“Deri në 500 raste në javë”, Brataj paralajmëron: COVID rikthehet në Shqipëri me variantin Omicron, prek kryesisht…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për një emision televiziv, përballë gazetares Nisida Tufa, theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante.

Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.

“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars.”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky variant Covid-i të çon në fatalitet, Brataj tha; “Çdo sëmundje të çon në fatalitet te një person me patologji, me imunitet të ulët.

Por personat me shëndet të mirë, nuk kanë probleme. Personat e sëmurë, e kalojnë më vështirë, covid-i të çon deri në rrezik jete.”.

Por a ka persona që s’e kanë kaluar Covid-in? Brataj theksoi se shumica e popullatës, nuk shfaq simptoma.

“Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave, pasi dhe fluksi i turistëve në vend”, tha ai.

Arrinin fitime deri në 8 milionë euro, shkatërrohet organizata e drogës në Greqi, arrestohen 5 shqiptarë! Sekuestrohen mbi 1 ton kanabis dhe armë

Një organizatë e mirëstrukturuar kriminale, e specializuar në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, u godit nga autoritetet greke në një operacion me “FBI-në” greke, që çoi në arrestimin e pesë shqiptarëve, të moshave 73, 39, 36, 35 dhe 34 vjeç.

Sipas mediave greke, organizata kishte arritur të gjenerojë të ardhura mbi 8 milionë euro, duke ndërtuar një rrjet të sofistikuar me role të qarta dhe logjistikë të plotë.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr një shtetas shqiptar, mes të arrestuarve, i cili është i njohur për autoritetet greke që prej vitit 2012.

Mediat greke shkruajnë se ai kishte hyrë me armë në një banesë në zonën e Nea Erithraia (në Athinë), ku kishte mbajtur peng pronarët e shtëpisë. Në përplasjen me policinë, kishte qëlluar me armë dhe kishte plagosur rëndë një efektiv të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Pas një dekade, duket se ka “ndryshuar fushë”, duke kaluar në veprimtari të trafikut të drogës.

Gjatë operacionit policor, autoritetet kanë sekuestruar: 1.640 bimë kanabisi në rritje, 1 ton dhe 161 kg kanabis të papërpunuar, gati për trafikim. Pajisje për kultivim, peshore elektronike, automjete dhe arsenal armësh, përfshirë: një pushkë automatike, dy pistoleta, një granatë dore dhe 134 fishekë.

Në krye të organizatës qëndronte një 39-vjeçar, i cili kishte përgjegjësinë për koordinimin e aktiviteteve të grupit, menaxhimin e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës dhe komunikimin me klientët dhe mbledhjen e fitimeve.

Krah tij, si zëvendës, vepronte një 36-vjeçar që mbikëqyrte plantacionin, siguronte mjetet, furnizimet dhe ushqimet për “punëtorët” e angazhuar në terren.

Anëtarët e tjerë kishin role të ndryshme, përfshirë gjetjen dhe sigurimin e vendeve për fshehjen e drogës dhe parave, transportin e liderit të grupit në mënyrë të sigurt, fshehjen e pajisjeve të komunikimit për të shmangur përgjimet

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar të drogës, armëmbajtje pa leje dhe qarkullim të monedhave të falsifikuara.

Dosja është dorëzuar në Prokurorinë përkatëse greke, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe për të bërë bilancin e plotë ekonomik dhe kriminal të organizatës.

Ky është biznesmeni që u vra në Tepelenë, viktima anëtar i një familjeje të njohur në Itali

Të tjera detaje kanë dalë rreth biznesmenit italian të vrarë ditën e sotme në Tepelenë, ngjarje për të cilën janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Gazment dhe Daniel Braçe.

Viktima Edoardo Sarchi, me origjinë nga Varese, jetonte në Shqipëri prej vitesh, ndërsa drejtonte biznesin e tij.

Ai zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë dhe ishte drejtor i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro.

