Dosja “Partizani, Albert Xhani: Toka ishte pa dokumente, mendonim se s’kishte pronar por rezuItuan 200-300 të tillë! Mbetëm pa terrene sportive për shkak të kryebashkiakut të atëhershëm Edi Rama

Ish presidenti i klubit Partizani, Albert Xhani ka dëshmuar sot në seancën e radhës gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë.

I pyetur nga SPAK për marrëdhënien mes klubit dhe shoqërisë “Partizani”, Xhani deklaroi se në vitin 2000 u bë shndërrimi i shoqatës sportive në shoqëri aksionere, sipas ligjeve të kohës dhe rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s.

Ai tha se për terrenet sportive nuk kishin dokumentacion pronësie dhe fillimisht kishte menduar se toka nuk kishte pronarë. Sipas tij, më vonë u mësua se prona kishte rreth 200-300 pronarë, të cilët nuk kishin marrë dëmshpërblimin përkatës.

Në dëshminë e tij, Xhani akuzoi ish-kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, se ndryshoi destinacionin e terreneve sportive të Partizanit. Ai tha se kishte komunikuar personalisht me Ramën në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, për të siguruar leje për rikonstruksionin dhe zgjerimin e fushave sportive.

“Ishte kryetar bashkie (Rama). E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin. Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh që fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon desrinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë. Disa kohë me vonë me merr Birkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama.“, tha ai.

Në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, Xhani tha se institucioni mbante një përqindje simbolike aksionesh për shkak të emrit dhe stemës së klubit, por sipas tij, ai nuk kishte marrë asnjë financim nga ministria.

“Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere me duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek.”, tha ai.

Pjese nga deshmia:

SPAK: Na sqaroni marrëdhënien me klubin dhe shoqërinë Partizani?

Xhani: Në vitin 2000 kemi bërë shndërrimin e shoqatës Partizani në shoqëri aksionere, sipas ligjit dhe sipas rregullave të Fifa dhe Uefa. Unë u zgjodha president. Nga 2000 deri në 2013 vijuam si shoqëri aksionere. Për terrenet nuk kemi pasur asnjë dokumentacion. Unë kam menduar se aty nuk kishte pronar. Më vonë mësuam se aty ishin nja 200 300 pronarë. Pronarët e klubit nuk e kishin marrë dëmshpërblimin, ato napolonët e floririt. Avokati im më tha: Ka veç një rrugë, nëse destinacioni është për qëllime publike, mund të përfitosh me kontratë përdorimi, nëse del në privatizim, ti nuk merr asgjë. Automatikisht i lind e drejta e parablerjes ish pronarëve. Disa nga pronarët me thanë: Toka është e jona. Më thanë të më japin edhe lekë, por nuk pranova.

Unë në atë kohë nuk isha as mirë, për shkak të një fatkeqësie, nuk e menaxhova situatën siç duhej. Ne i bëmë kërkesë Angjelit por nuk e morën iniciativën, ata shoqërisht me thanë qe ka pronarë dhe qëndrova pa kontratë. Nuk u lodha as që të bëja kontratë. e FDO. Në vitin 2003 ose 2004 doja të zgjasja fushën, kur ishte Stefan Çipa ministër më dërgonin 1,2 në polici edhe kur bënim fushat e futbollit na vinte policia. Kam shtyrë murin për të lozur fotbullistët. Unë kam vajtur dhe kam takuar kryetarin e bashkisë Edi Rama dhe kërkoja lejen për fushat e Partizanit. Kishim leje për riparimin e fushave ekzistuese. Më pas kam marrë vesh që pronës i ishte ndryshuar destinacioni. I kam dërguar mesazh e mora në telefon dhe ai nuk mu përgjigj, se përse u ndryshua destinacioni. Shkaktari që ne mbetëm pa terrene sportive është kryetari i bashkisë në atë kohë Edi Rama.

