Dëshmia e Erogen Vasos para hetuesve: Ragip Gilën s’e njoh. Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi

Shënjestra e atentatit të Ragip Gilës në Shkodër, Erogen Vaso ka folur prap ditën e sotme me hetuesit e ngjarjes së rëndë.

Nga spitali i Traumës ku ndodhet aktualisht, Vaso ka pranuar se ka miqësi me pjesëtarët e fisit Bajri, por ka mohuar thelbësisht që të jetë i përfshirë në ngjarjet kriminale. Për Gilën, Vaso tha se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë konflikt me të.

“Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi nuk e mohoj këtë, por s’jam i përfshirë në asnjë ngjarje kriminale. Ragip Gilën s’e njoh dhe s’kam asnjë konflikt me të,” tha Vaso.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

SHTATORI NIS ME PËRMBYTJE! Pemë të rrëzuara dhe evakuime në disa rajone të Italisë

Moti i keq ka goditur ashpër qendrën dhe veriun e Italisë, duke shkaktuar dëme dhe emergjenca të shumta. Në Toscana, veçanërisht në ishullin Elba dhe në provincën e Livornos, rreth 200 persona kanë mbetur të izoluar në zonën e Fornos pas një rrëshqitjeje dherash që ka bllokuar rrugët.

Disa përrenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në Portoferraio dhe në pjesë të tjera të Livornos.

Në Venecia u aktivizua sistemi për mbrojtjen nga përmbytjet, pasi pritet një valë e lartë deri në 110 cm. Shiu i dendur ka prekur edhe Venezian, ku janë regjistruar mbi 200 milimetra reshje. Në Bibione dhe Lignano Sabbiadoro, kampingje me mbi 2.000 persona janë evakuuar për arsye sigurie.

Në Lecco e Como janë regjistruar përmbytje dhe evakuime. Vetëm në Blevio u shpëtuan 19 persona.

“Në provincën e Bergamos e të Vareses rrugë dhe nënkalime u mbushën me ujë, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Shumë banesa dhe bodrume u përmbytën gjatë natës.

Vetëm në 24 orë janë kryer 280 ndërhyrje nga zjarrfikësit mes Lazios, Ligurias, Toskanës dhe Lombardisë. Në disa zona në Romë era e fortë ka rrëzuar pemë ndërsa dëme janë shënuar dhe nga përmbytjet.

Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Nga 2026, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së, tha se është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. ”Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”.

Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet, detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.

“Kjo është një mënyrë që bëhet në shumë vende. Unë e kam parë në Amerikë. Është një mënyrë që ti në një farë mënyre do të ndihmosh familjet e shumë fëmijë, pasi edhe situata financiare e shumë familjeve është e ndryshme nga tjetra dhe patjetër ato që kanë më shumë fëmijë në varësi duhet të kenë më shumë ndihmë”, deklaroi Binaj.

E njëjta logjikë vlen edhe për familjet me dy fëmijë nën 18 vjeç. Shpenzimet e zbritshme vjetore në këtë rast përllogariten në 96 mijë lekë. Pra, prindi me të njëjtën pagë, 150 mijë lekë në muaj do të paguajë tatim vjetor në vlerën e 174 mijë e 720 lekëve, 12 mijë e 480 lekë më pak nga sa do t’i merreshin nëse nuk do të kishte fëmijët minorenë në përkujdesje.

Nga viti i ardhshëm për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1 milion e 200 mijë lekë në vit, do të aplikohen edhe shpenzimet e zbritshme për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë e 200 lekë tatim në vit, por 89 mijë e 960, duke kursyer kështu 19 mijë 240 në vit.

Sakrifikoi me këmbën e fashuar, heroi Asllani: Broja më shau në fushë! S’jam më i ri shkova 23-vjeç, po plakem edhe unë

Kristjan Asllani ishte heroi i Shqipërisë në duelin ndaj Letonisë, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës nga pika e bardhë e penalltisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, mesfushori i cili së fundmi është transferuar te Torino deklaroi:

“Besoja se nuk do të hyja në fushë në pjesën e dytë. E pamë me eko që nuk kisha gjë, e fashova dhe doja të luaja. Edhe ndaj Fiorentinës kisha dhimbje në kofshë. S’jam më i ri, 23 vjeç, po plakem edhe unë.

