shqiptare.

Ata kanë diskutuar për këtë “fenomen të errët”, që sipas informacioneve të bëra publike, prej kohësh po ndodh në burgjet shqiptare, futja e vajzave të njohura të showbiz-it në ambientet e burgjeve për të zhvilluar takime speciale me të burgosurit.

Sipas detajeve të diskutuara në emisionin “Ma Shqip me Flamur Vezajn”, një nga mënyrat më të përdorura për të siguruar hyrjen në institucionet penitenciare është përmes deklaratave të bashkëjetesës.

Vajza të njohura të botës së spektaklit dhe eventeve paraqiten si bashkëjetuese të të dënuarve përmes dokumenteve noteriale, ndërsa në disa raste përdoren edhe identitete të ndryshuara apo emra familjarësh për të shmangur verifikimet.

Po ashtu u bë me dije se një tjetër skemë konsiston në futjen e tyre në burgje të kamufluara si asistente avokatësh, duke përfituar nga procedurat dhe kontrolli jo gjithmonë i rreptë në hyrje të institucioneve.

Madje sipas gazetarit Vezaj për çdo hyrje paguhen shuma që variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro, ndërsa dyshohet se pagesat kalojnë në disa nivele brenda administratës së burgjeve.

“Në një dhomë të veçantë që zhvillohet deri në 5 orë. Në fakt këto dhomë nëpër burgje kanë kthyer si hotele me 5 yje nga këto investime që kanë bërë po këta të fortë. Në emër të bashkëjetueses ka kohë që po abuzohet.

Në bashkëpunim me noterët lëshojnë deklarata bashkëjetese kundrejt pagesës ndryshojnë dhe emra, jo me emrin e vërtetë pro të familjarit. Duke futur në burg vajza të njohura të shoëbizt shqiptar, eventeve të ndryshme.

Kuptohet kundrejt pagesave që variojnë tek shefat e personelit të burgjeve te drejtoria duke variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro për rast që hyjnë dhe unë kam marrë shumë denoncime, foto dhe video”, tha Vezaj.

Pagë rekord pas transferimit përfundimtar, zbuIohet sa do përfitojë Ernest Muçi te Trabzonspori

Ernest Muçi, do të zyrtarizohet përfundimisht te Trabzonspori, pasi në Turqi tregojnë se do të paguhet shuma prej 8.5 milionë eurosh te Beshiktashi.

Po ashtu, janë zbuluar edhe detaje të tjera.

Muçi do të përfitojë një pagë rekord, pikërisht 3.5 milionë euro. Kontrata ndërkohë vlen deri në vitin 2029.

Mesfushori me tipare sulmuese do të bëhet kështu më i paguari i Kombëtares shqiptare. 25-vjeçari ka shkëlqyer në këtë edicion si i huazuar, madje duke u bërë lojtari që po e shtyn Trabzoni drejt fitimit të Kupës së Turqisë.

Me 15 gola të shënuar dhe nëntë të tjerë të asistuar në 34 paraqitje, Muçi kaloi çdo pritshmëri. Besimi kryesor tek ai është pikërisht nga trajneri Fatih Teke.

Me 9.5 milionë euro të shpenzuara për të në total, pasi 1 milion kushtoi huazimi, Muçi bëhet edhe investimi më i shtrenjtë te Trabzonspori. Kështu edhe shkruan historinë me klubin turk.

Shqipëria mbështet “zyrtarisht” studentët që protestòjnë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protesta për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe.

Në një postim në rrjetet sociale ai,ka publikuar vargje nga poema “Gjuha Shqype” e poetit Gjergj Fishta.

Ndër vargje që theksohet rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Ndërkohë kujtojmë që studentë dhe organizata të ndryshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar protesta lidhur me çështje që prekin statusin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.

VIDEO

“S’ka virus, u shpik për shitje vaksinash”/ Hantavirusi, Cako dhe Rexhaj në ‘Rrethi Katror’: Do ndodhë diçka e rrezikshme si në fiIma

Hantavirusi po bëhet një temë e madhe globale ditët e fundit, me disa raste të reja që janë zbuluar në disa vende të botës.

