Nëse e vizitoni dhe qëndroni më shumë seç duhet goditeni nga SNAJPERËT/ Qyteti më i RREZIKSHËM NË BOTË!

Nëse ka një destinacion që definitivisht nuk do të jetë në listën e dëshirave të askujt në të ardhmen e afërt, ai është një qytet minierash i ngjashëm me një lagje të varfër në Amerikën e Jugut.

La Rinconada në Peru është famëkeqe për shkallën e lartë të krimit, duke përfshirë vrasjen dhe trafikimin, si dhe për varfërinë shkatërruese dhe ndotjen vdekjeprurëse.

Është gjithashtu jashtëzakonisht e vështirë të marrësh frymë atje për shkak të lartësisë prej 5,100 m mbi nivelin e detit. Por, kjo nuk e dekurajoi një udhëtar, i cili ndau përvojat e tij me ndjekësit në rrjete sociale dhe e quajti qytetin gjënë më të afërt me ferrin që ka hasur ndonjëherë.

La Rinconada shpesh quhet ‘qyteti i paligjshëm i Perusë’ dhe ‘Zazza Italiani’ e zbuloi saktësisht arsyen kur me guxim, u nis për në qytetin e minierave të arit në Amerikën e Jugut.

Ai udhëtoi nga qyteti i afërt i Juliacas me minibus për të bërë atë që e quajti “një nga udhëtimet më sfiduese të jetës”. Kur mbërriti, po binte borë dhe ai e përshkroi të ftohtin ekstrem si “shkatërrues”.

Ai pa fëmijë nëpër rrugë dhe më vonë zbuloi se më pak se 30% ndjekin shkollën sepse detyrohen të punojnë që në moshë shumë të vogël. Për shkak të lartësisë mbidetare, ai vizitoi qendrën bazike shëndetësore për të parë nëse mund të marrë ndihmë.

Kjo ka bërë që qyteti të jetë kryeqyteti global i sëmundjes kronike malore (CMS). Të paktën një në katër banorë vlerësohet se vuan nga kjo gjendje. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në dështim të zemrës dhe vdekje.

I veshur me një jelek antiplumb për mbrojtje nga armët, si dhe nga i ftohti, ai guxon të dalë përsëri në rrugë, për të folur me vendasit. Ka pak sistem hidraulik ose kanalizime, por ka shumë tualete publike në rrugë.

Nëpër rrugë ka shishe alkooli e mbeturina. Duke kuptuar se po tërheq vëmendje dhe duke besuar se po e ndjekin, ai kërkon ndihmë në stacionin lokal të policisë. Dy oficerë e shoqërojnë atë në një turne jashtë qendrës kryesore dhe në zonat më të rrezikshme.

Ai zbulon se krimet më të zakonshme në qytet janë grabitjet e armatosura dhe sulmet. Policët thonë se ka një çështje territoriale brenda minierës ku ndodhin përplasje dhe mosmarrëveshje për kontrollin. Një oficer shpjegon se kriminelët paraqiten si minatorë, grabitin këmbësorët dhe vjedhin sende që punëtorët fitojnë në miniera pastaj largohen dhe fshihen diku tjetër.

Ata diskutojnë gjithashtu çështjen e alkoolit dhe thonë se është zakon të pish shumë atje. Çuditërisht, ata pretendojnë se legjenda lokale thotë se nëse gjejnë ar në miniera, duhet ta shpenzojnë për ves pra alkool, duhan, prostitucion.

Kompanitë private të sigurisë janë të autorizuara të mbajnë armë zjarri, por ka edhe kriminelë që mbajnë armë gjithashtu. Ata hasin një tabelë ku shkruhet, “qëlloni për të vrarë, mos u ndalni” dhe Zazza informohet se ka snajperë të vendosur të cilët do t’ju vrasin nëse qëndroni shumë gjatë.

Eni Çobani zbulon arsyen e vërtëtë: Ja pse Shkambi i mori jetën gjyqtarit

Juristja Eni Çobani ka detajuar historinë e ndërlikuar ligjore të pronës që shkaktoi vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke shpjeguar zanafillën e konfliktit dhe vargun e vendimeve që çuan në aktin ekstrem.

