‘BE me sy mbyllur?’, paralajmëron Kikia: Pranimi i Shqipërisë me këto probleme s’i shërben qytetarëve

Gazetari Mentor Kikia tha sot se procesi i integrimit të vendit në BE përfshin një sërë aspektesh, si demokracia, zgjedhjet dhe transparenca publike, duke theksuar se nuk është rrugë që shtrohet vetë.

I ftuar në një emision televiziv Kikia u shpreh se europianizimi i vërtetë do të vijë vetëm kur të realizohen standardet e përcaktuara, që ngjasojnë me ato të qytetarëve europianë.

“Integrimi nuk është një rrugë që shtrohet, por një proces i cili përfshin të gjithë Shqipërinë si demokracia, zgjedhjet transparencen publike. Kështu që parimisht Shqipëria integrohet se të gjithë këto perimetra mund të realizohen dhe se fundi i lumtur nuk është integrimi në BE që ne t’i realizojmë ato standarte. Dhe përpara se të jemi qytetarë evropianë, por qytetarë që të jetojmë në kushte si evropianët. Nëse BE do të vazhdojë me këtë qasje optimiste dhe të pranojë Shqipërinë me këto probleme që ndodhet atëherë po realizohet një strategji politike, por nuk do t’i shërbejë qyetarëve. Sepse ne nuk na intereson, nëse nuk arrihen qëlimet tona”,-tha Kikia.

Ngacmohej vazhdimisht në shkollë, 14-υjeçari i jep fυnd jetës


Një 14-vjeçar i mori jetën vetes në dhomën e tij, një ditë para se të rifillonte shkolla. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali dhe autoritetet kanë nisur menjëherë hetimin për nxitje për vetëvrasje.

Ndërsa Ministria e Arsimit ka urdhëruar inspektime në dy shkolla që ai ka ndjekur. Ngacmimet e vazhdueshme nga bashkëmoshatarët dyshohet të jenë shkaku i tragjedisë.

Mediat italiane shkruajnë se Paolo ishte përballur me ngacmime të përsëritura që nga shkolla fillore. Ai quhej “Paoletta” dhe “Nino D’Angelo” për shkak të pamjes së tij – flokë të gjatë biond – dhe ishte shpeshherë i izoluar nga të tjerët.
Në një rast, një bashkëmoshatar kishte sjellë edhe thikë në klasë, por incidenti u minimizua dhe ankesat e familjes u injoruan.

Sipas mediave italiane, prokuroria e Cassinos ka hapur një çështje për nxitje për vetëvrasje, ndërsa ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka kontaktuar personalisht babain e Paolo-s dhe ka nisur inspektime në shkollën fillore dhe atë të mesme ku djali kishte studiuar.

Këngëtari napolitan Nino D’Angelo, emri i të cilit u përdor për ta tallur Paolo-n, reagoi në rrjetet sociale:
“Na fal Paolo, nëse nuk ishim aty për ty. Më vjen keq që të thirrën me emrin tim”.

Nga ana tjetër, vëllai i Paolo-s, Ivan, përmes një letre drejtuar institucioneve, kërkon drejtësi për vëllain e tij dhe denoncon mungesën e ndërhyrjes, pavarësisht raportimeve të shumta të mëparshme. Familja thekson se ngacmimi është një plagë serioze që, kur neglizhohet, mund të marrë jetë.

“Të mbush barkun me ρΙumba…”/ ‘Çmendet’ polici në Berat, nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon kolegun e tij (Emri)

Një ngjarje jo etike dhe aspak profesionale, që ul imazhin e Policisë së Shtetit, ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku si pasojë e një debate të fortë mes dy agjentëve të Operacionales, njëri prej tyre mësohet të ketë nxjerë armën dhe ka kanosur kolegun.

