Incidenti diplomatik: Erdogan përjashtoi Netanyahun nga tryeza e paqes në Egjipt, kërcënoi Trump se do …

Një episod i pazakontë diplomatik ka dalë në dritë, që tregon ndikimin e presidentit amerikan Donald Trump në rajonin e Lindjes së Mesme, por mbi të gjitha atë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas burimeve pranë palëve, Trump urdhëroi presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi që të lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të vizitonte Sharm el-Sheikh. Sisi i bindur, ishte gati ta pranonte vizitën.

Por situata mori një kthesë të papritur kur presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan telefonoi Trump ndërsa ishte ende në fluturim, duke paralajmëruar se do të kthehej menjëherë për në Ankara nëse Netanyahu zbarkonte në Sharm el-Sheikh.

Trump dëgjoi shqetësimin e Erdoganit dhe urdhëroi Netanyahu që të mos zbarkonte, duke respektuar kështu balancën e ndjeshme politike mes vendeve të përfshira. Netanyahu, në linjë me urdhrin amerikan, e respektoi vendimin dhe anuloi vizitën.

Ky incident nënvizon jo vetëm rëndësinë e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme, por edhe ndërlikimet e marrëdhënieve ndërkombëtare midis Izraelit, Turqisë dhe Egjiptit.

“Nuk e di as vetë çfarë po ndodh”/ Por tani duket më e qartë se kurrë: ‘Jozi është mbreti’, ja postimi i embël

Lajmi se Jozi ishte ndarë nga e dashura e tij Xhoana u përhap me shpejtësi dhe jo pa arsye. Ndërkohë që ish-banori i Big Brother e kishte hequr bukuroshen nga Instagrami i tij, kjo e fundit bënte postime me nëntekstin: Nuk e di as vetë çfarë po ndodh.

Kjo u interpretua si një krizë mes çiftit, madje u dyshua për ndarje. Por, mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Ka qenë Xhoana ajo që na e ka dhënë këtë indicie.

Në një postim të bërë në Instastory, ajo ka ndarë një video të Jozit gjatë intervistës së tij në emisionin “n’Kosove Show”, duke e shoqëruar me një emoji kurorë, që u pa si konfirmim i qartë se marrëdhënia e tyre vazhdon.

Sigurisht që gjërat mund të jenë rregulluar, ama çifti nuk e mohon dot që krizë ka patur dhe madje jo e vogël.

E vetmja që BINDI Donald Trump/ Zbulohet IDENTITETI i miliarderes 80 vjeçare që ndihmoi marrëveshjen e paqes në Gaza!

Thuhet se një miliardere izraelito-amerikane e përmendur nga vetë Donald Trump në Knesset qëndron pas marrëveshjes së paqes në Gaza, që çoi në lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që mbaheshin nga Hamasi.

Po flasim për Miriam Adelson, vejushën 80-vjeçare të mbretit të kazinove Shledon Adelson dhe një mbështetëse e flaktë e manjatit gjatë gjithë fushatave të tij zgjedhore presidenciale. Në fjalimin e mbajtur, Trump përmendi Miriam Adelsonin, e duartrokitur në parlamentin izraelit. Por pse gjithë kjo bujë?

Me pamjen e një ylli popi, syzet e rrumbullakëta dhe flokët e gjatë të bardhë, Adelson ishte duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Trump-it në Knesset, ku duartrokiste në heshtje. Pastaj erdhi nderimi publik, para kamerave nga e gjithë bota.

Çfarë tha Trump për Miriam Adelsonin në Knesset:

Shikojeni atje, ulur kaq e pafajshme. Por ajo ka gjashtëdhjetë miliardë dollarë në bankë. Gjashtëdhjetë miliardë. Do ta fus në telashe me këtë, por e pyeta një herë: Pra, Miriam, e di që e do Izraelin. Kë do më shumë, Shtetet e Bashkuara apo Izraelin? Ajo refuzoi të përgjigjej. Kjo do të thotë se mund të jetë një problem, duhet ta them.

