Hëna do e ndërlikoje se tepërmi sot jetën tuaj ne çift. Do jeni xheloze dhe do krijoni shume tension ne lidhjen qe keni. Asgjë nuk do ece sipas parashikimeve. Beqaret nuk do kenë ndryshime ne jetën sentimentale edhe pse do bëjnë te pamundurën për te pasur takime. Sektori i financave fatmirësisht nuk do ketë tronditje dhe probleme.
Demi
Sot do mendoni seriozisht për te ardhmen ne çift dhe me ne fund do i vini pikat mbi “i” për disa çështje themelore. Beqaret do kenë vetëm njohje te reja dhe asgjë me tepër sesa aq. Mbase me vone mund te ndodhe diçka me serioze. Sektori i te ardhurave do jete konfuz. Nuk lejohet asnjë shpenzim me tepër sesa ua mban xhepi sepse me vone do kërkoni lëmoshë.
Binjaket
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Do bini dakord për gjithçka dhe nuk do merrni asnjë lloj vendimi pa u konsultuar me pare se bashku. Beqaret do joshen nga persona mjaft simpatike dhe nuk do mund te qëndrojnë dot indiferente edhe dikur te duan. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
Gaforrja
tabute qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift do bien përfundimisht gjate kësaj dite. Do e shihni me një sy tjetër te ardhmen dhe nuk do e pengoni veten për asgjë. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe pak kohe sesa te fillojnë histori dashurie qe mund t’iu sjellin veç probleme. Ne pune duhet te ulni shpenzimet nëse doni te arrini te ruani qëndrueshmërinë.
Luani
Priten ndryshime te befasishme sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do jete si një ëndërr e cila për fatin e mire nuk do mbaroje shpejt. Beqaret nuk duhet te nxitohen, por para se te fillojnë një lidhje duhet te njihen mire me ata persona. Ne planin financiar duhen marre disa mase strikte ose duhet kërkuar ndihme nga specialistet. Mos keni turp ta bëni këtë gjë.
Virgjeresha
Do i përkushtoheni tej mase jetës profesionale gjate kësaj dite dhe do e lini pas dore jetën ne çift. Mire do jete te flisni me partnerin para se ai te mendoje gjera te këqija. Beqaret nuk duhet te besojnë verbërisht ne disa premtime qe do iu bëhen sepse do lëndohen tej mase. Financat menaxhojini me shume kujdes dhe maturi. Te paktën edhe sot duhet bere kujdes.
Peshorja
Mos i merrni shume seriozisht kritikat e partnerit tuaj sot sepse ai ne shume momente do beje shaka. Mos lejoni qe te tjerët t’iu shtyjnë drejt vendimeve te gabuara, Beqaret do kenë disa takime dhe as vete nuk do jene te qarte se cili iu pëlqen me tepër. Mos veproni pa qene te sigurte. Financat fatkeqësisht as sot nuk do arrini t’i stabilizoni.
Akrepi
Do kërkoni me shume pavarësi se kurrë sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te krijoje mosmarrëveshje me partnerin. Mos bëni asnjë sipas mendjes suaj. Beqaret do kenë momente emocionuese e pasionante. As vete nuk do e besojnë se janë ne realitet. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza te këqija për shkak te gabimeve te se shkuarës.
Shigjetari
Dita do filloje dhe do mbaroje me se miri gjate kësaj dite. Do ndiheni te qete pranë partnerit dhe nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, por gjera te jashtëzakonshme do iu ndodhin sot si me magji. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi, prandaj duhet te flisni sa me shpejt qe te mundeni me specialistet.
Bricjapi
Sot do jeni me pozitive dhe do kërkoni me ngulm te bëni lidhjen me te bukur dhe klimën sa me te ngrohte. Do ta mahnitni atë qe keni ne krah dhe do e surprizoni ne çdo moment. Beqaret duhet te jene te sigurte për atë qe duan te bëjnë para se te hedhin çdo lloj hapi. Te ardhurat do kenë përmirësime te vogla, por qe do iu ndihmojnë disi.
Ujori
Dëgjojini me kujdes këshillat qe do iu japë partneri gjate kësaj dite sepse ne te kundërt do bëni gabime te pafalshme. Nëse jeni ende beqaret, ka mundësi qe gjerat te fillojnë te lëvizin fale disa takimeve qe do realizoni ne mjediset e punës. Me financat mos u tregoni te pamatur nëse nuk doni te mbeteni pa asnjë para. Gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Peshqit
Jeta ne çift do ece me se miri gjate kësaj dite. Do ndihni aq mire ne krahët e partnerit tuaj saqë nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person, por ai nuk do jete i interesuar aspak për ta. Kjo do i lëndojë jashtë mase. Situata financiare pritet te ketë përmirësime goxha te mëdha. Tregohuni te zgjuar dhe hiqni disa para mënjanë.
Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të përfshirë dy punonjës të sistemit shëndetësor.
Mikel Osmani është 37-vjeçari i plagosur paraditen e së martës në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ky i fundit është goditur me mjet prerës (thikë), nga laboranti Dashamir Çajka, një emër i njohur për Policinë e Shtetit, me precedentë të mëparshëm.
Sipas asaj që është publikuar në media, në vitin 2017, në moshën 23-vjeçare, ai ka tentuar të vetëvritet me armë, duke qëlluar veten në kraharor. Ndërkohë, në vitin 2023, ai është akuzuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes si personi që ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit kombëtar Bashkim Nikolla dhe sportistin Bekim Gripshi.
Këto fakte i përkasin të shkuarës jo shumë të largët të këtij 32-vjeçari që, me sa duket, ka pasur një vazhdimësi shpërthimesh agresive, të cilat kulmuan me rastin e fundit.
Gazetarja e “Piranjave”, Luela Gaxhja, sjell dëshmitë e dy personave pjesë e stafit mjekësor në Sanatorium. Këta të fundit denoncojnë dhunën dhe papërgjegjshmërinë e kolegut të tyre, duke akuzuar edhe drejtoreshën e këtij spitali si person që ka dijeni për sjelljen e dhunshme të Çajkës.
“A nuk e di drejtoresha që ai konsumon kokainë, heroinë dhe bën orgji me vajza me pagesë në spital, duke i futur nëpër dhoma? Se vetë kolegët e tij e kanë kapur. E dimë të gjithë, dhe s’e di drejtoresha? Ky vjedh ilaçet, morfinat, se i pi vetë. Kur s’ka lekë, i merr dhe ia bën vetes. Ai është i pakomandueshëm, nuk e orienton dot veten e vet,” – shprehet njëri nga dëshmitarët.
Sakaq, ky i fundit shprehet se Çajka ka mbështetje politike nga individë të Partisë Socialiste, si kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.
Në lidhje me marrëdhënien e Çajkës me Osmanin, personin e plagosur paraditen e së martës, dëshmitari tregon se ka qenë për arsye banale:
“Ky djali shoqëron pacientët me karrocë tek mjekët nëpër dhoma. Siç duket kishin ndonjë fjalë… (lekë)…” – shprehet dëshmitari.
Dëshmitari flet edhe për një tjetër konflikt të dhunshëm me një nga mjekët aty:
“Moj, ka CV të pasur ky, kë s’ka godit. Një shoferi, para nja 7 vitesh, i ka nxjerrë armën. E di i gjithë spitali. Mjeku E*** është një nga personat më të qetë aty, dhe ky u zu me të për një parking, i nxorri armën dhe e terrorizoi.”
Por ajo që na bën të dyshojmë edhe më shumë është se mjeku në fjalë thotë se drejtoresha Bala është në dijeni të situatës dhe nuk ka marrë asnjë masë.
“Shkova tek drejtoresha që nesër pasnesër të mos thoshte ‘nuk di gjë’. Ajo s’mori asnjë masë,” – shprehet mjeku i dhunuar.
Çfarë thotë drejtoresha?
Për këtë situatë u interesuam pranë drejtorisë. Në një intervistë për “Piranjat”, Silvana Bala shprehet se nuk ka pasur dijeni për sjelljen e dhunshme të Dashamir Çajkës dhe se nuk ka marrë asnjë ankesë në zyrë nga mjeku i kërcënuar, pavarësisht se thuajse i gjithë personeli i spitalit është në dijeni.
A mund të ishte parandaluar kjo dhunë?
A mund të ishte parandaluar kjo dhunë mes bluzave të bardha, që për pak desh u kthye në tragjedi?
Këtë nuk mund ta themi ne, por ajo që dihet me siguri është se mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” e kanë fare të qartë panoramën e asaj që ka ndodhur – madje njohin mirë edhe përgjegjësit.
Për këtë ngjarje janë ngritur shumë pikëpyetje mbi përgjegjësinë e strukturave drejtuese të spitalit dhe se si ka mundësi që një person me një dosje të tillë problematike të vijojë të punojë në një institucion publik shëndetësor.
