Shume vite me e re! Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

Gazetari dhe moderatori i njohur, Sokol Balla, i cili katër vite më parë njoftoi se ishte bërë baba për herë të tretë, ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe të mbajë të fshehtë jetën e tij private, përfshirë edhe identitetin e partneres së vajzës së tij më të vogël. Por së fundmi, është zbuluar se nëna e vajzës është Sidrita Sadikaj, ish-banore e reality show-t të famshëm “Big Brother 9”.

Sidrita, 30 vjeçe dhe me origjinë nga Suhareka (Kosovë), u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2017 përmes pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme të ekranit, ajo pati një lidhje të shkurtër me një model shqiptar, por marrëdhënia përfundoi pak pas përfundimit të formatit.

Pas daljes nga programi, ajo zgjodhi të vendosej në Tiranë, ku duket se ka ndërtuar jetën e saj të re — tashmë familjare — me gazetarin Sokol Balla. Çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke mos ndarë publikisht foto të përbashkëta apo detaje nga jeta e tyre. Edhe ardhja në jetë e vajzës së tyre nuk u bë lajm zyrtar, por u konfirmua vetëm përmes një postimi të shkurtër të Ballës rreth katër vite më parë.

Megjithatë, ndjekësit e Sidritës në rrjetet sociale kanë vënë re se fotot dhe vendpushimet që ajo poston përkojnë shpesh me ato të gazetarit të njohur, duke i çuar fansat në dyshime të vazhdueshme për një lidhje mes tyre. Së fundmi, një foto familjare e Ballës, Sidritës dhe vajzës së tyre të vogël ka qarkulluar në rrjet, duke konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen e tyre.

Në një epokë ku figurat publike ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale në rrjetet sociale, çifti Balla–Sadikaj ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të qetësisë, diskrecionit dhe mbrojtjes së privatësisë familjare, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre përtej vëmendjes së syve publikë.

Kujtojmë se para lidhjes me Sidrita Sadikajn, Sokol Balla ka qenë për një kohë të gjatë në një marrëdhënie me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, një tjetër figurë e rëndësishme e jetës publike në vend.

Ndërkohë, as Balla dhe as Sadikaj nuk kanë bërë ende një reagim publik apo konfirmim zyrtar mbi marrëdhënien e tyre, duke ruajtur me kujdes kufirin midis karrierës mediatike dhe jetës personale. Por faktet dhe imazhet flasin vetë.

“Kemi 113 që s’kemi bërë shtet”, Alfred Moisiu tr*ndit politikën: Vetem po pasurohen! Ja cfare po i bejne vendit

Ne kemi një ndjenjë bajraktarizmi. Kjo është ajo që na ka penguar. Bajraktarllëku të jep fjalën dhe vazhdon, por njeriu e humbet logjikën dhe arsyen…

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shkundur politikën shqiptare. Duke e parë me kujdes nga jashtë, Moisiu shprehet se Shqipëria lëngon për shkak të politikës.

I ftuar në një emision, ai tha se kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet. Po ashtu ai u ka dhënë një shuplakë deputetëve.

Ne e donim dhe e duam demokracinë. Populli jonë gjithmonë e ka dashur, por tjetër punë si janë zhvilluar ngjarjet. Për fat të keq, na kanë dalë në krye ata që nuk duhet të dilnin. Kemi 113 vjet shtet dhe ende nuk mund të themi që kemi bërë shtet”, tha ai në “A2 CNN”.

Por ku kemi gabuar? “Ne kemi një ndjenjë bajraktarizmi. Kjo është ajo që na ka penguar. Bajraktarllëku të jep fjalën dhe vazhdon, por njeriu e humbet logjikën dhe arsyen. Pikërisht kjo na ka penguar. Kemi 35 vjet në demokraci dhe nuk merret vesh tani. Ne ende nuk po dimë të bëjmë zgjedhje, i duam elektronike, jo si duam. Ata që i kërkojnë, nuk i duan. Si shpjegohet kjo punë? Një dreq i di. Kjo është një krizë e përhershme. Në zgjedhjet e para që janë bërë kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe i kam ndjekur me shumë vëmendje. Në atë kohë kishte rënë telekomunikacioni dhe funksiononte ndërlidhja e ushtrisë dhe e bëra. Pra e kemi ndjekur mirë këtë punë. Zgjedhjet bëheshin në pikat e votimit në mal e fushë dhe të raportoheshin. Sot nuk merret vesh. Ndodhin këto gjëra apo sajohen?”, u shpreh ai.