E lindur në Tel Aviv në vitin 1945 nga prindër emigrantë polakë dhe e rritur në Haifa, Miriam është një kontribuese e madhe në aktivitetin politik pro-Izrael e një donatore për kauzat hebraike, si dhe botuese e gazetës së përditshme falas e të lexuar gjerësisht Israel Hayom (fjalë për fjalë: “Izraeli Sot”).

Në vitin 1991, u martua me Sheldon Adelsonin, një manjat kazinosh i cili e kishte transformuar korporatën Las Vegas Sands në një perandori kumari me degë dhe resorte jo vetëm në SHBA, por edhe në Singapor e Makao. Në kohën e martesës së tyre, Miriam zotëronte shumicën e aksioneve të kompanisë, por pas vdekjes së burrit të saj, mori kontrollin e plotë të Las Vegas Sands-it. Po ashtu, është pronare e ekipit të basketbollit Dallas Mavericks.

Megjithatë, mbështetja e Adelsonit për kauzën izraelite fsheh edhe aspekte më të errëta, të tilla si përpjekjet e saj për të bindur Shtëpinë e Bardhë të njohë aneksimin e Bregut Perëndimor nga shteti hebre.

Së bashku me bashkëshortin, shtynë Trumpin të zhvendoste ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem në vitin 2016 e të njihte kontrollin izraelit të Lartësive të pushtuara të Golanit në Siri gjatë mandatit të tij të parë.

Miriam Adelson mbështeti gjithashtu shtypjen e ashpër të studentëve të kolegjit pro-Palestinë në Amerikë në vitin 2024, duke i hedhur poshtë protestat në Forbes Israel si “tubime të tmerrshme të myslimanëve radikalë e aktivistëve të Black Lives Matter”.

Miriam Adelson, dy fëmijët e së cilës jetojnë në Izrael, luajti një rol vendimtar si ndërmjetëse për familjet e pengjeve izraelite, duke i ndihmuar të paraqisnin çështjen e tyre drejtpërdrejti te Donald Trump. Shumë të afërm të personave që mbaheshin nga Hamasi, më vonë zbuluan se kishin kontakt të përditshëm me miliarderin.

Përpjekjet e Adelsonit ndihmuan të bindej presidenti amerikan që t’i jepte përparësi lirimit të pengjeve, duke e bërë këtë një gur themeli të planit të paqes në Lindjen e Mesme.

Zjarri tragjik në diskotekë/ Humb jetën këngëtari i njohur

Këngëtari i “DNK”, Vlladimir Blazev – Panço, humbi jetën sot si pasojë e lëndimeve që mori në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan. Ai për një kohë të gjatë është mjekuar në spitalin privat “Acibadem Sistina”.

“Ndihemi thellësisht keq për familjen e Panços, të dashurit e tij, si dhe për të gjithë publikun maqedonas, pasi humbja është e madhe për të gjithë ne.

Duke respektuar privatësinë e secilit prej pacientëve tanë dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, ne nuk ndajmë informacione rreth pacientëve”, njoftoi Acibadem Sistina.

Sipas njoftimeve, Panço për një periudhë ka qenë në koma, ndërsa ka pasur edhe djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

NATO “tregon muskujt” ndaj provokimeve ruse? Aleanca nis stërvitjet bërthamore

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore.
Rreth 2.000 pjesëtarë të personelit do të përfshihen në stërvitjet e quajtura “Steadfast Noon” që do të zhvillohen gjatë dy javëve, njoftoi aleanca më 13 tetor në nisje të manovrave.
Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të stacionuara në Evropë.
Manovrat e këtij viti pritet të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut. Baza ajrore holandeze në Volkel dhe bazat ushtarake në Kleine Brogel në Belgjikë, Lakenheath në Angli dhe Skrydstrup në Danimarkë pritet gjithashtu të kenë role të rëndësishme.
NATO thotë se Forcat e Armatosura gjermane kanë ofruar tre avionë Tornado, që janë të aftë të gjuajnë bomba bërthamore amerikane dhe katër Eurofighter për stërvitje.
Sipas aleancës, këto janë stërvitje rutinore dhe nuk janë përgjigje ndaj shkeljeve të fundit të hapësirave ajrore dhe provokimeve të tjera të bëra nga Rusia. Megjithatë, manovrat po ashtu synojnë të përçojnë një sinjal të qartë në Moskë se NATO-ja është e përgatitur që të mbrojë veten edhe me armë bërthamore, nëse është e nevojshme.

