“Ndjej se do kemi probleme”, çfarë deklaroi gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës

“Ndiej se do kemi probleme me këta se janë problematikë. Kam dhe çështje te tjera gjyqësore me ta”, mësohet të ketë thënë gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit.

Kanë deklaruar të afërmit e të plagosurit Rakip Kurtja për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj.

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje teksa ishte në krye të detyrës në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Të plagosur mbetën Rakip Kurtja dhe djali i tij, të cilët ishin pala tjetër e procesit gjyqësor.

Policia ka arrestuar autorin Elvis Shkambi, xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi dhe punonjësin e sigurisë të Apelit.

“S’është vetëm autori fajtor”, Vangjeli trondit me deklaratën pas vrasjes së Astrit Kalaja: Gjyqtarin e vranë për…

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt që trondit jo vetëm sistemin e drejtësisë, por vetë themelet e shtetit.

Sipas Vangjelit, ngjarja nuk është një episod i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi të deformuar, ku drejtësia është kthyer në peng të interesave politike dhe mungesës totale të funksionimit institucional.

Ai theksoi se armën që vrau gjyqtarin e kanë shkrepur shumë duar jo vetëm autori, por edhe ata që për vite me radhë kanë goditur gjykatat, i kanë politizuar, dhe i kanë braktisur qytetarët përballë padrejtësisë.

Pjesë nga deklarata:

Atëherë, ka dy momente që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse janë anë të ndryshme të të njëjtës medalje. Akti është një akt terrorist. Vrasja e një gjyqtari në detyrë, dhe aq më tepër në një moment dhënie vendimi, është shkallmimi i gjithçkaje një gjyqtar që duhet të ishte simboli i së drejtës, të pëlqen apo jo vendimi i tij.

Duke thënë vetëm këtë, kemi bërë fotografinë e situatës. Skaneri i saj shkon më thellë dhe unë guxoj të them se atë armë e kanë shkrepur shumë duar aktorë e faktorë madje në një kuptim ishte dhe vetëvrasje. Që do të thotë: duke filluar nga përplasjet e pushtetit politik kur them pushtet politik kam parasysh si PS, ashtu edhe PD të cilat mendojnë se kanë epërsi mbi gjykatat. Duke filluar me keqkuptimin e pafund që ka ekzekutivi, Rama që është gjykatës mbi gjykatës.

Ndërkohë, edhe në çështjet ku shteti është përballë individit, ai është thjesht palë dhe e vetmja gjë që mund të bëjë, kur nuk i pëlqen një vendim që duket i padrejtë dhe i palogjikshëm, është të bëjë një ankim një shkallë më lart.

KLGJ dhe KLP reagojnë ndaj Ramës dhe reagojnë sikur nuk e marrin seriozisht atë; kur dëgjojnë Berishën, thonë është normalitet. Reagojnë me një gjuhë pafuqie, me një gjuhë që herë pas here duket sikur thonë: “Mos na e merr për ters që duhet të reagojmë”, se kush e di çfarë thonë, si për KLGJ, ashtu edhe për KLP, që ngjajnë si zgjatime të një pushteti tjetër.

Pse vetëvrasje? Nuk e kam thjesht për individin. Në një proces pronash, gjithmonë pala që humb është e bindur se janë bërë manipulime dhe se gjyqtari është i blerë. Por, sa më shumë të vonohet qoftë edhe e drejta aq më tepër ajo nuk është më drejtësi.

Stoku i dosjeve është i frikshëm dhe pasqyron frustrimin e shoqërisë, e cila, nga çdo anë që kthen kokën, nuk gjen drejtësi, nuk sheh garanci në karrierë. Ndërton sot dhe sheh që 10 komshinjtë e tu kanë ndërtuar si ty. E gjithë kjo është pjesë e një kaosi që, nëse vendos gishtin tek drejtësia, duket se aty çalon më shumë se kudo.

“As në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë!”- Lala: Ministrja e Brendshme dhe drejtori i Policisë të japin dorëheqje! Si ka moral e thotë s’ka përgjegjësi policia

Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit ditën e sotme, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, është shprehur se duhet të kishte pasur një zinxhir dorëheqjesh duke filluar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda.