Në vitin 2002 ose 2003 kishim një kontradiktë, Partizani me Sinoptikën. Ish sportistët me thonin se muri i Sinoptikës ishte 2 metër me tutje. Unë e shtyva, të zgjeroja mini kalçeton. Këta më çonin një herë në 3 ditë në polici. I thashë këtij të gjatit, kryeministrit në telefon, ku je. Ishte kryetar bashkie. E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin. Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh që fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon destinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë. Disa kohë më vonë me merr Birkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama.

Xhani: Në fillim të vitit 2000 kam qenë unë me 100 të aksioneve, më pas filluan problemet se nuk e mbanim dot, më pas i kam dhënë 40% të aksioneve në vitin 2012. Ky biznesmen kishte ardhur nga jashtë dhe kemi bërë dokumentet me avokaten Majlinda Demollari. Në na ofruan 80 milion lekë të vjetra por nuk i pranova, e kam mbajtur vetë.

SPAK: Në çfarë viti keni ardh në dijeni që toka ka pronarë?

Xhani: Unë nuk e mbaj mend mirë, por do ketë qenë viti 2004 ose 2006, por shkresën e kam bërë unë. Ne nuk kishim asnje dokument, më pas ne mësuam se aty kishte pronarë. Godina ka qenë ekzistuese, ajo që ishte në kohën e largqoftit ajo ishte, ne kemi bërë rinovime.

Prokuroria: Po ministria e Mbrojtjes?

Xhani: Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere më duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek.

Janë bërë 3 asamble tek Shqup. Kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrisë. U bë konform rregullave dhe ligjeve.

Prokuroria: Keni bërë investime?

Xhani: Kemi bërë rinovim të ambienteve. Fushat kanë vajtur 200-300 mijë. Kur jemi larguar nuk kam marrë asnjë send me vete. Kur e merr në lule të ballit nuk i vë më re të tjerat. Nga 2010 nuk ishim mirë nga financat dhe erdhën këta Parot-Barot-Laroy.

“S’kam bërë operacione pIastike, veç janë operuar vajza dhe Meta” – Kryemadhi: Adrian Shatku ka për të fituar 10 milionë euro nga hetimet e SPAK-ut

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj kushëririt të saj, Adrian Shatkut.

Kryemadhi tha se Shatku ka për të fituar 10 milionë euro, pasi, sipas saj, është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë. Ajo pretendon se dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë siguruar pa vendim gjykate.

Më tej, ish-kryetarja e LSI-së tha se ish-bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me shpenzimet e kryera prej saj.

“Kam qenë klasa punëtore që mbaja mbarëvajtjen e shtëpisë. E para, nuk ka pasur asnjë shpenzim të pretenduar nga SPAK-u. Bëhet fjalë për operacionet e vajzës dhe të Metës, sigurisht që kanë qenë të deklaruara. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik.

Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë. Për fatin e tij të mirë, ai nuk është pjesë e atij lloj shpenzimesh me kushëririn tim, Adrian Shatku, i cili edhe ai është me fat.

Qylaxhi gjithë jetën, ka për të fituar. Për fatin e tij të mirë, tani që çështja shkoi për gjykim, do të hapen të gjitha letrat dhe, duke qenë se është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë, sepse dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë marrë pa vendim gjykate, gjë që është e dënueshme në Amerikë”, tha ajo

“Ndrenika është maI artistik, por si njeri u bë pis!” – Malkaj: Artistët trajtohen si argëtim, jo si vlerë kombëtare

Mehdi Malkaj ka reaguar lidhur me skenat e fundit në gjyqin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ku disa aktorë u shfaqën duke u përqafuar me të në ambientet e Gjykata Administrative.

