Nga Milani doli që…! Igli Tare thirret nga SPAK për Ballukun, nuk do i besoni detajet që janë zbuIuar

Igli Tare, një prej ish-futbollistëve profesionistë më të njohur shqiptarë dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit të Serie A, AC Milan, është në listën e personave që do të japin shpjegime në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat e rrugëve.

Burime të besuara pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmojnë se në adresë të ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare është firmosur një fletëthirrje për t’u paraqitur dhe për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fletëthirrja është kthyer mbrapsht pa u firmosur, çka nënkupton se Tare nuk ka marrë dijeni.

Grupi hetimor pritet të firmosë një fletëthirrje të dytë, por ende është e paqartë nëse ajo do t’i adresohet në Itali, ku ai jeton dhe punon, apo njoftimi do të kryhet në forma të tjera.

Thirrja e Tares vjen pas kontrolleve të SPAK te familjarë, persona të besuar të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm. Mes të tjerash, janë ushtruar kontrolle edhe në dy vila në jug të vendit.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për tenderat e rrugëve dhe aktualisht ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Kërkesa e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut u rrëzua në Kuvend nga maxhoranca socialiste.

InfIuencerja shqiptare: “Familja më përjashtoi sepse i dashuri im nuk është shqiptar”

Unë jam shqiptare dhe zgjodha një burrë joshqiptar – dhe duhet të jetoj me pasojën duke u përjashtuar nga familja». Me këto fjalë, influencerja me prejardhje shqiptare Zana Muzlijaj po arrin aktualisht qindra mijëra njerëz në TikTok.

Në disa video, ajo flet për «dashurinë e saj të ndaluar» dhe se si marrëdhënia e saj u bë një temë tabu brenda familjes së saj, transmeton Indeksonline.Zana dhe i dashuri i saj, kombësinë e të cilit ajo nuk e zbulon, u takuan gjatë viteve të shkollës. “Ishim të rinj, pa motive të fshehta dhe pa e ditur se çfarë na priste.” Ata e kuptuan herët se dashuria e tyre ishte problem për disa njerëz.

Nga frika e refuzimit, respekti për familjet e tyre dhe për të mos lënduar askënd, ata e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për vite me radhë. Takimet zhvilloheshin në vende të fshehura, takimet në makinë ishin të zakonshme – të shoqëruara nga frika e vazhdueshme se mos zbuloheshin. “Një moment i vetëm mund të kishte shembur gjithçka”, shpjegon influencuesja.

“Ne ishim dy të rinj që donim të ishim bashkë, por nuk na lejohej. Paranoja ishte shoqëruesja jonë e vazhdueshme.” Megjithatë, përfundimisht, ata u kapën. Familja e saj nuk e pranoi lidhjen e saj me një burrë nga një prejardhje tjetër. Zana raporton shantazh emocional, dhunë dhe kërcënime. Ajo pësoi sulme paniku dhe një krizë nervore. “Gjatë natës, nuk kisha më as siguri as shtëpi.”

Për dy muaj, ajo fjeti në dyshemenë e një apartamenti. “Isha e varfër financiarisht dhe emocionalisht.” Përfundimisht, ajo e kuptoi se asgjë nuk po e mbante më në Gjermani. Ajo mori një shans dhe emigroi në Qipro.

https://v77.tiktokcdn.com/0c96b3e3e73ec4e4c0d20901681e5fdd/6a039140/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/ogiamFW0fAGABBQQiwEEnIGAzhxPESU4COroIB/?a=1233&bti=ODszNWYuMDE6&&bt=824&ft=pCXryMPQ8Zmo0xS2wa4jVZzuPpWrKsd.&mime_type=video_mp4&rc=NmlnaTM0Nzc7NWkzPGhpZ0BpajRqNGo5cmprOjMzZjczNUA2NC02NTZjXjIxMC9eLjVfYSNpLS80MmQ0aGxhLS1kMTNzcw%3D%3D&vvpl=1&l=20260511044350B9149CA04103C626AB82&btag=e00088000

“Nuk mund të jetoja më me atë vendim, kështu që zgjodha dashurinë.” Ajo është pyetur shpesh nëse pendohet për vendimin e saj. Përgjigja e saj: Jo. Siç rezulton, historia e Zanës nuk është e pazakontë. Në TikTok, videot e saj arritën në qindra mijëra njerëz, shumë prej të cilëve ndanë përvoja të ngjashme në komente.

