“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël!

Një skenë sa e bukur, aq edhe simbolike për vendin ku lind jeta çdo ditë. Top Channel intervistoi dy prej tyre, Imeldën dhe Elonën, të cilat ndanë emocionet e këtij momenti të veçantë jo vetëm si profesioniste të shëndetit, por edhe si nëna të ardhshme.

Imelda, që po pret fëmijën e saj të parë, këtë të premte do të veshë fustanin e bardhë për një tjetër ditë të paharrueshme – dasmën e saj. Por surpriza më e ëmbël? Të gjitha gratë shtatzënë do të marrin pjesë në dasmë duke hedhur vallen bashkë!

“Emocion i paparë. Jam në shtatzëninë e parë dhe ky fakt na bën më të ndjeshme, më pranë edhe me nënat që i shërbejmë çdo ditë. Pjesë e dasmës jeni edhe ju!”, tha Imelda me një buzëqeshje të sinqertë.

Kur moderatorja Bieta Sulo e pyeti si ka mundësi që të gjitha keni mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë, Imelda me humor u përgjigj: Po ta kishim ditur që lajmi do të bënte kaq bujë, do e kishim shtuar numrin!

Ndërkohë Elona, që po pret fëmijën e saj të dytë, tha se ndjenja e amësisë është edhe më e fortë këtë herë: Kam një djalë dhe tani pres një vajzë – jemi të kompletuar. Nuk e kishim menduar që ky lajm do të bëhej kaq i famshëm, ne punojmë aty ku lind jeta.”

Ky “baby boom” i mrekullueshëm në një nga maternitetet më të njohura të vendit është më shumë se një rastësi – është një dëshmi e jetës që rritet mes duarve që ndihmojnë çdo ditë në lindjen e saj.

Vallja e 12 nënave të ardhshme këtë të premte pritet të bëhet videoja më e ëmbël e javës!

Top Channel

Rrezikoi jetën për të shpëtuar 2 të mitur, shqiptari në Greqi merr nënshtetësinë greke nga vetë kryeministri Mitsotakis

Ledian Gjoka, shqiptari në Greqi i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lum 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në fund ka marrë nënshtetësinë greke.

Shqiptarit i është dhënë nënshtetësia greke nga vetë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka falenderuar publikisht për aktin heroik.

“Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizimit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Mitsotakis.

Shqiptari dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç të cilët rrezikuan mbytjen në lumin Arachthos të Artës në Greqi. Madje, ai pësoi lëndime edhe vetë në këmbë gjatë tentativës për të shpëtuar dy të miturit.

Ledian Goga është nga Berati. Ai emigroi drejt Greqisë 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një krushqie.

Dasma kushtoi 500 mijë euro? Eduart Deda: Cindy Marina vjen nga familje milionerësh, është 50 për qind aksionere….

Dasma madhështore e Genar Topallit dhe Cindy Marinës ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të luksit. Madje është përfolur se ka kushtuar 500 mijë euro.

Vëmendje mori edhe deklarata e Eva Muratit, e cila teksa i kthente përgjigje një ndjekësi në “TikTok” përmendi fondet publike, duke thënë:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike”.

Producenti i njohur, Eduart Deda, ka zbuluar se kjo dasmë nuk ka kushtuar aq sa është përfolur, por ka qenë normale.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Deda u shpreh se Cindy Marina vjen nga një familje milionerësh dhe se ajo është 50 për qind aksionere te klubi sportiv i nënës së saj.

“Ku e di ti se kush e ka paguar dasmën? Dasma ka qenë e përbashkët. Cindy Marina vjen nga një familje milionerësh. Babai i saj ka 120 punëtorë që punojnë për të sa i përket kompanisë së transportit.

E ëma ka klubin më të fortë në Los Angeles të volejbollit, që është klub sportiv që bën mbi 2 milionë dollarë të deklaruara në shtet në vit, e aty Cindy është 50 për qind aksionere. Nuk ka ngelur Cindy dhe as familja e saj për lekët e shqiptarëve.

Madje Jozefina, edhe te dasma e vajzës së vet ka qenë shumë e kujdesshme, modeste, se është natyra e vet. Kurse në Amerikë dasmat bëhen pomopoze, të bukura. Kjo dasmë nuk ka qenë aq e kushtueshme sa e kanë bërë, ka qenë normale”, tha Deda.

