Apeli i GJKKO paralajmëron avokatin e Metës: Do të zëvendësoheni me një mbrojtës kryesisht nëse…

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka paralajmëruar avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakrani, se në rast mosparaqitje në seancën e 8 shtatorit, do të zëvendësohet.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata sqaron se mungesa e paarsyeshme e mbrojtësit do të sjellë zëvendësimin e tij me mbrojtës kryesisht të caktuar nga gjykata, sipas nenit 132/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe ka si objekt ankimin e Ilir Metës ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Presidenti i Partise se Liris, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024 akuzohet për veprat penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale

Putin: Rusia s’ka ndërmend të sulmojë askënd! Ukraina mund të hyjë në BE, jo në NATO

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar nga Pekini se Rusia nuk synon të sulmojë asnjë vend tjetër, duke i quajtur pretendimet për një kërcënim rus ndaj Evropës si “provokim” ose “paaftësi”. Deklarata u bë gjatë një takimi me kryeministrin sllovak Robert Fico.

“Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd. Të gjitha këto deklarata për qëllimet tona ndaj Evropës janë ose provokim ose paaftësi”, tha Putin, duke iu referuar shqetësimeve të vendeve perëndimore se Moska mund të zgjerojë agresionin e saj përtej Ukrainës.

Putin shtoi gjithashtu se Rusia nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, por e konsideron “të papranueshëm” anëtarësimin e saj në NATO.

“Kjo është një vijë e kuqe për ne”, theksoi ai.

Në deklaratat e tij, Putin u shpreh se këtë çështje e kishte diskutuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump gjatë një takimi në Alaska

Prej kohësh, frika në qarqet evropiane është se në rast suksesi në Ukrainë, Kremlini mund të synojë vende të tjera të Evropës Lindore, duke u mbështetur në bindjen historike se ish-territoret e Bashkimit Sovjetik i përkasin Rusisë.

E bujshme! Rama i fut fshesën qeverisë dhe shpalos emrat surprizë

Ilir Dako

Udhëheqësi Ram thirri me urgjencë kabinetin qeveritar për ti njoftuar se ka ardhur koha të diskutojnë për axhendën e socialistëve dhe të qeverisë në Kuvendin e shtatorit. Takimi u la në Jalë në pronën e Xhillos, i cili mori përsipër të gjitha shpenzimet, drekën dhe sallën e mbledhjeve, pasi ndihej borxhli me Udhëheqësin për lejet e ndërtimit të kompleksit që ka ndërtuar pa leje. Të hënën në ora 09 30, Udhëheqësi Ram u ul në ambientin ku do të mblidhte qeverinë, krerët e partisë, kryetaren e kuvendit dhe atë të grupit Parlamentar dhe i dha urdhër kamarierëve për ti sjellë kafen e mëngjesit. Paralel i tha Fetahut që nëse shikonte Xhillon ti afrohej afër ti jepte ndonjë dackë fytyrës dhe mos ta lejonte të takonte ministrat e tij, për të bërë ndonjë nga zullumet e tij të zakonshme

Pasi gjerbi gjithë qejf gllënjkën e parë të kafes dhe lëshoi një “ah” kënaqësie, ju rikthye përmbledhjes së temave që do të diskutonte në samitin qeveritar. Në mendje i qarkullonin ultimatumet dhe këshillat e misionares Lindë, që ja roitën kokën deri në 3 të sabahut dhe ndërkohë hidhte në letër shënimet për prioritetet e takimit, duke përfshirë dhe modifikimet e misionares.