Kjo temë u diskutua edhe në tryezën e “Rrethi Katror” në “E Diell”, aty ku Alfred Cako e cilësoi këtë virfus si një sëmundje e shkaktuar nga valët 6G të telefonit.

Ai u shpreh se fjala virus nuk ekziston dhe është shpikur vetëm për të krijuar vaksinat dhe shitjen e tyre.

“Në vitin 2009 doli gripi i derrit dhe doli banda 4G. Kure doli 5G në vitin 2019, doli COVID-i. Tani ka dalë 6G, dhe kjo krijon rënie të përgjithshme të imunitetit te shumë njerëz dhe krijohet kjo që quhet hantavirus. Kjo sëmundje është shqetësuese nëse ndiqen protokollet. Nëse i del kundër, gjithçka përballohet, trupi krijon imunitetin e vetë. Gjatë kohës së pandemisë së COVID-it, më shumë se 90% e atyre që ndoqën protokollet vdiqën. Shpëtuan 10%. E kundërta ndodhi me ata që qëndruan jashtë, as 5% e atyre që u prekën nga COVID-i… 95% shpëtuan.

Fjala virus nuk ekziston. Është një shpikje e djallit për të shpikur vaksinat. Gjithë teoria e virusologjisë është gënjeshtër. Virus do të thotë diçka që transmetohet nga frymëmarrja e njëri-tjetrit. As gripi, e asgjë nuk transmetohet. Gjithçka shkaktohet ose prej helmimeve nga ajri, në periudha të caktuara kur është pranverë ose vjeshtë… Gripet shkaktohen nga helmimet që hidhen nga ajri. Pastaj këta shpikën fjalën virus për të krijuar vaksinat. Nëpërmjet vaksinave të sëmuren njerëzit, nëpërmjet sëmundjes së njerëzve, ‘Big Pharma’ të fitojnë më shumë para”, u shpreh Cako.

Të së njëjtit mendim ishte dhe autori Albatros Rexhaj, i cili ngriti ‘alarmin’ se diçka e rrezikshme si nëpër filma do të ndodhë për njerëzimin në vitet e ardhshme.

“Unë pajtohem në disa pika, ndryshimet teknologjike, mënyra e re e jetës këto sjellin pasoja. Trupi i njeriut nuk mund të përballet me atë që natyra liron. Teoria me këto valët nuk është pa gjë. Ka edhe shumë studime serioze që thonë të kundërtën. Nuk jemi larg nga pikka ku në botë do të ndodhë një nga ato gjëra që shohim nëpër filma, që do ndodhi diçka… I themi virus ose jo, do jetë diçka shumë e rrezikshme për njerëzimin. Këto janë pasojat”, tha ndërf të tjera Rexhaj.

EMRI/ Nuk pranoi të punonte si prost*tutë, shqiptari vret gruan 19-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj, SHBA nuk e faI Sokol Hoxhën

Një shqiptar i dënuar për vrasje të trefishtë është arrestuar në SHBA pas afro tre dekadash në arrati, gjatë të cilave kishte përdorur identitet të rremë dhe kishte arritur të siguronte azil në Britaninë e Madhe.

Sokol Hoxha, 50-vjeç, dyshohet se u largua nga Europa në vitin 1997 pas vrasjes së bashkëshortes së tij 19-vjeçare dhe dy vëllezërve në Patos. Sipas autoriteteve amerikane, ai ishte paraqitur si refugjat nga Kosova, duke përfituar fillimisht azil dhe më pas shtetësi britanike me identitet të falsifikuar.

Pas disa vitesh në Britani, Hoxha u zhvendos në SHBA në vitin 2012, ku jetoi për 14 vite duke fshehur identitetin e tij të vërtetë. Ai u arrestua në Kettering, Ohio, pas një hetimi 6-vjeçar të koordinuar nga Interpol Washington dhe agjenci të tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Autoritetet amerikane deklaruan se arrestimi i tij është rezultat i bashkëpunimit mes disa shteteve dhe se SHBA nuk do të shërbejë si strehë për persona që shmangin drejtësinë duke përdorur identitete të rreme.

