Shqiptarët “makth” për Serbinë! Ja se si fitorja e Kosovës lë jashtë botërorit serbët

Fitorja e Kosovës në transfertë ndaj Suedisë ka sjellë pasoja të mëdha për Serbinë në garën drejt Botërorit 2026.

Sipas platformës së statistikave dhe të dhënave, “Football Meets Data”, ky rezultat do të thotë se Serbia pothuajse nuk ka më asnjë mundësi për të përdorur biletën e Ligës së Kombeve (UNL) për të arritur në fazën “play off” të Kupës së Botës.

Shanset e Serbisë për të qenë ndër 4 ekipet e Ligës së Kombeve që përfitojnë këtë rrugë kanë rënë në vetëm 0.2%, një rënie drastike që praktikisht i mbyll derën kësaj alternative.

Kjo do të thotë se përfaqësuesja serbe duhet të mbyllë grupin e saj në vendin e dytë në mënyrë që të shkojë në “play off”, diçka që sipas të njëjtit model ka vetëm 21% mundësi të ndodhë.

Në renditjen e fundit të publikuar, ekipe si Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Suedia dhe Rumania janë praktikisht të sigurta për ta përdorur biletën e UNL në rast nevoje, ndërsa Serbia tashmë është jashtë lojës.

Një tjetër “goditje” e fortë për skuadrën serbe, që pas humbjes me Shqipërinë, tani është “dëmtuar” edhe nga fitorja e Kosovës, me shqiptarët që u kthyen në një “makth” të vërtet për serbët në këtë fushatë kualifikuese./ Top Channel

“Dështuat me task-forcën për krimin zgjedhor”, Dumani ia thotë në sy Bylykbashit: Të kam çuar prokurorët në mes të natës! Bashkë kemi…

Kreu i SPAK, Altin Dumani është duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve në Komisionin e Ligjeve.

Pyetja e parë ndaj tij është drejtuar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ai e ka akuzuar SPAK-un se ka dështuar në parandalimin e krimit zgjedhor, me ngritjen e një task-force të posaçme nga prokurorët e SPAK.

Bylykbashi tha se deputetët opozitarë nuk mund të presin të digjen 3 apo 4 palë zgjedhje, ndërkohë që SPAK heton sot për krime zgjedhore të zgjedhjeve katër vite më parë.

Por drejtuesi i SPAK, Dumani, nuk ndau të njëjtin qëndrim. Ai tha se task-forca e SPAK ka vend për përmirësim, por nuk mund të thuhet se ka dështuar. Teksa përmendi disa statistika, Dumani tha se ka patur edhe komunikim direkt me Bylykbashin gjatë zgjedhjeve në Durrës, madje i ka çuar atij prokurorë sa herë ka pasur pretendime, për të verifikuar situatën në terren.

Dumani vuri në dukje edhe jo-maturinë e opozitës, duke thënë se teksa i dërgonin prokurorëve indicie për krime zgjedhore, në televizionet e lajmeve shfaqeshin titra se në këtë apo atë vend “po blihen vota”.

Pjesë nga deklarata e Dumanit në SPAK:

Ne në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, krijuam një task-forcë por unë nuk mund të them që task-forca ka dështuar. Ka vend për përmirësim, por nuk ka dështuar. Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga çdo palë duke kryer edhe verifikime në terren. Sa i takon, ne i kemi vlerësuar të gjithë referimet e ardhura, pavarësisht nëse kanë ardhur nga qytetarë të thjeshtë, ne kemi regjistruar 44 procedime penale. Realisht nga ana e SPAK janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme. Aktualisht ne kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Ky është një rast ku ne kemi parë korrupsion masiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër, kemi nën hetim dhe të arrestuar disa persona po për këto zgjedhje. Kemi dhe procedime penale 38, të cilat po i ndjekim me prioritet. Duhet të kemi parasysh, jemi një institucion me 20 prokurorë, nuk jemi as policia e shtetit as dogana. Kemi patur bashkë edhe një komunikim, çdo pretendim tuaj e kemi verifikuar, kemi dërguar prokuror edhe në mes të natës. Se ca gjëra duhen thënë siç janë. Dhe ju keni shkuar dhe e keni falënderuar. Por zoti deputet, ne sa po organizojmë punën për të hetuar rastin, shikojmë në media që në këtë vend po blihen vota. Kemi zotin Gjoni, kemi çuar dhe verifikuar çdo pretendim. Ne 20 prokuror jemi thashë, do të doja të mos kishim asnjë rast, jam njëlloj i shqetësuar si ju për blerjen e votës. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë.

