Ι ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Ksenofon Ilia, drejtues i Institucionit të Gjuhës së Trupit, psikolog klinik, këshillues familjar. Ai ka folur në lidhje me tradhtitë nga burrat dhe gratë.
Ai e ka habitur moderatorin e njohur kur tha se ka burra që tradhtojnë me miratimin e gruas. Sipas tij, ato u thonë ‘mirë ti shko por në darkë do të jesh tek unë’.
Foni shtoi se ka edhe bùrra që e dinë që gratë i tradhtojnë, por duke qenë ‘të çmendur pas tyre’ nuk i lënë dhe pranojnë veprimet e tyre.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Që do të thotë me miratimin e gruas?
Foni: Shko ti me atë por në darkë do të vish tek unë.
Ronaldo: Po thua metaforikisht?
Foni: Jo, kemi raste plot. Ka të tjera që nuk e durojnë dot, ti je i imi dhe vetëm i imi, ekskluziviteti është i imi, jo me të tjera. Kurse një tjetër e pranon se ka shumë sindroma që ndodhin e thotë ‘mirë ti shko por në darkë do të jesh tek unë’.
Ronaldo: E pranon pa patur problem apo për arsye ekonomike?
Foni: Mund të jenë arsye ekonomike, arsye shpirtërore, nuk di të them, se secili është i ndryshëm, por që ka, ka. E di që ndodh, e pranon ashtu siç është.
Ronaldo: Më habite
Foni: Unë të them nga përvoja ime, nga ato që shikoj dhe ato që më thonë, ato që kërkojnë ndihmë. Edhe burra ka të tillë, jo vetëm gra. E di që gruaja e tij bën veprime të tilla, por nuk mundet dot, është i çmendur pas saj.
Një histori emocionuese që lidh prejardhjen, gjuhën dhe traditën shqiptare pas më shumë se katër shekujsh vjen nga Pogradeci.
Një çift bashkëshortësh shqiptarë nga Ukraina, Kirano dhe Mihail Siupur, me origjinë nga fshati Karakurt i rajonit të Odesës, kanë vizituar qytetin që sipas studiuesve lidhet me rrënjët e të parëve të tyre, duke sjellë me vete gjuhën arbërore, emocionet dhe krenarinë për identitetin shqiptar.
Të parët e tyre u Iarguan në shekullin XVI fillimisht drejt Bullgarisë dhe më pas u vendosën në Ukrainë. Bashkëshortët Siupiur u shprehën të emocionuar, duke folur vazhdimisht në gjuhën arbërore dhe duke mbajtur me vete një portret të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“Unë jam shqiptar nga Ukraina. Jam me gruan në Pogradec. Kemi shumë shqiptarë në Ukrainë, nga Korça dhe nga Pogradeci ata duan të ishin këtu. Ikën nga Shqipëria në Bullgari jetuan 200 vite aty pastaj nga Bullgaria ikën në Ukrainë. 200 vite dhe ne flasim shqip në Karakurt dhe vajzat dhe djemtë, vëllezërit në mëhallë flasin shqip. Tani hapëm një shkollë shqiptare në Karakurt dhe mësojnë fëmijët të flasin dhe mësojnë shqip. Ne e mbajmë kulturën e Shqipërisë me kostumet dhe bëjmë koncerte dhe kemi bërë statujë të Skënderbeut në Ukraine.
3000 shqiptarë jetojmë në Ukrainë. Kur shkoj në Karakurt ju them të vijnë në Shqipëri për bukuritë këtu dhe të takojnë shqiptarët”, tha burri.
“Kam tre femijë, dinë shqip të gjithë. Nga fshati duan të vijnë këtu por tani që ka luftë nuk mundem. Këtu gjithçka është bukur, uji, liqeni, mali”, tha gruaja.
Studiuesi Ledjan Zeqollari thotë se ky komunitet është i njëjtë si arbëreshët e Italisë dhe mjaft interesant është fakti se ende pas kaq shumë vitesh ata trashëgojnë kulturën dhe gjuhën e vjetër shqipe.
Pavarësisht se sot jetojnë në Londër pas largimit nga Ukraina për shkak të luftës, bashkëshortët thonë se duan që ti tregojnë shqiptarëve të tjerë në Karakurt për vendin e origjinës në mënyrë që ta vizitojnë së shpejti.
Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku foli gjatë për jetën e saj, kohën në politikë, familjen dhe tashmë kohën jashtë kostumit të politikës.