Më pas ai shtoi se ka qenë ‘dasma më e bukur që kam parë në jetë’:

“Ishin dy njerëz që po shijonin dasmën në mënyrën më të mirë të mundshme. Të bukurit e dheut të dy, Cindy si yll, Genari dy metër djalë. Çift i mrekullueshëm”.

Kosto e dasmës, Genari i përgjigjet ish-it, Eva Muratit

Dasma madhështore e Cindy Marina dhe Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka qenë ngjarja më e komentuar e ditëve të fundit.

Ceremonia u zhvillua më 13 shtator në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiellit në Romë, një vend i shenjtë e simbolik, ku sipas Genarit gjithçka ishte e organizuar me një donacion modest. Festa më pas vazhdoi me një darkë po në Romë, që sipas tij nuk kapte kosto më të larta se një dasmë e zakonshme në Shqipëri.

Por kjo martesë përrallore nuk kaloi pa polemika. Ish-partnerja e Genarit, moderatorja sportive Eva Murati, u bë pjesë e një debati të nxehtë pas një videoje të saj që qarkulloi në TikTok. Komentet e ndjekësve aluduan për xhelozi dhe dëshirë për një dasmë luksoze të ngjashme, gjë që e detyroi Evën të reagojë ashpër me fjalë të forta, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndjenja të pazgjidhura por foli për dasëm me para që mund të jenë nga ‘fondet publike’

Në këtë situatë, Genar Topalli ka zgjedhur të japë një reagim publik përmes një postimi në Facebook. Ai shpjegoi se ceremonia dhe festa janë menduar e financuar prej tij dhe Cindy-t me mbështetjen e prindërve të saj, të cilët prej më shumë se 30 vitesh jetojnë e punojnë në SHBA, ku kanë ngritur biznese të suksesshme në transport dhe sport, me mbi 150 të punësuar. Sipas tij, dasma nuk kishte kosto të ekzagjeruara dhe çdo informacion i kundërt është spekulativ.

“Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo shifër krejtësisht të pavërtetë e spekulative,” shkruan Topalli, duke falënderuar të gjithë për urimet e marra në këtë ditë të shenjtë për familjen e tij./Prive By Liberta Spahiu

Kush e trashëgon karrigen e Dumanit? Ish-prokurori zbulon detajet: Gara do të jetë e fortë, SHBA nuk ka më…

Ish-prokurori Ervin Karanxha, teksa ka komentuar hapjen e garës për kreun e SPAK, ka deklaruar se ajo do të jetë më e lirë se 3 vite më parë.

Në një studio televizive Karanxha tha se mund të ketë rekomandime nga SHBA, por nuk do të ketë ndikime si më parë.

“Mendimi im është që rekomandime mund të ketë. Është strukturë që ka pasur gjithë kohë asistencën e SHBA-ve. Duke pasur parasysh ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA, nuk do të jenë ndikime siç kanë qenë më parë, që erdhi ambasadori që bëri takim kokë më kokë me anëtarët e KLP-së. Mund të ketë një farë sugjerimi, rekomandimi, por jo ndërhyrje ndikuese. Do të jetë gara më e lirë. Dhe kandidatët vetë do të bëjnë lobime të ligjshme. Kandidatët do të bëjnë fushatë. Gara është e fortë. Prokurorët e SPAK kanë pasur çështje të rëndësishme. Kandidatët i plotësojnë kriteret”, tha ai.

Karanxha tha se dhe pas largimit të Dumanit institucioni do të vijojë punën.

“Çdo kërkesë që bëhet fizikisht, bëhet publike, emra që qarkullojnë. Të drejtën për të garuar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK. Ka dhe prokurorë që nuk dua të bëhen në shef, se është më rrallë në gjyq dhe merren me problematika administrative”, vijoi Karanxha.

Gjykata e Posaçme nis megaprocesin e “Mikrokredive”, kush janë 16 të akuzuarit e SPAK

Gjashtëmbëdhjetë persona dhe katër kompani janë në bankën e të akuzuarve nga SPAK, për skemën kriminale të “mikrokredive”, ku pre e mashtrimit ranë rreth 100 mijë shtetas shqiptarë. Megaprocesi ka nisur këtë të mërkurë, në orën 11:00.

Akuzohen 16 shtetas dhe 4 persona juridikë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare.

Pavarësisht mijëra personave që janë mashtruar duke humbur gjithçka, SPAK ka përfshirë në procesin para Gjykatës së Posaçme vetëm 31 prej tyre, të quajtura “Viktima të veprave penale”. Ky gjyq pritet të shndërrohet në një maratonë, për nga numri i të akuzuarve dhe viktimave.