Një përdorues shkroi: “Edhe unë e lashë familjen time për dashuri – si kurde. Nuk do t’u shkaktoja kurrë vuajtje të tilla fëmijëve të mi. Nuk do t’i vija kurrë në një pozicion të tillë.” Një grua shqiptare ndau gjithashtu historinë e saj: “Jam e martuar me një italian, kemi tre fëmijë dhe madje jemi bërë gjyshër. Pavarësisht kësaj, nuk kam pasur kontakt me familjen time për 20 vjet.”

Ky model shoqëror ka një emër: endogamia – preferenca për marrëdhënie brenda të njëjtit grup etnik, fetar ose kulturor. Sidomos në familjet kolektiviste, zgjedhja e partnerit shpesh nuk konsiderohet një vendim thjesht privat, por më tepër një çështje për të gjithë familjen.

Shokët zbuIojnë arsyen të Prayla Troplinit në Durrës, ja çfarë i kishte bërë i dashuri

Pas ndarjes nga jeta të 19-vjeçares Prayla, në redaksinë tonë kanë mbërritur dhjetëra mesazhe nga persona që pretendojnë se vajza prej kohësh përballej me presion psikologjik dhe shantazh në marrëdhënien e saj. Sipas dëshmive të ardhura nga persona që e njihnin, shoqëria e saj këmbëngul se Prayla nuk vuante nga depresioni dhe se nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të tillë.

Ata e përshkruajnë si një vajzë të heshtur, të zgjuar, të edukuar dhe shumë të mirë me të tjerët. Sipas tyre, ajo ishte nxënëse ekselente, kishte fituar çmime të ndryshme në shkollë dhe nuk kishte krijuar probleme. Miqtë e saj hedhin poshtë edhe pretendimet që po qarkullojnë për përdorim lëndësh apo sjellje problematike.

Një prej personave që na ka kontaktuar pretendon se 19-vjeçarja ishte vazhdimisht e ofenduar, e përdorur emocionalisht dhe e shantazhuar nga partneri i saj, duke arritur deri në presion psikologjik dhe manipulim emocional. Këto mbeten pretendime që kërkojnë verifikim dhe zbardhje të plotë nga autoritetet përkatëse.

Por përtej ngjarjes konkrete, kjo histori ngre një shqetësim shumë më të madh për shoqërinë tonë.
Djemtë duhet të mësohen që një vajzë nuk është pronë, nuk është objekt presioni dhe as dikush që kontrollohet me frikë, shantazh apo manipulim emocional. Një marrëdhënie nuk matet me dominim, por me respekt.

Nga ana tjetër, edhe vajzat duhet të kuptojnë vlerën e tyre. Asnjë lidhje nuk vlen më shumë se qetësia, dinjiteti dhe jeta e tyre. Në momentin që një marrëdhënie kthehet në presion, frikë apo shantazh, zgjidhja nuk është të durosh, por të largohesh dhe të kërkosh ndihmë.

Një rol të madh kanë edhe prindërit. Edukimi nuk është vetëm shkollë dhe nota, por mënyra si një djalë mëson të trajtojë një femër dhe si një vajzë mëson të mos pranojë kurrë poshtërimin apo manipulimin si “dashuri”.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, atëherë kjo nuk është vetëm një histori personale, por një alarm për mënyrën si po rriten dhe po edukohen të rinjtë sot.

“Besoja se do të…”, Arben MaIaj rrëfen bisedat me kolegët nga PD: Të gjithë duan ikjen e tij, por askush nuk ka guxim t’ia thotë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në një lidhje live në A2CNN, ka deklaruar se Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë dhe shtoi se shpresonte që “Sali Berisha do gjente një moment që të largohej nga politika”.

Malaj tha se ka biseduar me kolegë nga PD, por askush nuk gjen forcë që t’i thojë Berishës që të bëhet President Nderi i Partisë Demokratike.

Sipas ish-ministrit, kryedemokrati “është një motor që ka ngecur dhe ka ngecur duke penguar edhe gjithë zhvillimet politike në vend”.

Malaj: Unë besoj që kriza e Partisë Demokratike është shumë e thellë në politikën shqiptare, edhe për faktin që duke qenë pjesë opozitare, ajo duhet të vinte përballë domosdoshmërisë së përmirësimit ndaj mazhorancës, por duke qenë se të dy kryetarët e partive veprojnë si vëllezër siamezë, gjë që e dokumentoi marrëveshja e 2008-ës dhe gati janë edhe marrëveshjet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, unë kisha shpresuar që Sali Berisha do gjente një moment që të largohej nga politika.

