“Më dhemb thellë”/ Parashqevi Simaku emocionon me dedikimin për djaIin në ditëlindjen e saj: Ti nuk e di as kur është…

Artistja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut, feston sot ditëlindjen e 59. Në këtë përvjetor, ajo ka ndarë një fotografi të veçantë dhe ka zbuluar një brengë që e ndjek prej kohësh: malli për të birin, Luke.

Në postimin e saj, Simaku shkruan se çdo nënë ëndërron të urohet dhe përqafohet nga fëmijët e saj në ditëlindje, fat që ajo nuk e ka, pasi Luke, sipas sipas saj, ndoshta nuk i di as datën e ditëlindjes.

“Sot, në ditëlindjen time të 59, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: ‘Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!’ Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, ka shkruar Simaku në postimin e saj.

45 mijë pensione të IIogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.

Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania, ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve.

Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.

Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.

Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend.

Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësitë e viteve 1990-2000.

Horoskopi për ditën e sotme, e màrtë 2 Shtator 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Shtatori sjell energji të re. Jeni të etur të filloni nga e para, të merrni përsipër projekte që i keni lënë pezull. Mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju ngadalësojnë: nuk ju mungon vendosmëria. Në dashuri, ka më shumë qartësi, por nevojitet diplomaci.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), kjo është një kohë që ju fton të reflektoni mbi punën dhe marrëdhëniet profesionale. Gjërat po ecin, por ngadalë: mos u nxitoni, rezultatet do të vijnë. Në dashuri, mund të përjetoni momente ëmbëlsie, veçanërisht nëse mësoni të hiqni dorë nga mëritë e vjetra.

BINJAKËT

Po e rifitoni entuziazmin tuaj dhe kjo reflektohet në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Ju pëlqen të takoni njerëz të rinj dhe të krijoni lidhje: këtu mund të lindin mundësi të rëndësishme. Në dashuri, kthehet dëshira për qetësi: bëni vend për gjallëri.

GAFORRJA

Ju nevojitet siguri, veçanërisht në një nivel romantik. Shtatori ju kërkon të sqaroni: çfarë dëshironi vërtet nga një marrëdhënie? Në punë, ka përgjegjësi në rritje, por edhe shpërblime. Besojini intuitës suaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), ju jeni protagonistë, si gjithmonë, por tani doni të jeni më konstruktivë. Rezultate interesante po vijnë në punë, por mos u nxitoni. Durimi është i nevojshëm në dashuri: të tjerët do t’ju vënë në provë, por ju keni gjithçka që duhet për të fituar.

VIRGJËRESHA

Ky është një muaj reflektimi dhe zgjedhjesh të reja. Po planifikoni qartë dhe nuk po i lini asgjë rastësisë. Puna sjell kënaqësi, por dashuria kërkon m

PESHORJA

Në fazë ripërtëritjeje po fillon. Ju dëshironi harmoni dhe po punoni për ta rikthyer atë në jetën tuaj. Në punë, projekte të reja po marrin formë. Në dashuri, dëshira për stabi litet rritet, por pa sakrifikuar lirinë tuaj.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), është një periudhë intensive: ju presin sfida në punë, por edhe mundësia për të vërtetuar vlerën tuaj. Në dashuri, jeni pasionantë, por kini kujdes të mos jeni shumë debatues. Përdorni thellësinë tuaj për të krijuar lidhje të vërteta, jo konflikte.

SHIGJETARI

Dëshira për të udhëtuar, për të sfiduar veten dhe për të parë përtej fitimeve. Shtatori sjell mundësi për rritje personale. Në punë, mund të bëni zgjedhje të reja dhe të guximshme. Në dashuri, nuk do të mjaftoheni: kërkoni entuziazëm dhe autenticitet.

BRICJAPI

Ky është një muaj fokusi: po hidhni themelet për një të ardhme të fortë. Ka përgjegjësi në punë, por jeni gati t’i merrni përsipër ato. Në dashuri, kini kujdes të mos i lini pas dore ndjenjat tuaja: të hapeni pak më shumë mund të jetë e dobishme.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), ju doni të ndryshoni, të revoluciononi, të vini në dyshim gjithçka. Shtatori sjell ndryshime të papritura, të cilat, megjithatë, janë stimuluese. Në dashuri, ju dëshironi më shumë liri, por edhe më shumë autenticitet. Në punë, idetë origjinale do të jenë forca juaj.

PESHQIT

Po rifitoni vetëbesimin tuaj. Shtatori ju sjell ndjeshmëri, por edhe praktikë: dy cilësi që së bashku do t’ju çojnë larg. Në dashuri, do të dëshironi ëmbëlsi dhe mirëkuptim. Në punë, mos i nënvlerësoni projektet e vogla: ato mund të rriten ndjeshëm.

Sherri banaI me karrige e shkopa bejsbolli, DEL FOTO: Kush është Dritan Pine që pIagosi me t hika 2 persona në Korçë

Një sherr masiv mes disa personash është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në afërsi të Parkut në Korçë.

Si pasojë e sherrit masiv, të plagosur me thikë kanë mbetur 2 persona, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti.