Në 10 pa 10 u dëgjuan mërmërima nëpër sallë. Po vinin ata tigrat e vartësve dhe lepurushat e Udhëheqësit, të urtë, të bindur, me sytë përtokë dhe me një ankth që leçitej qartazi në sytë e tyre. Udhëheqësi kishte shtrirë këmbët mbi një karrige buzë vetratës gjigande me sytë e përqendruar në pafundësinë blu të Jonit, dëgjonte përshëndetjet e ministrave të cilëve ju përgjigjej me një “gjes” nëpër dhëmbë. Në ora dhjetë secili kishte zënë vend në tavolinën e punës sipas indikacioneve të emrave dhe po prisnin në ankth afrimin e Udhëheqësit. Pasi i la të prisnin dhjetë minuta u çua në këmbë dhe u ul në krye të tavolinës duke nisur fjalën e tij:

“Ju kam thirrur sot t’ju komunikoj se qeverisja aktuale do pësojë transformime rrënjësore. Shumë prej jush nuk do jenë në qeveri, për të ndryshuar frymën që keni futur deri tani. Kam kaq kohë që punoj me ju. Nuk ju kam kërkuar kurrë lekë. Sju kam kërkuar kurrë që të hani dardha mbrapa kurrizit tim. Nuk ju kam kërkuar kurrë të shkelnit ligjin. Të gjithë jeni me dosje në SPAK dhe prej jush po bëhem pis dhe unë. Prandaj dua që në qeverisjen e shtatorit të mos kem asnjë nga ju me dosje”.

Heshtje varri ra në sallë. Të gjithë ministrat shikonin njëri tjetrin të pataksur dhe në mendjen tyre shfaqej Ahmetaj në arrati, Veliaj në burg, Koka në burg dhe shumë të tjerë që vuajnë dënimet. Sytë e tyre flisnin me njëri tjetrin dhe ndiheshin të tronditur si Udhëheqësi i tyre i la në baltë.

Në mes të kësaj qetësie vrastare u ndje si piskamë zëri epshndjellës i Ballukes:

“Shef unë ti kam derdhur kokërr më kokërr eurot siç i kam marrë”.

“Dëgjuat gjë të them euro unë, lekë thashë o vajzë, se ty të janë zënë sytë nga paraja aq sa i kërkove gjobën dhe atij të Erdoganit”, ju përgjigj Udhëheqësi dhe pas atij momenti nuk pipëtiu asnjë.

Ballukja uli kokën dhe e trembur filloi të qante nën zë me lotët që i dilnin çurk.

Pasi piu një gllënjkë ujë dhe porositi një kafe tjetër, udhëheqësi rimori fjalën:

“Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e transporteve Ballukja lë postin. Puna e saj në krye të kësaj ministrie lë për të dëshiruar, të gjithë drejtorët e saj janë në burg ose në ndjekje penale. Vetë Ballukes i janë hapur 6 dosje, Llogaraja, inceneratorët, tigrat e detit dhe disa të tjera. Vendin e saj e zë Elisa, e cila më shikon ashtu siç jam në të vërtetë, Skënderbeu i shqiptarëve. Edhe ajo e meriton plotësisht të jetë Mamica e qeverisë së re.

Ministri i dytë që lë postin është Pirro, i cili ka disa dosje në SPAK, nga pronat e ushtrisë deri te afera me mbetjet kimike në portin e Durrësit. Pirro do të shkojë në Vlorë për të zëvendësuar Dredhkën që nuk ishte në gjendje të bënte një vendim për ti dhuruar Sandrit 900 hektarë tokë.

Emëroj në këtë post Gysin i cili ka shkëlqyer për koordinimin e qeverisë me klanet kriminale të Durrësit. Ai do ju shërbejë më së miri edhe klaneve por dhe fuqizimit të pushtetit tim pasi do përdorë mjetet ushtarake si transportuese të “Mallit” drejt brigjeve ku ka klientelë të fortë lëndësh narkotike.

Ministri i tretë që lë postin është Petrit boksieri, i cili më rrahu ministrin tim vorioepiriot duke bërë diskriminim të hapur të pakicave greke. Në vend të tij emëroj Sarën pasi më garanton Elbasanin dhe më mbyll problemet me Suelin.

Mirela lë postin pasi më mashtroi me numrin e turistëve. Nga 11 milionë turistë që hynë 8 milionë ishin udhëtarë tranzitë në aeroportin e Rinasit. Në vend të saj emëroj Arditin, i cili duke punuar mjaft kohë në arkiva do jetë në gjendje të arkivojë shifrat e Kumbaros si shifra suksesi.