Sipas raportimeve, Hoxha ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Shqipëri. Mediat britanike raportojnë gjithashtu se ai vrau bashkëshorten pasi ajo kishte refuzuar kërkesat e tij për t’u përfshirë në prostitucion.

Në hetim dyshohet se kanë qenë të përfshira edhe autoritetet britanike, përfshirë Home Office dhe National Crime Agency, të cilat ndihmuan në zbulimin e statusit të tij të emigracionit dhe vendndodhjes.

Aksident tragjik në Greqi, përpIasen dy makina, humbin jetën dy gra

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në zonën e Afantou në Ishullin e Rodosit në Greqi, pati një pasojë tragjike, kur dy gra humbën jetën pas një përplasjeje të dhunshme midis dy automjeteve. Incidenti shkaktoi një mobilizim të madh të autoriteteve kompetente, të cilat nxituan në vendngjarje për të nxjerrë dhe evakuuar të lënduarit.

Sipas informacioneve, përplasja ndodhi pranë supermarketit “Panagiotas”, në një pikë ku trafiku i automjeteve është i vazhdueshëm. Njëra nga dy makinat po lëvizte në drejtim të Rodosit për në Lindos, kur për arsye të panjohura deri më tani, ndodhi përplasja. Ashpërsia e përplasjes ishte e tillë që një nga automjetet u përmbys, duke bllokuar brenda dy personat që udhëtonin në të.

Menjëherë pas incidentit, u zhvillua një mobilizim i madh i të gjitha shërbimeve kompetente. Policia, ambulancat e EKAB dhe Shërbimi i Zjarrfikësve nxituan në vendngjarje, të cilat u përpoqën me tre automjete në total. Zjarrfikësit ndërmorën veprime për të liruar dy gratë që kishin mbetur të bllokuara në automjetin e përmbysur dhe të cilat u gjetën pa ndjenja.

Tre persona u dërguan në spital nga EKAB. Gjendja e dy grave që kishin mbetur të bllokuara rezultoi jashtëzakonisht kritike, pasi në fund nuk arritën të mbijetonin. Shoferi i automjetit tjetër është plagosur rëndë.

Rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti po hetohen nga Policia Rrugore, e cila po përpiqet të rindërtojë sekuencën e ngjarjeve që çuan në përplasjen fatale. Provat që do të dalin nga hetimi pritet të sqarojnë se si dy automjetet përfunduan në përplasje në këtë pikë specifike të rrjetit rrugor.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 18 maj 2026

DASHI

Ndjeni një nevojë të fortë për të rifituar kontrollin e disa situatave që kohët e fundit ju kanë bërë të humbni durimin. Dallimi është se këtë herë nuk doni të reagoni impulsivisht, por përkundrazi të gjeni një zgjidhje më inteligjente. Në punë, ky qëndrim ju ndihmon të shmangni tensionin e panevojshëm dhe të arrini rezultate më konkrete. Në dashuri, megjithatë, qielli ju fton të jeni më të pranishëm dhe më pak të nxituar: ata që janë afër jush duan të ndihen vërtet të dëgjuar.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 18 maj 2026), një ditë që ju shtyn të reflektoni mbi atë që ju sjell vërtet qetësi shpirtërore. Disa zakone ju sigurojnë, por të tjerat po fillojnë të ndihen të ngërçuara. Në punë, mund të kuptoni se është koha të bëni disa ndryshime në mënyrën se si i menaxhoni angazhimet ose bashkëpunimet. Në dashuri, nevoja juaj për stabilitet emocional, si dhe për mirëkuptim të vërtetë, po rritet: një marrëdhënie e ndërtuar vetëm mbi rutinën nuk është më e mjaftueshme për ju.