A ka mungesë të kontrollit dhe monitorimit të punonjësve? Pse nuk janë marrë masa për parandalimin e dhunës dhe çrregullimeve nga një person me precedentë të tillë penalë e mendorë?
Për më tepër, kjo ngjarje shton dyshimet mbi ndikimet politike në punësime dhe në mbrojtjen e personave me sjellje të rrezikshme.
Nëse stafi ka bërë denoncime të brendshme dhe drejtoria është treguar e pafuqishme ose e painteresuar, atëherë kemi të bëjmë me një dështim institucional, që kërkon ndërhyrje urgjente nga instancat më të larta të shëndetësisë dhe ligjit.
Ky rast është një thirrje alarmi për të gjitha institucionet shëndetësore në vend, që të vendosin standarde të qarta kontrolli dhe sigurisht përgjegjësi për ata që i shkelin rregullat dhe vënë në rrezik jetën e kolegëve dhe pacientëve.
Në fund të ditës, shëndetësia nuk është një vend për të toleruar dhunë, drogë, imoralitet dhe as papërgjegjshmëri politike.
Ka kaluar një javë që kur 27-vjeçari shqiptar u arratis nga burgu i Kasandrës dhe kërkimet për vendndodhjen e tij vazhdojnë. 27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla ishte dënuar për lehtësim të transportit të emigrantëve të paligjshëm dhe mbahej në burgun rural.
Ishte pak pas orës 11:00 të mëngjesit të së enjtes së kaluar, më 18 shtator 2025, kur 27-vjeçari arriti të arratisej nga burgu ndërsa punonte në një magazinë dhe u zhduk. Një ditë më vonë, një burrë i panjohur arriti të futej me forcë në një dhomë hoteli në zonën Kypsa të Kasandrës në Halkidiki dhe sulmoi një grua 20-vjeçare ukrainase që qëndronte atje, e plagosi në këmbë me thikë dhe u zhduk pasi i mori 2,000 euro dhe telefonin celular.
Policia i tregoi vajzës foto të të arratisurit 27-vjeçar dhe ajo dëshmoi se e njihte fytyrën e burrit që e plagosi, por theksoi se nuk ishte 100% e sigurt. Pak më shumë se 24 orë më vonë, u zbulua se gjurmët e gishtërinjve të gjetura në dhomën e 20-vjeçares nuk i përkisnin të arratisurit 27-vjeçar. Ato duket se i përkasin një personi të paidentifikuar dhe hetimet po zhvillohen për të zbuluar identitetin e tij.
“U largova nga burgu sepse kisha probleme me fëmijën tim”
Newsit.gr arriti të gjejë vendndodhjen e 27-vjeçarit të arratisur. Ylli Shkalla refuzoi të zbulonte vendndodhjen dhe përshkruan momentin e arratisjes së tij.
“U largova nga burgu sepse kohët e fundit pata disa probleme me familjen dhe fëmijën tim dhe më duhej t’i zgjidhja. Isha i mërzitur, doja t’i shihja. Çdo person për familjen e tij mund ta bënte këtë. U largova nga burgu dhe që andej erdhën dhe më morën. U largova menjëherë nga zona. Nuk qëndrova”, tha ai midis të tjerash.
27-vjeçari deklaron se nuk është në asnjë mënyrë ai që e plagosi 20-vjeçaren ukrainase dhe thekson: “Kur ndodhi incidenti me vajzën, unë nuk isha as në Halkidiki. Pastaj mësova se po thoshin se kisha kryer një grabitje, por unë vetë nuk isha as atje. Është pak e çuditshme të dëgjosh diçka të tillë. Më mërziti sepse kam qenë në Greqi për shumë vite dhe nuk kam bërë gjëra të tilla. Kam familje, fëmijë. Pse do të qëndroja dhe do ta bëja këtë?”
“I kisha rregulluar të gjitha për t’u larguar. Një shofer erdhi dhe më mori. Më vjen shumë keq, ndihem keq sepse mbi të gjitha nuk mund ta kuptoj se si doli e gjithë kjo që e bëra unë dhe në fund dolën dhe thanë se kishin gabuar. Në Greqinë Veriore ku jetoja, të gjithë më njohin. Nuk do të ishte kurrë e mundur që unë të shkoja dhe të vrisja. Kam shumë peshë. Dua që e gjithë bota ta dijë se nuk kam ngacmuar kurrë asnjë vajzë”, përfundon ai. /Piranjat.al/
Klubi i Liverpool-it ka nderuar Diogo Jotën në mënyrën më dinjitoze të mundshme, duke i dhënë familjes së tij të gjithë shumën e mbetur të kontratës, prej 14.5 milionë paundësh, pas vdekjes tragjike të futbollistit.