Ish-presidenti u ndal dhe te furtuna që ka nisur Rama, por edhe te ndryshimet që ndodhin në administratë kur ndërrohen pushtetet. Sipas tij, duhet të ketë një kufij, pasi po largohen profesionistët.

Zhgënjimi është shumë i madh. Unë kam një jetë të gjatë që kam punuar për shtetin, por në vend që të përmirësohemi, sa i përket punës së shtetit, ne e kemi dobësuar. Ne nuk besojmë te administrata, kur ndërrohet qeveria ne i bëjmë nga e para, por kështu nuk kemi për të bërë administratë kurrë, por ajo është e shenjtë. Duhet të ketë një marrëveshje mes partive: Deri këtu ke të drejtë të ndryshosh, më poshtë mos prek.

Kur jam zgjedhur president, thirra sekretarët e përgjithshëm dhe i thash se nuk prek asnjërin, kush do të ikë le të ikë. Pse duheshin ndryshuar? Ata bënin punën e tyre. Më vjen mirë se kjo traditë në Presidencë është ruajtur, që nga roja, që nga shoferi.

Pastaj dalim te kjo që po na ndodh tani. Çohet kryeministri dhe bën batërdinë, i ndërron të gjithë drejtorët. Ka një arsye se kot ai nuk reagon. Në fund të fundit ata janë ata që e njohin. Kur ndodhin këto probleme ndonjëherë duhet të marrësh masa të tilla të ekzagjeruara për mendimin tim”, tha Moisiu në “Off the Record”.

Teksa u ndan te korrupsioni në vend, ai u shpreh se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë edhe pse ka qenë për 4 vite president i Shqipërisë, ndërsa theksoi se jo vetëm figurat e larta, por edhe deputetët kanë disa shtëpi.

Të gjitha duhen, dëshira përpjekjet, edhe përplasja, por ka shumë rëndësi si korrupsioni… e kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe, por nuk është bashkëkohore. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë”, tha ai.

Ish-presidenti tha se më shqetësuese është fakti që zyrtarët shpesh mohojnë akuzat, duke e quajtur shpifje: “Unë e vras mendjen të gjej mundësinë si të rregullohem. Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla.”

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të jetë më e kujdesshme dhe të punojë mbi dokumente konkrete: “Po të nxjerrësh faktet, s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën”.

“Është djalë”… Sot kundërshtar për Tiranën, ja cfarë i thoshtë Rama Florian Binajt 5 vite më parë

Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur më së shumti për imitimin e Kryeministrit Edi Rama, por edhe për shumë role të tjera në skenë, shpalli kandidaturën të shtunën dhe deri tani është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.

Gjatë një konference për mediat të hënën, kreu i PD e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin.

“Është djalë king”... Sot e ka kundërshtar

“Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, thoshte Rama.

“Është djalë king”... Sot e ka kundërshtar

Postimi i Ramës, 12 tetor 2020

Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë. (A2 Televizion)

Serbia Iëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, mungon në Leskovac për ndeshjen e kombëtares

Shqipëria do të përballet me Serbinë në 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të botërorit në Leskovac.

Prezent në stadium për të raportuar për këtë takim nuk do të jetë gazetari i njohur Arlind Sadiku, pasi për këtë të fundit ka një urdhërarrest në Serbi. Ka qenë vetë Sadiku që ka bërë të ditur lajmin, në një studio në Kosovë.

“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-rarrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”- tha ai.

Serbi-Shqipëri u zhvendos nga stadiumi i Beogradit pasi do të luhet në Leskovac, për arsye sigurie.

