“Nuk isha mirë me shëndet, vuaj nga diabeti”- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zbardhet dëshmia e rojes së sigurisë: Kam njoftuar kancelaren dhe i kam kërkuar…

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë tre personat e arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Deri në përfundim të hetimeve autori Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë Banush Koxhaj do të qëndrojnë në qeli.

Në dëshminë e tij, Koxhaj ka deklaruar se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, duke theksuar se i ka kërkuar leje kancelares.

“Kam qenë i sëmurë, para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihem mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelarja më ka dhënë leje për tu larguar por nuk jam zëvendësuar” ka thënë ai para togave të zeza.

Seanca ndaj tyre u zhvilluan nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer te mbyllura. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, krim i ndodhur mesditën e 6 tetorit.

Gjithashtu në ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën, 30-vjeçari plagosi me armë zjarri në Gjykatë edhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, palë në proces.

Elvis Shkambi përballet me tre akuza të rënda, Vrasje e funksionarëve publikë, Vrasje në rrethana cilësuese kundër palëve të përfshira në proces, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

Në lidhje me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, organi i akuzës dyshon se kishte dijeni për planin e nipit të tij për të sulmuar palën kundërshtare në çështjen gjyqësore.

Prokuroria ngriti dyshime se Gjon Shkambi ka pasur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, me të cilët është në konflikt për një pronë në Shkodër.

Pas 23 ditësh grevë urie, shtyhet zhvarrimi i djalit të Pano Ruçit, familja nuk i beson ekspertëve grekë

Pano Ruçi, ka vendosur të ndalojë grevën e urisë, pasi autoritetet greke kanë pranuar kërkesën e tij, për zhvarrosjen e të birit 22-vjeçar.

Denis Ruçi, i cili mbeti viktim në aksidentin tragjik hekurudhor të Temp-it, do t’i zhvarroset trupi ditën e nesërme.

Kjo shtyrje është bërë në mënyrë që eksperti teknik i huaj , i përzgjedhuar nga familja Ruçi, të jetë i pranishëm gjatë gjithë procesit dhe të mbikëqyrë testet e reja toksikologjike jashtë vendit.

Zhvarrimi i Denis Ruçit, u shty përfundimisht për ditën e nesërme pasi ishte vendosur, më herët që ky proces të zhvillohej sot.

Nga ana tjetër, Pano Ruçi, ka bërë me dije për mediat greke se, ekzaminimet priten të dërgohen jashtë vendit për analiza të mëtejshme.

Ndërkaq, procedurat që do të ndiqen, do të nisin me lëshimin e një dokumenti të ri, i cili do të specifikojë llojet e ekzaminimeve që familjarët e 22-vjeçarit dëshirojnë të kryejnë.

Sipas hetimit paraprak, në zhvarrim do të marrin pjesë oficerë të zbatimit të ligjit, një përfaqësues i Drejtorisë së Hetimeve Mjekësore, një ekzaminues ligjor i caktuar nga shteti dhe këshilltari i familjes.

Pano Ruçi, pavarësisht se i ka dhënë fund grevës së urisë,  vazhdon të qendrojë në sheshin Syntagma në qendër të Athinës, ku ka protestuar prej disa ditësh.

Bëhet viral reagimi i Rita Orës kur i vendọsin në skenë këngën e Dua Lipës (Video)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është bërë virale në rrjetet sociale pas një momenti të papritur gjatë një performance në një emision televiziv në Francë.

Marrëdhënia e dy artistëve shqiptare me sukses global, Rita Ora dhe Dua Lipa, është komentuar shpesh në media për një rivalitet të heshtur mes tyre, duke qenë se të dyja kanë ngjitur majat e muzikës ndërkombëtare.

Gjatë pjesës së intervistës ku zhvilloheshin lojëra muzikore, Rita Ora u përball me një sfidë për të gjetur këngën që lëshohej në skenë.

Menjëherë sapo filloi të luhej kënga “Houdini” e Dua Lipës, pas vetëm pak sekondash, ishte vetë Rita ajo që e zbuloi menjëherë titullin dhe emrin e artistes.

Ky reagim i shpejtë, ku Rita u tregua pa komplekse përballë një rivaleje të përfolur, shkaktoi shumë komente në rrjet.

Disa fansa e vlerësuan gjestin e saj, ndërsa të tjerë shprehën bindjen se ajo “priti pak sekonda për të thënë emrin, përkundër se e dinte me të parën,” duke e bërë videon menjëherë virale.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjin Gjoni: Shteti ka rënë. Shpërthen aktori: Shteti ra kur ti nuk u fut në bùrg, por u bëre deputet!

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, tashmë deputet i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni është shprehur se me vrasjen e mikut dhe kolegut të tij Astrit Kalaja, shteti shqiptar ka rënë.