Jota, i cili ndodhej në kulmin e karrierës, humbi jetën në një aksident automobilistik në korrik, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva. Ai la pas bashkëshorten, Rute Cardoso, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.
Kontrata do të respektohet deri në fund – një veprim që nuk është “normë” në futboll
Futbollisti portugez kishte një pagë javore rreth 140,000 paund dhe dy vite të mbetura nga kontrata që do të përfundonte në vitin 2027. Megjithatë, pronarët e klubit, Fenway Sports Group (FSG), vendosën ta nderojnë marrëveshjen deri në fund.
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, e quajti këtë vendim të jashtëzakonshëm: “Ndoshta njerëzit mendojnë se kjo është normale, por nuk është e zakonshme në botën e futbollit.
Pronarët shpesh kritikohen, si trajnerët, por mënyra si e kanë menaxhuar këtë situatë është e jashtëzakonshme.
I kanë dhënë gruas dhe fëmijëve të Jotës të gjithë shumën e kontratës,” u shpreh Slot për TNT Sports.
Në vazhdën e tragjedisë, Liverpool ndërmori një valë të madhe blerjesh, duke shpenzuar rreth 426 milionë paund, përfshirë afrimin e sulmuesve Hugo Ekitike dhe Alexander Isak, në një merkato që u ndikua drejtpërdrejt nga nevoja për të zëvendësuar Jotën.
Slot përshkroi emocione të forta gjatë javëve të zisë: “Dhimbja që përjetoi qyteti, mënyra si reaguan tifozët, lulet, memorialet – ishte e pabesueshme.
Ka momente kur mendoj: ‘Si ndihen tani gruaja dhe fëmijët e tij?’.”
Në një veprim simbolik, klubi ka tërhequr përjetësisht fanellën me numrin 20, që mbante Jota, ndërsa kryetari i klubit, Tom Werner, e përshkroi futbollistin si një njeri të jashtëzakonshëm: “Nuk ishte i dashur vetëm sepse shënonte gola – ishte i dashur sepse ishte sinqerisht një njeri i mirë.”
Përtej rivalitetit sportiv, edhe lojtarët e Chelsea-t dhuruan një pjesë të madhe të shpërblimit prej 11.4 milionë paundësh nga Kupa e Botës për Klube, në ndihmë të familjes së Diogo Jotës – një akt solidariteti që preku opinionin publik dhe botën e futbollit.
Një festival i Kretës në Metamorfosi të Athinës, përfundoi në një përleshje të përgjakshme të shtunën në mëngjes, me katër persona të plagosur, përfshirë tre shqiptarë dhe një grek nga Kreta që u përpoq të ndante sherrin.
Incidenti ndodhi rreth orës 02:30, në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou, në një aktivitet të Shoqatës së Kretasve të Metamorfosit. Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi kur një grup shqiptarësh që po largoheshin nga festivali u grindën me shqiptarë të tjerë për një çështje të parëndësishme. “Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj” ishte fillimi i përballjes, e cila shpejt u përshkallëzua në një përleshje të egër me thika. Tensioni u përshkallëzua dhe debati u zhvillua në një përleshje të egër midis 20 personave me thika, duke shkaktuar panik tek të pranishmit.
Katër persona u plagosën në incident dhe u dërguan në spital. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, 26 dhe 25 vjec, me lëndime të rënda në gjoks, brinjë dhe sqetull, një grek, i lindur në vitin 2000, me një plagë nga një objekt i mprehtë në shpinë, i cili u godit kur hyri në përleshje për t’i ndarë dhe një tjetër shqiptar 25-vjecar, me lëndime në krah, brinjë, gjoks dhe mavijosje në fytyrë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga një qytetar, sipas të cilit autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë është nip i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe mik i deputetit të zonës, Tërmet Peçi. Sipas liderit të opozitës, vrasja e sotme përbën goditje të madhe për biznesin e huaj në vendin tonë.
Statusi i Berishës
Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit
Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri
Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit
Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.
📩 Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.
Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.
Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë
Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.
Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë. Dyshja, e cila fillimisht e mbajtën të fshehtë këtë raport, më pas nisën të postonin foto së bashku, duke na zbuluar se mes tyre kishte një dashuri të fortë.
