“Do të ketë tjetër Iockdown”, Alfred Cako: Irani, një bishë e dalë nga kafazi, mund të godasë edhe Europën me armë nukleare

Alfred Cako, pjesë e tryezës së rubrikës “Rrethi Katror” në “E Diell” në “Top Channel”, foli në lidhje me zhvillimet e luftës dhe rreziqet, që sipas tij, e presin botën. Sipas tij, mund të ketë një izolim tjetër të njerëzve.

Ai hedh edhe hipotezën se Irani mund të sulmojë me arme bërthamore në disa pika të caktuara të globit. Sipas tij, Shqipëria nuk është e përfshirë.

“Kam frikë se lufta do të zgjerohet nga hapësira dhe intesiteti. Nuk është çudi të ketë goditje nukleare në vende të caktuara. Irani është një bishë që ka dalë kafazi dhe mund të godasë edhe në Europë me armë nukleare. Shqipëria nuk besoj se është në rrezen e rrezikshme.

Nuk ka popullsi të madhe, sepse gjithçka bëhet për depopullim. Lufta do të zgjerohet shpejt, nafta do të dyfishohet dhe mund të bëhet një lockdoën i ri për shkak të shtrenjtimit të madh të karburantit. Njerëzit do të detyrohen të vetëizolohen”, tha Cako.

“Sali Berisha është tradhtar”, AIesia Balliu plas deklaratën e fortë: Ja çfarë më ofroi që të heshtja

Në një intervistë për një emision televiziv, Alesia Balliu ka bërë deklarata të forta ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se po mban peng Partinë Demokratike dhe po pengon garën e lirë brenda saj.

Balliu u shpreh se përjashtimi i saj nga strukturat e PD-së dhe mospranimi i kandidaturës për zgjedhjet e 23 majit erdhën si pasojë e qëndrimeve kritike që ajo ka mbajtur ndaj drejtimit aktual të partisë.

“Unë e kam betejën me individin Sali Berisha, jo me demokratët. Ai sot nuk përfaqëson më interesat e demokratëve dhe të shqiptarëve”, deklaroi ajo gjatë intervistës.

Në studio, Balliu hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Berishës, duke e cilësuar atë “tradhtar të demokratëve” dhe duke pretenduar se kreu i PD-së po përdor partinë për interesa personale dhe familjare.

Ajo akuzoi gjithashtu figura të tjera të PD-së, si Flamur Noka, Gjin Gjonin dhe analistin Alfred Lela, për shpifje ndaj saj lidhur me pretendimet se punon në administratën shtetërore.

“Jam avokate prej gjashtë vitesh dhe sfidoj këdo të nxjerrë një dokument që provon të kundërtën”, tha Balliu.

Një nga deklaratat më të forta të saj ishte pretendimi se persona pranë Berishës i kanë ofruar favore në këmbim të heshtjes dhe mbështetjes politike.

“Ka pasur oferta për apartament dhe poste, vetëm që të dilja publikisht në mbështetje të Sali Berishës. Por unë nuk bëj kompromis me të vërtetën”, u shpreh ajo.

Në fund të intervistës, Balliu deklaroi se do të mbështesë Ervin Salianji si pjesë e asaj që e quajti “fryma e re demokratike”, ndërsa shtoi se PD-ja nuk mund të rikthehet në pushtet me drejtimin aktual.

“Partisë Demokratike i duhet një opozitë e re, e pakorruptuar dhe me figura të reja”, tha Balliu.

AIarm në Greqi! Gjendet dron ukrainas me ekspIoziv në Lefkadha, dyshime për baza në Vlorë

Një dron detar i llojit “MAGURA V5”, i pajisur me rreth 100 kilogramë lëndë eksplozive, ka alarmuar autoritetet greke pasi u gjet i bllokuar në brigjet e Lefkadhës. Sipas mediave greke, droni cili njihet si një teknologji sulmi e përdorur nga forcat ukrainase, u diktua fillimisht nga peshkatarë lokalë.