Nuk do të ndodhte ndonjë hata e madhe. Ka ikur Tony Bler, ka ikur Theçeri, ka ikur Merkel, por duket se nuk e lëshon atë parti dhe i ngjan atij njeriut që e rrit vetë fëmijën dhe pastaj i vë duart në grykë dhe e mbyt.

Kam diskutuar dhe me kolegët e Partisë Demokratike, por asnjëri nuk gjen një forcë që ta bindë që të shkojë President Nderi, ta lirojë partinë të marrë frymë. Është një motor që ka ngecur dhe ka ngecur duke penguar edhe gjithë zhvillimet politike në vend.

Monika Kryemadhi me Iajmin e keq per familjen: Femije e mi nuk…

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste për Neës 24, ku ka folur për vështirësitë që, sipas saj, hasin fëmijët e saj në përpjekjet për të punuar.

Kryemadhi u shpreh se askush nuk i merr në punë, vetëm sepse janë fëmijët e Ilir Metës. Kryemadhi theksoi se stigma politike po ndikon drejtpërdrejt tek familja e saj.

Sipas saj, fëmijët nuk kanë mundësi të punësohen, pavarësisht aftësive, vetëm për shkak të mbiemrit që mbajnë, ajo shton se frika e përfshirjes në hetime nga SPAK ka bërë që shumë persona të mos bashkëpunojnë me fëmijët e saj.

‘Unë rrugëve jam, pa punë edhe s’më merr asnjëri fëmijët në punë se thonë janë fëmijët e Ilir Metës. Edhe në qoftë se duan të hapin pesë gjëra që të punojnë aty me veten e tyre. Çohen të gjithë mediat e i raportojnë sikur duan të pastrojnë milionat, madje edhe njerëzit kanë frikë të punojnë me ta sepse kane frikë se i vjen SPAK.’-tha Monika Kryemadhi.

Më herët gjate bisedës ajo komentoi edhe gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës gjyqësore të datës 27 prill, duke thënë se ai u shfaq i lodhur dhe i bardhë në fytyrë, për shkak të mungesës së gjumit dhe ekspozimit në diell, por megjithatë në formë të mirë fizike falë stërvitjes së vazhdueshme.

“Nuk e kisha parë Metën që nga 18 marsi dhe në gjyq u shfaq i pagjumë dhe i bardhë, pasi nuk ekspozohet në diell. Ka humbur peshë të dukshme, por falë stërvitjes që nuk e ka ndaluar as në izolim, është në formë fizike të mirë.”-tha Kryemadhi

Nuk donte të vdìste pa takuar Berishën! Ndahet nga jeta 101-vjeçari kurbinas, ja çfarë i ka bërë Sali Berisha

Është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare Gjok Markagjeka nga Gurëz-Kurbin, vetëm pak javë pasi iu plotësua dëshira për të takuar kreun e PD-së, Sali Berisha. Më 18 prill 2026, Berisha e vizitoi të moshuarin në Spitalin e Traumës, ku ai po merrte trajtim mjekësor pasi ishte plagosur gjatë protestës së opozitës. Takimi mes tyre u përcoll me emocione të forta, ndërsa 101-vjeçari u shfaq tepër i prekur nga vizita e liderit demokrat.

Gjok Markagjeka njihej si një njeri i thjeshtë dhe familjar, i lidhur fort me jetën në Gurëz dhe me njerëzit e tij më të afërt. Sipas familjarëve, ai jetoi deri në moshë të thyer pranë bashkëshortes së tij Maria, 93 vjeçe, dhe fëmijëve të shumtë, duke ruajtur deri në fund dashurinë për familjen dhe vendlindjen.

Familja ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e hënë, më 11 maj 2026, në orën 13:00, në varrezat e Gurëzit. Pritja për ngushëllime do të mbahet në banesën e familjes, ku të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit 101-vjeçarit demokrat që vdiq pasi realizoi dëshirën dhe takoi liderin e tij, Sali Berishën.

VIDEO

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku pIane për dasmë! Kush është Ejona partnerja e re e aktorit

Pas divorcit të bujshëm me Xhensila Myrtezaj, duket se Bes Kallaku ka rigjetur dashurinë dhe këtë herë nuk po e fsheh më.