Për shumë muaj me radhë, në rrjetet e tyre sociale, fotot e të dyve ‘ëmbëltuan’ “Instagram”-in. Por sot, nëse u hedhim një sy, këto postime mungojnë. Në profilin e Rozës ka mbetur vetëm një foto me Xhonatanin, ku ai shfaqet me kurriz mbi një varkë, bashkë me miqtë e tyre. Ndërkohë që të gjitha postimet e tjera janë larguar. Po e njëjta është tabloja edhe te profili i Xhonatanit.
Nuk e dimë, nëse këto foto të hequra, janë sinjal i ndonjë krisjeje të çifti, një sherr i zakonshëm, apo fotot janë larguar për ndonjë arsye tjetër. Sakaq, të dy vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu pa dashje, se ndoshta mes tyre nuk bëhet fjalë për një ndarje.
Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar, për 3 muaj me radhë. Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin. Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëritjetrit. Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka heksuar se mes tyre ka shumë dashuri.
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëritjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin”, – u shpreh ajo.
Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.
“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni”, – tha Roza.
Ish-zyrtari demokrat, Fatbardh Kadilli është shprehur i gatshëm të kandidonte për Bashkinë Tiranë, nëse do të merrte një ofertë nga kampi opozitar, të cilët kohët e fundit janë në negociata për të zgjedhur emrin që do të rivalizojë Ogerta Manastirliu.
Gjatë intervistës në një emision televiziv, Kadilli tha se opozitës i duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri.
“Do isha i nderuar të kisha përgjegjësinë e një sfide të tillë për Tiranën. Por kjo si çdo gjë ka një por. A ka një bashkim të vërtetë? A ka një reflektim të vërtetë? A do heqim dorë nga strategjitë dhe makinacionet për të fshehur të vërtetën dhe për të kontribuar të gjithë? A do arrijmë të bashkojmë të gjithë spektrin opozitar? Nëse këto janë të mundshme, unë do isha i nderuar të kisha një sfidë të tillë. Por nuk është fjala për mua. Është fjala për të gjetur një projekt politik përbashkues. Dhe këtu kam parasysh njerëz që kanë vullnetin të kuptojnë. Ne kemi një PD në degradim në opozitë, kemi disa parti që më saktë janë kryetarë pa parti, kemi edhe një lëvizje radikale majtas, puritane në dukje, që ka ardhur në ngjitje. Dhe sfida e tyre është strategji efektive për ta, për të marrë vota maksimalisht. Dhe ku qëndron avantazhi i tyre? Duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri”, tha mes të tjerash Kadilli.
Partia Demokratike ka nisur punën për gjetjen e një kandidati konsensual për zgjedhjet e pjesshme që pritet të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës. Grupi negociator i mandatuar nga Sali Berisha ditën e sotme nisiun takimet me aleatët dhe më tej me partitë e tjera për të arritur në konsensus për emrin e kandidatit opozitar.
Grupi i PD i kryesuar nga Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti sot në mesdite kanë takuar kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.
Kurse ditën e diel priten takime me drejtuesit e Partisë së Lirisë dhe me forcat e tjera aleate. Ndërkohë që javën e ardhshme takime do të shtrihen edhe me figurat e reja politike, si: Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin të cilët në zgjedhjet e “11 majit” morën një sasi votash të konsiderueshme nga elektorati gri.
Alarm nga SHBA për Shqipërinë: Korrupsion, pastrim parash dhe grabitje pronash me ndihmën e gjykatave
Qeveria e kryeministrit Rama vijon të marrë shuplaka nga SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2025 për klimën e investimeve dhe korrupsioni me pastrimin e parave shihen si problematikat më të mëdha.
Sipas raportit, paraja informale, kryesisht nga trafiku i drogës ka prishur balancat në treg.
Problemet që rendit DASH janë: korrupsioni në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike; konkurrencë e padrejtë dhe e shtrembëruar; një ekonomi e madhe informale; pastrim parash; ndryshime të shpeshta në legjislacionin fiskal; të drejtat pronësore dhe zbatim i dobët i kontratave.
“Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale”, thuhet në raport.
Më tej problem shihet korrupsioni. Edhe pse Rama pretendon të godasë korrupsionin me tenderët përmes Diellës, për DASH, ky sektor është ndër më problematikët. “Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet më tej.