“Kjo ngjarje është një sirenë alarmi për situatën e sigurisë në sallat e gjyqeve, ndaj njerëzve të drejtësisë në veçanti por edhe për nivelin alarmantë të situatës së krimit në Shqipëri. Me këtë ngjarje të ndodhur në institucionin e drejtësisë shteti ka rënë”, shkruan ai.

Gjin Gjoni thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk është vetëm një tragjedi personale për familjen Kalaja, por pasqyrë e thellë e dështimit të institucioneve në mbrojtjen e punonjësve të drejtësisë.

“Astrit Kalaja ishte një familjar e qytetar model si dhe një gjyqtar me integritet të lartë, që i shërbeu ligjit me ndershmëri e përkushtim”, shkruan Gjin Gjoni, duke apeluar tashmë si ligjvënës në Kuvend, që qeveria të marrë masa konkrete për sigurinë e njerëzve të drejtësisë, sepse çdo sulm ndaj tyre është një sulm ndaj shtetit dhe ligjit.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjin Gjoni: Shteti ka rënë.


Mirëpo, një reagim të ashpër për këtë reagim të deputetit dhe ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, e ka bërë në rrjetet sociale dhe aktori shumë i dashur i kinematografisë shqiptare, Astrit Çerma.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjin Gjoni: Shteti ka rënë.

Nga Amerika ku jeton prej vitit 1997 kur u largua me familjen nga Shqipëria, “Komisar Gjoleka” thotë se shteti ka rënë pikërisht se nuk e futi Gjin Gjonin në burg por e bëri deputet.

“Shteti ka ra që në momentin që një shkërdhatë si ti nuk u fut në burg por u bë deputet. Shtetin nuk ekziston, sepse po te ekzistonte ti me kohe do ishe ne burg bashke me kryetarin tend sa-le dhe gjithe llumi juaj 35 vjeçar i postdiktatures që vendosën ligjet për grabitësit dhe hajdutët si ftyra jote…“, shkruan aktori Astrit Çerma./NewsBomb

Turqia i dha dronë Kosovës, “shpërthen” Vuçiç: Jam i tmerruar! Duan të destabilizojnë BaIIkanin dhe të rindërtojë Perandorinë Osmane

Këtë të mërkurë në Kosovë kanë mbërritur me mijëra dronë luftarakë nga Turqia, pas porosisë së kryer nga Prishtina. Dronët duhet të kishin mbërritur në janar të vitit 2026, gjithsesi, kryeministri Albin Kurti ka dalë vetë në aeroport për ta përshëndetur mbërritjen e tyre tre muaj më herët.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kurti sqaron se dronët kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

“Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore. Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion” shkruan Kurti.

Por ky lajm duket se ka mbërritur shpejt në Beograd dhe nuk është pritur mirë nga presidenti i Serbisë që ka etiketuar Turqinë për shitjen e armatimeve për qeverinë e Prishtinës.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve të Prishtinës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin “, shkruan Vuçiç në rrjetin “X”.

Dronët “Skydagger” mbajnë eksplozivë dhe mund të godasin objektiva lëvizës dhe statikë, dhe varësisht nga modeli mund të mbajnë pajisje shpërthyese me peshë nga dy deri në pesë kilogramë. Prishtina më parë ka blerë dronë turq TB2 “Bajraktar” dhe dronë amerikanë “Puma”.

Mendoi se e shoqja kishte parë një ari, por ajo bërtiste se ai kishte fituar Nobelin! Shkencëtari e mëson Iajmin në mes të malit

Shkencëtari Fred Ramsdell ishte duke bërë detoks digjital në një fshat në SHBA kur u shtang nga e shoqja që bërtiti, shkruan The Guardian. Ai mendoi se ajo kishte parë një ari malesh, por shumë shpejt mësoi një surprizë më të bukur: ai kishte fituar çmimin Nobel në mjekësi.

Komiteti i Nobel nuk kishte mundur të kontaktonte me imunologun, i cili e kishte vendosur celularin në opsionin pa valë pasi kishte shkuar për kamping në mal, por më në fund mundi të lidhej me çiftin mëngjesin e së martës.

“Ata ishin ende në mal dhe atje ka shumë arinj, kështu që ai u shqetësua kur ajo bërtiti”, tha sekretari i përgjithshëm i komitetit, Thomas Perlmann. “Fatmirësisht, ishte çmimi Nobel. Ai ishte shumë i lumtur dhe i ngazëllyer dhe nuk e priste aspak çmimin.”

Perlmann tha se Ramsdell dhe e shoqja, Laura O’Neill kishin qenë duke u kthyer në hotel kur ndaluan të rregullonin diçka në makinë. Në atë moment, Laura ndezi celularin dhe pa dhjetëra mesazhe urimi.