“Nuk e di se si ka moral ministrja e Brendshme, del dhe thotë që nuk ka përgjegjësi politike. Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallën e gjyqit, por në rrugë… Policia nuk ka bërë detyrën për të ndaluar. Sot duhet të kishte një zinxhir dorëheqjesh, që nga ministrja e Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i policisë, ka ndodhur krimi më i rëndë, vetëm 500 metra larg zyrës së Ilir Prodës”, tha ajo.

Lala theksoi se autoriteti i gjyqtarët në vend është zhbërë sepse e gjithë klasa politike etiketon çdo gjyqtar dhe prokuror në Republikë si t’i vijë qejfi.

Ajo u ndal edhe tek reagimi i KLGJ, për të cilin tha se “sot reagon për vrasje e një gjyqtari në sallën e gjyqit, nderkohë që para disa kohësh shtangonte dhëmbët dhe nuk reagonte përpara linçimit dhe akuzave qe hidhte kryeministri, ish-kryeministri, ish-presidenti, ndaj njerëzve të drejtësisë”.

Klodiana Lala: Ka 33 vite që palët përplasen në procese gjyqësore. Kanë qenë momente tensioni. Kam qenë duke lëvizur kur ka ndodhur ngjarja, kam shkuar për 3-4 minutat e parë. Është këmben alarmi kur preket sistemi i drejtësisë mendoj që ka përgjegjësi institucionale dhe politike. Institucional dhe politike ngre alarm për sigurinë në gjykata për jetën e gjykatësve dhe prokurorëve.

Një gjyqtar edhe nëse jep një vendim të gabuar, ka gjykata të tjera më të larta që e shqyrtojnë atë. Nuk do të thotë që të inkurajohet gjithkush. Autoriteti i gjyqtarët në vend është zhbërë, sepse ne kemi të gjithë klasën politike që dalin dhe etiketon çdo gjyqtar dhe prokuror në republike si t’i vijë qejfi.

KLGJ që sot reagon për vrasje e një gjyqtari në sallën e gjyqit, para disa kohësh shtangonte dhembët dhe nuk reagonte përpara linçimit dhe akuzave qe hidhte kryeministri, ish-kryeministri, ish-presidenti, ndaj njerëzve të drejtësisë, Është shumë vonë tani që dëmi është bërë tani. Nuk e di si ka moral politika shqiptare që del dhe të reagojë për vrasjen e tij. Nuk e di se si ka moral ministrja e Brendshme, del dhe thotë që nuk ka përgjegjësi politike. Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallën gjyqit, por në rrugë.

Prekja e sistemit të drejtësisë, edhe nëse gjyqtari është përfshirë në afera, të dënohet për aferat e tij, për sa kohë është në tempullin e drejtësisë, duhet të respektohet për atë. Pjesa tjetër janë kukuvajkat e politikës që flasin pasi dëmi është bërë. Të nesërmen me të njëjtën gjuhë do flasin sa t’u preken interesat.

Gjuha e politikës i ka inkurajuar njerëzit e krimit të drejtojnë kërcënimet, akuzat dhe të tjera me radhe. Policia nuk ka bërë detyrën për të ndaluar. Sot duhet të kishte një zinxhir dorëheqjesh, që nga ministrja e Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i policisë, ka ndodhur krimi më i rëndë, vetëm 500 metra larg zyrës së Ilir Prodës.

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.7 lekë.

“Roja qëndroi i ulur në karrige, nuk kreu asnjë kontroll”- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Policia: Skaneri sinjalizoi pistoletën, autori dhe xhaxhai i tij pritën në hollin e pritjes deri sa…

Policia e Tiranës zbardh detaje nga hetimet për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri ditën e e djeshme në sallën e Gjykatës së Apelit, menjëherë pasi shpallir verdiktin për një konflikt pronësie.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi plagosi gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Sipas hetimeve të policisë, roja i gjykatës Banush Koxhaj, i cili ka rënë në pranga bashkë me autorin dhe xhajën e tij, injoroi sinjalet e dedektuesve të Gjykatës.