“…Të mbush barkun me plumba…” – Këto kanë qenë fjalët që Muhamet Lana ju drejtua kolegut të tij polic, Partizan Lumi, i cili më parë ka shërbyer si agjent operacional pranë Drejtorisë së Qarkut Berat, por së fundi është transferuar polic Rendi në Komisariatin e Poliçanit.
Mësohet se shkak i konfliktit është bërë transferimi i agjentit Partizan Lumi nga Operacionalja e Drejtorisë së Beratit drejt komisariatit të Policisë Poliçan.

Ky largim i Lumit, ka afruar Muhamet Lanën në operacionalen e Beratit, i cili mësohet të jetë mik i ngushtë i zv/drejtorit të hetimit të krimeve në Drejtorinë e Beratit, Shkëlqim Xhezairaj.
Konflikti mes dy policëve të mësipërm, ka ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë Berat, duke bërë që situata konfliktuale të përfundojë në dyert e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi Partizan Lumi, ka paraqitur një kallëzim penal dhe rasti tashmë është në verifikim e sipër.

Për këtë situatë të ndodhur ditën e djeshme është njoftuar dhe prokurori i gatshëm i Beratit, i cili pritet që në ditët në vijim të njihet me materialin referues që do përcjellin oficerët e AMP-së në prokurori.

Pas ‘rrëmujës’ për dasmën e ish-it, dalin fotot e Eva Muratit me të dashurin e ri

Edhe pse u duk ‘zemër thyer’ nga martesa e Genarit me Cindy Marinën, moderatorja Eva Murati duket se është në një periudhë të lumtur në jetën e saj private.

Mësohet se ajo është në një lidhje me biznesmen italian Adriano Beau, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë. Fakti që ai mund të jetë biznesmen nuk është konfirmuar, por janë vetëm fjalë (që jo rastësisht), mund të kenë dalë nga vetë moderatorja e sportit.

Fotot tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë saj, ndërsa buzëqeshjet dhe komunikimi i afërt mes tyre konfirmojnë romancën.

Kjo romancë vjen në mes të lajmeve rozë pas komentit të Evës për dasmën e ish partnerit të saj, Genar Topallit. Disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore. Eva nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë.”-tha ajo.

Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.
Nuk do ishte çudi që, për të ‘shuar rrëmujën e rrjetit’, Eva të ketë publikuar më në fund partnerin aktual dhe këto foto t’i ketë hedhur vetë në qarkullim.

“Kam burrëri femërore, 24 vjeç jam puthur për herë të parë”/ Ka ardhur në “Përputhen” për të gjetur dashurinë, Pranvera “tremb” djemtë: Jam…

Pranvera është një nga konkurrentet e këtij edicioni në “Përputhen” e cila ka ardhur në këtë format për të gjetur dashurinë.

Ajo është 26 vjeçe dhe vjen nga një lidhje e gjatë, të cilës i ka dhënë fund pak muaj më parë.

Pranvera tha se është femër dominante dhe me burrëri femërore, që e përkufizoi këtë si “besnikëri ndaj partnerit”.

“Jam dominante, karakterizohem nga burrnia femërore, që domethënë që mashkullin nuk e pret në besë, nuk e tradhton. Jo në aspektin fizik. Nëse këta të 12 janë burra do ta shohim. Dhe nëse dikush është burrë, më nxjerr anën time të butë”, tha ajo.

“Në s htrat dua shumë…”/ Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘terrorizoi’ djemtë: Erdha për hakmarrje, nuk dua br ekëgrisur…

Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i vajzave konkurrente.

Një prej konkurrenteve vajza është Katerina. Ajo është 30 vjeçe dhe jeton në Greqi.
Në klipin prezantues të saj, Katerina i kishte shumë të qarta kërkesat për djemtë. Ajo tha lidhjet e saj zakonisht kanë qenë me meshkuj problematik, ndërsa tregoi se pikë në zemër i kishte mbetur “tullaci nga Elbasani”.