Ministri tjetër që liroj nga detyra është Blendi Diga, të cilin e përjashtoj se hapi digat e liqenit dhe nuk po vë mend akoma. Në vend të Digës do emëroj një grua në krye të Ekonomisë, e cila do çojë deri në fund grabitjen e pronave, truajve dhe aseteve të vendit. Zonja në fjalë është Milva, e cila do të sjellë energji pozitive në menaxhimin e pronave, ashtu si te koncencionet e shëndetësisë.

Ministre Kulture do vendos Besianën, e cila s’merr vesh fare nga kultura po do shkruajë historinë time, si babai i saj atë të Enverit.

Në ministrinë e Jashtme do vendosim një opozitar të cilin do ma japë Saliu, i cili do nxjerrë jashtë loje La Civitan dhe do punojë fort për ti hequr non gratën ortakut tim të besës që na dhuroi 4 mandate pushtet. Ky personazh mund të jetë Flamuri po pa shkop se shkopin do e lërë në PD për të vendosur atë rreckën demokrate, pasi do na duhet dhe për mandatin e pestë.

Ministrja e Arsimit e lë këtë detyrë për të konkuruar në Tiranë për postin e kryebashkiakes. Ogerta është personazh që ka disa dosje në SPAK, por që të shpresojmë mos të përfundojë si Lali. Në vend të saj do të emëroj Ervin Demon. Djalë zotni. Demokrat i konvertuar në socialist, me rezultate të mira në menaxhimin e Beratit pavarësisht se pastrimin e plehrave e ka marrë banda e Elbasanit.

Te Shëndetësia ikën Koçia. Në vend të saj vjen Karçani, si mjeshtre e tenderëve sekretë kur ishte te AKSHI. Besoj që në ministrinë e Koçiut nuk do të lërë priza e çelësa pa i shitur në ankand kësaj ministrie. Mjeshtre si Karçani nuk ka parë bota. Një miliardë euro janë bërë rrush e kumbulla te AKSHI, jo kumbulla si të tigrit, këto i kemi ngrënë bashkë në mes të tavolinës bilës ajo merrte një dhe mua më linte tre. Ky duhet të jetë shembulli i qeverisë së re. Lajtmotivi primar do të jetë 1 kumbull ministrat 3 kryeministri.

Kalojmë te ministri i Brendshëm. Si nipi i Enverit do ta heq Vin Bufin se këta janë rracë e keqe të presin në besë. Në vend të tij do vendos Vlorën e SHISH. Na duhet një kosovare në qeveri dhe kjo është kosovare me tope jo dosido, plus që është dhe mikesha e Gysit.

Ministrat e shtetit shkrihen. Pirdeni kalon kryenegociatore pranë qeverisë.

Zëvendës kryeministër do të jetë Blendi, i cili do vërë firmat e tij në vendimet e qeverisë në këmbim të burgut për dorën e fundit të grabitjeve që do i bëjmë pasurive kombëtare. Ai do përgjigjet në SPAK për të gjitha kumbullat që do vjelim.

Kush ka dëgjuar emrat të përgatitet të ngrejë leckat nga ministritë e tyre dhe ju ftoj në drekën e lamtumirës në restorantin e Xhillos, i cili ju ka përgatitur një superdrekë. Tani mund të vazhdoni pasi unë kam plane të tjera se më ka ardhur Aleksi për të kërkuar azil politik nga kërcënimet e Trumpit”, Udhëheqësi Ram mbylli fjalën dhe u përhumb në thellësinë blu të Jonit që po e ndillte porsi kurmi i një virgjëreshe për tu kredhur në të.

Pasi viktimat e qeverisë lanë ambientin, Udhëheqësi Ram i bëri një telefonatë misionares Lindë.