Policia thotë se “në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi Banush Koxhaj me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes.

Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit G. Sh. dhe B. K.

Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin R. K, i shoqëruar nga djali i tij E. K., si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin G. Sh, i shoqëruar nga nipi i tij E. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen.

Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si më poshtë:

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.

Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:
• E. Sh., 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
• G. Sh., 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
• B. K., 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vrau gjykatësin brenda sallës së gjyqit dhe priste me duar ne xhepa policinë, qetësia e frikshme e Elvis Shkambit pasi u vetëdorëzua! Efektivët prangosin edhe xhaxhain e tij

Janë publikuar pamjet kur policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së gjykatësit, Astrit Kalaja. Siç duket edhe në këto pamje, autori Elvis Shkambi pasi ka kryer krimin qëndronte i qetë tek dera jashtë me duar në xhep, duke pritur policinë për ta arrestuar.

Në një moment shihet kur 30-vjeçari ngre duart lart dhe policia afrohet duke i vënë prangat. Më pas uniformat blu kanë arrestuar edhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

Si hyri në gjykatë me armë autori i dyshuar

Sipas hetimeve, në orën 13:42 të ditës së ngjarjes, Elvis Shkambi mbërriti në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Të dy kaluan nëpër pajisjen e skanimit në hyrje, e cila sinjalizoi prezencën e metaleve. Më konkretisht, pajisja ndezi dritat e kuqe, duke paralajmëruar për objekt metalik, me shumë gjasë armën e zjarrit që Elvis Shkambi mbante në brez.

Megjithatë, punonjësi i sigurisë në detyrë, Banush Koxhaj, nuk ndërmori asnjë veprim kontrolli, duke qëndruar i ulur në vendin e tij dhe duke mos ushtruar kontroll fizik ndaj personave apo t’i regjistronte në librin e hyrje-daljeve, siç e parashikon protokolli i sigurisë.

Pas hyrjes në ambientet e brendshme të gjykatës, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndruan për rreth dy orë në hollin e pritjes së publikut, pa ngjallur dyshime.

Momentet para vrasjes, nga seanca gjyqësore në atentat

Rreth orës 15:29, të dy u futën në sallën nr. 3 ku po zhvillohej seanca gjyqësore me objekt “Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore”, në të cilën palë ishin Ragip Kurtaj dhe djali i tij Ervis Kurtaj, ndërsa pala e paditur ishte përmbaruesi T. M. dhe të tretë shtetasit Gjon Shkambi dhe Elvis Shkambi,

Në orën 15:35, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja. shpalli vendimin, Elvis Shkambi nxori nga brezi armën e zjarrit dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Gjyqtari ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Pas vrasjes, autori qëlloi edhe drejt palës paditëse Ragip Kurtaj dhe djalit të tij, duke i plagosur të dy, por pa rrezik për jetën.

Dorëzimi i armës dhe arrestimi

Pas të shtënave, autori doli nga salla e gjyqit dhe dorëzoi armën tek një punonjës gjyqësor që ndodhej në një sallë tjetër. Më pas, doli në oborrin e gjykatës ku u neutralizua dhe arrestua menjëherë nga forcat e policisë që kishin mbërritur në vendngjarje.

Hetimet zbuluan se xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi nuk tentoi në asnjë moment të ndalonte krimin dhe dyshohet se ka pasur dijeni për planin, duke u konsideruar si shtytës ose ndihmës në vrasje.

Ndërkohë, punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, po hetohet për shpërdorim detyre, pasi lejoi hyrjen e autorit të armatosur në ambientet e gjykatës, duke mos ndërhyrë edhe pasi pajisja e skanimit dha sinjal alarmi.

Deshmia e autorit

I riu ka deklaruar se i kishte ardhur ne maje te hundes me gjyqet dhe se mori vendimin per ta qelluar sapo kishte mesuar se gjyqtari do te shprehej kunder tyre.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori, Elvis Shkambi.