Ramsdell tha për New York Times se ai “nuk e priste aspak të fitonte çmimin Nobel.” Çifti po udhëtonte prej tri javësh në vargmalet e Idaho, Wyoming dhe Montana. “As më shkoi nëpër mend”, tha ai.

Ramsdell e ndau çmimin prestigjioz me Mary Brunkow nga Instituti i Biologjisë së Sistemeve në Seattle dhe Shimon Sakaguchi nga Universiteti i Osakas në Japoni për zbulimin e tyre lidhur me funksionimin e sistemit imunitar. Ata do të marrin një çmim prej 11 milionë kronash suedeze.

Çmimi i kushtohet një zbulimi të rëndësishëm për qelizat T që janë kryesore në sistemin imunitar. Këto rruaza të bardha që prodhohen në palcën e kockës, shënjestrojnë mikrobet dhe vrasin qelizat e infektuara ose kancerogjene. Ato shpesh quhen “rojet e sigurisë”.

Perlmann tha se fillimisht kishte mundur të kontaktonte vetëm Sakaguchi, më pas Brunkow kurse Ramsdell ishte ende jashtë zonës së mbulimit.

Një zëdhënës nga laboratori i San Francisco ku punon Ramsdell tha më vonë se shkencëtari “po shijonte jetën” dhe ishte “jashtë rrjetit”.

Nuk është hera e parë që kontaktimi me fituesit e çmimit Nobel bëhet i vështirë. Bob Dylan e injoroi për ditë të tëra çmimin e tij në letërsi në vitin 2016, kurse kur u njoftua çmimi për mjekësinë në vitin 2011, u mësua se njëri nga fituesit kishte ndërruar jetë pak ditë përpara.

Në vitin 2020, komiteti hasi vështirësi të ngjashme me fituesit e çmimit të ekonomisë. Kur ata telefonuan Bob Wilson në Stanford në mes të natës, ai e fiku dhe ata kontaktuan të shoqen. Më pas nuk po lidheshin dot me Paul Milgrom, kështu që Wilson shkoi ta zgjonte. Kamera e sigurisë ka filmuar momentin kur ky i fundit mësoi që kishte fituar çmimin duke thënë: “E fitova? Uau.”

Nisin hetimet për drogë ndaj 19 personazheve të famshëm të showbiz-it, zbuIohen emrat

Autoritetet në Turqi kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur publikë për përdorim të dyshuar të drogës, përfshirë këngëtarët Hadise Acigoz dhe Irem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tuzunatac si dhe influencueset Duygu Ozaslan e Derin Talu.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se hetimi ka të bëjë me “përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese” sipas Kodit Penal turk.

Nuk ka urdhra arresti; të përfshirët janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për t’u testuar përmes analizave të gjakut.

Operacioni u krye nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila shoqëroi personazhet në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas për deklarata.

Lista përfshin këngëtarë, aktorë, prezantues televizivë dhe influencues si Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yildirim, Mert Yazicioglu, Metin Akdulger, Ceren Moray, Ozge Ozpirincci, Engin Polat, Dilan Polat, Deren Talu, Zeynep Meric Aral, Birce Akalay dhe avokaten Feyza Altun.

Hetimi do të bazohet kryesisht në rezultatet e testimeve toksikologjike dhe në vlerësimet ligjore pasuese. Sipas ligjit turk, përdorimi personal i drogës mund të çojë në trajtim, rehabilitim ose kushtim provizor, jo domosdoshmërisht në burgim.

Shkarkime në Qeveri, ja kush Ië postin

Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi

“-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria.

Rama lëshoi kritika të ashpra ndaj prefekturave, muajin e kaluar gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, duke paralajmëruar edhe ndryshim rrënjësor për Prefekturat, duke thënë se janë institucione që “kanë humbur peshën dhe kuptimin”.

“Strehimore, ushqime, radio…“- Kambana lufte në Gjermani, ekspertët japin aIarmin! Merz: Putini po na vë në provë!

Berlini po i ndjek me shqetësim të madh lëvizjet e Moskës në Ukrainë, në vendet baltike dhe në Evropë në përgjithësi.

Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon një “luftë hibride” kundër Gjermanisë, tha kancelari Friedrich Merz, në një intervistë me rrjetin “N-Tv”.

“Ai po zhvillon një luftë informacioni kundër nesh. Ai po zhvillon një luftë me mjete ushtarake kundër Ukrainës. Kjo luftë drejtohet kundër të gjithëve ne”, tha ai, duke shtuar se qëllimi i Putinit është “të përmbysë rendin politik në Evropë”.