Gjithë ngjarja tragjike e ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, babai dhe xhaxhai i të cilit janë pronarët e kontestuar, ndodhi për shkak të vendimeve ligjore për pronësinë e një godine në Shkodër.

Në emisionin “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea fillimisht i shprehu ngushëllime familjes Kalaja, ndërsa pyeti Eni Çobanin se çfarë e çoi familjen Shkambi deri në këtë akt ekstrem.

Çobani filloi shpjegimin duke treguar zanafillën e problemit: “Ku fillon historia? Me këshillin bashkiak të qytetit Shkodër të vitit 1992 ku i jepen disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre qytetarëve të cilët banojnë akoma sot në këtë ndërtim.”

Ajo shtoi se kontrata e qirasë e lidhur atëherë ishte vetëm për “6 muaj deri në 12 muaj” por, “I kemi akoma sot, pas 33 vitesh.”

Në vijim, Çobani detajoi procesin e pronësisë:

Përpjekjet për pronësi (1994-2002): Ajo shpjegoi se në vitin 1994, gjyshi i Elvisit, Binak Shkambi Pjetraj, u njoh pronar me vërtetim të faktit juridik nga Gjykata e Shkodrës. Në vitin 1996, Komisioni i Kthimit të Pronave i njohu familjes 18 mijë e ca metra katrorë (nga 66 mijë që pretendonin). Në vitin 2002, Mark Shkambi (babai i Gjonit) fitoi përfundimisht të drejtën e parablerjes për objektet shtetërore, dhe ky vendim nuk u apelua.

Blerja dhe ekzekutimi: Në vitin 2012, Gjon Shkambi bleu godinën me çmimin “160 milionë të vjetra” nga Ministria e Financave dhe Bashkia Shkodër dhe mori certifikatën ligjore të pronarit, e cila megjithatë “nuk u vu kurrë në ekzekutim”.

Kthesa fatale (2021-2025): Vëmendja u kthye te gjyqtari Astrit Kalaja. Çobani theksoi se në vitin 2021, i ndjeri z. Astrit Kalaja si relator në Gjykatën e Apelit, rrëzoi kërkesën e Pal Shkëmbit (xhaxhait të Gjonit) dhe “nuk ka njohur përfundimisht familjen Shkëmbi” për themelin e pronës.

Kontradiktat me dokumentet: Juristja zbuloi një detaj tronditës: “Dokumentet sot të familjes Shkambi janë djegur! Janë zhdukur! Nuk gjenden!” Ajo shtoi se “Pala e banorëve të godinës” pretendon se dokumentet janë falsifikuar, ndërsa ajo vetë ka kërkuar dokumentacionin në Arkivin Qendror Shqiptar ku “nuk rezulton, nuk njihet emri Binak Shkamb Pjetraj.”

Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej sërish për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, një situatë që, sipas Çobanit, “çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar sikundër ishte Elvis Shkambi”.

Çobani e përmbylli shpjegimin e saj me një apel ndaj institucioneve: “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti!”

Ajo ngriti pyetjen e fundit: “Kemi një bashki e cila akoma sot pretendon që ka njerëz në një godinë shtetërore, duhet t’u marrë qira dhe unë nuk e di ata njerëz paguajnë qira apo jo.”

I FUNDIT/ Arrestohet ish-deputeti i njohur shqiptar

Policia ka ndërmarrë një operacion pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku sipas burimeve janë shoqëruar mbi 10 persona të dyshuar për lidhje me botën e krimit, dhe janë sekuestruar disa armë zjarri.

Operacioni është zhvilluar në një prej lokaleve të njohura në aksin rrugor Elbasan-ish-Metalurgjik, në fshatin Katund i Ri.

Një prej personave që është shoqëruar nga policia është dhe biznesmeni Bujar Muça, i cili është pronari i kompanisë “Delta Group”.

Muça është një emër i njohur për publikun, pasi në vitin 2017 ka kandiduar për deputet nën logon e PDIU-së në zgjedhjet e përgjithshme ku fitoi mandatin, për dha dorëheqjen disa muaj pas zgjedhjeve për arsye personale.

Deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth personave të shoqëruar apo akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Ky aksion i sotëm konsiderohet i rëndësishëm, pasi raportohet se janë shoqëruar persona me rrezikshmëri të lartë.

Elbasani njihet si një prej qyteteve me prezencë kriminale në vendin tonë, pasi atje kanë bazat disa grupe kriminale.

“Humbja mësim i mirë”/ Kapitenit të Serbisë nuk i del inati: Shqipëria do gabojë …

Aleksandar Mitroviç ishte një nga protagonistët e ndeshjes të së shtunës ndaj Shqipërisë dhe në fushën e lojës nuk mundi të bënte asgjë përballë kuqezinjve.

Tashmë kapiteni i Serbisë ka pranuar se humbja në Leskovac do të ishte një mësim i mirë që do të kujtohej gjatë. Megjithatë, para ndeshjes me Andorrën, ai ka deklaruar se ekipi do bënte maksimumin për të fituar të tre ndeshjet e mbetura, pasi kishte besim se Shqipëria do të bënte një hap të gabuar në sfidat e nëntorit.

“Një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm është lënë pas! Për ekipin dhe të gjithë kombin. Pas një humbjeje, gjithmonë dëshiron të rikuperohesh me një rezultat të mirë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse kemi një ndeshje të rëndësishme përpara, asgjë nuk varet nga ne tani. Duhet të regjistrojmë tre fitore në tre ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që pjesa tjetër e rezultateve të shkojë në favorin tonë.

Unë besoj se edhe Shqipëria do të gabojë! Gjëja më e rëndësishme për ne është ndeshja e parë, kundër Andorrës, duhet të fitojmë.

Po bëhet çdo ditë më e vështirë! Për fat të mirë, sfida të reja vijnë çdo ditë. Ndeshja me Shqipërinë do të na lëndojë për një kohë të gjatë, një mësim i madh, për fat të keq, ishte edhe për futbollistët e rinj, debutuesit. Pas ndeshjes me Andorrën, do të mendojmë më hollësisht për atë që na ndodhi të shtunën. Është e thjeshtë, duhet të jetë kështu!

Jam këtu për të ndihmuar trajnerin, sa më shumë që të mundem. Gjëja më e rëndësishme është të ngremë nivelin e ekipit, loja në Andorra, pavarësisht se si tingëllon, për ne është një çështje ‘të jesh apo të mos jesh’. Tani, pavarësisht nëse shënoj tregolësh, një gol apo diçka tjetër, gjëja më e rëndësishme është fitorja”, ishin fjalët e kapitenit të Serbisë para mediave.

SKENARËT / Me kë përballet Shqipëria në “play-off” nëse gjithçka shkon siç duhet

Shqipëria fitojë kundër Serbisë dhe sipas të gjitha gjasave, vendi i dytë është një histori e mbyllur. Mjafton që Shqipëria të fitojë kundër Andorës dhe Serbia të mos fitojë në transfertë në Angli, në mënyrë që të mbyllen edhe matematikisht llogaritë.

Në rast fitore të Serbisë në tokën e Anglisë, atëherë Shqipëria është e detyruar për të marrë të paktën 1 pikë kundër Anglisë që të marrë vendin e dytë. Por siç duket vendi i dytë na përket ne, por çfarë na ndalon nga Botërori?

Pas vendit të dytë, Shqipëria shkon në Play Off. Atje janë 12 ekipe që do të ndahen në 3 turne dhe fituesi i çdo turneu shkon në Botëror. Një faqe e huaj e specializuar në këtë pjesë ka ndarë vazot në bazë të rezultateve të tanishme, por edhe në një llogjikë sportive në grupet që janë në barazim pikësh ose afër. Pra përshembull në grupin e Kosovës është marrë Suedia si fituese e vendit të dytë dhe jo Kosova.