Pas arrestimeve të BUJSHME, Dumani paralajmëron: Një tjetër kryebashkiak në rrjetën e drejtësisë!

Altin Dumani, kreu i SPAK, tha se është nën hetim për korrupsion aktiv një kryebashkiak.

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.

Bylykbashi tha se Taks-Forca që u krijua për zgjedhjet rezultoi fiasco, por drejtuesi Dumani u përgjigj duke thënë se janë regjistruar 44 procedime penale dhe se një kryebashkiak është nën hetim aktualisht.

“Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete”, tha Dumani.

Më tej, iu drejtua personalisht Oerd Bylykbashit: “Se tani, ca gjëra duhen thënë. Ne kemi patur komunikim edhe bashkë. Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Ju madje edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Ne sapo organizojmë punën për të organizuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

Ja ku është dhe z.Gjoni, ka bërë denoncim, kemi çuar prokuror, janë bërë verifikime. Rast në Shkodër, sërish të njëjtën gjë kemi bërë. Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”.

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi.

Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.

Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

Çfarë po ndodh në vend?! Flakë dhe shpërthime pranë shkollës! Fëmijët largohen të alarmuar

Një situatë e rrezikshme që ka shkaktuar frikë ka ndodhur në zonë e Çoles në Vlorë, pasditen e sotme.

Mësohet se një sipërfaqe me shkurre dhe pemë mori flakë pranë shkollës “Mario Posio”.

Nga zjarri u dëgjuan disa shpërthime të forta, që dyshohet se vijnë nga municione të vjetra të pranishme në terren, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e zonës.

Fëmijët që po luanin në fushën pranë shkollës u larguan me vrap, ndërsa prindërit dhe banorët njoftuan menjëherë zjarrfikësit.

Forcat e zjarrfikësve dhe policia mbërritën në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar çdo rrezik të mëtejshëm.

OBSH ngre ALARMIN: Këto shurupe për kollën MOS i përdorni! Kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se tre lloj të shurupeve për kollën, janë përgjegjëse për vdekje e disa fëmijëve në Indi.

Ilaçet e identifikuara i përkasin grupeve specifike si “Coldrif”, “Respifresh TR” dhe “ReLife”. Këto medikamente janë prodhuar nga tre kompani indiane. Këto kompani farmaceutike janë” Sresan Pharmaceutical”, “Rednex Pharmaceuticals” dhe “Shape Pharma”.

Mediat e huaja shkruajnë se në ilaçet e lëngshme orale u gjetën nivele të larta të dietilen glikolit, një përbërës toksik i cili mund të çojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht tek fëmijët. Kjo nuk është hera e parë që nivele të rrezikshme të kimikateve toksike janë zbuluar në ilaçet për kollën të prodhuara në Indi. Në vitin 2023, shurupet e eksportuara për kollën u lidhën me vdekjen e dhjetëra fëmijëve në Uzbekistan dhe Gambi.

Autoritetet shtetërore indiane, kanë urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të prodhimit të barnave te tre prodhuesit dhe kanë pezulluar autorizimet e produkteve, tha OBSH-ja në deklaratën e saj. Produktet e kontaminuara janë tërhequr gjithashtu dhe nuk janë eksportuar nga India.

“Aktualisht nuk ka prova për eksport të paligjshëm”, tha OBSH-ja.

Autoritetet në shtetin jugor të Tamil Nadu, ku ndodhet selia e Sresan Pharmaceuticals, thanë se pezulluan licencën e prodhuesit dhe mbyllën kompaninë. Kjo pasi një hetim zbuloi se të paktën 19 fëmijë në shtetin qendror të Madhya Pradesh, vdiqën nga konsumimi i shurupit Coldrif. Policia ka arresrtuar pronarin e Sresan Pharmaceuticals , ndërsa dy inspektorëve të lartë të barnave ju hoqn licensat.