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja kërcënon sërish, Gjovalin Shkambi: Ata që dënojnë Elvisin do të përballen me plumba! Provat i dhamë…

Xhaxhi tjetër i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja ka kërcënuar sërish me plumba.

Në një komunikim për mediat, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë.

Gjovalin Shkambi: Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë.

Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit flet për Top Channel: I ulem në gjunjë familjes së Astrit Kalasë! Por kush dënon nipin tim, nuk del i gjallë nga salla

Flet ekskluzivisht për Top Channel xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Klodian Zhivani: Si është historia juaj

Gjovalin Shkambi: Ne këtë objekt e kemi privatizuar, konform të gjitha ligjeve. Objektin na e ka shitur shteti, ka 13 vite që e kemi privatizuar. Janë tallur me ne, na e kanë përdhunuar. Ne duke i shkruar Edi Ramës… I pari që e ka marrë pronën është axha i babës me vëllezër dhe im atë. E kemi marrë në 1994. Para komunizmit ka qenë prona e gjyshit të babës tem, e stërgjyshit. Në kohën e Zogut, Ahmet Zogu Sulçebekun e ka shpallur në kërkim për ta ekzekutuar. Binak Pjetra, gjyshi i babës tem e ka shpëtuar, ja ka dhuruar dhe ka paguar taksat bashkisë të asaj kohe. Letrat janë të dokumentuara në të gjitha gjykatat.

Zhivani: Gjithë këto vite jeni përballur në gjykata dhe banorët…

Shkambi: 13 vite duke informuar kryeministrin që nuk është situata mirë. Duke ia ble pronën shtetit dhe duke ta marrë me zor. Se çfarë ka ndodhur dje nuk e dimë, po ta dija kisha ndërhyrë që të mos ndodhte ajo punë. Për të ndjerin Astrit Kalaja, i ulem në gjunjë atij e familjes së tij. Është diçka aksidentale. Pavarësisht ai e ka dit historinë e pronës sonë, ka qenë gjykatës i Shkallës së Parë. E ka ditur…dhe të njëjtin fat që e dënon nipin. Ta marrin vesh tan bota, nuk ulemi ne. Djalin e vëllait e ka çuar shteti, nuk e ka bërë ai, është me shkollë. Ta marri vesh gjithë bota mbarë, plumba kanë. Ia kemi blerë shtetit. Ka çuar dy vajza me shkollë pa buk në burg. Ata do japin gjykim të përjetshëm por nuk do dalin të gjallë. Jam në pronë time, ia kam blerë shtetit.

“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do përballet me plumba”, shoqërohet në polici Gjovalin Shkambi

Ky është momenti kur Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shoqërohet nga forcat e policisë për në ambientet e Komisariatit të Shkodrës, pas një deklarate kërcënuese drejtuar sistemit të drejtësisë.

Në një prononcim publik të bërë më herët, Shkambi deklaroi se “gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të ketë të njëjtin fat si Astrit Kalaja”, referuar ngjarjes së rëndë që tronditi vendin një ditë më parë.

Kjo deklaratë është konsideruar si kërcënim i hapur ndaj një funksionari publik, për të cilën policia ka reaguar menjëherë duke e shoqëruar Shkambin për sqarime në komisariat.

Ngjarja vjen në vijim të atentatit të rëndë ku gjyqtari i Shkodrës, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri në mes të qytetit, në një sulm të mirëorganizuar që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e trupës gjyqësore dhe funksionarëve të shtetit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 7 Tetor 2025

Dashi

Partneri do përkujdeset dyfish me shume se disa dite me pare dhe do ju beje te ndiheni si ne ëndërr. Gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Beqaret do kenë takime premtuese, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen. Plani financiar nuk do ketë asnjë tronditje. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Demi

Duhet te tregoheni sa me te hapur dhe me te disponueshem me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime. Beqaret me ne fund do ndihen gati te pranojnë ftesa dhe te njihen me personat qe do i ftojnë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi. Gjendja do jete e kënaqshme.