Skema e “mikrokredive” e krijuar fillimisht nga Arben Meskuti, pronar i disa kompanive përmbarimi, avokatie dhe mikrokredie, dhe Olsi Ibro, i cili u vetëvra në rrethana të dyshimta më 20 korrik 2024, u hetua fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa 5 vite më pas dosja kaloi për kompetencë në SPAK.

Prokurori Edvin Kondili, ish-kandidat për kreun e SPAK, pas disa muajsh hetime, dërgoi si të pandehur në GJKKO këta persona me akuza të rënda që kalojnë 15 vite burgim:

1. Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

2. Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

3. Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

4. Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

5. Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

6. Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

7. Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

8. Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

9. Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

10. Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

11. Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

12. Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

13. Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

14. Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

15. Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

16. Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

17. Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

18. Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

19. Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

20. “Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjyqtarja e seancës paraprake që do vlerësojë nëse çështja do vijojë gjykimin ose do rikthehet për hetime të tjera është Flojera Davidhi.

Sipas dosjes voluminoze që SPAK ka përcjellë në GJKKO, ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal, duke futur qytetarët në vështirësi ekonomike sipas një skeme përmes shtrëngimit, përdorimit në kundërshtim me ligjin të të dhënave personale të familjarëve të debitorëve dhe keqbesimit e fakteve të pavërteta.

SPAK ka vërtetuar realizimin e mijëra ankandeve fiktive nga përmbaruesi Rigels Bejko, i cili ka kaluar dhjetëra pasuri/prona të paluajtshme në pronësi të Micro Credit Albania.

Pritet që në megaprocesin e “mikrokredive” të dëshmojnë dhjetëra qytetarë të mashtruar, ndërkohë që një hetim paralel në SPAK po zhvillohet për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, që shihet si iniciator i kësaj skeme e që pritet të dalë në gjykim në GJKKO përgjatë muajit tetor.

Frikë nga ndonjë sulm i mundshëm rus? Presidenti i Polonisë: Duhet të përgatitemi…

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i tha kanalit televiziv francez LCI se Polonia duhet të hyjë në programin e Ndarjes së Energjisë Bërthamore dhe të ketë energjinë dhe armët e veta bërthamore.

“Unë besoj se Polonia duhet të bëhet pjesë e programit të Ndarjes Bërthamore dhe të ketë kapacitetet e veta bërthamore, energjetike dhe ushtarake. Është pjesë e partneritetit polako-francez bazuar në Marrëveshjen e Nancy, të cilën do të jem i lumtur ta nënshkruaj”, tha Nawrocki.

Presidenti polak vazhdoi kështu iniciativën e paraardhësit të tij në krye të Polonisë, Andrzej Duda, i cili ua propozoi disa herë aleatëve amerikanë, por SHBA-të gjithmonë paralajmëronin se Polonia as nuk po mendonte të bashkohej me vendet e pakta ku janë të vendosura raketa amerikane me koka bërthamore.

Megjithatë, Franca dhe Britania e Madhe premtuan se do t’i sillnin nën ombrellën e tyre bërthamore edhe aleatët evropianë, veçanërisht në krahun lindor të NATO-s.

Nawrocki i tha televizionit francez se ishte shumë herët për të folur për kokat bërthamore polake, por se Polonia do të duhej t’u bashkohej programeve bërthamore të aleatëve dhe paralajmëroi se gjithmonë ekzistonte mundësia që Rusia të sulmonte NATO-n, të paktën vendet baltike.

“E di se çfarë stili negociues ka Vladimir Putin. Në Evropë, ne po përballemi me një luftë hibride. Duhet të kemi parasysh të gjitha skenarët dhe të jemi të përgatitur. Duhet të mbështesim të vetmin person që është në gjendje të negociojë me Putinin për të gjetur një zgjidhje, dhe ai është Presidenti i SHBA-së Donald Trump”, tha Navrocki.

BE gati të godasë Izraelin: Tarifa 5.8 miliardë euro dhe sanksione për zyrtarët!

Bashkimi Europian ka prezantuar planin më të ashpër deri më tani për të ushtruar presion mbi Izraelin për të dhënë fund luftës në Gaza.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se plani synon të reduktojë lidhjet tregtare me Izraelin dhe të sanksionojë zyrtarë të lartë për shkelje të të drejtave të njeriut. Masat, që ende duhet të miratohen nga vendet anëtare, parashikojnë tarifa për mallra izraelite me vlerë 5.8 miliardë euro, si dhe sanksione ndaj Ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, Ministrit të Financave Bezalel Smotrich dhe grupit palestinez Hamas.