BINJAKËT

Mendja juaj shkon shpejt, por më e rregullt se zakonisht. Më në fund jeni në gjendje të bashkoni ide që dukeshin të ngatërruara, dhe kjo ju bën shumë më efektivë. Në punë, një bisedë ose propozim mund të hapë perspektiva interesante. Megjithatë, në dashuri, duhet të shmangni paqartësinë: dikush mund t’ju kërkojë më shumë qartësi dhe sinqeritet.

GAFORRJA

Është një ditë emocionalisht intensive, por shumë e rëndësishme për të gjetur ekuilibrin. Disa mendime që ju kanë shqetësuar gjatë ditëve të fundit po fillojnë të bëhen më të qarta. Në punë, përpiquni të mos e lini veten të ndikoheni shumë nga tensionet e të tjerëve. Në dashuri, qielli favorizon momentet e sinqerta dhe të thella: dialogu i hapur mund ta përmirësojë shumë një marrëdhënie.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 18 maj 2026), ju keni një vetëbesim më të qetë dhe më pak impulsiv. Kjo ju bën më të fortë dhe më bindës. Në punë, ju ruani kontrollin edhe në situata sfiduese, duke tërhequr respekt dhe vëmendje. Në dashuri, megjithatë, yjet ju ftojnë të tregoni anën tuaj më të ndjeshme: jo gjithçka zgjidhet me krenari apo forcë.

VIRGJËRESHA

Është një ditë e qëndrueshme, por jo plotësisht e parashikueshme. Disa ndryshime të vogla në planet tuaja mund t’ju shqetësojnë fillimisht, por përfundimisht do të kuptoni se ishin të nevojshme. Në punë, jeni shumë të saktë dhe të aftë të zgjidhni çështje të rëndësishme praktike. Në dashuri, përpiquni të mos e shndërroni çdo emocion në

PESHORJA

Ndjeni një nevojë të fortë për të sqaruar një situatë që nuk ju bind më. Të qenit i zënë midis dyshimeve dhe pavendosmërisë ju rëndon edhe më shumë se zakonisht. Në punë, mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim më të madh. Megjithatë, në dashuri, një diskutim i hapur mund të rivendosë qetësinë dhe të çlirojë tensionin e akumuluar.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 18 maj 2026), është një ditë intensive dhe shumë e qartë. Keni një aftësi të jashtëzakonshme për të dalluar atë që të tjerët po përpiqen të fshehin, dhe kjo do të jetë veçanërisht e dukshme sot. Në punë, jeni në gjendje të lëvizni strategjikisht dhe me inteligjencë. Në dashuri, jeni më selektivë se zakonisht: dëshironi emocione autentike dhe nuk jeni më të gatshëm të kënaqeni me më pak.

SHIGJETARI

Ndjeni nevojën për t’u dhënë projekteve tuaja një drejtim më konkret. Entuziazmi nuk mungon, por e kuptoni se organizimi është gjithashtu i nevojshëm. Në punë, një ide e re mund të bëhet e rëndësishme nëse kultivohet vazhdimisht. Në dashuri, jeni të sinqertë dhe spontanë, por duhet të keni kujdes që të mos dukeni shumë të drejtpërdrejtë ose të shpërqendruar.

BRICJAPI

Është një ditë shumë e dobishme për të riorganizuar prioritetet tuaja. Ndiheni më të fokusuar dhe të vendosur, dhe kjo ju lejon të bëni përparim konkret në punë. Disa përgjegjësi ndihen më të lehta sepse më në fund keni një vizion më të qartë për të ardhmen. Në dashuri, megjithatë, keni nevojë për disponueshmëri më të madhe emocionale: ata që ju duan duhet të ndiejnë më shumë ngrohtësi.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 18 maj 2026), ju keni intuitë të shkëlqyer dhe një dëshirë të fortë për të ndryshuar perspektivën tuaj. Disa ide që vijnë pothuajse rastësisht mund të jenë shumë më të rëndësishme sesa pritej. Në punë, kjo është koha e duhur për të provuar diçka të re ose për të propozuar një zgjidhje origjinale. Në dashuri, megjithatë, qielli kërkon më shumë prani dhe më pak shkëputje.