Mes tyre ishte edhe aktori i njohur Robert Ndrenika, për të cilin Malkaj shprehu vlerësim të lartë artistik, por kritikoi qëndrimin e tij në raport me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto”, Malkaj u shpreh:

“Ndrenika është aktor, mal i madh. Por Ndrenika është dhe njeri që u bë pis qëkur iku nga kauza e teatrit. Ky iku jo pa kaluar fadroma po pa kaluar asgjë. Kur iku ai, ikën dhe një grup njerëzish. Kjo merret sikur ne që ishim kundër prishjes, jemi dhe kundër teatrit të ri. Unë jam 1000 herë më pro se sa vetë kryebashkiaku, jan kam thënë dhe atij. Ishte muza dhe dashuria e gjithë popullit shqiptar, teatri kombëtar. Vazhdojnë të thonë atë që e kam thënë me kohë. Komunizmi është këmbëkryq këtu. Berti është mal i madh artistik, por këtë malin e dërrmoi ai Berti si njeri”.

Deklarata e tij rikthen në vëmendje debatet e forta që kanë shoqëruar prej vitesh çështjen e Teatrit Kombëtar, duke nxjerrë në pah ndarjet mes artistëve për këtë temë.

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka bërë disa deklarata gjatë një interviste në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku kritikoi mënyrën se si trajtohen artistët dhe intelektualët në Shqipëri, si edhe klimën politike e shoqërore në vend.

Malkaj kritikoi ashpër, luksin dhe shpërdorimin e pushtetit për spektakle e fasadë, ndërsa qytetarët dhe artistët mbeten të nënvlerësuar dhe nën presion. Ai ngriti shqetësimin se liria e fjalës është vetëm formale, pasi kritika ndaj qeverisë, sjell pasoja dhe frikësim.Aktori denoncoi edhe heshtjen e intelektualëve dhe indiferencën shoqërore, duke theksuar se qeverisja ka kultivuar apati dhe bindjen “ç’më duhet mua”, ndërsa zërat kundërshtues lihen të izoluar. Për Malkajn, protesta dhe qëndresa qytetare mbeten e vetmja përgjigje ndaj një pushteti që, shtyp kundërshtinë dhe shpërfill interesin publik.

Mehdi Malkaj: E vërteta është kjo që neve artistëve na konsiderojnë si mjet argëtimi, jo si vlerë kombëtare. Jo Mehdiun, artistët flas në përgjithësi, të gjithë. Hajde se kemi aheng. Hajde se ka ardhur… E po e ç’u bë në shesh para disa ditësh? Sa mund të jenë harxhuar atje 200.000, 200 milionë dollarë janë harxhuar atje për gjithë atë luks që donte, udhëheqësi jonë i ndritur dhe i dashur i popullit shqiptar, jo vetëm për gjatësinë e tij, por dhe për gjatësinë e mendjes së tij, ore nuk e ke idenë se sa shumë e duam. E po, mund ta kem gabim këtë.

Se të gjithë intelektualët që thua zotërote, atë duan. Se u vjen turp që të shoqërohen me njerëzit që nuk janë, nuk janë të tillë. Jo. Se prishin biografinë. Se ky… Shiko i dashur, ky kryeministri, se aty fillojnë dhe mbarojnë gjërat. Ky kryeministri i dashur dhe i shtrenjtë i joni, ky thotë ti je i lirë të flasësh çfarë të duash edhe si të duash. Dhe ti flet. Të nesërmen i ke të pushuar nga puna të gjithë farefisin edhe ndonjë shok. Si jam i lirë unë? Si qenkam i lirë? Përse më trajton mua si? Kur them mua, nuk kam parasysh veten. Kam parasysh të gjithë artistët. Por, artistët vetë, që mezi pritën, mezi kishin pritur që të ikte Berti, ikën dhe ikën dhe u justifikuan me atë që po, hajde se tani iku Berti. Po mirë o, Berti iku për vete. Ti pse s’ndejte? Dhe ne që ndenjtëm, e na bënin presion, po ike, ik se na le nam. Ik ore se na le nam. Jo, ne qëndruam dhe ne jemi akoma qëndrestarë. E kupton?

Se u munduam që të të krijojmë një model midis të tjerave që njeriu duhet të protestojë.

Jo, duke mos i bërë bashkë, po, qëndrestarët janë të dënuar.