Mediat raportojnë se ekspertët e përshkruajnë këtë pajisje me rrezikshmëri të lartë, dhe e aftë për të asgjësuar objektiva detarë me përmasa të konsiderueshme përmes telekomandimit. Hetimet paraprake të shërbimeve inteligjente sugjerojnë se objektivi i mundshëm i këtij droni ishte një autokolonë anijesh ruse që po lundronte në ujërat e Mesdheut, mes Kretës dhe Maltës, me destinacion portin e Tartusit në Siri. Sipas të dhënave, droni lundrues dyshohet se ka humbur kontrollin ose ka pësuar defekt gjatë tentativës për të goditur flotën ruse.

E sipas mediave greke, baza e dronit detar është në Vlorë, Shqipëri ose në Libinë Perëndimore. Dy porte, një në Adriatik dhe një në Mesdhe, janë vënë nën “lupën” e autoriteteve greke të sigurisë. I pari, në Vlorë, Shqipëri, dhe i dyti, në portin e Misratës në Libinë Perëndimore. Atje, në fakt, një hetim zbuloi së fundmi se Ukraina mban një prani ushtarake, me më shumë se 200 oficerë dhe specialistë të dronëve.

Ndërkohë që Autoriteti Portual i Lefkadhës vijon procedurat e sekuestrimit, ky incident ka ngritur pikëpyetje të reja mbi sigurinë detare në Jon dhe shtrirjen e konfliktit ukrainas në ujërat e Mesdheut.

Një orë pasi merr Iajmin se i vdiq vëllai vogël, ndërron jetë dhe ai. Dy vëllezërit shqiptarë shuhen njëri pas tjetrit

Peja është tronditur nga kjo një tragjedi e rëndë familjare. Fillimisht, Gazmend Maloku (Meni) humbi jetën pas një aksidenti që kishte bërë para disa ditësh në Pejë, por dhimbja për familjen Maloku nuk përfundoi me kaq.

Vetëm pak më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Bashkimi ka ndërruar jetë në spital, brenda rreth një ore pasi kishte marrë lajmin për humbjen tragjike të vëllait të tij, thanë mediat e Kosovës.

Fillimisht, Gazmend humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident me motoçikletë.

Kur lajmi për vdekjen e të vëllait të vogël i erdhi Bashkimit, ai po trajtohej në spital për një sëmundje të rëndë. Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm… dhe ai fatkeqësisht ndërroi jetë.

Dy vëllezërit përcillen sot bashkë në banesë të fundit.

Βυrri ne emigrαcion i dergonte leke, ajo i hαrxhonte me te dαs. hυrin. Vjehrra kap mαt nυsen, ja si ia merr h.akυn..!!

Një vjehërr e nëpërkëmbur sidomos kur i ke tradhtuar edhe djalin nuk duhet marrë asnjëherë lehtshëm.

Rasti më i fundit vjen nga një qytet i Shqipërisë së mesme ku vjehrra ka kapur mesazhet e nuses së djalit me dashnorin duke i bërë gjëmën në Facebook.

Pasi ka konstatuar se nusja harxhonte shumë para nga ato që i sillte djali nga emigracioni,

vjehrra e ka ndjekur duke gjetur momentin për të parë celularin e saj.Aty zbulon se nusja kishtë një lidhje tjetër

dhe një pjesë të mirë të parave, përfshirë edhe ato që bashkëshorti i kishte nisur për karrocën e djalit, ia dërgonte të dashurit të saj, transmeton Albeu.com.

Mesazhet janë hedhur në Facebook prej vjehrrës dhe tashmë po bëjnë xhiron e internetit, ndërsa çështja ka shkuar edhe në gjykatë për shkurorëzim.Me këto fakte, zor se nusja do ta ketë të lehtë!

Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Ilir Meta: Unë jam i divorcuar, nuk mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë ajo

Ilir Meta, gjatë repIikave që ka shkëmbyer me prokurorët në sallën e gjyqit, është shprehur se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e Monika Kryemadhit, pasi është i divorcuar nga ajo.

Ai u referua shpenzimeve që kishte bërë Monika Kryemadhi, me kartat e Adrian Shatkut.

Meta tha se vetë nuk ka bërë asnjë shpenzim, madje edhe orën e ka blerë 20 vite më parë.