Post Partum (Ringjallja)

Në darkë vonë Udhëheqësi Ram dhe Misionarja Lindë u mblodhën në vilën qeveritare në Dhërmi ku të lodhur nga dita e ngarkuar e Udhëheqësit, u ulën në tavolinën e mbushur me ushqime deti dhe pije të shtrenjta nën shoqërinë e krerëve të bandave dhe filluan të ndanin pronat e ushtrisë buzë detit. Misionarja Lindë plot zell ju servirte ushqimin kapobandave dhe e lumturuar ngrinte dolli për ekipin e ri qeveritar. Udhëheqësi ju drejtua kapobandave me një buzëqeshje ngadhënjyese: “Tigri tha që hamë bukë e qofte dhe japim troje, a shikoni gjë qofte në tavolinë”, trimat ndërkohë shpërthyen në hare dhe nxorrën pistoletat duke shtënë në tavanin e vilës qeveritare të cilin e bënë shoshë nga vrimat e plumbave. Pasi Udhëheqësi Ram la porositë e fundit, i kërkoi ndjesë miqve dhe u mbyll për një bisedë konsultative me Pirron në dhomën e gjumit.

Bëfsh qejf udhëheqësi Ram.
SOT COM.AL

Lajm ‘i keq’/ Çmimet e teIefonave do rriten ndjeshëm brenda pak muajsh, ja arsyet

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave.

Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10% të tjera për të luftuar tarifat e SHBA-së, luhatjet e tregut dhe faktorë të tjerë të jashtëm, duke çuar në telefona inteligjentë më të shtrenjtë për konsumatorin.

Çipat e TSMC aktualisht përdoren në të dy telefonat Apple dhe Samsung, shkruajnë mediat e huaja.

Telefonat iPhone 17 do të përdorin çipat A19 këtë muaj, ndërsa seria Samsung Galaxy S26 ka shumë të ngjarë të përdorë Snapdragon 8 Elite Gen 2 (ose 8 Elite Gen 5) të Qualcomm vitin e ardhshëm.

Si çipat e serisë A ashtu edhe procesorët Snapdragon prodhohen në fabrikat e TSMC, dhe të dy kompanitë nuk pritet të ndalojnë së bëri biznes me prodhuesin me bazë në Tajvan së shpejti.

iPhone 17, veçanërisht iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max ka shumë të ngjarë të shohin një rritje çmimi këtë vit, dhe do ta dimë me siguri kur të zbulohen më 9 shtator.

Për momentin, rritja e çmimit të përfolur është rreth 50 dollarë.

Dasmorët bIIokojnë qarkullimin në “Unazën e Madhe”, 2 persona nën hetim, 1 tjetër në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë pasi më datë 24 gusht, pasi me automjetet e tyre kanë bllokuar qarkullimin në aksin e Unazës së Madhe për të festuar për ceremoninë martesore ku merrnin pjesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, si rezultat i administrimit të disa pamjeve filmike të publikuara më datë 24.08.2025, në të cilat shfaqeshin disa automjete të dekoruara për ceremoni martesore, të ndaluara në Unazë të Madhe, të cilat kishin penguar qarkullimin në këtë aks, kanë mundësuar identifikimin e disa prej shtetasve të implikuar në këtë paligjshmëri.

Konkretisht, u identifikuan 3 shtetas, E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, për të cilët nisi procedimi penal në gjendje të lirë, dhe Xh. A., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftim. 

Sakaq, hetimet po vijojnë për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të 4 personave të tjerë të përfshirë si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të përdorura, të cilët rezultojnë të marra me qira.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet personaIe

Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan, nga gërmimet e një grupi arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë.

Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se ky varr i përket shekullit të III – IV pas erës tonë.

Arkeologu Erikson Nikolli thotë se varrit është e ruajtur shumë mirë dhe ka përmasa të mëdha, 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë ku është hyrja me shkallë, paradhoma dhe dhoma funerare.

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet

Sipas drejtuesit të gërmimeve arkeologjike, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në Shqipëri dhe jep të dhëna të dorës së parë për elitat e shoqërisë së kohës në prapatokën tonë.

Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri tha se ky monument do të ruhet nga Bashkia e Bulqizës për t’u kthyer në një atraksion turistik.

Bazuar në strukturat murale pjesë integrale të varrit monumental, arkeologët mendojnë që ky monument nuk zhvillohej vetëm nëntokë, por edhe mbitokë duke hedhur hipotezën e pranisë së një mausoleumi romak.