Arlind Sadiku

Belgjika kërkon gjysmën e Iekëve që SPAK i ka sekuestruar dy vëllezërve nga Fushë-Kruja dhe një tjetri në Vlorë

Qeveria belge kërkon pjesën e saj nga paratë që SPAK u ka sekuestruar grupeve kriminale shqiptare për hetimet që kanë nisur nga Belgjika.

Dy ministre belge, ajo e drejtësisë dhe ministrja e emigracionit do të diskutojnë gjatë vizitës së tyre të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë, edhe për ndarjen e parave të sekuestruara nga narkotrafiku.

“Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e aseteve, duke lejuar që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg,” raportoi agjencia belge e lajmeve, belganewsagency.

Një pjesë e madhe e sekuestrimeve që SPAK ka bërë ndaj grupeve kriminale kanë ardhur pikërisht për shkak të hetimeve të nisura nga Belgjika.

Mes tyre, ndër më të bujshmet kanë qenë sekuestrimet e pasurive të dy vëllezërve nga Fushë-Kruja, sekuestrimi i pasurive të Eridian Guerreros në Vlorë etj..

Bëhet fjalë për miliona euro të sekuestruara në formën e llogarive bankare, por edhe pasurive të patundshme, të cilat kanë rrjedhur nga veprimtaritë kriminale.

Tani, qeveria belge kërkon pjesën e saj nga këto para.

Transferim të burgosurish

Dy ministret belge filluan një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë të hënën. Vizita përqendrohet në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Për të lehtësuar mbipopullimin kronik në burgjet belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për shkelësit jo-rezidentë.

Ministrat do të zhvillojnë bisedime eksploruese mbi idenë e ta bëjnë këtë në Shqipëri ose në Kosovë gjatë vizitës së tyre në këto vende.

Verlinden dhe Van Bossuyt do të bëjnë gjithashtu presion mbi Shqipërinë që të marrë mbrapsht shtetasit e saj që aktualisht mbahen të ndaluar në Belgjikë.

Në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, 253 prej të cilëve nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.

“Nëse ata që janë dënuar këtu dhe nuk kanë të drejtë të banojnë në Belgjikë mund të vuajnë dënimin e tyre në vendin e tyre të origjinës, kjo do të thotë që dënimi zbatohet siç duhet, duke lehtësuar gjithashtu presionin mbi sistemin tonë të burgjeve”, tha Verlinden./VRT

Presidenti serb Vuçiç bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Duhet të përgatitemi për Iuftë, jemi gati të …

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç paralajmëroi të premten se bota po shkon drejt luftës, duke thënë se fuqitë globale po përgatiten për konflikt dhe se Serbia duhet të jetë gati të mbrohet.

“Do të jetë gjithnjë e më e vështirë në botë. Do të jetë më e vështirë edhe për ne, për arsyen e thjeshtë se njerëzit duhet ta dinë se të gjithë po përgatiten për luftë. Dhe kur ata përgatiten për luftë, kjo do të thotë se do të ketë një të tillë. Dhe unë ju them se do të ketë”, tha Vuçiç gjatë inaugurimit të një hekurudhe të re me shpejtësi të lartë që lidh Beogradin dhe Suboticën.

“Ata nuk janë të interesuar për bisedime dhe negociata. Ata po hapin llogoret e tyre dhe po presin fillimin, duke e ditur se lufta po vjen gjithsesi. Ata po presin dhe po përgatiten”, shtoi ai.

Udhëheqësi serb tha se kishte frikë se pak veta mund ta parandalonin një konflikt global. “Do të paguaja gjithçka në botë që kjo të mos ndodhte. Fatkeqësisht, kam frikë se kam të drejtë. Do të na duhet të përgatisim edhe disa gjëra që nuk i kemi përgatitur”, tha ai.

“Ushtria jonë është gati të pengojë çdo armik, por do të na duhet të përgatisim disa gjëra të tjera”, shtoi Vuçiç.