Kjo stërvitje është e nevojshme për të siguruar që parandalimi bërthamor të mbetet sa më i besueshëm dhe efektiv, tha javën e kaluar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Arsyeja pse Gjermania, një vend që nuk ka armë bërthamore, po merr pjesë në stërvitje, lidhet me parimin e NATO-s për ndarjen bërthamore.

Ky parim parasheh që, në një rast emergjent, armët bërthamore amerikane të tipit B61 të stacionuara në Evropë mund të hidhen edhe nga avionët e vendeve partnere dhe më pas të përdoren për të shkatërruar, për shembull, forcat armike.
Armët bërthamore amerikane nuk dihet se ku janë të vendosura në Evropë. Megjithatë, ka pasur raportime se armë të tilla ka në veri të Italisë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
NATO-ja nuk ka dhënë detaje se cili skenar konkret do të ushtrohet gjatë manovrave.
Ekspertët ushtarakë thonë se manovrat, të cilat zhvillohen rregullisht në tetor, përfshijnë stërvitjen e mënyrës së transportit të sigurt të armëve nga magazinat nën tokë tek avionët dhe montimin e tyre nën avionët luftarakë.
Megjithatë, në këtë dhe stërvitjet sulmuese përdoren vetëm bomba për stërvitje, pa kokat reale bërthamore. /REL/

Pak minuta pasi mori shtetësinë gjermane, palestinezit i ndodh e PAPRITURA QË I RRËNOI JETËN…

Një palestinezi do t’i hiqet shtetësia gjermane e sapo marrë, pasi postoi një foto që tregonte mbështetje për Hamasin, shkruan The Telegragh.

Një ditë pasi festoi mbërritjen e pasaportës së tij gjermane, burri, i referuar vetëm si Abdallah, ngarkoi në Instagram një fotografi që tregonte luftëtarët e Hamasit me mbishkrimin “heronj të Palestinës”.

Pak më vonë, ai mori një letër nga ministria e Brendshme e Gjermanisë ku thuhej se shtetësia e tij ishte revokuar, sipas gazetës lokale Bild.

Gjermania ka shkuar më tej se shumica e vendeve evropiane për të ndëshkuar mbështetjen për Hamasin dhe për të frenuar mbështetjen pro-palestineze, nga ajo që e sheh si një detyrim historik ndaj Izraelit dhe për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës së saj naziste.

Ndërsa Gjermania ka bllokuar rrugën drejt shtetësisë bazuar në refuzimin e një aplikanti për njohjen e Izraelit si shtet, rasti i Abdallah besohet të jetë një nga rastet e pakta ku shtetësia është hequr. Nuk është e qartë nëse ai do të deportohet, duke pasur parasysh se Gjermania nuk e njeh Palestinën si shtet.

“Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë” – Inteligjenca gjermane: Në këtë vit pritet ta sulmojë Rusia, NATO-n

Shërbimi Federal i Inteligjencës gjermane ka paralajmëruar për një sulm rus ndaj NATO-s para vitit 2029.

Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit më në perëndim drejt Evropës”, shkruan A2 CNN.

“Nuk mund të rrimë duarkryq dhe të supozojmë se një sulm i mundshëm rus nuk do të ndodhë deri në vitin 2029, në rastin më të mirë. Ne jemi tashmë nën sulm”, tha shefi i ri i BND-së, Martin Jäger, në një seancë publike dëgjimore të Panelit të Kontrollit Parlamentar të Bundestagut. Veprimet e Rusisë janë të dizajnuara për të minuar NATO-n dhe për të ndarë shoqëritë. “Për të arritur këtë qëllim, Rusia nuk do të shmangë një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me NATO-n, nëse është e nevojshme.”