Dhe në bazë të kësaj ndarje, vazot janë të tilla:

Vazo e parë/ Italia, Turqia, Ukrainë, Uellsi

Vazo e dytë/ Polonia, Skocia, Hungaria, Çekia

Vazo e tretë/ Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Shqipëria

Vazo e katërt/ Suedia, Maqedonia, Irlanda, Moldavi ( Nga Liga e Kombeve)

Sipas rregullit, në gjysmëfinale një ekip i Vazos së Tretë do të ndeshet me një ekip të Vazos së Dytë. Pra Shqipëria do të përballet me një mes këtyre katër ekipeve, Poloni, Skoci, Hungari dhe Çeki. Ndeshjet janë me një takim dhe jo sistem vajtje-ardhje dhe nuk do të luhet në Air Albania, por në transfertë, për shkak të pikëve në FIFA, raporton SporEkspres.

Ndërkohë në finale, do të hidhet një short për stadiumin. Pra nëse vemi në finale, me fat mund ta luajmë në Air Albania. Në finale Shqipëria do të përballet me fituesin e ciftit të saj ku vazo e parë ndeshet me vazon e katërt. Duke parë se vazo e parë ka cilësi më të mirë, kundërshtarët e mundshëm për ne do të ishin Italia, Turqia, Ukraina dhe Uellsi.

E thënë ndryshe, 12 kombëtare shkojnë në “play-off” nga të cilat vetëm 3 sigurojnë një vend për Kupën e Botës.

“Nga hundët do ju dalë!”/ Çfarë ndodhi?! “Shpërthen” ish-deputeti demokrat: I drejti zhytet por nuk mbytet…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke i cilësuar si të paaftë, të cilët, sipas tij, përpiqen të përfitojnë padrejtësisht përmes intrigave dhe servilizmit.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Maliqi thekson se “i drejti zhytet, por nuk mbytet”, ndërsa shton se “të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje” Më tej ai i paralajmëron se çdo përfitim i padrejtë, do të marrë ndëshkimin e merituar.

Reagimi i Maliqit

I drejti zhytet por nuk mbytet! 💪 Të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin. Të paaftët me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje përfitojnë padrejtësisht mbi të aftët dhe nuk ndalen duke e luftuar me çdo skemë e ligësi të aftët.

Por megjithëse të paaftët kanë pushtet të pamerituar me djersën e mundin e të aftit, është e sigurt që s’do ja dalin! Nga hundët do ju dalë çdo pabesi, intrigë, çdo përfitim i padrejtë dhe keqpërdorim. Çdo gjë i lihet Zotit! Lër të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit. Nuk u shuaka kjo farë e keqe në shoqëri, politikë e kudo!

Dha dorëheqjen në mes të ndeshjes me Shqipërinë/ Zbulohet paga “marramendëse” që merrte trajneri i Serbisë

Dragan Stojkoviç pësoi turpërimin më të madh të karrierës së tij sportive të shtunën në darkë, kur tifozët e detyruan të jepte dorëheqjen si trajner i Serbisë gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Koret kundër tij bënë që “Piksi” të çohej në këmbë, të ngrinte duart lart e përshëndetej me turmën, duke lënë zëvendësin që të drejtonte ekipin në minutat e fundit. Ai konfirmoi dorëheqjen pak minuta pas sfidës dhe braktisi ekipin e Serbisë para se të udhëtonte drejt Andorrës për ndeshjen e radhës.

Ky veprim që është mirëpritur nga tifozët serbë, por që nuk ka kaluar pa kritika. Dhe një nga njerëzit që e ka kritikuar gjithmonë, ish-futbollisti Rade Bogdanoviç, ka lëshuar “bombën” e radhës duke zbuluar një shumë marramendëse që Stojkoviç ka fituar në vitet e tij në drejtimin e Serbisë.

“Mbërritja e tij solli një ringjallje që zgjati pak. Askush i gjallë në këtë tokë nuk do të lejonte atë të merrte një rrogë prej 11 milionë eurosh nga Federata për 4 vite e gjysmë pa arritur rezultate. Ai ishte shumë me fat që disa njerëz mendonin se mund ta bënte një gjë të tillë, tani kemi përpara një kapitull të ri. Ne kemi një trajner i cili nuk pranonte kritika, por që duhet të kuptojë se rroga e të cilit ishte sa e 70 kirurgëve më të mirë. Kjo është arsyeja pse ai duhet të jetë i hapur edhe ndaj kritikave”, tha Bogdanoviç, i cili e ka sulmuar gjithmonë publikisht Stojkoviç.