Ajo ka treguar sesi është ndjerë dhe çfarë ka menduar kur ka parë Ilir Metën pas kafazit të xhamtë në seancën e fundit të gjyqit të tyre.“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh… Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje.
Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti, edhe unë nuk kam qenë shumë e përgatitur. Atij i thanë që ajo ka të dashur, dhe doli që në fakt ishte Ilir Meta.
Shikoje si i shkëlqejnë sytë aty… Ai është babai i fëmijëve të mi. Respekti im për të është i palimtuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha, ai është strateg i diplomacisë shqiptare”, tha ajo. E pyetur se cili është politikani që vlerëson më shumë, ajo ka përmendur Erion Braçen.“Politikani më i aftë për mua sot është Erion Braçe. Do e votoja për kryetar bashkie”, u shpreh Kryemadhi. Një koment ka dhënë edhe për ‘kolegët’ me të cilët ndau rrugëtimin si opinioniste në Big Brother.
“Arbër Hajdari ka qenë një surprizë, sjellja e tij me mua ka qenë surprizë. I pata thënë Arbrit mendoje seriozisht politikë, por është skeptik dhe nuk ka faj”, tha ajo. Për Ledion Liçon u shpreh: Ledioni për mua është energji pozitive, i jashtëzakonshëm. Ai nxjerr një energji jashtëzakonisht pozitive, ka një solaritet të jashtëzakonshëm. Arbri dhe Ledioni kanë qenë me efekt antidepresion me nivele më të larta në këtë Big Brother.
Por a ka Monika Kryemadhi nevojën për t’i kërkuar falje ndokujt?
“Më fal do t’u thoja fëmijëve të mi që nuk kam investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta, patjetër dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk isha për të, e lashë në shoqëri të gabuar, kjo është kostoja që unë duhet ta paguaj për gjithë jetën”, u shpreh ajo.
Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin metoda të pazakonta për të eksportuar naftë përmes Ngushtica e Hormuzit, ndërsa konflikti në rajon vazhdon të kufizojë trafikun detar dhe të rrisë rreziqet për transportin e energjisë.
Sipas të dhënave nga burime të industrisë dhe analizave të trafikut detar, disa cisterna nąfte kanë kaluar ngushticën me sistemet e tyre të gjurmimit të fikura, një praktikë që synon të shmangë zbulimin dhe sulmet e mundshme nga Iran, shkruan Reuters.
Këto dërgesa përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të eksporteve të zakonshme të Emirateve, por tregojnë gatishmërinë e prodhuesve dhe blerësve për të marrë rreziqe në mënyrë që të zhbllokojnë furnizimin me naftë të mbetur në Gjirin Persik.
Në muajin prill, kompania shtetërore ADNOC arriti të eksportojë të paktën 6 milionë fuçi naftë përmes katër cisternave, përfshirë llojet Upper Zakum dhe Das. Ngarkesat u transferuan në det të hapur ose u dërguan drejt rafinerive në Azi Juglindore dhe Korenë e Jugut.
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit pas përshkallëzimit të konfliktit SHBA-Iran ka bllokuar një pjesë të konsiderueshme të furnizimit global me energji, duke shtyrë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, vendet e tjera të Gjirit, si Iraku, Kuvajti dhe Katari, kanë reduktuar ose ndalur eksportet, ndërsa Arabia Saudite po përdor rrugë alternative përmes Detit të Kuq.
Përdorimi i cisternave “të padukshme” nënvizon tensionin e lartë në një nga arteriet më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë, ku çdo ndërprerje ka ndikim të menjëhershëm në ekonominë botërore.
Një modele joshëse ka zbuluar se burrat paguajnë deri në 1000 paund vetëm që t’a shohin duke u stërvitur në palestër.
Louisa Khovanski thotë se rutinat e saj të fitnesit janë shndërruar në një sipërmarrje të madhe fitimprurëse. Sipas saj, fansat japin shuma marramendëse për t’a parë teksa stërvitet.
32-vjeçarja tashmë fiton shifra të mëdha në muaj në internet, por shton se përmbajtja e palestrës është bërë një nga fitimet e saj më të mëdha.
Pasi ndau një klip të saj duke u stërvitur, Louisa shpejt u bë virale dhe u mbush me vëmendje nga admiruesit në internet.