Ata pritet të përballen me masa disiplinore për moskryerjen e inspektimeve të detyrueshme të vendeve. Paralajmërimi i OBSH-së vjen pasi agjencia identifikoi grupe lokale të sëmundjeve akute dhe vdekjeve të fëmijëve në të gjithë Indinë në fund të shtatorit. Disa ditë më vonë, Organizata Qendrore e Kontrollit të Standardeve të Barnave të Indisë i tha OBSH-së se DEG u gjet në të paktën tre shurupe kolle të konsumuara nga fëmijët e prekur. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ilaçet ishin të lidhura me vdekjen e më shumë se 60 fëmijëve në Gambia.

Asist me telekomandë, shikoni çfarë i thotë Armando Broja kapitenit… Asllani (Video)

Armando Broja tundi rrjetën e Jordanisë, në minutën e 65-të, të duelit miqësor të zhvilluar në “Air Albania”.

Sulmuesi kuqezi nxori në pah klasin e tij pas asistit me telekomandë të Kristjan Asllanit, duke i dhuruar avantazhin Shqipërisë.

Në momentin e realizimit, nuk munguan as elozhet për Kristjan Asllanin, teksa në momentin e përqafimit gjatë vetës, shihet teksa Broja i thotë Asllanit: Perfekt!

Për më tepër shikoni pamjet: VIDEO

Tronditet KESH! SPAK merr të pandehur administratorin për abuzim me detyrën

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili viijon raportimin në Komisionin e Ligjeve, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PD, Belind Këlliçi, duke konfirmuar se administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK.

“Është fakt publik ish-drejtori i rrugëve është marrë i pandehur dhe është i dërguar për gjykim në gjyqtarin e seancës paraprake, drejtori aktual është marrë i pandehur.

Ish drejtori i KESH është marrë i pandehur dhe po hetohet”, tha Dumani.

Më herët, Elezit i janë komunikuar akuzat “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

SPAK njoftoi në muajin maj, se ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private.

Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

Fiks Fare kap me zë dhe figurë policin e Rinasit duke marrë ryshfet

Fiks Fare vijoi të denoncojë mënyrën sesi shqiptarët po zhvaten në Aeroportin e Rinasit. Më datë 23 shtator u transmetua investigimi sesi një punonjës i policisë, i quajtur Briken Tereziu, u rikthye në detyrë megjithëse ishte arrestuar, hetuar dhe po gjykohej për dhjetëra raste abuzimi me detyrën.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës u faktua se Tereziu dhe disa kolegë të tij, kishin kaluar plot 65 persona, madje edhe të mitur pa prokurën e njërit prind, kundrejt ryshfetit. Megjithëse çështja është në gjykatë dhe Briken Tereziu akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ai çuditërisht është kthyer në punë.

Ndërkohë, pas publikimit të këtij rasti, në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione se edhe të tjerë punonjës bënin të njëjtin aktivitet. Një bashkëpunëtor i Fiks Fare takoi një tjetër punonjës, i cili i prezantohet si Kevin Kosova.

Takimi i parë zhvillohet në një lokal në Tiranë, teksa bashkëpunëtori i Fiksi i thotë se duhet të lëvizë. Kevini i bën foto pasaportës dhe e orienton që të presë biletën. Ai merr në telefon një tjetër person, duke i thënë se “o daj ma shih pak këtë që të çova”. Bashkëpunëtori i bën me dije se ka probleme vetëm me afatet, ndërkohë që punonjësi i thotë se “mos e vra mendjen për afatet”.

Nga biseda del se polici dhe bashkëpunëtori i Fiksit janë takuar edhe herë të tjera, në Rinas, në një tjetër episod të dyshimtë. “Unë sa theva eurot dhe më tha një çun se fol njëherë me këta (policët)” i thotë bashkëpunëtori për herën që janë takuar.

Në fund të takimit të parë, bashkëpunëtori i thotë policit se ka edhe një shok që ka 10 vite ekspuls. “Brenda 3 vitesh i kanë thënë të mos dalë as nga Shqipëria” i thotë ai, ndërkohë që polici i thotë “të më çojë pasaportën me foto se e rregullojmë, po ta shohim njëherë ça ka”. Bashkëpunëtori i thotë se do të ta çoj, por ai është me ekspuls me gjykatë. “S’është ndonjë gjë, e rregullojmë” i përgjigjet.

Takimi i dytë zhvillohet sërish në të njëjtin ambient, në qytetin e Tiranës. Bashkëpunëtori i thotë se nesër do të lëvizë dhe e pyet se çfarë turni është. Polici i përgjigjet se është turni i tretë dhe ai vetë do të niset në orën 5 pasdite. Polici i thotë se do të ta çoj që ai të mos ngatërrohet.