“Në Për’puthen kam ardhur për hakmarrje nga një tullac nga Elbasani. Dashuria për mua është të më mbështesni shpirtërisht dhe ekonomikisht. Histori horrori. Unë e prisja veglën më të madhe po doli shumë e vogël. Nuk do falja kurrë dhunën. Flamur i kuq për mua është kur tjetri është brekëgrisur. Unë e ngre flamurin e bardhë kur banka është plot me lek. E meta më e madhe që kam në marrëdhënie është se dua shumë seks. Puthja e parë ka qenë kur isha 14 vjeçe në plazhin e Semanit, në det, prapa ca makinave të mos na shikojnë. Isha e vogël atëherë”, ka thënë Katerina në klipin e saj prezantues, duke i habitur të gjithë. Madje video e saj tashmë është bërë shumë virale në rrjet.

Duket se sinqeriteti i Katerinës i ka ‘trembur’ pak djemtë, të cilët thanë se u duket vajzë e vështirë për t’u përshtatur me të.

“Ato lekë do paguhen veçse nëse shuhemi ne si racë”/ Zbulohen trafikantët, shpërndarësit nxjerrin emrat e shefave

Një i ri është vendosur nën akuzë për shpërndarje kokaine mbasi u zbulua pas një sherri me një të sapo arrestuar, i cili rezultoi se i kishte një borxh.

Por prokuroria dyshon se Edison Ndoja të cilin gjykata e apelit e la nën arrest në burg ishte duke I kërkuar paratë e kokainës shpërndarësit Luan Hasi. Ky i fundit sipas informacioneve që kishte policia udhëtoi nga Tirana për të shpërndante doza kokaine në Klos. Gjatë ndërhyrjes së antidrogës Hasi braktisi makinën dhe 51 gramë kokainë dhe tentoi të arratisej.

Veprimet e mëpasshme hetimore zbuluan në telefonin e shpërndarësit të parë një mesazh nga një i panjohur ku shkruhej “o luan ato lekë do paguhen veçse nëse shuhemi ne si racë“. Një komunikim i tillë ka zgjuar kureshtjen e prokurorit, i cili ka pyetur të dyshuarin e parë Hasi, që pranoi se numri i telefonit i përkiste garantuesit të kokainës Ndoja dhe se atij duhet ti dorëzoheshin 2 mijë euro.

Po Ndoja insiston se nuk është shpërndarës dhe se i infiltruari Hasi i ngriti grackë për të shmangur borxhin.

Raportohet se përherë e më shumë po shtohen zbulimet e shpërndarësit
Policia e shtetit konfirmon se nga janari deri në shtator të këtij viti ka deleguar për hetime 2233 shtetas të dyshuar si shpërndarës droge, prej të cilëve 598 janë arrestuar në kushte flagrance.

1578 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë jo vetëm për shkak të moshës, por edhe sepse kanë rezultuar përdorues

Mandati i katërt, zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro deri në 2030

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend.

Në kapitullin  “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit bëhet me dije se objektiv i qeverisë është që paga minimale të shkojë në 500 euro deri në 2026, ndërsa paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030, në sektorin publik 1,200 €.

Sipas programit, qeveria ‘Rama 4’ synon që në mandatin e katërt të ulë papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.

Në vitin 2026 paga minimale në vend do të arrijë  në 500 euro. Në dokument theksohet se për 18 muajit e parë të aplikimit të kësaj rritjeje, nuk do të ketë asnjë taksë shtesë.

“Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta”, thuhet në dokument.

Ndërkohë që paga mesatare kombëtare do të arrijë  në 1,000 € deri në 2030 dhe në sektorin publik 1,200 €.

Pjesë nga programi

• Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.
• Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.
• Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.

• Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.
• Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
• Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave. • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.

• Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.
• Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
• Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
• Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.

Programi i plotë

Lufta brenda PS/ Niko Peleshi nxjerr emrat e punësimeve nepotike të Spiropalit dhe më pas i shkarkon

Gazetarja Esiona Konomi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se me largimin e Elisa Spiropalit nga posti i kryetares së Kuvendit dhe ardhjen e Niko Peleshit, është shkarkuar në bllok i gjithë kabineti i ish-kryetares. Sipas gazetares, ky është momenti për të treguar sesi kabinetet e Kuvendit shpesh mbushen me emërime për “qokë”, ku një pjesë e mirë e personave të punësuar nuk kanë kryer funksione reale.