Në total të shoqëruar në komisariat si të përfshirë në konflikt janë 10 persona: Dritan Pine, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.

Dritan Pine dyshohet gjithashtu si autori i plagosjeve me thikë.Pamje nga vendi i ngjarjes

Burime për media kanë bërë me dije se sherri mes dy grupeve shoqërore fillimisht nisi si përplasje verbale për arsye banale e më pas degradoi në hedhje karrigesh, përdorim të shkopave të bejsbollit dhe të thikave.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike” ndërsa mbi Dritan Pinen rëndojnë dhe dy vepra të tjera penale: Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Tronditese/ 31-vjeçari shqiptar υ▪︎et kushëririn me th. ikë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 29 gusht në Leeds të Anglisë, ku një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre.

Sipas policisë britanike dhe raportimeve të mediave angleze, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet.

Për këtë ngjarje është arrestuar kushëriri i tij, Eljon Markaj, 31-vjeç, i cili u paraqit në Gjykatën e Magjistratëve të Leeds të hënën.

Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim.

Policia britanike ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me autoritetet.

Europa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore? Franca urdhëron spitalet “të jenë gati”, Gjermania në gatishmëri për …

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Europë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është në gatishmëri për konflikt të mundshëm për shkak të stërvitjeve ushtarake ruse.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta Le Canard Enchaîné, Ministria e Shëndetësisë në Francë u ka kërkuar institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin të përgatiten për një ‘angazhim të madh’ të mundshëm deri në mars të vitit 2026.

Qeveria franceze po parashikon një skenar ku vendi do të luajë një rol mbështetës, me kapacitetin për të pritur një numër masiv ushtarësh të plagosur nga Franca dhe vende të tjera evropiane. Qëllimi i këtij urdhri është që të parashikohet, përgatitet dhe t’i përgjigjen nevojave shëndetësore të popullatës, ndërkohë që integrohen edhe nevojat specifike të mbrojtjes në fushën e shëndetësisë.

“Ndër rreziqet e identifikuara, është edhe hipoteza e një angazhimi të madh ushtarak, ku sfida shëndetësore do të jetë kujdesi ndaj një fluksi të madh viktimash nga jashtë. Kjo është çështje për sistemin tonë shëndetësor – të parashikojë trajtimin e pacientëve ushtarakë në sistemin civil të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë franceze të Shëndetësisë.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së kreut të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, i cili tha se NATO dhe forcat e Gjermanisë do të jenë në gatishmëri gjatë stërvitjeve ushtarake ruse.

Breuer theksoi se nuk pret që forcat e Vladimir Putinit të sulmojnë territorin e NATO-s gjatë stërvitjes Zapad 2025 në Bjellorusi, por shtoi se Gjermania “do të jetë në… gatishmëri”.

“Nuk kemi ndonjë tregues se po bëhen përgatitje për sulm nën maskën e kësaj stërvitjeje. Por ne do të jemi vigjilentë – jo vetëm forcat gjermane, por edhe NATO”, theksoi ai.

Këto zhvillime vijnë mes frikës globale se bota është në prag të një Luftë të Tretë Botërore, e cila, sipas shefit të NATO-s Mark Rutte, mund të shkaktohet nga Rusia dhe Kina. Ai paralajmëroi në korrik se sulmet e kombinuara nga liderët e Kinës dhe Rusisë mund të nxisin një skenar lufte botërore dhe ta çojnë planetin në prag të katastrofës.

Sipas Rutte-s, Kina do të përpiqet të pushtojë Tajvanin, ndërkohë që paralajmëron se shefi i Kremlinit, Putini, mund të sulmojë territorin e NATO-s – mes frikës se ai po synon shtetet baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

LAJMI I FUNDIT/ Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës dhe nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, ka lënë përkohësisht qelitë e paraburgimit për t‘i qëndruar pranë nënës së tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.ramazan-rraja

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Rraja është shoqëruar në banesën e nënës në Fushë-Krujë nga forca speciale, të cilat kanë rrethuar banesën për gjatë kohës që ai qëndroi aty, rreth 40 minuta.

Rraja ndodhet në burg në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj ish‑prokurorit Arjan Ndoja të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Gjithashtu në burg ndodhet edhe babai i tij, Xhelal Rraja.

Kujtojmë se Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg në mungesë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

30 vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë Krujës mbrëmjen e 19 prillit të vitit 2023.

NGJARJA

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë sëbashku me shtetasin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, shtetasi Andi Maloku.

Kujtojmë se për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

SPAK ka pasur si provë gjurmët e ADN së Redjan Rrajës, të cilat u gjetën në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes-Benz ngjyrë gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit.

Profil gjenetik u përftua në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza që u gjetën në makinën tip benz. Gjithashtu policia sekuestroi 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje.

Lapaj gati të bëhet ministër i Ramës? Gazetari zbulon detajet: Ja çfarë diskutohet

Gazetari Anesti Bajramemaj zbuloi në një emision televiziv zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi Rama do të përfshijë në qeverinë e tij, emra nga radhët e demokratëve.