“Burrat më paguajnë deri në 1000 paund vetëm për të më parë duke u stërvitur. Kjo ende më habit. Mund të fitoj më shumë në një seancë në palestër se sa disa njerëz fitojnë në një ditë të plotë në zyrë. Filloi si diçka që e shijova vetë, por fansat e pëlqyen dhe që atëherë gjithçka u zhvillua”, ka thënë e reja, e cila ka 5.1 milionë ndjekës në rrjetin social, “Instagram”.
Louisa ka shpjeguar se fillimisht ka postuar klipe të rastësishme nga stërvitja e saj, pa pritur ndonjë reagim të madh nga ndjekësit. Por më vonë, vuri re se njerëzit po kërkonin më shumë, i dërgonin mesazhe dhe i jepnin bakshish.
“Atëherë e kuptova se kjo mund të ishte diçka shumë më e madhe”, ka treguar 32-vjeçarja, e cila ka zbuluar dhe komentet e shumta që fansat kanë lënë në videot e saj.
“Proces biologjik perfekt, i projektuar”, ka shkruar dikush dhe një tjetër ka shtuar: “Dashuria ime, gruaja e jetës sime”.
Modelja beson se kjo pasqyron ekonominë moderne të krijuesve online:
“Njerëzit mendojnë se është çmenduri, por kjo është bota në të cilën jetojmë tani. Nëse njerëzve u pëlqen të më shikojnë dhe duan të më mbështesin, nuk do të ankohem”.
Por modelja kanadeze këmbëngul se fitnesi do të thotë shumë më tepër për të sesa thjesht të fitojë para:
“Stërvitja më mban të qëndrueshme. Nuk ka të bëjë vetëm me pamjen time – ka të bëjë edhe me mënyrën se si ndihem mendërisht. Paratë janë të mrekullueshme, por unë do ta bëja këtë gjithsesi”.
Louisa, e cila jeton në Toronto, Kanada, thotë se njerëzit shpesh shokohen kur e shohin duke djersitur në palestër, sepse supozojnë se jeta e saj ka të bëjë vetëm me shkëlqimin dhe setet fotografike.
“Njerëzit nuk presin që unë të djersitem në palestër. Por më pëlqen ta shtyj veten dhe të provoj gjëra të reja. Kjo është vetëm një anë tjetër e imja që njerëzit po fillojnë ta shohin”, ka thënë 32-vjeçarja.
Bashkimi Evropian ka përgatitur një draft të ri udhëzimesh lidhur me furnizimin me karburant për avionët dhe ndikimin që mungesat e përkohshme mund të kenë te fluturimet.
Sipas propozimit, kur një fluturim anulohet për shkak të mungesës së përkohshme të karburantit në një aeroport, kompanitë ajrore nuk do të jenë të detyruara të paguajnë kompensimin standard për pasagjerët. Komisioni Evropian e konsideron këtë situatë si një “rrethanë të jashtëzakonshme”, çka përjashton pagesat që zakonisht variojnë nga 250 deri në 600 euro, në varësi të distancës së fluturimit. Megjithatë, pasagjerët vazhdojnë të kenë të drejtën për rimbursim të plotë të biletës ose për një fluturim alternativ.
Në dokumentin e publikuar nga Brukseli theksohet se mungesat lokale të karburantit për avionë mund të ndodhin në raste të veçanta dhe mund të justifikojnë anulime operative. Aktualisht, sipas autoriteteve evropiane, nuk ka shenja të një krize të përgjithshme furnizimi në tregun evropian të aviacionit. Situata konsiderohet e qëndrueshme, megjithëse paralajmërohet se një konflikt i zgjatur ndërkombëtar mund të sjellë ndërprerje më serioze në zinxhirët e furnizimit.
Drafti trajton edhe çështjen e çmimeve të biletave ajrore. Sipas rregullave të propozuara, kompanitë ajrore nuk mund të rrisin në mënyrë retroaktive çmimet e biletave që janë blerë tashmë nga pasagjerët, edhe në rast se kostot e karburantit rriten ndjeshëm. Të dhënat e Komisioni Evropian tregojnë se çmimi i karburantit për avionë është pothuajse dyfishuar krahasuar me fundin e shkurtit, por kjo rritje nuk mund të reflektohet te biletat e shitura më parë.
Për paketat turistike, rregullat janë më fleksibile. Organizatorët mund të aplikojnë një rritje çmimi deri në 8% për shkak të kostove më të larta të karburantit, por vetëm nëse klientët njoftohen të paktën 20 ditë para nisjes së udhëtimit. Në të kundërt, rritja nuk konsiderohet e vlefshme.