Në raport theksohet se të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse është e vështirë të merret një titull i qartë pronësie. Sipas tij, ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm pronësie mbi tokën. Titujt e pronësisë që mbivendosen janë të përhapur.
Pjesë nga raporti
Investimet e huaja direkte nga Shtetet e Bashkuara përbëjnë një pjesë të vogël, por në rritje. Në fund të vitit 2024, investimet e huaja direkte në stokun e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, sipas Bankës së Shqipërisë, arritën në 382 milionë dollarë, nga 300 milionë dollarë në fund të vitit 2023 (të dhëna të qeverisë shqiptare).
Shqipëria ka potencial të gjerë ekonomik, një kuadër të shëndoshë ligjor dhe ka përparuar në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Rezultati i Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International u përmirësua nga 37 në 42 nga 100 në vitin 2024. Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të:
-korrupsioni në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike; -konkurrencë e padrejtë dhe e shtrembëruar, -një ekonomi e madhe informale, -pastrim parash; -ndryshime të shpeshta në legjislacionin fiskal; -të drejtat pronësore; dhe -zbatim i dobët i kontratave.
Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.
Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar.
Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse është e vështirë të merret një titull i qartë pronësie. Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm pronësie mbi tokën. Titujt e pronësisë që mbivendosen janë të përhapur. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka deklaruar qëllimin e saj për të adresuar këtë problem, por progresi ka qenë i kufizuar.
Për të adresuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi ndryshime të gjera kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë Speciale (ZPS) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI), të cilat janë pjesë e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reforma gjyqësore mbështetet fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, dhe zbatimi është duke vazhduar, me shpresën se suksesi i saj përfundimisht do të përmirësojë klimën e investimeve në vend.
Zbatimi i reformës gjyqësore që filloi në vitin 2016 përfshinte verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan verifikimit janë shkarkuar nga puna për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur verifikimin. Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, BE pret që Shqipëria të intensifikojë hetimet e rasteve të profilit të lartë, të krijojë një historik të padive për raste të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave, dhe të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Komuniteti i biznesit vlerëson progresin e reformës në drejtësi në luftën kundër korrupsionit dhe në dhënien fund të pandëshkueshmërisë, por shpreh shqetësime se vendet e lira të krijuara në gjyqësor kanë ngadalësuar gjykimin e çështjeve, duke krijuar një numër të madh çështjesh të prapambetura në gjykata, veçanërisht në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Administrative të Apelit.
Investitorët në Shqipëri kanë të drejtë për mbrojtje gjyqësore të të drejtave ligjore që lidhen me investimet e tyre. Investitorët e huaj kanë të drejtë të paraqesin mosmarrëveshjet në një gjykatë shqiptare. Përveç kësaj, palët në një mosmarrëveshje mund të bien dakord për arbitrazh. Shumë investitorë të huaj ankohen se korrupsioni gjyqësor dhe procedurat joefikase gjyqësore dëmtojnë mbrojtjen gjyqësore në Shqipëri dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Mund të jetë e dobishme për investitorët amerikanë të marrin në konsideratë përfshirjen e klauzolave detyruese të arbitrazhit ndërkombëtar në çdo marrëveshje me homologët shqiptarë.
Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.
Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar.
Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse është e vështirë të merret një titull i qartë pronësie. Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm pronësie mbi tokën. Titujt e pronësisë që mbivendosen janë të përhapur. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka deklaruar qëllimin e saj për të adresuar këtë problem, por progresi ka qenë i kufizuar.
Për të adresuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi ndryshime të gjera kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë Speciale (ZPS) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI), të cilat janë pjesë e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reforma gjyqësore mbështetet fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, dhe zbatimi është duke vazhduar, me shpresën se suksesi i saj përfundimisht do të përmirësojë klimën e investimeve në vend.
Zbatimi i reformës gjyqësore që filloi në vitin 2016 përfshinte verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan verifikimit janë shkarkuar nga puna për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur verifikimin. Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, BE pret që Shqipëria të intensifikojë hetimet e rasteve të profilit të lartë, të krijojë një historik të padive për raste të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave, dhe të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Komuniteti i biznesit vlerëson progresin e reformës në drejtësi në luftën kundër korrupsionit dhe në dhënien fund të pandëshkueshmërisë, por shpreh shqetësime se vendet e lira të krijuara në gjyqësor kanë ngadalësuar gjykimin e çështjeve, duke krijuar një numër të madh çështjesh të prapambetura në gjykata, veçanërisht në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Administrative të Apelit.