PESHQIT

Është një ditë harmonike dhe e thellë. Po gjeni një ekuilibër më të mirë midis ndjeshmërisë dhe konkretësisë, dhe kjo ju ndihmon t’i qaseni situatave me më shumë qetësi. Në punë, një intuitë mund t’ju sjellë një avantazh të papritur. Në dashuri, ekziston një ëmbëlsi e sinqertë dhe e qëndrueshme: gjestet e vogla sot vlejnë më shumë sesa premtimet e mëdha.

Samir Mane te Shefqet Kastrati e Mira Murati, ja kush janë 10 shqiptarët me pasuri marramendëse

Biznesmeni Samir Mane kryeson listën e sipërmarrësve më të pasur shqiptarë, duke u ndjekur nga Shefqet Kastrati, Behgjet Pacolli dhe të tjerët. Disa prej tyre jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, por edhe në Europë e botë.

Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu u shpreh se nga Kosova janë përzgjedhur dy më të pasurit, një është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka dhe shqiptarë që kanë biznese në Zvicër. Tre të tjerë janë në SHBA. Njëra është drejtuese e kompanive të Inteligjencës Artificiale.

10 shqiptarët më të pasur, listë e zgjedhur nga emisioni Opinion

Samir Mane – Kryesisht aktivitet në Shqipëri. Ka dhe biznese jashtë vendit. I vetmi shqiptar që është në listën e Forbes. Madje, është i vetmi në Forbes dhe nga Ballkani Perëndimor.

Shefqet Kastrati – Me biznese të ndryshme në Shqipëri, mjaft aktiv, sidomos në 15 vitet e fundit.

Behgjet Pacolli- Pasuria e tij është bërë kryesisht jashtë Kosovës. Ka investime në shumë vende të botës. Është pasaniku i parë klasik historik shqiptar.

Shkëlqim Devolli – Trashëgimtar i një kompanie të nisur nga babai i tij. Së bashku me vëllanë e kanë të ndarë pasurinë. Kryesisht është fuqizuar në vitet e fundit.

Nazif Destani – Biznesmen misterioz dhe ndoshta nga më të pasurit. Kompania e tij është prezente në 15 shtete të botës me sipërmarrje shumë të mëdha.

Sal Rusi – Selim Rusi është shqiptari më i pasur në SHBA. Është bërë dhe një ‘star’, pasi bleu një nga shtëpitë më të famshme të Nju Jorkut, banesën e bosit të familjes mafioze Gambino, Paul Castelano dhe shtëpia u bë hit dhe ka dalë në shitje për 18 milionë dollarë.

Mira Murati – E vetmja grua, pasuria e së cilës nuk ka shifër. Nuk e llogarisim dot. Por në fushën e teknologjisë, pasuria që fitohet ndonjëherë është e madhe.

Harry Bajraktari – Ka qenë i njohur në tregun e Real Estate dhe është botuesi i gazetës Illyria, që ka luajtur rol të rëndësishëm në komunitetin shqiptar në SHBA.

Avni Orllati – Vepron në Zvicrën franceze me kontrata prej miliardash. Ka shkuar si fëmijë në Zvicër dhe me kohën ka krijuar biznese të suksesshme.

Esat Lika – Është kompani relativisht e re, por është rritur shumë në Zvicër, përmes ndërtimit dhe real estate.

SHBA nuk i “Iëshojnë pe” Sali Berishës, 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr “non-gratën” kryedemokratit

SHBA nuk i “lëshojnë pe” Sali Berishës, 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr “non-gratën” kryedemokratit hidhen në erë, emri i tij ende në “listën e zezë”
Për heqjen e përcaktimit non-grata për liderin demokrat Sali Berisha, gjatë vitit 2025 janë paguar mbi 800 mijë dollarë. Një raport financiar i PD-së, i publikuar nga mediat, tregon se gjatë vitit 2025 janë kryer 4 pagesa, me vlerë totale 69,423,511 lekë, ose 830 000 dollarë. PD i ka raportuar këto transaksione si dhurime në natyrë për llogari të saj, me shpjegimin se personi juridik ‘Make Albania Great Again’ ka pasur për shërbime juridike dhe konsulencë sipas kontratës së firmosur më se në 30 mars të vitit të kaluar.