Në rastin më të mirë, Evropa po përjeton një “paqe të akullt që mund të shpërthejë në çdo moment në një konfrontim të nxehtë”, tha Jäger. Ai përmendi metodat e Rusisë si manipulim zgjedhor, dezinformim, spiunazh dhe sabotim. “Këto incidente të izoluara, që ndodhin shpesh, përfaqësojnë një nivel të ri konfrontimi”. Evropa, tha ai, po shtyhet drejt vetëshkatërrimit, e paralizuar nga frika dhe inercia.

Së bashku me Jeagerin ishin edhe udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës së brendshme dhe ushtarake të Gjermanisë, shkruan A2 CNN.

Edhe pse ata përmendën kërcënime të tjera, si ekstremizmi politik dhe fetar, ishte Rusia ajo që mbizotëroi në deklarimet e tyre.

Jaeger tha se Gjermania është “caku numër një i Rusisë në Evropë”, duke pasur parasysh se është ekonomia më e madhe e BE-së dhe luan një “rol udhëheqës në mbështetjen e Ukrainës”.

Paralajmërimet vijnë pas një serie incidentesh në Bashkimin Evropian, përfshirë inkursionin e dronëve rusë në Poloni dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë.

Në Gjermani, Rusia dyshohet se qëndron pas një sërë inkursionesh me dronë së fundi, përfshirë edhe incidente që ndërprerë operimin në Aeroportin e Munihut./Periskopi/

E TMERRUAR dhe duke ulëritur, gruaja rrëmbehet nga një person i pa identifikuar (Video)

Policia e Witchita-s në SHBA, ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar një grua që dyshohet se u rrëmbye me forcë nga një burrë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Autoritetet publikuan foto dhe video nga kamerat e sigurisë që tregojnë gruan rreth orës 2 të mëngjesit të 12 tetorit, në rrugën North Volutsia, mes Grove dhe Hillside.

Në videon e regjistruar nga një kamerë e derës, shihet një burrë që e rrëmben me forcë gruan dhe largohen, ndërkohë që ajo thërret për ndihmë.

Policia ka njoftuar se po shqyrton të gjitha mundësitë dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë rajonale dhe federale.

Hetuesit kanë përmirësuar tingullin e videos për të zvogëluar zhurmën e ambientit, shpresojnë se dikush mund të njohë zërin e gruas, por deri tani as ajo dhe as burri nuk janë identifikuar.

Skandal në Aeroportin e Vlorës/ Behgjet Pacolli përballet me surprizën e pakëndshme, ja çfarë ndodhi

Dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë…

Vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, administratori i ri aeroportit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Një javë më parë, Mentor Hajdaraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i administratorit të kompanisë VIA, e cila menaxhon projektin strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

“Duke filluar nga data e këtij njoftimi, heq dorë nga çdo përgjegjësi ligjore, financiare dhe morale për çdo vendim, veprim apo marrëveshje që mund të ndërmerret nga ana juaj apo në emër të këtij bashkëpunimi të mëparshëm”, ka njoftuar ai.

Z. Hajdaraj ishte emëruar në këtë pozicion më 1 shtator, sipas një vendimi te njëanshëm të aksionarit Mabco Cosntructrion Sa të Behgjet Pacollit, por ka zgjedhur të largohet duke e motivuar largimin e tij me arsye personale, ndonëse ky variant duke i vështirë të besohet, pasi zoti Hajdaraj kishte vetëm një muaj në këtë detyrë

Doreheqja e Mentor Hajdarajt si administrator i Aeroportit te Vlores

Kjo duke patur parasysh edhe faktin se dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë dhe arbitrare nga drejtimi i kompanisë Vlora International Airport,.

Shkarkimi i z. Lluka nuk lidhej me mungesë performance apo aftësish profesionale përkundrazi, ai ishte një ndër figurat më të besuara të Pacollit. Arsyeja e vërtetë lidhet me konfliktin që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të aeroportit, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.

Menjëherë pas shkarkimit z. Lluka përmes një reagimi publik akuzoi publikisht Behgjet Pacollin per devijim te rende nga parimet e mirëqeverisjes.