Po ashtu, Komisioni Evropian ka sqaruar se nuk ekziston ndonjë ndalim për përdorimin e karburantit amerikan Jet A, i cili është i ngjashëm me standardin ndërkombëtar Jet A1, edhe pse ka disa dallime teknike. Ky variant shihet si një alternativë e mundshme në rast vështirësish në furnizim.
Ndërkohë, rregullat për përdorimin e “slot-eve” aeroportuale mbeten të pandryshuara. Kompanitë ajrore duhet të vazhdojnë t’i përdorin ato në të paktën 80% të rasteve, përndryshe rrezikojnë t’i humbasin, edhe pse kostot më të larta të karburantit mund ta bëjnë operimin më pak fitimprurës.
“Hantavirusi mund të jetë dhe në Tiranë”. Kështu u shpreh mjekja Aurora Meta Dollenberg për shpërthimin e virusit të ri që ka alarmuar botën, në një lidhje me Dita Jonë, për shkak se ky virus gjendet kryesisht te minjtë. Ajo theksoi se virusi nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por përmes kontaktit me urinën, feçet apo ushqimet e kontaminuara nga brejtësit, ndërsa përmendi edhe tipet e këtij virusi në Europë.
“Virusi jeton tek sidomos tek minjtë. Prandaj është dhe më i kapshëm zakonisht në ato zonat siç është Tirana, në zonat e ndotura ku kemi një mungesë higjiene ku minjtë kanë dominim të theksuar. Prandaj dhe hantavirusi ka qenë kryefjala tek anija, e cila ka qenë e izoluar në hambarët e drithërave, ku minjtë kishin marrë kontrollin, arritëm që të kishim një transmetim të virusit nga pështyma nga fekalet ushqimi i pagatuar mirë i cili infektoi të gjithë pasagjerët.
Po ekziston (në Tiranë). Këtu nuk mund ta heqim dot komplet kujdesin sepse hantavirusi është një banor i zakonshëm tek minjtë. Për sa kohë që dhe Tirana në kanalizime ka zona jo mirë të inspektuara kanë minj kemi automatikisht dhe hantavirusin e ashtuquajtur evropian. Dy tipe të caktuar Dobrovan sepse ka në Kroaci dhe në Serbi. Dhe rastin e Pulava, e cila është zbuluar në Gjermani dhe në Europën nordike”, tha ajo në Dita Jonë.
Mjekja theksoi se simptomat janë të ngjashme me gripin si temperaturë, lodhje dhe dhimbje koke. Sipas saj në raste të rralla, virusi mund të shkaktojë insuficiencë renale ose ethe hemorragjike, me gjakderdhje nga hunda, mishrat e dhëmbëve dhe njolla të kuqe në trup.
“Hantavirusi etopian karakterizohet sidomos nga simptomat renale, ethe hemorragjike. Dhe për Europën, OBSH-ja ka nxjerrë udhëzimesh teknike speciale se si ta menaxhojmë Hantavirusin në vendet e Ballkanit dhe në pjesën tjetër evropiane. Vendet si Shqipëria duhet të kenë një qendër të mirë dialize për pacientë, në qoftë se me raste shumë të rralla virusi arrin të kalojë nga miu te njeriu dhe ky pacient të mos ketë një sistem imunitarr shumë rrallë më pak se 1% e të infektuarve arrijnë të zhvillohen vetë në shtim të veshkave dhe ka nevojë urgjente për dializë. Dhe kemi atë rastin numër dy që të etheve hemorragjike pra gjaku nga hundët, njolla të kuqe në të gjithë trupin tregojnë që dhe mpiksja e gjakut”, tha mjekja.
Në Dita Jonë ajo rekomandoi higjienë të shtuar, gatim të mirë të ushqimeve dhe dezinfektim të ambienteve me prani brejtësish.
“Rëndësi vetëm higjiena, pra larja e duarve, i sipërfaqeve të kuzhinës, sidomos gatimi i mirë sepse hantavirusi nuk është një rrezik për popullatën e gjerë, vetëm për grupe të caktuara që janë për shembull si fermerët, bujqit ose ato magazinat e vjetra ose që janë në kontakt të vazhdueshëm me këto ambiente që kanë mbeturina nuk pastrohen në kohë. Dhe unë jam rritur ashtu në Tiranë dhe Tirana nga një mbimbytje me minj. Kështu që autorizohet një program nga OBSH-ja për zhdukjen e minjve, është masa më e mira parandaluese. Mesazhi për qytetarët është që amvisat të jenë të kujdesshme në ditët e javët në vijim për të gatuar ushqime mbi 70 gradë të cilat dezinfikohen”.