Kontrata u firmosur pak javë përpara zgjedhjeve me kosto marramendëse prej 6 milionë dollarësh, por PD tha se është përfituese e shërbimit dhe jo paguese e saj. Sipas tij, pagesat u bënë nga shqiptarët e Amerikës. Nuk dihet nëse kontrata është apo jo në fuqi, për pjesën e tjera të pagesave, kur qëllimi i saj kryesor, heqja e non gratës apo një vizitë e Berishës në SHBA përpara zgjedhjeve të 11 majit, dështoi.

Kontratën ishte e lidhur mes PD dhe Continental Strategy, ku një prej drejtuesve është edhe Katie Ëiles, vajza e Susie Ëiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te Berishës. Kujtojmë se për këtë kontratë ka nisur hetimet edhe SPAK.

“Non-grata” e tij ende në fuqi
Shpesh figura të Partisë Demokratike kanë përsëritur se ky përcaktim që erdhi nga Departamenti i Shtetit Amerikan gjatë presidencës së Joe Biden për Sali Berishën mund të ndryshojë tashmë që në krye të SHBA-së është Donald Trump. Deri më tani asgjë nuk ka ndodhur në këtë drejtim. Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon të jetë i publikuar vendimi për Berishën për shkak të përfshirjes në “korrupsion” gjatë kohës së ushtrimit të funksioneve shtetërore.

Në maj të vitit 2021, me firmë të Sekretarit të Shtetit Blinken, Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën ‘non grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Njoftimi i Antony Blinken – 19 Maj 2021
“Sot, po njoftoj shpalljen publike të Sali Berishës, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-Deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij personal dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, po riafirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë. Ky përcaktim është bërë sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura, 2021.

Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkëlzen Berishën, dhe vajzën e tij, Argita Berishën Malltezi. Këta individë nuk janë të kualifikuar për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-së për të mbështetur reformat politike që janë thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur llogaridhënien për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe në nivel global.”

Në vendin ku ndodhi e para bërthamore, zbulimi i ri po cmend studìuesit!

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, i drejtuar nga shkencëtari italian Luca Bindi nga Universiteti i Firences ka zbuluar një material të ri që mendohet se u formua gjatë shpërthimit të parë bërthamor në histori. Studimi, i publikuar në revistën shkencore PNAS, fokusohet te “trinititi”, një lloj xhami i gjelbër që u krijua në shkretëtirën e Nju Meksikos pas testit bërthamor “Trinity” në vitin 1945.

Gjatë analizave, studiuesit zbuluan brenda fragmenteve të xhamit mikropika metalike që përmbanin një strukturë kristalore të panjohur më parë. Materiali i ri përbëhet nga kalciumi, bakri dhe silikoni dhe klasifikohet si “klatrat”, një material me strukturë të veçantë në formë kafazi mikroskopik. Sipas ekspertëve, ky material u krijua për shkak të temperaturave dhe presioneve ekstreme të prodhuara nga shpërthimi atomik.

Shkencëtarët thonë se klatratet konsiderohen shumë të rëndësishme për teknologjitë e së ardhmes, pasi kanë aftësinë të “bllokojnë” atome dhe molekula brenda strukturës së tyre, duke ndryshuar vetitë fizike të materialit. “Studimi i këtyre strukturave na ndihmon të kuptojmë se si organizohen atomet në kushte ekstreme dhe hap mundësi të reja për krijimin e materialeve të avancuara,” deklaroi Luca Bindi.

Testi “Trinity”, i zhvilluar më 16 korrik 1945 në kuadër të Projektit Manhattan, ishte shpërthimi i parë bërthamor në histori dhe u realizua në shkretëtirën Jornada del Muerto në Nju Meksiko. Emri “Trinity” u zgjodh nga fizikani J. Robert Oppenheimer, i konsideruar si “babai i bombës atomike”.