Bashkëpunëtori i thotë se sot s’ka shumë (para), teksa i nxjerr 100 mijë lekë të vjetra dhe e pyet a janë boll? Polici i përgjigjet se “boll janë”. Ai e pyet disa herë nëse janë mjaftueshëm, dhe ai i përgjigjet se po!

Më pas, polici i tregon një foto me numrat e sporteleve, 1, 2, 3, 4, 5 … “Unë do të lë te 1-shi që ta kesh kollaj. Do të ta çoj me foto prapë dhe do të të them edhe emrin e personit që do të kërkosh” i thotë polici. Bashkëpunëtori e pyet sërish, teksa ai i përgjigjet se “do të ta çoj me foto prapë, do të të them tako filanin. Ti shko aty dhe i thua dua Eraldin, dua … filanin”. Bashkëpunëtori i përgjigjet se mos i qesin punë, ndërkohë që ai i thotë se jo.

Më pas, bashkëpunëtori i Fiks Fare i thotë për atë shokun me 10 vite ekspuls, ndërkohë që polici i përgjigjet se më sill pasaportën se e rregullojmë. Ai i thotë se nesër do të ikë dhe e pyet si e quanin policin. “Do ta them unë, ik” i përgjigjet.

Të nesërmen bashkëpunëtori shkon në Rinas, ndërkohë bisedon me policin në rrjetin social whatsapp. Polici i dërgon fillimisht një foto. Te fotoja ai i bën skicën e sporteleve dhe i thotë se “te numri 6 (sporteli) do të takojë Amarildon”. Më pas bashkëpunëtori i thotë se orari është në 19.40, ndërkohë që polici i shkruan se “tani ndërrohet turni, do ta çoj prapë atë”. Më vonë i shkruan “po te ai sportel, tek 6 dmth, kërko Edin”.

Qytetari paraqitet te sportelet e Policisë në Aeroportin e Rinasit dhe numëron sportelet. Te sporteli numër 6 takon Edin, i cili po fliste në telefon dhe çuditërisht s’kishte radhë si të tjerët. Pas disa sekondash, ai kalon pa probleme policinë, hipën në avion dhe mbërrin në destinacion.

Takimi i parë mes bashkëpunëtorit të Fiks Fare dhe policit Kevin Kosova:

Fiksi – O flori, se unë kështu s’të njoh! Të njoh me ato rroba (policie).

Polici – Mirë si ke qenë ti?!

Fiksi – Mirë, mirë. Unë s’ta mësova as emrin?

Polici – Kevin!

Fiksi – Kevin kush?

Polici – Kosova.

Fiksi – Kosova?

Polici – Ee.

Fiksi – Tani unë dua të lëviz.

Polici – Unë pasaportën ta pata parë ty?

Fiksi – Po ore e kam këtu. Kam ardhur me pasaportë me vete, s’kam lujtur mëndsh.

Polici – Ma jep ti bëj një foto.

Fiksi – Bëja një foto që të jemi në rregull bashkë. Se ti kur je me rrobat e policisë je më ndryshe, kurse me rrobat kështu s’më dukesh në botë (që je polic)! Unë kam kaluar 2 herë.

Polici – Kur je për të ikur?

Fiksi – Javën që vjen, ça turni je ti?

Polici – Jam turni i dytë.

Fiksi – Ma jep një përgjigje ti.

Polici – Dhe ti prite …

Fiksi – Ta pres biletën unë?

Polici – Ta presësh!

Fiksi – Ok, po pres biletën.

Polici – Ja ta kontrolloj (pasaportën).

Fiksi – Kontrolloje. Dhe kur vjen puna 2 herë, jo ishe kështu jo ishte ashtu. Se unë nuk e kuptoj dot. Tani unë ta pres?

Polici – Prite.

Fiksi – Se unë dua të iki para datës 7 tetor.

Polici – (Flet në telefon) O daj ma shih pak këtë që të çova.

Fiksi – Ça i nise ndonjë gjë ti?

Polici – Ma shih pak dhe ma ço.

Fiksi – Kevin Kosova, unë thashë mos e ke … kushëri ti?

Polici – Jo, jo.

Fiksi – Po nga jeni ju me origjinë?

Polici – Jemi kosovar me origjinë.

Fiksi – Kosovar, merre me mend po keni lindur në Tiranë?