Publiku ka gjetur një fjalë dhe atë përdor. Po hajde, po ç’më duhet mua? Është kjo, është dominante në këtë vend që quhet Shqipëri. Po ç’më duhet mua? Ç’më duhet mua? Po pse? Po kujt i duhet kur ty s’të duhet, mua s’më duhet, atij s’i duhet. Kujt i duhet? Dhe me këtë, ai ka vënë në popull, ka vënë në gjumë një popull të tërë. Ç’më duhet mua? Është e tmerrshme.

Shiko, flitet shumë për intelektualët. Unë nuk e quaj veten intelektual, megjithëse kam lexuar shumë, lexoj, e kupton, dhe mundohem që të jem në korrent me ngjarjet që i ndodhin në vendin tim. Po ku janë këta intelektualët? Cili intelektual është ngritur me një grup njerëzish dhe ka thënë, o njerëz kam nevojë për ndihmën tuaj. Do bëjmë këtë, këtë, këtë, këtë, këtë. Ku, ku janë këta? Ke dëgjuar gjë ti që të ngrihen intelektualët?Jo. Unë kam thënë një gjë, intelektualët, dhe atëherë kur ishim në protestë në oborr të teatrit, vinin, zgjasnin kokën, bënin një foto apo një filmim, e dërgonin diku, se ku e dërgonin e dinë ata, edhe iknin. Kjo kishte të bënte me paratë. E bënë punën e vetë. E nxirrte kokën atje edhe. Por ata djemtë e nënave dhe vajzat, edhe gratë që ishin aty në oborr të teatrit, e gdhin aty. Nuk erdhi një intelektual i shquar të thoshte, ore njerëz, do bashkohem edhe unë me juve. Jo, përkundrazi, hajde ikim, mos bëni budallallëqe, ikni, çfarë bëni, e kupton? E kupton që, më tha njëri, e kupton që ai e ka ndarë mendjen? E kuptoj, i thashë, po ti pse nuk e ndan mendjen? Ti pse nuk ke ndarë mendjen të… Se po e ndave mendjen ti, ikën mendja atij, nuk ndahet më, do ta marri bashkë të gjithë me vete. Është kështu. Dhe këtë e marrin kështu, të mbaruar. Por neve për fatin tonë të mirë, shyqyr Zotit që na e mbajti këtë Partinë Komuniste në këmbë, dhe jemi të fortë, si te xha Brahoja, se të fortë e kemi partinë

“Është mungesë respekt, dëgjoni ose Iargohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka ndërprerë përkohësisht konferencën kulturore “Africa Forward” gjatë një samiti në Nairobi. Kjo pasi ai u irritua nga zhurma dhe mungesa e vëmendjes në sallë, ndërsa folësit dhe artistët i drejtoheshin audiencës.

Macron u bëri thirrje delegatëve të tregoni respekt për folësit në skenë, duke thënë se ndërprerjet ishin të papërshtatshme gjatë diskutimeve. Mediat shkruajnë se vërejtjet tërhoqën duartrokitje nga pjesë të audiencës, rendi u rivendos dhe seanca rifilloi normalisht.

“Më falni, të gjithë, hej, hej. Më vjen keq, por është e pamundur të flasësh për kulturën dhe të kesh njerëz të tillë super të frymëzuar duke ardhur këtu, duke mbajtur një fjalim me një zhurmë të tillë. Kjo është një mungesë totale e respekt.

“Unë sugjeroj që nëse doni të bëni një bisedë për diçka përndryshe, keni dhoma dypalëshe ose dilni jashtë. Nëse doni të qëndroni këtu, dëgjoni njerëzit dhe ne do të luajmë të njëjtën lojë. Faleminderit,” i tha Macron audiencës.

Emmanuel Macron është në Kenia për Samitin “Africa Forward”, një takimi dyditor që u organizua nga ëilliam Ruto dhe Franca më 11 dhe 12 maj. Samiti është cilësuar si një platformë kryesore që synon riformimi i marrëdhënieve midis Afrikës dhe Francës duke forcuar bashkëpunimin për zhvillimin ekonomik, inovacionin, investimet dhe qeverisjen globale.