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet

Dhoma e varrimit, edhe pse e grabitur dhe plaçkitur disa herë në periudhën antike por edhe më vonë, fatmirësisht përmbante një pjesë të inventarit dhe të eshtrave të cilat lejojnë interpretimin e këtij zbulimi surprizues. Gjithashtu dhoma e varrimit përmban edhe një mbishkrim i cili flet për individin i cili ishte i vendosur në këtë strukturë të veçantë. Sipas mbishkrimit, emri i tij ishte Gelliano.

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet

Inventari, edhe pse i pakët, përbëhej nga enë qelqi të llojeve të ndryshme , krehër prej kocke , thika dhe surpriza tjetër, ardhja deri në ditët tona e tekstilit të veshjes së të ndjerit , një rast i rrallë në zbulimet arkeologjike.

Po ashtu, arkeologët në këtë lokalitet kanë zbuluar edhe një mbishkrim tjetër me shumë rreshta, i cili pritet të interpretohet së shpejti.

Ky zbulim pasuron në mënyrë të jashtëzakonshme hartën arkeologjike të Bulqizës dhe historinë antike të zonës si dhe e vendos Bulqizën në zemër të qytetërimeve të lashta, duke treguar qartë rëndësinë që kishte në kohët e shkuara.

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet

Galeria fotografike (

1 / 4

)

Nga Kolumbia në EIbasan, si u trafikua Andres nga rrjeti ndërkombëtar

Një muaj më parë, mediat shqiptare u njohën me historinë tronditëse të Andrés*, një vajzë e re kolumbiane që, me shpresën për një punë të rregullt si kujdestare fëmijësh në Shqipëri, përfundoi viktimë e një rrjeti ndërkombëtar trafikimi në qytetin e Elbasanit.

Pasi u mashtrua dhe u shfrytëzua për disa ditë nga një grup kriminal, Andrés jo vetëm që nuk gjeti ndihmën e nevojshme nga autoritetet shqiptare, por përfundoi edhe pas hekurave, e dënuar me 9 muaj burg për veprën penale të “prostitucionit” — pavarësisht provave të shumta që tregonin qartë se ajo ishte viktimë, jo autore.

Pas lirimit nga burgu në korrik të këtij viti, problemet për Andrés nuk përfunduan. Pa mjet identifikimi, pa ndihmë, pa strehë dhe me pasaportën e sekuestruar, ajo mbeti e bllokuar në Shqipëri, në një situatë të rrezikshme, ku rrezikonte sërish të binte pre e trafikimit.

Pikërisht në këtë moment, një grup aktivistësh lokalë e gjeti Andrés në Elbasan. Ata e strehuan përkohësisht në një ambient të sigurt, e shoqëruan në Tiranë për të dhënë deklaratën e saj pranë Policisë së Shtetit, dhe më në fund, pas shumë përpjekjesh, e ndihmuan të fitonte statusin e “Viktimës nga Trafikimi”.

Megjithatë, ky status erdhi vetëm pasi u sigurua privatisht një përkthyes i gjuhës spanjolle, pasi institucionet shtetërore nuk kishin kapacitete për të ofruar këtë shërbim. Ky fakt ngre një shqetësim të madh për të gjitha viktimat e huaja që nuk kanë ndihmën e askujt dhe që nuk flasin gjuhën shqipe.

Institucione që dështojnë: viktima trajtohet si fajtore

Rasti i Andrés është shembull konkret i dështimit institucional në Shqipëri për të mbrojtur viktimat e trafikimit. Një nënë e vetme, e ardhur nga Kolumbia për një jetë më të mirë, përfundoi e dënuar si autore e një vepre penale që ishte, në të vërtetë, pasojë e shfrytëzimit kriminal.

Ky rast vë në pikëpyetje serioze trajtimin që autoritetet shqiptare u rezervojnë shtetasve të huaj, sidomos grave të reja, që vijnë në vend me premtime të rreme punësimi. Mungesa e mekanizmave për t’i identifikuar, mbrojtur dhe ndihmuar këto viktima, tregon për një boshllëk të thellë në sistemin ligjor, administrativ dhe social shqiptar.