Polici – Po, (familja ka ardhur) para Zogut.

Fiksi – Ëë, po qenke tirans i vjetër ti mo.

Polici – Shtëpinë në “Ali Dem” mo!

Fiksi – Tani unë po e marr biletën, po flas me këtë të agjencisë.

Polici – Fol dhe unë ja do flas. Ti s’besoj se ke qenë ndonjëherë kështu deportim?

Fiksi – Jo, jo, jo. Kështu s’kam, po kam probleme vetëm me afatet. Ashtu e nxjerr ajo goca në kompjuter.

Polici – Mos e vrit mendjen për afatet.

Fiksi – Mirë, atëherë kështu po e lëmë!

Polici – Ti vetëm prite.

Fiksi – Unë do e pres dhe do të ta çoj kur e kam prerë biletën, ta dërgoj me …

Polici – Ma çoi ky mua atë.

Fiksi – Në rregull jemi, mund të kaloj?

Polici – Po, se s’po të …

Fiksi – Jo se më ka mbajtur aty 2 herë, unë do të ti tregoj edhe datat. Edhe më thonte mua eee tak më futi këtej mbrapa e ke parasysh. Po unë e kam shumë siklet kur të jem në udhëtim. Unë s’dua të bëj gjëra kur jam në udhëtim.

Polici – E marr vesh.

Fiksi – Prandaj ngela në siklet atë ditë. Edhe ajo komunikonte … Më tha njëri aty, tak i thyeva eurot unë. Ik ma tha fol me ata çunat aty se ato të mbarojnë punë tha. Duke u marrë më tha jo këtej e andej. Është turp o burrë, e di si u skuqa efff. Frikë, siklet e thua se kisha bërë ndonjë krim. Unë këtë pasaportën e kam me atë, e ke parasysh, ta tregova.

Polici – Ma jep.

Fiksi – Jo, jo ka atë. Rrinë tu e pa atë, e ke parasysh atë, shihe çik këtu. Kam atë …

Polici – S’është gjë!

Fiksi – Po pra, kjo ka qenë kur mua më kanë ndaluar në Kroaci. Mirëpo rrinë duke e shikuar shumë këtë.

Polici – E mira është ta ndërrosh fare (pasaportën).

Fiksi – Duket prapë?

Polici – Ka po është shtrenjtë një çik (ta bësh shpejt pasaportën), kështu që kalo me këtë ti.

Fiksi – Po e kalojmë njëherë me këtë dhe pastaj bëjmë të renë, çfarë problemi ka, mos të merrem me …

Polici – Po pra.

Fiksi – Je i ri shumë ti, njëzet e ca …

Polici – S’jam i ri unë, lë ça dukem.

Fiksi – Ouu, sa vjeç je?

Polici – Unë jam 30.

Fiksi – Ë në moshë të pjekur je. Unë kam edhe një shok, po shiko ça problemi ka, kot me ta bo si muhabet e kupton. Ai më tha mua, më kanë vënë 10 vjet ekspuls. Po shiko se çfarë ndodh, brenda këtij 10 vjetshi, 3 vjet ia kanë bërë për mos me dalë as nga Shqipëria. Kjo e dalme nga Shqipëria si është? Se më tha mua një shok, me bë me e kalu kufirin në këmbë, ka kështu ça quhen ato rreze.

Polici – Thuaj të çojë pasaportën me foto, ma ço t’a shoh unë.

Fiksi – Pasaportën me foto po ku me e zbrit?

Polici – E rregullojmë atë, po t’a shohim ça afati ka t’a shoh unë …

Fiksi – Në rregull do t’a çoj vëllai jot, çke ti do t’a çoj vëllai jot pasaportën e atij. Ai është me ekspuls, me gjykatë!

Polici – S’është ndonjë gjë!

Fiksi – Ok.

Polici – Këtu ça s’ka, me e rregullu.

Fiksi – Këtu ku je marrë. Ça s’ka, shqiptari … Ne jemi njisha për atë punë.

Polici – Hëhë.

Fiksi – Po, po. Do t’i them këtij shoku, ta takoj edhe …

Polici – Më ço pasaportën e shoh unë.

Fiksi – T’a çoj unë pasaportën.

Polici – Unë sot mbasdite në punë jam.

Fiksi – Dhe e kontrollon më mirë te puna?

Polici – Po.