Aktori i humorit ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale momente romantike me partneren e tij të re, Ejona, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në një prej postimeve më të komentuara, Besi shkroi: “Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën”, teksa shfaqej pranë partneres së tij.Sipas raportimeve në mediat rozë, lidhja mes tyre duket tashmë e konsoliduar. Dyshja janë parë së bashku edhe në një festë familjare, ndërsa burime pranë tyre bëjnë me dije se çifti po bashkëjeton dhe ka nisur të mendojë edhe për martesë.

Ndryshe nga ceremonia e tij e parë me Xhensila Myrtezaj, e cila ishte shumë publike, këtë herë Besi thuhet se dëshiron një ceremoni private, larg vëmendjes mediatike dhe vetëm me njerëzit më të afërt.

Prej kohësh qarkullonin aludime se aktori kishte nisur një histori të re dashurie pas ndarjes nga këngëtarja. Madje, një tatuazh me emrin “Ejona” u interpretua nga ndjekësit si një konfirmim indirekt i romancës së re.

Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar gjithashtu se partnerja e re e aktorit nuk është pjesë e botës së showbiz-it dhe preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike. Ai shtoi se ajo ka një ngjashmëri të dukshme me Xhensila Myrtezaj.

Pas një divorci shumë të komentuar, duket se Bes Kallaku po përjeton një kapitull të ri në jetën e tij personale.

Do të jetë përsëri fuqia kryesore ushtarake e kontìnentit: Çfarë ndodh nëse Europa ia beson sigurinë e saj Gjermanisë?

Timothy Garton Ash – La Repubblica

Sot shënohet përvjetori i 81-të i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë, dhe është e qartë se Gjermania së shpejti do të jetë përsëri fuqia kryesore ushtarake e kontinentit.

Shpenzimet gjermane për mbrojtjen do të jenë tashmë të barabarta me ato të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar të kombinuara vitin e ardhshëm – dhe pritet t’i tejkalojnë ato shumë deri në vitin 2030. Qëllimi i deklaruar i qeverisë gjermane është të ketë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”.

Është e vërtetë që Franca dhe Mbretëria e Bashkuar posedojnë armë bërthamore, por kjo do të thotë që më pak burime mund të ndahen në fusha të tjera të mbrojtjes.

Prandaj, është e padiskutueshme që fuqia ushtarake gjermane është e destinuar të rritet, përveç rrethanave të paparashikuara.

Pyetja që lind, veçanërisht në një rast kaq solemn, është një tjetër: si mund të sigurohemi që këtë herë ajo të përfaqësojë një faktor pozitiv për të gjithë Evropën?.

Ka dy arsye për këtë ndryshim radikal nga kursi gjithnjë e më i papërshtatshëm i ndjekur nga perspektiva optimiste e viteve 1990 në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Vladimir Putin më 24 shkurt 2022. E para është vetë agresioni rus.

Berlini po fiton terren në besimin se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. E dyta është se Presidenti Donald Trump ka vënë në pikëpyetje angazhimin gjithëpërfshirës të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Evropës, të mishëruar nga NATO që nga viti 1949. Njoftimi i fundit për tërheqjen e 5,000 trupave amerikane (dhe ndoshta më shumë) nga Gjermania është vetëm shenja e fundit në këtë drejtim.

Njoftimi, më shumë sesa vetë tërheqja, rrjedh nga pakënaqësia personale e Trump ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili ishte kritik ndaj luftës katastrofike të presidentit amerikan kundër Iranit.

Sfida me të cilën përballet Evropa është pra kjo: a jemi ne të vetmit të aftë të pengojmë një Rusi agresive dhe të armatosur me armë bërthamore? (“Ne” duhet të përfshijmë Ukrainën, e cila ka ushtrinë më të madhe dhe më me përvojë në Evropë.)

Por ekziston edhe një sfidë më pak e dukshme, por po aq e rëndësishme: si mund ta shmangim ringjalljen e tensioneve akute mbi shpërndarjen e fuqisë ushtarake midis vendeve evropiane, të cilat, deri në vitin 1945, ishin si norma ashtu edhe mallkimi i kontinentit? Si një fuqi hegjemonike ushtarake kryesisht dashamirëse, Shtetet e Bashkuara na kanë mbrojtur nga të dyja eventualitetet.

Gjermania është qendrore për t’iu përgjigjur të dyja pyetjeve. Strategjia e saj e re ushtarake, e para në historinë e Republikës Federale, titullohet “Përgjegjësia për Evropën”.

Por “për Europën” është thjesht një frazë që të gjitha vendet evropiane (përveç Mbretërisë së Bashkuar) e përdorin për t’iu referuar politikave të tyre kombëtare. Pyetja e vërtetë është nëse fjalët do të përkthehen në veprime vërtet evropiane.