Samiti ka mbledhur së bashku krerët e shteteve afrikane, ndërkombëtarët, institucionet financiare, partnerët e zhvillimit, investitorët, drejtuesit e biznesit, novatorë dhe krijues.

Laborator d roge poshtë kotecit të pulave/ I arrestuari Klisman Leka rrahu për vdekje bashkëfshatarin

Klisman Leka i arrestuar nga policia e Korçës për kultivim të lëndëve narkotike në një ambient të ndërtuar nën kotecin e pulave në fshatin Vreshtas, Bashkia Maliq, është një emër i njohur për drejtësinë pasi, më hërët ka qënë i dënuar për ‘vrasje më dashje’.

Në 2016 Leka rrahu për vdekje bashkëfshatarin 47 – vjeçan Besnik Bazeli. Ngjarja ndodhi më datë 6 tetor 2016 në fshatin Vreshtas kur Klismani ishte 28 vjeç.

Sot prokuroria e akuzon Klisman Lekën së bashku me nje shtetas tjetër se kishin pershtatur një ambient (kotec pulash, me kat nëntoksor) për te kultivuar lendet narkotike në zonën e Maliqit.

Arrestimi i tij u be pas hetimeve të vazhdueshme dhe informacioneve në rrugë operative të cilët sinjalizuan për veprimtarinë që Klisman Leka së bashku me një shtetas tjetër tashmë në kerkim po kryenin në një ambient të vogël, i cili ishte ndërtuar nën toke me hyrje nga koteci i pulave. Aty është gjetur sasia prej 5.4 kg lëndë narkotike e gatshme për tu shitur dhe nje pjesë në përpunim. Menjehëre është bere arrestimi i ketij shtetasi.

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare drejtori i Bujqësisë, para pak orësh bëri dedikimin emocionues për shokun e tij (Foto)

Një Iajm i kobshëm është mësuar ditën e sotme pasi drejtori i Bujqësisë në Deçan të Kosovës, Rifat Stojka është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike, në moshën 35-vjeçare.

Lajmi i trishtë është mësuar ditën e sotme pasi me zemër të thyer kanë reaguar në rrjet familjarë, kolegë dhe miq të Rifatit.

Një person me disa vite karrierë në fushën e politikës, Rifati do të kujtohet gjithmonë si në ndër njerëzit më të dedikuar sidomos në Bujqësi, sektor të cilin e udhëhoqi për disa vite radhazi.

Referuar reagimeve të të afërmve të tij, mësohet se drejtori i Bujqësisë humbi jetën për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur së fundmi.

Ceremonia mortore e 35-vjeçarit do të zhvillohet ditën e nesërme, më 12 maj në orën 17:00 në varrezat e fshatit Lloqan.

Përvec tragjedisë për humbjen e drejtorit në moshë të re, prekëse mbetet dhe fakti që ditën e djeshme Rifati i dedikoi një postim shokut të tij Kastriot Himaj, i cili festonte ditëlindjen.

Ndërsa ditën e sotme miqësia e të riut është pikëlluar për humbjen e tij.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Stojka.

Postimi i të afërmit të Rifat Stojkës:

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 12 Maj 2026

Dashi

Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do jeni me ne fund gati te zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur me te. Edhe beqaret do e ndryshojnë me ne fund statusin dhe do i shohin gjerat me një sy tjetër. Ne pune do arrini suksesin e shumëpritur dhe do ndiheni mjaft mire. Do e kaloni me shpejt nga sa mendonit periudhën delikate.

Demi

Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin tuaj. Ata qe kane pasur dite te tensionuara do vazhdojnë te qëndrojnë làrg njeri-tjetrit. Për beqaret do ketë ndryshime te menjëhershme te statusit. Ne planin financiar yjet do ndikojnë me shume se kurrë me pare dhe do ju nxitin te tregoheni sa me te matur.