Fiksi – Mirë pra, nga java se unë po lëviz. Ndoshta mund t’a marr atë shokun e ta takojmë.

Polici – Nuk ka problem, ma ço.

Fiksi – Ose t’a çoj unë.

Takimi i dytë mes bashkëpunëtorit të Fiksit dhe punonjësit Kevin Kosova:

Fiksi – Pse përgjumësh ti, ishe …

Polici – Kam qenë 3-sh dje.

Fiksi – Ke qenë (turni) i 3-të?

Polici – E.

Fiksi – Nesër lëviz unë, sot do t’më bjerë check-in. Sot, dhe nesër lëviz. Nesër ça turni je ti?

Polici – Unë jam 3-sh prapë nesër.

Fiksi – Po si do …

Polici – Ça ore do nisesh?

Fiksi – Po unë në orën 5 e kam.

Polici – 5 mbasdite?

Fiksi – Mbasdite, ja t’a shoh këtu. Ta kam dërguar unë, prit një sekondë.

Polici – Do të ta çoj unë kështu që të mos ngatërrohesh.

Fiksi – Fiks ok, ma çon ti me telefon ok. Unë e kam në orën, shihe këtu të lutem.

Polici – E paska në 4 e 20.

Fiksi – Unë tani sot nuk kam shumë me vete. Mos na shohin. Shihe. Kaq kam sot!

Polici – Boll janë.

Fiksi – Për Zotin, kaq kam sot. Ëë?

Polici – Boll janë!

Fiksi – Po ashtu po qe, unë prapë jam për 3-4 ditë jam këtu. Se s’kemi tu ashtu … Janë në rregull ato?

Polici – Po mo. Shihe, e kupton kështu (i tregon foto). Këto janë të gjitha sportelet (e policisë në Rinas).

Fiksi – Prit, 1, 2, 3 …

Polici – Të gjitha sportelet, unë do të lë këtu te 1-shi që t’a kesh kollaj.

Fiksi – Ok, te 1-shi. Ok, ok, ok.

Polici – Do të ta çoj me foto unë këtë edhe do të të them edhe emrin e personit që do të takosh.

Fiksi – Te 1-shi, do të dal te 1-shi. Ok.

Polici – Do të ta çoj me foto unë prapë, mos të ngatërrohesh.

Fiksi – Te 1-shi, shumë mirë.

Polici – Do të them unë tako filanin.

Fiksi – Fiks.

Polici – Do ti shkruaj dua Eraldin, dua filanin.

Fiksi – Se mos më qesin punë, se …

Polici – Po jo ore.

Fiksi – Se mos kanë futur këto rregullat e reja na mbytën.

Polici – Jo.

Fiksi – Kurse ai shoku im, për punën e asaj, 10 vjet e ka.

Polici – Ta çoi foton e pasaportën.

Fiksi – Jo më tha mua unë me pasaportën time s’kaloj dot. E kam kontrolluar.

Polici – Thuaj ta çoj.

Fiksi – Ok, në rregull po i them. Që mos të hyj unë shumë, e ke parasysh. Mos të rri duke i thënë 100 herë, e ke parasysh. Mirë kështu e lëmë atëherë do të më çosh mua numrin dhe ça quhet ai Eraldi?

Polici – Do të ta them unë, do të ta them në WhatsApp.

Fiksi – Në WhatsApp, mirë.

Të nesërmen, qytetari paraqitet në Rinas:

Fiksi – 1, 2, 3, 4, 5, 6 euu. 6, 7-ta … O Edo (polici dhe sporteli i rekomanduar)! Sa kalova tani dhe jam duke pritur këtu te dera. Mirupafshim atdhe i bekuar!

/TOP CHANNEL

Rekordmeni i Kombëtares, shikoni festën speciale të organizuar për Hysajn pas ndeshjes (Video)

Elseid Hysaj hyri zyrtarisht në histori, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren kuqezi.

Mbrojtësi shkodran ka arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh, duke kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë.

31-vjeçari, u hodh në fushë në minutën 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke shijuar këtë moment të artë në karrierë.

Në fund të sfidës ndaj Jordanisë, që përfundoi me shifrat 4 me 2 për Shqipërinë, një festë speciale u rezervua për Hysajn, nga shokët e skuadrës si dhe stafi i Kombëtares, teksa mbrojtësi mbante veshur fanellën me numrin 94.

SHIKONI VIDEON