Fushat kryesore që kërkojnë përgjigje të përbashkëta janë industria e mbrojtjes dhe aftësitë tona aktuale të luftimit. Teknologjia dhe prodhimi i mbrojtjes janë muskujt dhe tendinat e fuqisë ushtarake.

Otto von Bismarck shpesh i atribuohet gabimisht shprehja “gjak dhe hekur”, por historiani Peter Wilson kujton se, në vitin 1862, kur i kërkoi Parlamentit Prusian të rriste shpenzimet ushtarake, kancelari në fakt foli për “hekur dhe gjak”. Së pari hekur, pastaj gjak.

Wilson gjithashtu vëren se, edhe para vitit 2022, pavarësisht se kishte zvogëluar ushtrinë e saj dhe vazhdonte të mbështeste fort një politikë paqësimi ndaj Rusisë, Gjermania ishte ende ndër eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë.

Nëse Gjermania vazhdon të investojë burimet e mëdha të dedikuara për mbrojtje në industrinë e saj vendase (ndërsa njëkohësisht zvogëlon blerjet nga Shtetet e Bashkuara), ajo përfundimisht mund të kapërcejë Francën, aktualisht eksportuesja e dytë më e madhe e armëve në botë pas Shteteve të Bashkuara. Kjo është një mundësi që e shqetëson shumë Parisin.

Me logjikë të patëmetë karteziane, Franca e interpreton “sovranitetin evropian” si: mos blini armë amerikane, britanike ose gjermane – blini armë franceze. Ose, në rastin më të keq, franko-gjermane; por projekti kryesor i përbashkët midis Parisit dhe Berlinit, Sistemi i Ardhshëm i Ajrit Luftarak, tani po shkatërrohet.

Francezët nuk janë të vetmit që kanë shqetësime. E djathta polake është në ankth, ndërsa vendet e tjera evropiane gjithashtu po fillojnë të ndihen të shqetësuara.

Një shqetësim tjetër është perspektiva që Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia nacionaliste populiste që aktualisht kryeson në sondazhe, të mund të marrë kontrollin e forcave të fuqishme të armatosura.

Në realitet, ka të ngjarë që AfD të kthehet në një politikë paqësimi ndaj Moskës. Por kush mund të parashikojë se cila do të jetë situata politike në Gjermani në fund të horizontit të planifikimit afatmesëm të strategjisë ushtarake, të vendosur për vitin 2035?

Në fund të fundit, vetëm një dekadë më parë, askush nuk do ta kishte imagjinuar se AfD do të bëhej partia më popullore në Gjermani deri në vitin 2026.

Qeveria gjermane është nën presion të madh për të shpenzuar miliarda dollarët e saj brenda vendit. Modeli ekonomik i vendit i bazuar në eksport është në krizë dhe kjo është një nga të paktat zgjidhje në dispozicion.

Disa fabrika makinash tashmë po shndërrohen në prodhim armësh. Për më tepër, çdo kontratë prokurimi ushtarak që tejkalon 25 milionë euro duhet të miratohet nga Komiteti i Buxhetit i Bundestagut, një proces që favorizon një shpërndarje territoriale të shpenzimeve që synon konsensusin zgjedhor.

Nga ana operative, realiteti, sado i pakëndshëm, është se mbrojtja e Europës sot varet nga NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të. Planet e betejës parashikojnë një makinë masive lufte gati për t’u vendosur në rast të një sulmi rus përgjatë krahut lindor të Aleancës.

Brigadat shumëkombëshe në vendet e vijës së frontit do të merrnin shpejt përforcime nga anëtarët e tjerë të aleancës. Kjo përgjigje mbështetet te Shtetet e Bashkuara në çdo nivel, nga inteligjenca satelitore te avionët e rëndë të transportit, nga mbrojtja ajrore e integruar te sistemet e komandës dhe kontrollit, dhe madje edhe parandalimi bërthamor.

Arritja edhe e një evropianizimi të pjesshëm të këtij aparati të frikshëm është një sfidë aq e nevojshme sa edhe komplekse.

Ku të fillohet? Këtë verë, kancelari Merz pritet të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer (ose pasardhësin e tij) dhe kryeministrin polak Donald Tusk në një darkë pune joformale për të adresuar sinqerisht dhe pragmatikisht çështjet kryesore: si të evropianizohet industria e mbrojtjes dhe si të forcohen aftësitë ushtarake autonome të kontinentit.