“Ftesa është vetëm ajo që është bërë publike nga zoti Rama ku për hir të integrimit, kryeministri thotë se të gjithë duhet të bashkohen me PS, nuk duhet të ketë më ndarje midis partive politike.

Por flitet se nga radhët e demokratëve zyrtarë të cilët kanë pasur edhe poste të rëndësishme, mund të ketë rrjedhje në bashki dhe administratën qendrore”, tha Bajramemaj.

Sa i përket zërave se Adriatik Lapaj ka pasur oferta për t’u bërë ministër në kabinetin “Rama 4”, gazetari tha se ftesa ka qenë zyrtare në drejtim të kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

”Zoti Lapaj ka disa ditë në fakt, që ka pohuar se ka marrë ftesa zyrtare nga socialistë për të marrë poste në qeveri, por ai nuk ka pranuar. Por nuk ka bërë të ditur se cili ka qenë personi, interlokutori mes tij dhe qeverisë apo çfarë posti i kanë ofruar”, zbuloi Bajramemaj

Rusët suImojnë avionin e Von der Leyen!

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS të avionit që transportonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë afrimit të tij në aeroportin e Plovdivit në Bullgari.

Zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podestà, bëri me dije se sipas autoriteteve bullgare, ndërhyrja ka qenë një akt i qëllimshëm dhe i hapur nga Rusia. Megjithatë, pavarësisht pengesave teknike, avioni u ul në mënyrë të sigurt.

“Konfirmojmë se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS, por avioni u ul i sigurt në Bullgari. Autoritetet bullgare dyshojnë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të hapur nga ana e Rusisë,” deklaroi Podestà, duke konfirmuar raportimin e Financial Times.

Sipas saj, incidenti është pjesë e një strategjie më të gjerë frikësimi.

“Jemi të mësuar me këto lloj kërcënimesh dhe përpjekjesh për frikësim, të cilat përbëjnë element të sjelljes armiqësore të Rusisë. Ky episod forcon më tej vendosmërinë tonë të palëkundur për të forcuar kapacitetet tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha ajo.

Komisioni Evropian thekson se vizita e presidentes von der Leyen në vendet që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë merr një domethënie edhe më të madhe pas këtij incidenti, duke vënë në dukje rreziqet e përditshme me të cilat përballen ato.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të investojë në mbrojtje dhe gatishmëri ushtarake, veçanërisht pas këtij incidenti,” shtoi Podestà.

Masa të rrepta për ndalimin e ceIularëve në shkolla, thirrje për bashkëpunim mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Sportit, me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të, në institucionet arsimore parauniversitare.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në mesazhin drejtuar nxënësve, mësuesve, prindërve dhe gjithë komunitetit, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi.

“Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat celularë nuk lejohet të përdoren gjatë orës së mësimit.

Por këtë vit shkollor, duke parë përvojën e vendeve të tjera dhe studimet e fundit, po e forcojmë zbatimin e këtij rregulli, që të jetë realisht efektiv. Nuk jemi të vetëm në forcimin e masave të ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla dhe vendet europiane i kanë aplikuar këto masa dhe e kanë përforcuar këtë vit këtë rregull. Ne po ecim në të njëjtin drejtim, sepse rezultatet janë të qarta: më pak shpërqendrim, më shumë sukses në mësim, më shumë mirëqenie për nxënësit”, tha ajo.

Ministrja sqaroi se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur.

“Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Studimet e OECD-së dhe OBSH-së tregojnë se përdorimi i shpeshtë i telefonave tek fëmijët ul përqendrimin, ul aktivizimin mes nxënësve në klasë, dhe gjithashtu, në disa raste, mund të rrisë edhe rrezikun e bullizmit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se rregulli i ri është i qartë dhe i zbatueshëm për të gjithë dhe se përcakton qartë përgjegjësitë e mësuesve dhe prindërve.

“Në këtë vit shkollor rregulli është i thjeshtë për të gjithë: Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor. Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli.

Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli. Roli i prindërve është të bashkëpunojnë me shkollën duke e përforcuar mesazhin edhe në shtëpi, që fëmija të kuptojë se ky rregull është për të mirën e tij. Nëse ky rregull nuk respektohet në mënyrë të përsëritur edhe pas masave këshilluese dhe rekomanduese, drejtoria e shkollës vendos për ecurinë e masave të tjera sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e shkollës, si një sinjal i qartë që respektimi i rregullave, veç të tjerash, është pjesë e rëndësishme edhe e formimit edukativ personal”, tha ajo.

Në përmbyllje të mesazhit, Manastirliu bëri thirrje për bashkëpunim të plotë mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

“Zbatimi i këtij rregulli është angazhim dhe detyrë e përbashkët, mësues, prindër dhe nxënës, që ora e mësimit të jetë orë mësimi, dhe për këtë na duhen librat, na duhet ta përdorim në mënyrë të përgjegjshme teknologjinë, sipas protokolleve të shkollës, duke i shërbyer arsimimit dhe edukimit të nxënësve, dhe mbi të gjitha na duhet shumë përkujdes, respekt dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Përgatitje të mbarë për fillim vitin shkollor të gjithë nxënësve dhe prindërve”, perfundoi Manastirliu.