“Një i ri i maskuar qëlloi nga afër”- Zbardhet dinamika e vrasjes së shqiptarit dhe grekut! Pak ditë më parë, pronari i kampingùt i shpëtoi një atentati! Çfarë thonë dëshmitarët

Një shqiptar dhe një grek mbetën të vrarë mbrëmjen e të dilës (5 tetor) në rajonin e Mesinisë në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një kampingu në zonën turistike të Finikundas.

Sipas informacioneve të para nga autoritetet, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, policia u thirr në kamping pas raportimeve për të shtëna armësh. Në vendngjarje u gjetën të pajetë dy persona.

Njëri prej viktimave është identifikuar si një shtetas grek, rreth 70 vjeç, pronar i kampingut. Viktima tjetër është një burrë me origjinë shqiptare, rreth 60 vjeç, i cili punonte si përgjegjës i mirëmbajtjes në të njëjtin kamping.

Sipas dëshmive të banorëve lokalë, autori dyshohet të jetë një i ri, i cili iu afrua dy viktimave dhe i qëlloi nga një distancë e afërt. Media greke MessiniaLive raporton se agresori hyri në recepsionin e kampingut me fytyrë të mbuluar dhe qëlloi për vdekje 70-vjeçarin. Më pas, pasi viktima shqiptare tentoi të largohej, edhe ai u qëllua për vdekje.

Pas krimit, autori dyshohet se është larguar me motor. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ka konstatuar trupat e pajetë të dy burrave në recepsionin e kampingut, të mbuluar në gjak. Dyshohet se arma e përdorur ishte një pushkë gjahu (karabinë).

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda të Mesinisë, e cila po mbledh prova për të identifikuar dhe kapur autorin. Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime të forta që autori dhe viktimat njiheshin më parë.

Një detaj i rëndësishëm që është bërë publik është se rreth 15 deri në 20 ditë para vrasjes, pronari i kampingut kishte raportuar në polici për të shtëna dhe një tentativë për atentat ndaj tij në një tjetër biznes që ai zotëron brenda fshatit Finikunda.

Gjithashtu, sipas MessiniaLive, gjatë verës kishte ndodhur një përplasje e ashpër mes palëve, ku 70-vjeçari ishte plagosur në fytyrë nga një armë ajrore (aerobik), por rasti nuk ishte ndjekur më tej nga autoritetet.

Frikë nga tifozët, FIFA “zbut” Serbinë, i “fshin” uItrasit, vetëm bileta të personalizuara

14 tetori i 10 viteve më parë është ende një kujtim i freskët në Serbi, një kaos i paprecedentë me tifozët që vendosi në rrezik jetën e lojtarëve dhe delegacionit shqiptar. Ajo ngjarje e rendë i kushtoi Serbisë 3 pikët në tavolinë dhe -3 pikë në renditje. 10 vite më pas, drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit po bëjnë gjithçka që ajo ngjarje të mos përsëritet.

S1

Fillimisht i kërkuar FIFA-s dhe UEFA-s që ndeshja me Shqipërisë të s’postohej nga Beogradi në Leskovac, ndërsa së fundmi kanë vendosur që të mos nxjerrin bileta në shitje, por do të shpërndahen nga vetë Federata, një lëvizje kjo për të larguar tifozët ultras. Në stadium, ku prezenca e tifozëve do të jetë e limituar, afro 6 mijë, biletat do të shpërndahen vetëm për komunitetin e futbollit, klubet, nxënësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale dhe amatore të futbollit, sponsorët zyrtarë etj.

S2

Hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe karta identiteti. “I kujtojmë publikut se në tetor 2014, ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, gjë që çoi në pasoja të rënda për ekipin tonë kombëtar”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit.

Në stadiumin e Leskovacit nuk do të ketë tifozë shqiptar, kjo pasi ky takim vlerësohet me një shkallë të lartë rrezikshmërie, me FIFA-n që do të dërgojë edhe dy oficerë sigurie.

“Kemi qenë nën kërcënim të vazhdueshëm”, banori përlotet për gjyqtarin që u vra në sallën e gjyqit: Vdiq për ne…

Ata shprehen të tronditur për vrasjen e gjyqtarit dhe theksojnë se vendimi i tij ishte i drejtë, duke deklaruar në lot se Kalaja “vdiq për ne”.