Po pavarësisht kësaj deklarate, ajo hodhi poshtë mundësinë e një pandemie dhe sqaroi se Shqipëria nuk është më e rrezikuar se vendet e tjera europiane.
“Dua të heq çdo lloj frike dhe çdo lloj ndjenje alarmi në lidhje me antavirusin, sepse nuk është diçka e re dhe nuk është një virus i rrezikshëm që ka mundësi të përhapet në popullatë. Është zero mundësia për një pandemi dhe Shqipëria nuk është më shumë e rrezikuar sesa vendet e tjera evropiane”, theksoi ajo.
Pas replikave të forta në foltore, deputeti socialist, Erion Braçe, shkoi drejt vendit ku qëndron i ulur Sali Berisha, një skenë e rrallë në Parlamentin e Shqipërisë.
Socialisti Braçe i është afruar Berishës duke i treguar një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.
Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, thanë se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT./Top Channel
Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit Jorgos Moskouris, i njohur si “Thamnakia”, ngjarje e ndodhur më 24 prill 2025 në Halandri.
Të arrestuarit janë identifikuar si Dhionis Kokoni, një tjetër me mbiemër Jupe, si dhe dy shtetas grekë Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos. Sipas autoriteteve, dy prej tyre janë me origjinë shqiptare.
Hetimi i Departamentit të Vrasjeve në Greqi, që zgjati disa muaj, tregon se grupi i arrestuar dyshohet se ka siguruar mbështetje logjistike për ekzekutìmin, përfshirë armë, automjete dhe transport për autorët e huaj që kryen vrasjen dhe u larguan menjëherë pas saj.
Policia greke po heton gjithashtu lidhjet e mundshme të ngjarjes me rrjetin e krimit të organizuar të njohur si Entik, që dyshohet se operon nga Dubai dhe është i përfshirë në trafikun e kontrabandës së duhanit — një konflikt që mendohet të ketë sjellë edhe vrasjen e Moskouris.
Në hetime përmendet edhe Janis Lalas, si dhe mundësia e përfshirjes së grupeve rivale të mafias greke dhe ndërkombëtare.
Përveç vrasjes, të arrestuarit akuzohen edhe për episode të tjera kriminale, përfshirë një shpërthim në një shitës makinash në Nea Erythraia në gusht 2024, si dhe për vendosje të pajisjeve GPS dhe survejim të një avokateje të lidhur me botën e krimit.
Megjithë arrestimet, autorët e drejtpërdrejtë të ekzekutimit mbeten në arrati. Policia greke dyshon se dy vrasës profesionistë të huaj janë larguar nga vendi menjëherë pas atentatit, i cili ndodhi në mes të ditës jashtë një klinike private në Halandri.
Rivëniet nga porta “të gabuara” të Matvei Safonov janë bërë virale. Në të vërtetë nuk bëhej fjalë për gabime të portierit të Paris Saint-Germain në rikthimin e topit në lojë: ajo mënyrë goditjeje dhe drejtimi e trajektores ishte pjesë e një plani të studiuar në detaje për gjysmëfinalen e Champions ndaj Bayern Munich.
Një lëvizje që shumëkush e ka cilësuar si një nga intuitat taktike më gjeniale dhe më kontroverse të Luis Enrique, për të manipuluar pozicionimin e kundërshtarit dhe për të mbipopulluar atë zonë të fushës ku luante një nga futbollistët më të rrezikshëm të gjermanëve: MichaeI Olise, i bllokuar vazhdimisht në një “kafaz” me dy ose tre kundërshtarë (mes tyre edhe Fabian Ruiz, që shpesh e markonte ngushtë) dhe i neutralizuar nga inferioriteti numerik në një hapësirë shumë të ngushtë.
Qëllimi i vërtetë nuk ishte të ruanin menjëherë posedimin e topit, por të krijonin mundësi të favorshme për rikuperimin agresiv të tij, si edhe të neutralizonin një nga pikat e forta të kundërshtarit. Dhe nuk është as hera e parë që trajneri spanjoll propozon ide të ngjashme: në të kaluarën kishte eksperimentuar edhe goditje të fillimit të ndeshjes që dukeshin të çuditshme, të drejtuara qëllimisht drejt vijës fundore kundërshtare për të fituar rivënie anësore të thella.