“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori.

Unë kam statusin i divorcuar.

Unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën, pa dijeninë time.

Përgjegjësia ime është individuale.

Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh.

Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”, tha Meta.

Silva Bino: Hantavirusi është është regjistruar në Shqipëri

Një rast i dokumentuar i Hantavirusit është regjistruar në Shqipëri që në fund të viteve ’80, duke dëshmuar se prania e këtij virusi në vend nuk është një fenomen i ri, por një realitet i njohur prej dekadash nga komuniteti shkencor.

Sipas një studimi të publìkuar më 21 nëntor 1987 në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet, rasti i parë është identifikuar në veri të Shqipërisë dhe është përfshirë në literaturën ndërkombëtare si një rast i etheve hemorragjike me sindromë renale.

Studimi, i titulluar “Haemorrhagic fever with renal syndrome in a case in northern Albania”, përshkruan një pacient të prekur nga forma e rëndë e virusit, që prek kryesisht veshkat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Autorët e publikimit shkencor janë studiuesit shqiptarë E. Eltari, M. Nuti, I. Hasko dhe A. Gina.

Së fundmi, ky rast është rikthyer në vëmendje edhe nga Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, e cila ka theksuar në rrjetet sociale rëndësinë e survejancës epidemiologjike dhe monitorimit të sëmundjeve zoonotike.

Hantavirusi transmetohet kryesisht nga brejtësit, përmes kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose pluhurin e kontaminuar në ambiente të mbyllura apo rurale. Ekspertët theksojnë se virusi nuk përhapet lehtësisht nga njeriu te njeriu, por në raste të caktuara mund të shkaktojë komplikacione serioze pulmonare dhe renale.

Megjithëse rastet mbeten të rralla, specialistët apelojnë për kujdes të shtuar në ambiente ku ka prani të brejtësve, si magazina, bodrume, kapanone apo zona bujqësore. Rikthimi në vëmendje i këtij dokumentimi të hershëm konsiderohet një kujtesë për rëndësinë e higjienës, monitorimit shëndetësor dhe reagimit të shpejtë ndaj sëmundjeve infektive.

Dosja “Partizani, Albert Xhani: Toka ishte pa dokumente, mendonim se s’kishte pronar por rezuItuan 200-300 të tillë! Mbetëm pa terrene sportive për shkak të kryebashkiakut të atëhershëm Edi Rama

Ish presidenti i klubit Partizani, Albert Xhani ka dëshmuar sot në seancën e radhës gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë.

I pyetur nga SPAK për marrëdhënien mes klubit dhe shoqërisë “Partizani”, Xhani deklaroi se në vitin 2000 u bë shndërrimi i shoqatës sportive në shoqëri aksionere, sipas ligjeve të kohës dhe rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s.

Ai tha se për terrenet sportive nuk kishin dokumentacion pronësie dhe fillimisht kishte menduar se toka nuk kishte pronarë. Sipas tij, më vonë u mësua se prona kishte rreth 200-300 pronarë, të cilët nuk kishin marrë dëmshpërblimin përkatës.

Në dëshminë e tij, Xhani akuzoi ish-kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, se ndryshoi destinacionin e terreneve sportive të Partizanit. Ai tha se kishte komunikuar personalisht me Ramën në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, për të siguruar leje për rikonstruksionin dhe zgjerimin e fushave sportive.

“Ishte kryetar bashkie (Rama). E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin. Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh që fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon desrinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë. Disa kohë me vonë me merr Birkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama.“, tha ai.

Në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, Xhani tha se institucioni mbante një përqindje simbolike aksionesh për shkak të emrit dhe stemës së klubit, por sipas tij, ai nuk kishte marrë asnjë financim nga ministria.

“Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere me duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek.”, tha ai.

Pjese nga deshmia:

SPAK: Na sqaroni marrëdhënien me klubin dhe shoqërinë Partizani?