“Jemi nën kërcënim të vazhdueshëm,” thotë një nga banorët.

Një zonjë tregon para gazetarëve se: “Po, ka ardh te shpia, unë shkoj në punë në 6 të nadjes, kur kthehem e gjej makinën të parkuar para shpisë.”

“Ne na ka strehuar bashkia në ’93. Kemi ndenjur, e më pas në 2012 kanë ardhur Shkambi kanë thënë është ndërtesa ime. Na kanë nxjerrë nëpër gjyqe, kemi punuar e kemi derdhur para për këtë ndërtesë. Tani na kanë bërë presion që të lëshojmë shtëpinë. Kemi nejtur në tension, fajet i ka bashkia që na ka dhënë ne e më pas ia ka shitur edhe atij. Ne na e ka dhënë e më pas atij ia ka shitur. Njehemi shumë keq, më zi nuk ka më. Më mirë kishim dalë në rrugë të madhe se sa të kishin vrarë gjyqtarin. Më mirë të na kishin vrarë ne”, tha njëri prej banorëve në konflikt me Shkambajt.

Të shqetësuar për sigurinë e tyre, banorët bëjnë përgjegjëse institucionet për përshkallëzimin e konfliktit.

“Bashkia dhe hipoteka e kanë bërë këtë punë,” thotë një tjetër banor. “Kjo ka qenë dhe është ende pronë e shtetit. Gjyqet i ka humbur ai, s’ka dokument për të na nxjerrë jashtë. Kur i humbi gjyqet, u ngushtua.”

Konflikti për pronën nisi që në vitin 2012, dhe çështja ka kaluar në disa shkallë gjyqësore. Sipas banorëve, konflikti ka qenë burim kërcënimesh të vazhdueshme, të cilat i kanë denoncuar edhe në polici.

“Ka 12 muaj që ka fol në gjyq, pavarësisht se është i shtetit, ne personalisht banorët kena shku e kena bo kërcënim në polici. E kena bo denoncim se ka thënë Gjon Shkambi do më jepni dëmet.”

Një tjetër banor, i prekur emocionalisht, tha: “Ma bëj hallall djali jem. Ndihemi të rënduar. Ndjejmë keqardhje të madhe për atë burrë që vdiq për burrninë e vet dhe për ne.”

Familjarët të cilët kanë folur për mediat janë vendosur aty me një urdhër të Bashkisë Shkodër në prona që sipas tyre janë të qeverisë.

Pastaj në vitin 2012 është shfaqur familja Shkambi si pronare e godinave shtetërore me një vendim që mban firmën e ish-kryebashkiakut Lorenc Luka.

Banorët thonë se ai e ka marrë me letra false, pasi sipas tyre nuk ka asnjë akt trashëgimie të pronës nga të parët siç pretendon familja Shkambi.

Reagimi epik i Luizit pasi Flor Binaj shpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës (Video)

Diten e sotme, Sali Berisha njoftoi zyrtarisht se Florjan Binaj do të jetë kandidati i mbështetur nga Partia Demokratikepër zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Kreu i PD-së, në një deklaratë për mediat nga selia blu, vlerësoi Binajn si një “artist dhe personalitet që mbron kauzat e qytetarëve”, duke ftuar të gjithë opozitarët dhe qytetarët që ta mbështesin kandidaturën e tij.

“Ftoj aleatët dhe opozitarët, qytetarët, të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, – u shpreh Berisha.

Por ajo që tërhoqi vëmendje në rrjet ishte reagimi plot humor i këngëtarit Luiz Ejlli, i cili publikoi në Instastory një video teksa dëgjonte fjalimin e Berishës.

Në fund të videos, Luizi shton:

“Ua kishe tha emrin tim, për Zotin!”

Ky reagim u shpërnda me shpejtësi në rrjet, duke shkaktuar të qeshura dhe komente nga ndjekësit që e njohin për sensin e tij të humorit. /Prive

VIDEO