Sot ishte një performancë pozitive. Letonia na priti, nuk ishte agresive. Jemi të lumtur, kjo ishte si një finale për ne. E dimë çfarë ndeshje na pret në tetor. Duhen 3 pikët ndaj Serbisë. Këtu ndaj Serbisë bëmë ndeshje pozitive, treguam kualitetin, gabuam penalltinë. Sot 1 me 0 deri në fund ishte problem. Këto ekipet nga kornet janë të forta. Gabimi qe ky që nuk e mbyllëm ndeshjen.

Sot Broja më shau pak në fushë, por nuk ka problem, jemi shokë. Gabimi është që nuk bëjmë gola. Në fund kemi rrezikuar shumë, u ulëm poshtë. Shumë e vështirë, për të markuar. Na duhet ta mbyllim ndeshjen.

Monedhat e huaja “të ngrira”/ Këmbimi valutor për 10 shtator 2025

Ditën e sotme, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Ndërkohë euro blihet me 96.7 lekë dhe shitet me 97.6 lekë.

Franga zvicerane blihet me 103 lekë dhe shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.3 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.8 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

Polonia rrëzon dronë rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore me avionë luftarakë: Akt agresioni, kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë

Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se i ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”.

Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se ishte njoftuar nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me “rrëzimin e dronëve që u futën në hapësirën tonë ajrore dhe që mund të përbënin kërcënim”.

Ai tha se e ka njoftuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për veprimet e ndërmarra nga pala polake.

Nuk raportohet për viktima në Poloni dhe mbetet e paqartë sa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Ushtria tha se është duke kërkuar për mbetjet e dronëve të rrëzuar.

“Ky është akt agresioni që paraqiti kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, shkroi Komanda Operacionale e Ushtrisë në një postim në X.

Ky incident i ka rritur ndjeshëm tensionet në Varshavë dhe në radhët e anëtarëve të tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Ndërkohë, deri tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Polonia tha gjithashtu se i ka mbyllur katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë.

Rregullatori amerikan i aviacionit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), lëshoi një njoftim se edhe Aeroporti Rzeszow–Jasionka në juglindje është mbyllur. Ky aeroport është lidhje e rëndësishme për transportin e pasagjerëve dhe të armëve drejt Ukrainës.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, pothuajse i gjithë vendi, përfshirë rajonet perëndimore të Volinit dhe Lvivit, janë nën alarm ajror në orët e para së mërkurës. /REL/

TMERR në Tiranë! 29-vjeçari q ëIIon me t.hikë dy vëllezërit e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku dy persona janë plagosur më thikë.

Mësohet se të plagosurit janë dy vëllezër, teksa autori është po ashtu vëllai i tyre. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, pas një konflikti të çastit mes 3 vëllezërve. Autori është një 29-vjeçar, i cili është arrestuar, teksa thika që ka përdorur është sekuestruar. Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes vëllezërve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tërmeti shkund përsëri Greqinë, ja sa ishte forca dhe ku ishte epiqendra

Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra ishte përsëri në zonën e Evias.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 km në jugperëndim të Prokopit, me një thellësi fokale prej 12.3 km.

Vërehet se dridhjet janë ndjerë edhe në zonat e Atikës, por nuk u raportua për të lënduar apo dëme të mëdha.

“Tërmet me magnitudë paraprake 3.7 me epiqendër në Prokopi, Evia (jo epiqendra në Nea Stira). Ndjehet pak edhe në Atikën lindore”, shkroi sizmologu Gerasimos Papadopoulos në postimin e tij, informon ‘Protothema”.
Të hënën një tërmet i fuqishëm shkundi vendin fqinj, me forcë 5.2 magnitudë Rihter, po në Evia dhe konkretisht në Nea Stira, ku nuk u regjistruan të lënduar në njerëz.