Xhani: Në vitin 2000 kemi bërë shndërrimin e shoqatës Partizani në shoqëri aksionere, sipas ligjit dhe sipas rregullave të Fifa dhe Uefa. Unë u zgjodha president. Nga 2000 deri në 2013 vijuam si shoqëri aksionere. Për terrenet nuk kemi pasur asnjë dokumentacion. Unë kam menduar se aty nuk kishte pronar. Më vonë mësuam se aty ishin nja 200 300 pronarë. Pronarët e klubit nuk e kishin marrë dëmshpërblimin, ato napolonët e floririt. Avokati im më tha: Ka veç një rrugë, nëse destinacioni është për qëllime publike, mund të përfitosh me kontratë përdorimi, nëse del në privatizim, ti nuk merr asgjë. Automatikisht i lind e drejta e parablerjes ish pronarëve. Disa nga pronarët me thanë: Toka është e jona. Më thanë të më japin edhe lekë, por nuk pranova.

Unë në atë kohë nuk isha as mirë, për shkak të një fatkeqësie, nuk e menaxhova situatën siç duhej. Ne i bëmë kërkesë Angjelit por nuk e morën iniciativën, ata shoqërisht me thanë qe ka pronarë dhe qëndrova pa kontratë. Nuk u lodha as që të bëja kontratë. e FDO. Në vitin 2003 ose 2004 doja të zgjasja fushën, kur ishte Stefan Çipa ministër më dërgonin 1,2 në polici edhe kur bënim fushat e futbollit na vinte policia. Kam shtyrë murin për të lozur fotbullistët. Unë kam vajtur dhe kam takuar kryetarin e bashkisë Edi Rama dhe kërkoja lejen për fushat e Partizanit. Kishim leje për riparimin e fushave ekzistuese. Më pas kam marrë vesh që pronës i ishte ndryshuar destinacioni. I kam dërguar mesazh e mora në telefon dhe ai nuk mu përgjigj, se përse u ndryshua destinacioni. Shkaktari që ne mbetëm pa terrene sportive është kryetari i bashkisë në atë kohë Edi Rama.

Në vitin 2002 ose 2003 kishim një kontradiktë, Partizani me Sinoptikën. Ish sportistët me thonin se muri i Sinoptikës ishte 2 metër me tutje. Unë e shtyva, të zgjeroja mini kalçeton. Këta më çonin një herë në 3 ditë në polici. I thashë këtij të gjatit, kryeministrit në telefon, ku je. Ishte kryetar bashkie. E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin. Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh që fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon destinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë. Disa kohë më vonë me merr Birkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama.

Xhani: Në fillim të vitit 2000 kam qenë unë me 100 të aksioneve, më pas filluan problemet se nuk e mbanim dot, më pas i kam dhënë 40% të aksioneve në vitin 2012. Ky biznesmen kishte ardhur nga jashtë dhe kemi bërë dokumentet me avokaten Majlinda Demollari. Në na ofruan 80 milion lekë të vjetra por nuk i pranova, e kam mbajtur vetë.

SPAK: Në çfarë viti keni ardh në dijeni që toka ka pronarë?

Xhani: Unë nuk e mbaj mend mirë, por do ketë qenë viti 2004 ose 2006, por shkresën e kam bërë unë. Ne nuk kishim asnje dokument, më pas ne mësuam se aty kishte pronarë. Godina ka qenë ekzistuese, ajo që ishte në kohën e largqoftit ajo ishte, ne kemi bërë rinovime.

Prokuroria: Po ministria e Mbrojtjes?

Xhani: Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere më duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek.

Janë bërë 3 asamble tek Shqup. Kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrisë. U bë konform rregullave dhe ligjeve.

Prokuroria: Keni bërë investime?

Xhani: Kemi bërë rinovim të ambienteve. Fushat kanë vajtur 200-300 mijë. Kur jemi larguar nuk kam marrë asnjë send me vete. Kur e merr në lule të ballit nuk i vë më re të tjerat. Nga 2010 nuk ishim mirë nga financat dhe erdhën këta Parot-Barot-Laroy.

“S’kam bërë operacione pIastike, veç janë operuar vajza dhe Meta” – Kryemadhi: Adrian Shatku ka për të fituar 10 milionë euro nga hetimet e SPAK-ut

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj kushëririt të saj, Adrian Shatkut.