Binjaket

Jeta ne çift nuk do ketë ndryshime te mëdha gjate kësaj dite. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos e ndërprisni për asnjë çast komunikimin me partnerin. Beqaret do kenë disa takime te veçanta te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën. Gjithsesi hidhini hapat një e nga një. Situata financiare do vije duke u përmirësuar. Ne fund te ditës do ndiheni shume me te qete.

Gaforrja

Fale ndikimit pozitiv te Uranit ka gjasa qe jeta juaj ne çift te ketë disa përmirësime. Te paktën do e rivendosni dialogun dhe do flisni me qetësi jo me inat. Beqaret nuk duhet te mendojnë me për te kaluarën, por t’i hedhin sytë drejt se ardhmes. Duhet te jeni te qarte se çfarë doni te bëni para se te hidhni hapa me tej. Situata financiare do jete e mrekullueshme.

Luani

Do ngrini shume pikëpyetje sot për jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni qe me qetësi te flisni me partnerin dhe te sqaroheni. Me mire te zgjidhni gjithçka tani sesa t’i lini gjerat për me vone. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese sepse do gabojnë rende. Gjendja financiare do lere paksa për te dëshiruar, por ju nuk duhet ta lëshoni veten.

Virgjeresha

Konfigurimi i yjeve do favorizoje me tepër jetën sentimentale te beqareve. Me ne fund ata do kenë mundësinë te gjejnë personin me te përshtatshëm. Çiftet do kalojnë një dite te qete dhe pa ndonjë emocion te madh. Gëzohuni nga fakti qe nuk do keni as debate. Financat do kenë luhatje duke qene se ju nuk do pranoni për asnjë moment te ulni shpenzimet.

Peshorja

Sot do jeni ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te folur e për te ndrequr çdo mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret nuk duhet te qëndrojnë ne shtëpi dhe te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli, por te dalin dhe ta kërkojnë atë kudo. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe matuni mire para se te bëni çdo veprim.

Akrepi

Nuk do kuptoheni siç duhet me partnerin tuaj sot dhe për shkak te kokëfortësisë do keni shpesh debate. Po sikur te bënit disa pushime dhe te reflektonit për te ardhmen? Beqaret do jene sharmante dhe do e gjejnë personin e duhur. Kjo do ndodhe ne orët e pasdites. Gjendja e te ardhurave do jete e mire fale ndihmës se disa familjareve.

Shigjetari

Do jeni me xheloz/e sesa duhet sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo mund te shkaktoje debate ne çift. Mendohuni mire dhe do e kuptoni se ai ju dashuron aq shume saqë nuk mund t’iu tradhtoje. Beqareve do ju jepen mundësi pa fund për takime, por atyre do ju pëlqejë liria qe kane dhe nuk do përfitojnë aspak. te ardhurat do duan një riorganizim.

Bricjapi

Do kërkoni me shume qetësi ne jetën tuaj ne çift sot dhe partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirën. Do kuptoheni për mrekulli me njeri-tjetrin. Beqaret mund te nisin veçse aventura kalimtare sepse ende nuk ka ardhur koha për histori dashurie te qëndrueshme. Fati do jete me ju ne planin financiar. Do i shlyeni te gjitha faturat dhe do ndiheni te qete.

Ujori

Mos ju qani gjate gjithë kohës partnerit sot sepse nuk do arrini asgjë me atë sjellje. Edhe nëse keni pasur probleme me te duhet te flisni me qetësi dhe t’i sqaroni gjerat një e nga një. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme. Nuk priten ende surpriza. Vetëm maturia dhe kujdesi mu shpenzimet mund t’iu shpëtoje një rrënimi financiar.

Peshqit

Jeta ne çift nuk do jete shume e favorizuar gjate kësaj dite. Do merrni plot kritika nga partneri për mënyrën sesi do silleni. Beni kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Beqaret ka rrezik t’iu besojnë disa personave qe do i nxjerrin neper takime dhe do vuajnë me pas pasojat. Ata thjesht do i gënjejnë dhe do i lëndojnë. Ne planin financiar do jeni me fat.