Pritja për pasaportën: një rrezik i ri për viktimat

Procedurat burokratike për kthimin e dokumenteve të sekuestruara, përfshirë pasaportën, i lanë Andrés për disa javë në Shqipëri pas lirimit. Kjo periudhë pritjeje, pa mbështetje financiare dhe pa siguri, ishte një tjetër rrezik i madh për të rënë sërish në duart e trafikantëve.

Ky është një nga dështimet më të qarta administrative që vë në rrezik jo vetëm sigurinë e viktimave, por edhe besimin ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Mungesa e përkthyesve: barriera që pengon drejtësinë

Pamundësia e Policisë së Shtetit për të ofruar një përkthyes të gjuhës spanjolle është një tjetër sinjal alarmi. Në një rast ku çdo minutë ishte jetik, Andrés nuk mund të jepte dëshminë e saj pa ndihmën e përkthyesit të siguruar privatisht nga aktivistët.

Kjo tregon mungesën e përgatitjes dhe kapaciteteve të institucioneve shqiptare për të përballuar raste ndërkombëtare trafikimi, duke i lënë viktimat pa mbrojtje dhe drejtësi.

Një muaj më vonë: Andrés është në shtëpi, por pyetjet mbeten

Falë përpjekjeve të palodhura të një grupi aktivistësh, Drejtësi Sociale Andrés u kthye në vendin e saj, në Kolumbi, vetëm një muaj pas takimit të parë në qendër të Elbasanit — ku qëndronte e frikësuar me dy valixhet e saj në duar, pa asnjë rrugëdalje.

Por ky rast ngre një pyetje të rëndë për ndërgjegjen publike dhe institucionale: Nëse një grup qytetarësh të thjeshtë arritën të ndihmonin një viktimë në një muaj, sa kohë do t’i duheshin një vajze të huaj pa ndihmë për të mbijetuar vetëm në Shqipëri?

Koha për një reformë të thellë

Rasti i Andrés nuk është i izoluar. Ai është një sinjal alarmi për urgjencën që ka Shqipëria për të reformuar qasjen e saj ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. Duhen politika gjithëpërfshirëse, me një qasje të ndjeshme gjinore dhe ndërkulturore, dhe me mekanizma konkretë për parandalim, mbrojtje dhe rehabilitim të viktimave.

Për më tepër, institucionet duhet të shohin përtej statistikave dhe ligjeve të shkruara: të shohin njeriun përpara krimit, viktimën përpara akuzës.

Emri “Andrés” është përdorur për të ruajtur identitetin dhe sigurinë e viktimës.

Burimi: Drejtësi Sociale

Rrëzohet heIikopteri ushtarak, raportohen pesë të υ▪︎ ekυr

Një helikopter ushtarak në një fluturim rutinë u rrëzua të hënën në Pakistanin verior, duke vrarë dy pilotë dhe tre teknikë në bord, tha një zëdhënës i qeverisë.

Helikopteri me sa duket u rrëzua në rajonin Gilgit-Baltistan për shkak të një defekti teknik dhe më pas u përfshi nga flakët, tha Faizullah Faraq, zëdhënësi i qeverisë rajonale. Ai nuk dha detaje të mëtejshme dhe tha se autoritetet po hetojnë.

Aksidente të tilla nuk janë të rralla në Pakistan. Muajin e kaluar, një helikopter që transportonte furnizime me ndihma në rajonin veriperëndimor Bajaur të goditur nga përmbytjet u rrëzua në mot të keq, duke vrarë të pesë personat në bord.

Dhe në shtator 2024, gjashtë persona u vranë kur një helikopter tjetër u rrëzua në veriperëndim për shkak të një defekti në motor.

Ekipet e shpëtimit arritën në vendin e aksidentit dhe filluan operacionet e shpëtimit.

Nuk kishte informacione të menjëhershme mbi shkakun e rrëzimit, megjithëse një zëdhënës i qeverisë përmendi që shkaku mund të ishte një defekt teknik.

“Vera s’ka mbaruar”, meteoroIogia: Temperaturat rriten sërish, kur priten stuhitë

Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit.

Sipas saj, përveç disa shira lokalë që priten të mërkurën dhe të enjten, e gjithë java do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa fundjava pritet të kulmojë me temperatura të larta, deri në 36 gradë Celsius.

“Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në disa zona qendrore si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike. Ndërkohë, të gjitha ditët e tjera do të jenë me diell dhe, që nga nesër, do të kemi rritje të temperaturave, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius”, – tha Porja.

Ajo theksoi se këto temperatura janë të larta në krahasim me normat e muajit shtator, ndërsa shtoi se nuk priten stuhi gjatë kësaj jave.

“Janë temperatura më të larta se mesatarja për shtatorin. Megjithatë, parametrat e erës do të jenë disi problematikë gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Nuk presim stuhi apo shira të mëdha këtë javë – do të jetë një situatë e qetë, me ndonjë reshje lokale të mërkurën dhe të enjten. Nuk kanë përfunduar ditët e nxehta, shtatori do të vijojë me temperatura të larta, por do të kemi edhe prezencë të stuhive tropikale të cilat do të jenë më të dobëta se ajo që kaluam ndërsa do të shfaqen pas javës së dytë të shtatorit dhe po ashtu edhe në fillim të tetorit”, – tha ajo.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Porja tha se situata do të jetë e ngjashme, me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius dhe reshje të pakta lokale në mesjavë.

“E njëjta situatë do të jetë edhe në vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, – u shpreh meteorologia.temperaturat

Dy oficerë si “Kalë Troje”, si punuan në restorant për të mbIedhur informacion për të shkatërruar bandën kriminale

Dy oficerë policie, të cilët shkuan në Kretë për të punuar në një restorant, ishin ‘Kali i Trojës i Sigurisë’ së Hanias, me qëllim që të infiltroheshin në organizatën kriminale, të bëheshin pjesë, me qëllim ta shpërbënin plotësisht.

Hetimi i Sigurisë së Hanias filloi shkurtin e kaluar, por qershori ishte muaji vendimtar, ku dy oficerë policie u zgjodhën të linin uniformat e tyre dhe të “bëheshin anëtarë të organizatës kriminale”. Kjo histori mund të ishte lehtësisht një skenar tjetër filmi, por është absolutisht e vërtetë dhe tregon qartë se sa thellë kishte depërtuar Policia Greke në organizatë.

E gjithë kjo ndodhi pas “dritës jeshile” të dhënë nga Prokuroria e Hanias , në mënyrë që për herë të parë në Kretë, oficerët e policisë të mund të infiltroheshin në banda. Oficeri gjyqësor, në fakt, ishte plotësisht i informuar për ecurinë e hetimit në çdo kohë dhe kishte njohuri të qarta për të gjithë ata që ishin të përfshirë. Për këtë oficerët e policisë shkuan në Kretë në qershor dhe filluan të punonin në një restorant, ku ngadalë filluan të binin në kontakt me njerëzit, që kolegët e tyre nga Policia e Hanias ua kishin treguar .

Ata arritën të fitonin në mënyrë metodike dhe inteligjente besimin absolut të këtyre individëve, të cilët, duke ndjerë se po flisnin me njerëzit e tyre, thanë shumë gjëra nga punët e bandës, pa e ditur se të gjitha përfunduan në Policinë e Hanias.

Brenda pak javësh, dy oficerët e policisë, të cilët nuk kishin shkelur kurrë në selinë e policisë së Hanias, arritën të identifikonin nga anëtari i parë deri te i fundit i organizatës kriminale, duke mbledhur informacione jetësore rreth atyre që ishin të përfshirë. Informimet u mbajtën në një rreth shumë të ngushtë oficerësh policie, në zona të shkreta, natën, duke i dhënë çështjes një dimension spiunazhi.

Kontributi i dy oficerëve të policisë, të cilët ‘u shfaqën në Kretë për të punuar për një sezon’, ishte me rëndësi vendimtare dhe do të mbetet një fakt në analet policore të ishullit. Në të njëjtën kohë, bastisjet e Policisë Helenike nuk u ndalën as natën, pasi një operacion u krye në katër qeli në burgun Agia , ku mbaheshin anëtarë të organizatës, me qëllim gjetjen e pajisjeve telefonike që ata kishin në dispozicion