Moti i keq ‘mbërthen’ Italinë, përmbytje dhe dëme të shumta, rrezikohet edhe Venecia

Italia është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike ditën e sotme pothuajse në të gjithë territorin e saj, me stuhi shiu, erë të fortë, përmbytje masive, dëme dhe rrezik për jetën e qytetarëve.

Më e prekur është zona veriore e vendit, Lombardia dhe Veneto. Mes të rrezikuarave edhe qyteti i Venecias, pasi niveloi i ujit në qytetin lundrues po rritet si pasojë e sasive të mëdha të shiut. Në tre orët e fundit, 50 mm të tjera shiu kanë rënë në Elbë, zonën e poshtme të Livornos dhe zonën e Luca, dhe deri në 30 mm në zonën e Pizës. Kjo u raportua nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Toskanës. Kanali Valle di Lazzaro pranë Portoferraio ka dalë nga shtrati.

Rrëshqitje dheu dhe rrëshqitje toke të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Komos. Të paktën 200 persona rrezikuan edhe jetën, pasi u izoluan nga ujërat dhe rrëshqitjet e dherave, informon “La Repubblica”.

Moti i keq ka shkaktuar një rrëshqitje dheu në ishullin e Elbës, duke i lënë pas rreth 200 persona, sipas zjarrfikësve. Rrëshqitja e dheut bllokoi trafikun në qytetin e Fornos, duke i izoluar përkohësisht banorët.

Sistemi “Mose” i Venetos po ngrihet për shkak të baticës së parë të lartë të sezonit të vjeshtës. Parashikimi fillestar për sot ishte 105 centimetra, një nivel që shkaktoi ngritjen e digave të lëvizshme që mbrojnë Venecian.

Moti i keq paralizoi edhe lëvizjet në rrugë, pasi shumë pemë u këputën dhe akset u mbuluan nga vërshimi i shirave. Përafërsisht njëqind ndërhyrje u menaxhuan nga Salla e Operacioneve dhe u kryen gjatë natës nga Departamenti i Zjarrfikësve të Romës për shkak të motit të keq. Qytetet Bracciano, Sacrofano, Montelibretti, Castelli Romani dhe një pjesë e vijës bregdetare romake u prekën më shumë nga heqja e pemëve të rrëzuara, degëve të pasigurta, tabelave dhe shtyllave.

Atletja greke bllokohet në Nepal: Jemi fshehur në pyll, po digjet i gjithë vendi! Presim ndërhyrjen e ushtrisë

Dëshmitare e skenave të kaosit në Nepal është bërë edhe volejbollistja greke Eva Hadava, e cila udhëtoi aty në fund të gushtit për të garuar me ekipin Karnali Yashvis në Ligën e Volejbollit për Femra të Everestit dhe është bllokuar pas trazirave në vend.

Turneu, i cili ishte planifikuar të zgjaste dy javë, u ndërpre papritur ndërsa vendi u godit nga protesta masive antiqeveritare dhe përleshje të dhunshme.

Në një bisedë me mediat greke, atletja deklaroi e shokuar: “Jam në rrezik shumë të madh, nuk mund të flas.”

Situata në Katmandu ka dalë jashtë kontrollit. Parlamenti është djegur, kryeministri Oli ka dhënë dorëheqjen dhe mijëra të rinj, kryesisht studentë dhe punëtorë të rinj, kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshime dhe fundin e korrupsionit.

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në incidente, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Atletja greke dhe shoqet e saj të ekipit, nga frika, u detyruan të braktisnin hotelin ku po qëndronin dhe, sipas informacioneve, janë fshehur për orë të tëra në një zonë pyjore për t’u mbrojtur nga protestuesit.

“Nuk jam e sigurt tani. Nepal,” shkroi ajo në një postim në Facebook.

Pak më vonë, me një postim të ri, atletja njoftoi se po fshihej në një zonë pyjore: “Po djegin të gjithë Nepalin, ne po fshihemi në pyll duke pritur që ushtria të veprojë.”

Atletja greke bllokohet në Nepal: Jemi fshehur në pyll, po digjet i

Në përputhje me standarded JTI