Plani i PSG: ta godasësh qëllimisht topin jashtë fushe
Në vend që të ndërtonte aksionin nga prapa (zgjedhje e rrezikshme kundër një skuadre si Bayern, që ushtron presion shumë të lartë) apo të kërkonte topa të gjatë drejt sulmuesve, Safonov kishte marrë udhëzime të qarta nga trajneri spanjoll: ta dërgonte topin direkt në anësore dhe sa më larg të ishte e mundur në një zonë të caktuar të gjysmës së fushës së kundërshtarit. Nuk bëhej fjalë për gabime teknike, por për një zgjedhje të qëllimshme për t’ua prishur ritmin gjermanëve, për të orientuar lëvizjet e tyre dhe për t’i tërhequr në një lloj hinke taktike, duke krijuar situata në favor të PSG-së. Objektivi ishte pothuajse gjithmonë i njëjti: krahu i djathtë i bavarezëve, në zonën e Michael Olise.
Dhe jo vetëm kaq. Rivënia anësore kthehej kështu në një lloj goditjeje standarde të dobishme për të organizuar edhe më me zgjuarsi presionin. Krahasuar me një rivënie klasike nga porta, kjo situatë u lejonte francezëve të përgatisnin më mirë markimet, të mbyllnin linjat e pasimit, të sulmonin menjëherë topat e dytë dhe të rikuperonin posedimin në zona të avancuara.
Si funksionoi “truku” i Safonov
Një seri videosh të shpërndara në rrjetet sociale kanë lejuar të analizohet ajo që transmetimi televiziv nuk arriti të tregonte dhe që statistikat e regjistruan si rivënie të pasakta të portierit rus. Strategjia ndërtohej në tri faza shumë të sakta.
*Goditja e orientuar drejt krahut nga Safonov. Shërbente për ta drejtuar topin anash, duke detyruar Bayern Munich të fitonte një rivënie anësore në gjysmën e vet të fushës.
*Dendësi e menjëhershme. Ndërsa topi dilte jashtë, disa lojtarë të PSG-së pozicionoheshin menjëherë në të njëjtën zonë. Shpesh shiheshin njëkohësisht Marquinhos, Vitinha, Fabian Ruiz apo edhe vetë Kvaratskhelia. Rezultati ishte një superioritet numerik i menjëhershëm rreth lojtarit që do të merrte topin.
*Kurthi. Kur Bayern ekzekutonte rivënien anësore, PSG sulmonte menjëherë mbajtësin e topit me presion agresiv dhe hapësira shumë të ngushta. Olise, një nga lojtarët më të rrezikshëm të gjermanëve në duelet një kundër një, dyfishohej ose trefishohej vazhdimisht, pa mundësi për të përshpejtuar, për të kaluar kundërshtarin apo për të shkarkuar topin te një shok skuadre.
Pse kjo strategji u konsiderua gjeniale
Intuita e vërtetë e Luis Enrique nuk ishte ruajtja e posedimit, por krijimi i një lloj “kaosi të organizuar”. Duke e kthyer një rivënie normale nga porta, një situatë të hapur dhe të paparashikueshme, në një rivënie anësore, PSG arrinte të ngadalësonte ritmin e gjermanëve, të organizonte më mirë presionin, të drejtonte lojën në një zonë të caktuar dhe t’u hiqte hapësira lojtarëve më teknikë të kundërshtarit. Me pak fjalë, francezët zgjodhën vetë se ku do të luante Bayern.
Objektivi kryesor ishte neutralizimi i Michael Olise
Një nga objektivat kryesorë taktikë ishte pikërisht Michael Olise. Futbollisti i Bayern është shkatërrues kur merr topin në vrapim ose në hapësira të lira. Me këtë strategji, PSG e detyronte të merrte topin me shpinë nga porta, pranë vijës anësore dhe i rrethuar nga kundërshtarët. Rezultati ishte i dukshëm: shumë pak driblime të suksesshme, shumë pak topa të pastër në gjysmën sulmuese dhe vështirësi të mëdha për të krijuar superioritet numerik, ndërsa PSG rikuperonte topin me përqindje të lartë vetëm pak sekonda pas rivënieve anësore të Bayern Munich