Këto dy dorëheqje dhe shkarkime të njëpasnjëshme nuk janë të rastësishme. Ato dëshmojnë konfliktin e rëndë që ka shpërthyer mes dy Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për ndarjen e kuotave. Aktualisht pronësia e aeroportit është e ndarë në masën 98 për qind për Pacollin dhe 2 për qind për Valon Ademin përmes kompanive të tyre respektive. Por Ademi pretendon se atij i takojnë 47 për qind e aksioneve, për shkak të investimeve që ka bërë në ndërtimin e aeroportit.

Sipas gazetës Tema, mes dy aksionerëve ka dhe një kontratë noteriale për ndarjen e aksioneve në këtë raport, e nënshkruar dy vjet më parë, kur doli nga koncesioni shoqëria turke Yda Group. Por kontrata nuk është regjistruar në QKB. Flitet se një nga arsyet se pse Pacolli largoi Valon Llukën ishte pikërisht fakti se ky i fundit kërkoi të regjistrohej në QKB ndarja e re e kuotave.

Tashmë Behgjet Pacolli duket se është në konflikt me të gjithë dhe po eliminon çdo figurë të pavarur nga vendimmarrja për konsolidimin dhe kontrollin e plotë personal mbi një projekt strategjik kombëtar me qellime te dyshimta. Ky është një skandal i rëndë që cenon besimin publik, rrezikon integritetin e një investimi strategjik për Shqipërinë. Por mbi të gjitha ky konflikt e ka pezulluar pa afat ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili duhet të ishte hapur verën që shkoi dhe që tani rrezikon të mos përfundojë asnjëherë. Të paktën, jo pa u zgjidhur konflikti i ashpër mes dy aksionerëve.

Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Play Off e Botërorit, ja situata aktuale

Fitorja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë ka hapur rrugën drejt një objektivi historik. Kombëtarja kuqezi është tashmë shumë pranë sigurimit të vendit të dytë në grup, një pozicion që praktikisht e çon në fazën “Play Off” për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Llogaritë janë të qarta: mjafton që Shqipëria të mposhtë Andorrën dhe Serbia të mos fitojë në transfertën ndaj Anglisë, që kuqezinjtë të mbyllin matematikisht çështjen e vendit të dytë.

Nëse Serbia arrin fitoren në tokën angleze, atëherë Shqipërisë do t’i duhet të marrë të paktën një pikë ndaj Anglisë për të ruajtur pozicionin.

Por çfarë ndodh më pas?

Vendi i dytë nuk mjafton për kualifikim të drejtpërdrejtë, Shqipëria kalon në fazën “Play Off”, ku 12 kombëtare do të ndahen në tre mini-turne, dhe vetëm fituesit e secilit turne do të sigurojnë biletën për Botërorin.

Sipas një faqeje ndërkombëtare të specializuar në statistika sportive, ndarja e vazove për momentin parashikohet kështu:

Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia

Vazo e dytë: Uellsi, Skocia, Hungaria, Republika Çeke

Vazo e tretë: Sllovakia, Rumania, Shqipëria, Kosova

Vazo e katërt: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Moldavia (nga Liga e Kombeve)

Sipas rregullores, në gjysmëfinalet e “Play Off”-it, ekipet e Vazos së Tretë përballen me ato të Vazos së Dytë. Kjo do të thotë se Shqipëria mund të ndeshet me një nga katër kundërshtarët e mëposhtëm: Uellsin, Skocinë, Hungarinë ose Republikën Çeke.

Takimet do të zhvillohen me sistem eliminimi direkt (vetëm një ndeshje) dhe për shkak të renditjes më të ulët në koeficientët e FIFA-s, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë. Në rast kualifikimi për në finale, stadiumi do të përcaktohet me short dhe me pak fat, mund të jetë edhe “Air Albania”.

Në finale, Shqipëria mund të përballet me një nga fituesit e çifteve ku Vazo e Parë ndeshet me Vazon e Katërt, që do të thotë se rivalët e mundshëm për biletën e Botërorit mund të jenë Italia, Turqia, Ukraina ose Polonia.

Rruga drejt Botërorit mbetet e vështirë, por Kombëtarja shqiptare është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës së madhe kuqezi.