Pikërisht për këtë arsye Gjermania duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Një ditë më parë, në një intervistë tjetër me rrjetin ARD, kancelari gjerman kishte deklaruar se Moska ndoshta qëndronte pas sulmeve me dronë.

“Ne e dimë që Putini dëshiron të na vërë në provë”, theksoi Merz.

Ai madje mbështeti mundësinë që ushtria gjermane të rrëzojë dronë nëse është e nevojshme. Ai gjithashtu donte të theksonte se në vlerësimin e tij, “Rusia dëshiron të shkatërrojë të gjithë rendin e pasluftës dhe, për këtë arsye, ne duhet të mbrohemi”.

Sipas kancelarit, ndihma për Ukrainën synon të parandalojë Rusinë nga sulmi ndaj vendeve të tjera, si Moldavisë, ose vendeve baltike.

“Çfarë tjetër duhet të bëjë Putini?”

Në të njëjtën kohë, një intervistë tjetër me gazetën Münchner Merkur, këtë herë me ambasadorin ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeyev, spikat për mënyrën se si ai e percepton situatën e kërcënimit në Gjermani.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi të luftës ruse, ai tha:

“E urrej fjalën ‘përshkallëzim’. Çfarë tjetër duhet të bëjë Putini? Ndonjëherë ai bombardon vendin tim me 800 dronë dhe 40 raketa në ditë, është e pabesueshme”.

Ambasadori ukrainas komentoi gjithashtu me theks deklaratën e fundit të Friedrich Merz se Gjermania nuk është më në paqe, dhe siç deklaroi ai:

“Është e drejtë që Kancelari e përshkruan këtë realitet në këtë mënyrë. Lufta po vjen ngadalë por me siguri në Gjermani”, tha Oleksiy Makeyev.

Përgatitjet për luftë

Ndërkohë, një intervistë me Ferdinand Goeringer, një ekspert sigurie në Fondacionin Konrad Adenauer dhe autor i librit “Gjermania në gjendje të jashtëzakonshme”, po shkakton një sensacion.

Siç thotë ai, duke folur në radion bavareze, në rast lufte në Gjermani, jeta e përditshme do të ndryshonte rrënjësisht: nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rekrutimi i detyrueshëm, deri te ndryshimet në zinxhirin e prodhimit.

Ai thotë se në një skenar hipotetik lufte, deri në 800,000 ushtarë mund të lëviznin nëpër territorin gjerman, trenat do të devijoheshin sepse Gjermania do të ishte një qendër e NATO-s, mjekët do të dërgoheshin në kufirin lindor dhe madje edhe industria tekstile do të “kthehej në prodhimin e jelekëve antiplumb”.

Ai vëren se fluturimet e fundit me dronë dhe incidentet e sabotimit në Evropë tregojnë se “ne nuk jetojmë në paqe të vërtetë” dhe se Gjermania nuk është “mjaftueshëm e përgatitur”, edhe pse Rusia po e “vë atë në provë”.

Ai paralajmëron se në rast lufte, qytetarët duhet të presin ndërprerje të energjisë elektrike që zgjasin 48 deri në 72 orë, probleme serioze me transportin dhe mundësinë e transferimeve emergjente të nëpunësve civilë në varësi të nevojave të shtetit.

Eksperti thekson gjithashtu nevojën për përgatitje individuale në secilën shtëpi për një skenar të tillë: me një furnizim ushqimor për 3 deri në 10 ditë, akomodim të sigurt, radio me bateri, një bankë energjie dhe me një plan realist individual në mënyrë që të “lehtësohen autoritetet dhe të forcohet rezistenca e përgjithshme e shoqërisë”, siç pohon ai.

E rëndë/ Βas.hkëshorti dh▪︎n on grυan shtat zënë: E goditi me pirùn në sy…

Një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë, është shtruar me urgjencë në një spital të Atikës, pasi dyshohet se është sulmuar brutalisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas mediave greke, gruaja ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe në sy, për shkak të goditjeve me një piru, ndërsa mjekët janë detyruar të kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale delikate për të shpëtuar shikimin e saj.

Presidenti i Federatës së Punonjësve të Spitaleve Publike, Michalis Giannakos, konfirmoi se mjekët kanë ndërhyrë në syrin e pacientes, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, por nën kujdes intensiv mjekësor.

“Mjekët bënë një operacion të ndërlikuar për të shpëtuar syrin e saj. Gjendja është serioze, por po monitorohet vazhdimisht,” deklaroi Giannakos.

Fatmirësisht, foshnja është jashtë rrezikut, ndërsa 38-vjeçarja po trajtohet nën mbrojtjen e policisë në klinikën e maternitetit.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit, ndërsa dyshimet kryesore janë përqendruar tek bashkëshorti i viktimës. Ende nuk është bërë e ditur nëse ai është arrestuar apo shpallur në kërkim.