Fitorja historike e Shqipërisë ngre në këmbë shqiptarët kudo në botë

Tiranë- Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Serbisë ka ndezur një valë entuziazmi nga Tirana në Prishtinë e deri në Nju Jork.

Në mbarë vendin ka nisur festë e madhe për fitoren historike.

Me golin vendimtar të Rei Manajt dhe një performancë të jashtëzakonshme në fushë, kuqezinjtë jo vetëm siguruan pikë të çmuara, por edhe krenarinë e një kombi të tërë.

Në Tiranë, mijëra tifozë shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes. Festë pati edhe në gjithë qytetet shqiptare.

Këngë patriotike, brohoritje dhe valle popullore pushtuan kryeqytetin, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme.

Pamje të ngjashme janë shfaqur edhe nga lokalet me shqiptarë kudo nëpër botë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

“Ndjesë për tavanin”, djemtë e Kombëtares japin shembull në Serbi: Pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja shqiptare tregoi edhe një herë kulturë dhe dinjitet.

Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë çdo gjë në rregull.

Një shembull që tregon se fitorja nuk është vetëm në fushë, por edhe në sjellje.

Tronditje e fortë nga Shqipëria, futbollisti i Serbisë shpërthen me akuza kundër trajnerit Stojkoviç: Tradhtarët duan…

Nemanja Raonjiç ka shpërthyer pas humbjes që Serbia mori ndaj Shqipërisë. Mediat në Serbi tregojnë se i drejtohet trajnerit Stojkoviç, me sinjalet e dërguara përmes këngës në rrjetet sociale.

Në tekstin e shpërndarë nga 29-vjeçari këndohet: “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë sepse tradhtarët e duan vetëm veten”. Raonjiç nuk ftohet nga Serbia prej vitit 2023.

Anësori është pjesë e Crvena Zvezdës, ndërsa është shprehur edhe më parë kundër trajnerit Stojkoviç. Ky i fundit paraqiti dorëheqjen pas ndeshjes me Shqipërinë.

Radonjiç e cilëson tradhtar Stojkoviçin. Trajneri serb shpesh është kritikuar për zgjedhjet e tij në përfaqësuese.

Mediat serbe “qajnë” disfatën ndaj Shqipërisë: Më e rënda në histori, tronditëse

Në Serbi e kanë përjetuar jashtëzakonisht keq humbjen 0-1 ndaj Shqipërisë në Leskovac. Mediat serbe, në titujt e tyre, nuk kanë hezituar ta cilësojnë disfatën si një katastrofë të vërtetë.

Kurir: “Serbia përjetoi një nga disfatat më të rënda në histori: Pixi, është koha! Shqipëria fitoi në Leskovac dhe eliminoi Serbinë nga Kupa e Botës”.
Telegrafi.rs: “Humbja e madhe e Serbisë dhe humbja nga Shqipëria në Leskovc: Kupa e Botës është larg, është koha që Pixi të largohet më në fund”.

Mondo.rs: “Shqipëria tronditi Serbinë, Pixi po largohet u përsërit në Leskovc: Agonia vazhdon, Kupa e Botës vazhdon”.
B92: “Debakli i Serbisë në Leskovc – një mesazh i qartë nga tribunat për Pixin”.
RTS: “Humbja e dhimbshme e Serbisë në Leskovc, Shqipëria më afër eliminatoreve të Kupës së Botës”.

Çudia në Serbi, dhimbja e golit të Manajt nuk ka fund. Tifozët dhe gazëtarët serb shpërthejnë “kundër …

Shqipëria mori një fitore të merituar mbrëmë në Leskovac ndaj Serbisë.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin minimal 0-1, ndërsa Rei Manaj ishte autori i golit të vetëm.

I vetmi episod, që mediat dhe tifozët në Serbi po mundohen të shfrytëzojnë, është festa me shqiponjë që pasoi.

Manaj po gëzonte bashkë me shokët e tjerë dhe stolin e Kombëtares, ndërsa në Serbi është parë si provokim.

Çfarë bie në sy ndërkohë është se Manaj dhe pjesa tjetër e stolit kuqezi kalon te pankina e rivalëve.

Nga ana e tyre nuk ka reagim, duke treguar për marrëdhënien korrekte që të dyja ekipet kishin dje në fushë dhe jashtë saj.

Gjithsesi, gjyqtari Kovacs vendosi ta ndëshkonte Manajn me karton të verdhë pas festës së tij. Më pas ndeshja vazhdoi pa incidente.