Binjaket

Duhet te bëni kujdes sot juve qe jeni ne një lidhje sepse disa persona do ju bëhen rivale te forte dhe mund t’ua rrëmbejnë partnerin. Beqaret gjithashtu nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin. Disa mund te kërkojnë vetëm te tallen dhe t’i lëndojnë. Ne planin financiar do e ndryshoni gjendjen ne te cilën ndodheni.

Gaforrja

Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me te vendosur se kurrë me pare për te bere ndryshime te rutinës. Do e surprizoni partnerin dhe dashuroheni ne një mënyrë te ndryshme nga me pare. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene relativisht te mbrojtura nga Urani. Nuk do keni aspak probleme.

Luani

Do e rigjeni harmoninë ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit. Shume gjera kane për te ndryshuar sot. Beqaret nuk do jene aspak indiferente ndaj ftesave qe do iu bëhen dhe ka mundësi qe te ndryshojnë edhe statusin. Me financat tregohuni sa me te kujdesshëm ne mënyrë qe gjendja te mos mbetet e trazuar.

Virgjeresha

Lidhja juaj do marre një karakter me serioz gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do iu kushtojnë me tepër rëndësi se kurrë miqve te ngushte dhe as qe do e ndiejnë mungesën e një personi ne krah. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate. Nuk do i rezistoni dot as tundimit për te kryer ndonjë shpenzim.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete mjaft interesante gjate gjithë kësaj dite. Nuk do mungojnë aspak dozat e humorit dhe çastet romantike. Beqaret do realizojnë disa takime me persona qe i njohin prej kohesh, por qe nuk i kishin pare me syrin për t’i pasur një dite ne krah. Financat do jene mjaft pozitive. Do mund te kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Akrepi

Këshillohuni për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe mos merrni vendime te pamenduara. Bashkëpunimi dhe toleranca janë çelësi i suksesit. Beqaret do kenë mundësi pa fund për te krijuar një lidhje te qëndrueshme, mjafton qe te përfitojnë sa me shume. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do merrni shpërblime nga një pune e kryer me sukses.

Shigjetari

Duhet ta mbroni me çdo kusht sot jetën tuaj ne çift. Shume persona do ndërhyjnë dhe do mundohen t’ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por disa do tregohen te turpshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet. Financat do varet tërësisht prej jush. Po shpenzuat pa kursin do keni vështirësi te mëdha.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jete e keqe për ata qe janë ne një lidhje, por duhet thënë se ka pasur edhe dite me te mira. Beqaret do jene te pakënaqur nga takimet qe do realizojnë dhe nuk do preferojnë t’i çojnë gjerat me tej. Gjendja e te ardhurave do jete e stabilizuar, megjithatë nuk duhet te tregoheni kapricoze dhe te hidhni hapa te pamenduara.

Ujori

Me shume se kurrë me pare do i kushtoni rëndësi jetës suaj ne çift. Do e mbani gjithë kohës partnerin ne pëllëmbe te dorës dhe do ja plotësoni dëshirat. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme, por qe ka rrezik te mos i çojnë drejt një lidhje aq te qëndrueshme sa e kishin ëndërruar. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm sepse do keni probleme me pas.

Peshqit

Do dëshironi qe partneri te qëndrojë gjithë kohës me ju dhe t’ua plotësojë dëshirat, por ai nuk do jete gjithmonë i disponueshem. Mos u tregoni irrealiste. Beqaret do ndihen me te lire t’i shprehin ndjenjat, por fatkeqësisht nuk do jene me fat për te filluar lidhje. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme. Shmangni investimet e pamenduara sepse do keni probleme serioze.

Kriza për punëtorë në Jug, bizneset Rrisin Pagat frìkshëm. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke ofruar paga për punonjësit sezonale në pozicione si sanitare apo pjatalarëse deri në 1 mijë e 200 euro në muaj.

Sipas njoftimeve të agjencive të ndërmjetësimit të punësimit, në zonat turistike si Ksamil, Sarandë dhe Dhërmi po kërkohen punonjës për disa pozicione shërbimi.