Lidhur me pikën e parë, është paradoksale që, krahasuar me 33 sistemet kryesore të armëve të SHBA-së, Evropa krenohet me afërsisht 174 – duke përfshirë 12 lloje të ndryshme tankesh dhe 14 avionë luftarakë. Sa i përket pjesës tjetër, hapi i parë është thjesht krijimi i kontekstit për këtë diskutim, i cili duhet të përfshijë edhe çështjen e zgjerimit drejt lindjes të frenimit bërthamor franko-britanik.

Në vitet 1990, paraardhësi i madh i Merz, Helmut Kohl, e integroi Gjermaninë e ribashkuar në tregun e vetëm evropian dhe bashkimin monetar. Asnjë vend nuk përfitoi më shumë se vetë Gjermania. Merz duhet të synojë të bëjë të njëjtën gjë në fushën e sigurisë europiane.

Zgjidhjet nuk do të jenë në asnjë mënyrë aq lineare sa tregu i vetëm dhe bashkimi monetar – as nuk do të vendosen kryesisht brenda Bashkimit Europian. Në fund të fundit, testet do të jenë këto: në perceptimin e fqinjëve të Gjermanisë, a do të shfaqet një industri mbrojtëse europiane vërtet e integruar, apo do të mbeten sisteme kombëtare konkurruese?

Dhe a do t’i perceptojë Vladimir Putin asetet ushtarake autonome europiane, sado kaotike dhe të papërsosura, si një pengesë të mjaftueshme?

Nëse Merz, së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, mund të japin përgjigje bindëse për këto dy pyetje, ai do të sigurojë një vend në librat e historisë.

Belina Pupa rrëfen sakrificat me Vis Pupën: Nga 7 mijë doIIarë në bankë te vendimet që na ndryshuan jetën

Pas një viti jo të lehtë, ku emrat e tyre u përmendën në akuza dhe zhurmë mediatike për një histori në Australi që më pas rezultoi pa bazë, Belina Pupa zgjedh të flasë ndryshe.

Në “Grida Duma Podcast”, ajo sjell një rrëfim personal, të qetë, por të fortë për mënyrën si është ndërtuar jeta dhe suksesi i saj me Vis Pupën. “Çdo sukses i imi nuk është vetëm i imi”, thotë ajo, duke e bërë të qartë që gjithçka ka qenë një rrugëtim i përbashkët.

Historia nis në Australi, në një moment kur duhej marrë një vendim i rëndësishëm: kush do të vazhdonte studimet për master. Ishte Visi ai që bëri hapin pas, duke i dhënë përparësi Belinës. “Ti je ajo që ke investuar më shumë te shkolla”, i kishte thënë ai. Një zgjedhje që, sipas saj, nuk harrohet.

Por sfidat nuk kanë munguar. Në një tjetër moment delikat, çifti kishte vetëm 7 mijë dollarë në bankë. Megjithatë vendosën të rrezikojnë dhe të investojnë në një film. “I futëm të gjitha aty”, kujton Belina. Projekti u realizua me shumë pak mjete, por me bindje dhe pasion, duke u kthyer sot në një histori që, siç thotë ajo, “mund të bëhet film më vete”.

Në intervistë, ajo ndalet edhe te marrëdhënia me partnerin, duke rrëzuar idenë që ekziston një formulë e vetme për çiftet. “Jo çdo marrëdhënie është njësoj. Është çështje balance”, shprehet ajo. Sipas Belinës, disa çifte funksionojnë më mirë me distancë, të tjerë duke ndarë çdo moment bashkë. Ajo dhe Visi i përkasin kësaj të dytës, pa përjashtuar nevojën për hapësira personale.

Rrëfimi i saj vjen si një kundërpërgjigje e heshtur ndaj gjithë asaj që është thënë për ta muajt e fundit. Pa tone mbrojtëse, por me histori konkrete, Belina Pupa duket se zgjedh të tregojë versionin e saj në mënyrën më të thjeshtë: duke folur për rrugën, jo për zhurmën.

Shοqja e ngυshtë më kërkon diçka të t ύrρshme, Rrëfehet υajza e re nga Puka…!!

Një adoleshente nga Puka po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të.

Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”.

Historia shokuese është rrëf yer.“Jam një 16 vjeçe nga Puka dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime.

Jam shumë simpatike. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort.

E kam në shkollë. Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje.

Por unë kam frikë. Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund. Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë.

Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë. Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq. Çfarë të bëj?

Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook? Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.