Përshëndetja e stjuardesës për heronjtë e Kombëtares (Video)

Stafi i avionit me të cilin udhëtuan për në atdhe djemtë e Kombëtares bënë një përshëndetje të veçantë teksa mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Ndërsa shpjegonte procedurat e zbritjes nga avioni, stjuardesa përshëndeti lojtarët e Kombëtares pas triumfit historik në Leskovc ndaj Serbisë duke thënë: “Mirëserdhët në Shqipëri kampionë.”

Më pas autobusi i Kombëtares siç vërehet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel u prit nga qindra tifozë me flamuj kuq e zi e me fishekzjarrë nga të dyja anët e rrugës teksa largoheshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”.

Policia serbe arreston një person para ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë u gjet në çantën e tij

Policia serbe ka arrestuar një person në pikën kufitare të Merdarit.

Gjatë kontrollit të automjetit, të 35-vjeçarit me inicialet E.E, në çantën e tij u gjet një bluzë me shkrimin “UÇK”.

Policia e ka konsideruar si provokim në prag të ndeshjes dhe për këtë arsye e ka arrestuar.

Personi në fjalë është me nënshtetësi italiane, ndërsa arrestimi i tij vjen pak minuta para ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Dijonis Biba vuri bast me mijëra euro për fitoren e Shqipërisë, ja sa fitoi

Fituesi i Ferma Vip, Dijonis Biba, ka pasur fat ditën e sotme.

Ai në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi, ku shihet se ka vënë bast prej 10 mijë euro për fitoren e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

E Dijonisi nuk u zhgënjye, pas Shqipëria mundi Serbinë me rezultat 1-0, me golin e Rey Manajt, ai ka fituar plotë 55 mijë euro.

Duket se fituesi i Ferma Vip e ka ndjerë se Shqipëria do të triumfojë sonte. /IndeksOnline/

Triumfi i Shqipërië tifozët “pushtojnë” rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera

Fitorja e madhe e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë ka ndezur një valë festimesh në mbarë vendin.

Tifozët kuqezi kanë “pushtuar” rrugët e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Prishtinës, e deri në qytetet shqiptare në diasporë, duke krijuar një atmosferë të papërshkrueshme entuziazmi dhe krenarie.

Në kryeqytet, mijëra qytetarë të mbledhur për të ndjekur ndeshjen në ekranin gjigant shpërthyen në brohoritje, këngë patriotike dhe valle popullore, sapo u vulos triumfi i kuqezinjve në tokën serbe.

Pamje të ngjashme vijnë edhe nga qytetet e tjera, ku makina me flamuj kombëtarë, fishekzjarrë dhe thirrje “Shqipëri! Shqipëri!” e kthyen natën në një festë që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Mediat serbe shpërthejnë pas disfatës nga Shqipëria: “Humbja më e …”

Mediat serbe e kanë cilësuar humbjen e sotme të përfaqësueses së tyre ndaj Shqipërisë si një nga më të rëndat në historinë e kombëtares. E përditshmja Kurir hap edicionin me titullin:

“Humbja më e rëndë në histori”, duke e konsideruar rezultatin 1–0 në favor të kuqezinjve si një dështim të madh për trajnerin Dragan Stojković.

Takimi u luajt në Leskovc, ku Shqipëria arriti një fitore historike falë golit të Rej Manajt në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pas këtij rezultati, kombëtarja serbe shihet si thuajse e eliminuar nga gara për një vend në Kampionatin Botëror.

Gazeta “Kurir” kritikon ashpër paraqitjen e skuadrës, duke e cilësuar si të pafrymë dhe pa ide. Madje, sugjerohet edhe ndërrimi i trajnerit si mënyrë për të rifituar drejtimin.

Pas pesë ndeshjeve, Serbia renditet në vendin e tretë të Grupit K me 7 pikë. Shqipëria është ngjitur në vend të dytë me 11 pikë në 6 takime, ndërsa kryesimin e mban Anglia me 15 pikë në po aq ndeshje sa Serbia.

Në sfidat e mbetura, Serbia do të luajë në transfertë kundër Andorrës dhe Anglisë, si dhe do të presë Letoninë. Të martën e ardhshme, serbët përballen me Andorrën jashtë fushe. Nga ana tjetër, Shqipëria do të udhëtojë po ashtu në Andorrë dhe do të presë Anglinë në Tiranë.