Kryemadhi tha se Shatku ka për të fituar 10 milionë euro, pasi, sipas saj, është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë. Ajo pretendon se dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë siguruar pa vendim gjykate.

Më tej, ish-kryetarja e LSI-së tha se ish-bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me shpenzimet e kryera prej saj.

“Kam qenë klasa punëtore që mbaja mbarëvajtjen e shtëpisë. E para, nuk ka pasur asnjë shpenzim të pretenduar nga SPAK-u. Bëhet fjalë për operacionet e vajzës dhe të Metës, sigurisht që kanë qenë të deklaruara. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik.

Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë. Për fatin e tij të mirë, ai nuk është pjesë e atij lloj shpenzimesh me kushëririn tim, Adrian Shatku, i cili edhe ai është me fat.

Qylaxhi gjithë jetën, ka për të fituar. Për fatin e tij të mirë, tani që çështja shkoi për gjykim, do të hapen të gjitha letrat dhe, duke qenë se është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë, sepse dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë marrë pa vendim gjykate, gjë që është e dënueshme në Amerikë”, tha ajo

“Ndrenika është maI artistik, por si njeri u bë pis!” – Malkaj: Artistët trajtohen si argëtim, jo si vlerë kombëtare

Mehdi Malkaj ka reaguar lidhur me skenat e fundit në gjyqin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ku disa aktorë u shfaqën duke u përqafuar me të në ambientet e Gjykata Administrative.

Mes tyre ishte edhe aktori i njohur Robert Ndrenika, për të cilin Malkaj shprehu vlerësim të lartë artistik, por kritikoi qëndrimin e tij në raport me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto”, Malkaj u shpreh:

“Ndrenika është aktor, mal i madh. Por Ndrenika është dhe njeri që u bë pis qëkur iku nga kauza e teatrit. Ky iku jo pa kaluar fadroma po pa kaluar asgjë. Kur iku ai, ikën dhe një grup njerëzish. Kjo merret sikur ne që ishim kundër prishjes, jemi dhe kundër teatrit të ri. Unë jam 1000 herë më pro se sa vetë kryebashkiaku, jan kam thënë dhe atij. Ishte muza dhe dashuria e gjithë popullit shqiptar, teatri kombëtar. Vazhdojnë të thonë atë që e kam thënë me kohë. Komunizmi është këmbëkryq këtu. Berti është mal i madh artistik, por këtë malin e dërrmoi ai Berti si njeri”.

Deklarata e tij rikthen në vëmendje debatet e forta që kanë shoqëruar prej vitesh çështjen e Teatrit Kombëtar, duke nxjerrë në pah ndarjet mes artistëve për këtë temë.

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka bërë disa deklarata gjatë një interviste në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku kritikoi mënyrën se si trajtohen artistët dhe intelektualët në Shqipëri, si edhe klimën politike e shoqërore në vend.

Malkaj kritikoi ashpër, luksin dhe shpërdorimin e pushtetit për spektakle e fasadë, ndërsa qytetarët dhe artistët mbeten të nënvlerësuar dhe nën presion. Ai ngriti shqetësimin se liria e fjalës është vetëm formale, pasi kritika ndaj qeverisë, sjell pasoja dhe frikësim.Aktori denoncoi edhe heshtjen e intelektualëve dhe indiferencën shoqërore, duke theksuar se qeverisja ka kultivuar apati dhe bindjen “ç’më duhet mua”, ndërsa zërat kundërshtues lihen të izoluar. Për Malkajn, protesta dhe qëndresa qytetare mbeten e vetmja përgjigje ndaj një pushteti që, shtyp kundërshtinë dhe shpërfill interesin publik.

Mehdi Malkaj: E vërteta është kjo që neve artistëve na konsiderojnë si mjet argëtimi, jo si vlerë kombëtare. Jo Mehdiun, artistët flas në përgjithësi, të gjithë. Hajde se kemi aheng. Hajde se ka ardhur… E po e ç’u bë në shesh para disa ditësh? Sa mund të jenë harxhuar atje 200.000, 200 milionë dollarë janë harxhuar atje për gjithë atë luks që donte, udhëheqësi jonë i ndritur dhe i dashur i popullit shqiptar, jo vetëm për gjatësinë e tij, por dhe për gjatësinë e mendjes së tij, ore nuk e ke idenë se sa shumë e duam. E po, mund ta kem gabim këtë.