Në mediat serbe shpjegohet se Stojkoviç kishte një rrogë fikse prej 1,4 milionë eurosh në vit, por me bonuse të rëndësishme që mendohet se kanë çuar në shifrën marramendëse të 11 milionë eurove të fituara nga ai në këto vite në drejtim.

Trump trondit botën: Zbulon dokumentin që firmos paqen për Gazën! SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia nënshkruajnë!

Në Samitin për paqe në Egjipt, Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi diten e sotme një dokument me Egjiptin, Turqinë dhe Katarin, për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, në këtë Samit po marrin pjesë mbi 20 udhëheqës nga shtetet më të fuqishme të botës.

Në Egjipt, Trump nisi fjalimin duke treguar se çfarë dokumenti po nënshkruajnë sëbashku me liderët e shteteve të sipër-përmendura.

“Ne do të nënshkruajmë një dokument që do të shpalosë detaje të shumë rregullave dhe gjëra të tjera. Është dokument shumë gjithëpërfshirës”, tha mes të tjerash Trump.

Ndërkaq, duke e nënshkruar dokumentin ai tha: “U deshën 3.000 vjet të arrinim në këtë pikë. A mund ta besoni? Do të respektohet”.

“Të gjithë janë të lumtur”, tha Trump, duke thënë se ka bërë “marrëveshje të mëdha më parë”, por “kjo është si një anije kozmike”.

Ai tha gjithashtu se më parë kishte pasur parashikime se Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në Lindjen e Mesme, duke shtuar se “kjo nuk do të ndodhë”.

Pas mposhtjes së Serbisë, Silvinjo zbulon mesazhin që nuk e priste askush

Ndeshja me Jordaninë nesër mbrëma në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm një test miqësor për Kombëtaren kuqezi.

Kështu u shpreh në konferencën për media tekniku Silvinjo duke nënvizuar se çdo ndeshje luhet për t’u fituar.

“Nuk besoj në miqësore, në çdo ndeshje futet për ta fituar ndeshjen. Jemi duke punuar shumë. Nesër do kemi që në mëngjes, njëmbëdhjetëshen që do të kemi në fushë. Do kemi hapësirë për të gjithë”, u shpreh braziliani.

Më tej Silvinjo zbuloi për gazetarët edhe mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë në Leskovc.

“Kam marrë shumë komplimente dhe shumë urime. Dhjetë ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me Roberto Mançinin, ka qenë edhe Zabaleta e stafi aty. Pas ndeshjes ai më ka shkruar: Bravo Silvio ke bërë shumë mirë në këtë ndeshje dhe për mua mendimi i tij do të thotë shumë”, zbuloi ai.

TMERR në autostradë! Avioni rrëzohet dhe bëhet copash, vdesin personat në bord (Video)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Massachusetts të SHBA-ve, kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në autostradën I-95.

Raportohet se dy personat që ndodheshin në bord kanë ndërruar jetë, teksa një shofer që po kalonte në autostradë ka mbetur i plagosur rëndë.

Aeroplani po shkonte jashtë kontrollit drejt autostradës pranë qytetit të Dartmouth, rreth orës 08:15, duke i detyruar shoferët të frenonin në panik, ose të përpiqeshin të largoheshin nga rruga e tij.

“Po shkonim në rrugë dhe papritmas të gjithë frenuan me forcë. Të gjithë filluam të devijonim majtas dhe djathtas”, tha një shofer.

Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë mbeturina që digjen të shpërndara nëpër autostradë, me makina të palëvizura dhe autoritetet që kërkojnë zonën. Policia e mbylli plotësisht pjesën e autostradës pranë Dartmouth, për të lejuar largimin e mbeturinave dhe kryerjen e një autopsie.

Shkaku i tragjedisë nuk është përcaktuar ende, por autoritetet besojnë se avioni po shkonte drejt Aeroportit Rajonal të Neë Bedford aty pranë. Piloti, sipas informacionit fillestar, nuk kishte paraqitur një plan zyrtar fluturimi ose një listë pasagjerësh. Rasti po hetohet nga autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara.

VIDEO