Kallas tha:

“Qëllimi nuk është të ndëshkohet Izraeli, por të përmirësohet situata humanitare në Gaza. Lufta duhet të marrë fund, vuajtjet duhet të ndalen dhe të gjithë pengjet të lirohen.”

BE-ja është partneri më i madh tregtar i Izraelit, kështu që tarifat mund të kenë efekte të gjera ekonomike. Nëse paketa miratohet, rreth 32 milionë euro fonde dypalëshe do të pezullohen menjëherë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën për armëpushim dhe mbështeti një zgjidhje me dy shtete, ndërsa ministri i jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, e kritikoi ashpër planin duke akuzuar BE-në për fuqizim të grupeve terroriste.

Ky hap vjen ndërkohë që Izraeli ka nisur ofensivën tokësore në Gaza, një lëvizje që u kritikua edhe nga Papa Leoni XIV, i cili bëri thirrje për armëpushim, respektim të ligjit ndërkombëtar dhe zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Trondit Erjon Alibej: Kërkova ndihmë nga…υr asësi i vëllait! Nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë (Video)

Në më pak se tre vite, 16 të vrarë në atentate mafioze mes bandave të reja të Elbasanit. Nëntë nga një krah, shtatë nga tjetri.

Të gjithë njerëzit e asaj bote treguan se ishin njësoj… Tradhtonin pas shpine shokët e dikurshëm. Kështu nisi kjo luftë në masakrën e Bradasheshit.

“Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tanët, ishin financuesit dhe urdhëruesit. Organizator ishte Mikael Qosja.”

Atentati i trefishtë dhjetorin e vitit 2018 ndaj Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durunay, ortaku më i ngushtë i Alibejve në trafikun e kokainës, ishte sinjali i një lufte ku intriga, pabesia dhe tradhtia do shoqëronin çdo kënd…. Një ngjarje që hapi kutinë e pandorës, nxorri në sipërfaqe bandat e reja, lidhjet politike dhe vrasësit e frikshëm që mbizotëronin qytetin.

“Hajdar Çopja kishte kontaktuar me Mikael Kamamin. Kel Kamami, ishte organizartori dhe ai që njihte çunat, Çunat ishin Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Kolës, Dorjan Shkoza, edhe persona të tjerë aty që do dalin më mbrapa që do kemi kohë ti flasim, por që janë për ngjarje të tjera.”

Në periudhën kur ju ekzekutua i vëllai, Erjon Alibej, ishte në kërkim policor për plagosje. Për këtë arsye, nuk mbante telefon. Atë natë, në prag të festës së ndërrimit të viteve, ai shpërndante gjela deti dhuratë si çdo vit, një ritual familjar për miqtë dhe të afërmit. Porosia e fundit, ishte një noter. Por, aty gjithçka ndalet.

Dhëndri i familjes Besmir Lala, që e shoqëronte, merr një telefonatë. Ishte bashkëshortja e Erjonit. Me klithma e ulërima e vë në dijeni se kishin qëlluar Endritin! Për ironi të fatit, në atë moment përball i del një BMË X6 e bardhë. Në timon ishte Mikael Qosja, njeriu që kishte organizuar vrasjen e vëllait të tij.

“Në moment që unë po flisja me Besmir Lalën, mua më shikon makinën Mikael Qosja, edhe, nuk parkon aty ku u nis për te parku, po vjen direkt drejt meje, në moment që vjen drejt meje, unë e shikoj edhe i ul xhamin, në moment që i ul xhamin, i them a ke hekur aty. Hekur nënkupton armë. Ai më thotë mua jo, pse, çfarë ke? Nuk i flas fare dhe shkoj në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ngjarja kishte ndodhur në Bradashesh. Shkoj shpejt atje”

Erjon Alibej, mbërriti i pari në vendgjarje, përpara policisë apo ambulancës, edhe pse ngjarja kishte disa minuta që kishte ndodhur. Alibej, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, aludon se atentatorët mund të jenë ndihmuar edhe nga shteti.

VIDEO

Një motorist gjendet i shtrirë në tokë, dërgohet në spital në gjendje kritike

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është gjetur i rrëzuar në rrugë drejtuesi i një motori.

Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident rrugor apo me humbje të kontrollit nga vetë drejtuesi i motorit.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.