Konomi përmend disa shembuj konkretë:
Zëdhënësja e kabinetit, e cila sipas saj nuk ka komunikuar kurrë me gazetarët dhe është marrë vetëm me përgatitjen e materialeve vizuale për rrjetet sociale.

Ish-eurodeputeti Knut Frankestein, i cili ka përfituar 1600 euro në muaj nga buxheti i shtetit.

Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, me pagesë 1800 euro në muaj.

Ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi, gjithashtu me pagesë 1800 euro në muaj, për të cilin gazetarja shprehet se nuk ka dhënë asnjë ekspertizë të dukshme.

Në këtë kabinet, sipas saj, mund të ketë qenë edhe ndonjë parukiere apo grimiere, duke ironizuar mënyrën si janë plotësuar pozicionet.

Përbërja e plotë e kabinetit të Elisa Spiropalit

Evis Fico – Shefe Kabineti

Zhaklina Gjolla – Zëdhënëse
Boralda Lalollari – Këshilltare
Glen Mebelli – Këshilltar
Knut Frankestein – Këshilltar
Kosta Barjaba – Këshilltar
Ejona Isufaj – Këshilltare
Edon Beci – Këshilltar
Enilda Miftari – Këshilltare e jashtme
Liridona Limani – Këshilltare e jashtme
Erisjan Bregu – Sekretar
Danja Peza – Sekretare
Miranda Lila – Eksperte
Lidiana Dushku – Eksperte
Sadi Vorpsi – Ekspert
Megi Zonja – Eksperte e jashtme
Lorenc Vangjeli – Ekspert i jashtëm
si dhe dy pozicione eksperti vakant

Ky informacion, thotë gazetarja në statusin e saj, është siguruar nga një shkresë zyrtare drejtuar Kuvendit në muajin gusht. Përgjigjja erdhi vetëm pas ankesës te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Në reagimin e tij, Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije:

“Aktualisht ky kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me kabinetin e kryetarit të ri të Kuvendit, z. Niko Peleshi”.

“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël!

Një skenë sa e bukur, aq edhe simbolike për vendin ku lind jeta çdo ditë. Top Channel intervistoi dy prej tyre, Imeldën dhe Elonën, të cilat ndanë emocionet e këtij momenti të veçantë jo vetëm si profesioniste të shëndetit, por edhe si nëna të ardhshme.

Imelda, që po pret fëmijën e saj të parë, këtë të premte do të veshë fustanin e bardhë për një tjetër ditë të paharrueshme – dasmën e saj. Por surpriza më e ëmbël? Të gjitha gratë shtatzënë do të marrin pjesë në dasmë duke hedhur vallen bashkë!

“Emocion i paparë. Jam në shtatzëninë e parë dhe ky fakt na bën më të ndjeshme, më pranë edhe me nënat që i shërbejmë çdo ditë. Pjesë e dasmës jeni edhe ju!”, tha Imelda me një buzëqeshje të sinqertë.

Kur moderatorja Bieta Sulo e pyeti si ka mundësi që të gjitha keni mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë, Imelda me humor u përgjigj: Po ta kishim ditur që lajmi do të bënte kaq bujë, do e kishim shtuar numrin!

Ndërkohë Elona, që po pret fëmijën e saj të dytë, tha se ndjenja e amësisë është edhe më e fortë këtë herë: Kam një djalë dhe tani pres një vajzë – jemi të kompletuar. Nuk e kishim menduar që ky lajm do të bëhej kaq i famshëm, ne punojmë aty ku lind jeta.”

Ky “baby boom” i mrekullueshëm në një nga maternitetet më të njohura të vendit është më shumë se një rastësi – është një dëshmi e jetës që rritet mes duarve që ndihmojnë çdo ditë në lindjen e saj.

Vallja e 12 nënave të ardhshme këtë të premte pritet të bëhet videoja më e ëmbël e javës!

Top Channel