Se të gjithë intelektualët që thua zotërote, atë duan. Se u vjen turp që të shoqërohen me njerëzit që nuk janë, nuk janë të tillë. Jo. Se prishin biografinë. Se ky… Shiko i dashur, ky kryeministri, se aty fillojnë dhe mbarojnë gjërat. Ky kryeministri i dashur dhe i shtrenjtë i joni, ky thotë ti je i lirë të flasësh çfarë të duash edhe si të duash. Dhe ti flet. Të nesërmen i ke të pushuar nga puna të gjithë farefisin edhe ndonjë shok. Si jam i lirë unë? Si qenkam i lirë? Përse më trajton mua si? Kur them mua, nuk kam parasysh veten. Kam parasysh të gjithë artistët. Por, artistët vetë, që mezi pritën, mezi kishin pritur që të ikte Berti, ikën dhe ikën dhe u justifikuan me atë që po, hajde se tani iku Berti. Po mirë o, Berti iku për vete. Ti pse s’ndejte? Dhe ne që ndenjtëm, e na bënin presion, po ike, ik se na le nam. Ik ore se na le nam. Jo, ne qëndruam dhe ne jemi akoma qëndrestarë. E kupton?

Se u munduam që të të krijojmë një model midis të tjerave që njeriu duhet të protestojë.

Jo, duke mos i bërë bashkë, po, qëndrestarët janë të dënuar.

Publiku ka gjetur një fjalë dhe atë përdor. Po hajde, po ç’më duhet mua? Është kjo, është dominante në këtë vend që quhet Shqipëri. Po ç’më duhet mua? Ç’më duhet mua? Po pse? Po kujt i duhet kur ty s’të duhet, mua s’më duhet, atij s’i duhet. Kujt i duhet? Dhe me këtë, ai ka vënë në popull, ka vënë në gjumë një popull të tërë. Ç’më duhet mua? Është e tmerrshme.

Shiko, flitet shumë për intelektualët. Unë nuk e quaj veten intelektual, megjithëse kam lexuar shumë, lexoj, e kupton, dhe mundohem që të jem në korrent me ngjarjet që i ndodhin në vendin tim. Po ku janë këta intelektualët? Cili intelektual është ngritur me një grup njerëzish dhe ka thënë, o njerëz kam nevojë për ndihmën tuaj. Do bëjmë këtë, këtë, këtë, këtë, këtë. Ku, ku janë këta? Ke dëgjuar gjë ti që të ngrihen intelektualët?Jo. Unë kam thënë një gjë, intelektualët, dhe atëherë kur ishim në protestë në oborr të teatrit, vinin, zgjasnin kokën, bënin një foto apo një filmim, e dërgonin diku, se ku e dërgonin e dinë ata, edhe iknin. Kjo kishte të bënte me paratë. E bënë punën e vetë. E nxirrte kokën atje edhe. Por ata djemtë e nënave dhe vajzat, edhe gratë që ishin aty në oborr të teatrit, e gdhin aty. Nuk erdhi një intelektual i shquar të thoshte, ore njerëz, do bashkohem edhe unë me juve. Jo, përkundrazi, hajde ikim, mos bëni budallallëqe, ikni, çfarë bëni, e kupton? E kupton që, më tha njëri, e kupton që ai e ka ndarë mendjen? E kuptoj, i thashë, po ti pse nuk e ndan mendjen? Ti pse nuk ke ndarë mendjen të… Se po e ndave mendjen ti, ikën mendja atij, nuk ndahet më, do ta marri bashkë të gjithë me vete. Është kështu. Dhe këtë e marrin kështu, të mbaruar. Por neve për fatin tonë të mirë, shyqyr Zotit që na e mbajti këtë Partinë Komuniste në këmbë, dhe jemi të fortë, si te xha Brahoja, se të fortë e kemi partinë