Kërkesa më e lartë është për sanitare në hotele dhe resorte me paga nga 100 mijë deri 120 mijë lekë dhe pjatalarëse me paga 120 mijë lekë në muaj. Biznese të “Shkëmbi i Kavajës” gjithashtu po kërkojnë punonjës për çadrat në plazh me paga deri në 80 mijë lekë në muaj.

Për të gjitha pozicionet e shërbimeve, përveç pagës mujore, bizneset ofrojnë edhe akomodim dhe ushqim falas.

Drejtues të agjencive të punësimit bëjnë pohojnë se këtë vit oferta nga bizneset janë rreth 20% më të larta krahasuar me një vit më parë.

Sipas Albana Uku drejtuese e një agjencie ndërmjetësimi për punësimin e grave në pozicione sanitare dhe pjatalarëse, kërkesa është përqendruar kryesisht në hotelet e Vlorës, Sarandës dhe zonës së Potamit. Ajo thekson se pagat për këto pozicione variojnë nga 800 deri në 1 mijë euro në muaj.

“Vitin e kaluar kemi pasur një numër të lartë kontratash ndërmjetësimi për punësim sezonal të grave në jug të vendit, madje në disa raste edhe në Durrës. Shumë prej tyre, që më parë emigronin për punë si dado me paga rreth 1,000 euro në muaj, e panë më të leverdishëm punësimin sezonal në vend, me paga nga 800 deri në 1,000 euro.

Tendenca për punësime të grave në jug të vendit është e lartë edhe për këtë sezon turistik. Edhe oferta e bizneseve deri tani është me rritje 20% krahasuar me vjet. Kjo tendencë rritëse pritet të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik.

Shumë biznese të shërbimeve po kërkojnë të punësojnë gra vendase për pastrimin apo pjatalarëse. 75% e kërkesës së bizneseve është për punësime të vendasve gjatë sezonit turistik, 25% të kërkesës është për punonjës të huaj”, pohoi ajo.

Edhe vjet përgjatë sezonit turistik oferta e bizneseve në jug të vendit për punësime sezonale në sektorin e shërbimeve arriti me paga deri në 2 mijë e 500 euro në muaj.

Vjet, pozicioni më i paguar sipas njoftimeve për punësim, ishte për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi ishte shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorantet e jugut mesatarisht me 20% përgjatë sezonit të 2025-s në raport me sezonin paraardhës është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.

Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj

Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj

Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj

Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj

Trągjike, dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë (Foto/EMRAT)

Bashkim e Gazmend Maloku, dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë në moshe të re.

Njëri nga ta ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, e tjetri në një aksident me motoçikletë.

Të dytë kanë ndërruar jetë brenda një ditë. Për vdekjen e tyre kanë reaguar familjarë të shumtë e miq të të ndjerve.

Vdekja e tyre hershme ka tronditur familjarët dhe qytetarët e Pejës.

Nga Milani doli që…! Igli Tare thirret nga SPAK për Ballukun, nuk do i besoni detajet që janë zbuIuar

Igli Tare, një prej ish-futbollistëve profesionistë më të njohur shqiptarë dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit të Serie A, AC Milan, është në listën e personave që do të japin shpjegime në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat e rrugëve.

Burime të besuara pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmojnë se në adresë të ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare është firmosur një fletëthirrje për t’u paraqitur dhe për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fletëthirrja është kthyer mbrapsht pa u firmosur, çka nënkupton se Tare nuk ka marrë dijeni.

Grupi hetimor pritet të firmosë një fletëthirrje të dytë, por ende është e paqartë nëse ajo do t’i adresohet në Itali, ku ai jeton dhe punon, apo njoftimi do të kryhet në forma të tjera.

Thirrja e Tares vjen pas kontrolleve të SPAK te familjarë, persona të besuar të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm. Mes të tjerash, janë ushtruar kontrolle edhe në dy vila në jug të vendit.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për tenderat e rrugëve dhe aktualisht ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Kërkesa e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut u rrëzua në Kuvend nga maxhoranca socialiste.