Edoardo Sarchi

Emri i tij, përtej botës së biznesit, është i lidhur edhe me politikën lokale në Itali nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike e krahut të djathtë të qytetit buzë liqenit.

Vittorio Sarchi ishte një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini, babai i deputetit aktual të Fratelli d’Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini.

Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini.

Vittorio Sarchi

Pas përvojës së tij administrative, ai kandidoi në listën e qendrës së djathtë Nuova Frontiera, duke mbështetur Pellicinin, duke mbetur aktiv deri në vitin 2015. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81 vjeç.

Edhe Augusto Nidoli, xhaxhai i Sarchi-t, i përket një familjeje të njohur në provincën e Varese-s dhe më gjerë, dhe themeloi kompaninë italo-shqiptare Edilcentro Ltd në vitin 1996.

Tegola Edilcentro, një kompani prodhimi tullash me seli në Tiranë, në të cilën Sarchi ishte drejtor ekzekutiv, është pjesë e së njëjtës kompani të themeluar nga xhaxhai i tij, e cila tani menaxhohet nga kushërinjtë e Sarchi-t, Antonio (kryetar i bordit) dhe Edoardo Nidoli.

Antonio Nidoli është gjithashtu president i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri.

“Një familje punëtorësh dhe sipërmarrësish të aftë”, thotë Paolo Sartorio, nënkryetar i bashkisë së Cunardo-s.

“Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ndodhi. Edoardo kishte ndjekur gjurmët e xhaxhallarëve dhe kushërinjve të tij dhe tani ishte një qytetar i botës.”

Mësuesit në 2029 me 1250 euro pagë, qeveria prezanton programin e ri për arsimin

Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro deri në vitin 2029.
Ky është një nga objektivat e mandatit të katërt të qeverisë, të prezantuara në programin e kabinetit socialist në fushën e arsimit.

“Kur flitet më këto shifra sot duket joshëse, por mos harrojmë se ky është plani për katër vitet e ardhshme që do të thotë kostot ndryshojnë. 1000 euro sot nuk kanë të njëjtën vlerë si para katër vitesh, njësoj do të jetë edhe për 4 vite më vonë. Rritja duhet të bëhet në bazë të indeksit”, shprehet Suela Koçibellinj, aktiviste.

“Mendoj se do jetë një shtysë për t’i motivuar, duke i mirëpaguar do të nxiten të kontribuojnë më shumë”, shprehet Irsa Ruçi- eksperte arsimi.

Investimet do të përqendrohen në transformimin digjital të shkollave, si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në mësim si plan për të arritur “Shqipërinë në BE në 2030”. Ndërsa premtojnë se do të testojnë përfshirjen e ushqimit në institucionet arsimore duke e pilotuar në çdo bashki qendër qarku. Por ekspertët vlerësojnë se nuk duhet të ketë diferencime midis shkollave.

“Ushqimi është nevojë. Por ky ka qenë një nga premtimet e fushatës, tani duhet parë a do kthehet në një plan veprimi? A do të realizohet brenda 4 vitesh për gjithë Shqipërinë?”, shton aktivistja.

Zgjatja e orarit të qëndrimit të nxënësve në mjediset arsimore është një tjetër synim i qeverisë socialiste, përmes një programi të ri pas shkollor.

“Prindërit do ndiejnë siguri se do jenë po brenda mureve të shkollës, po me mësuesit që njohin. Sepse kohët e fundit janë hapur shumë after school, qendra private që nuk janë nën kontroll dhe ka pikëpyetje për cilësinë”, shprehet Irisa Ruçi.

Gjithashtu, fuqizimi i arsimit profesional është në fokus të “Rama 4”, ku parashikohet dyfishimi i të rinjve, duke arritur 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve. Investimi pritet të shkojë në 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.

Akuzat për shkelje të hapësirës ajrore, reagon Rusia: S’kemi asgjë për të fshehur, synojmë…

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mohuar kategorikisht akuzat se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s gjatë javëve të fundit.

Gjatë një deklarate për mediat, Lavrov tha se Rusia “nuk ka asgjë për të fshehur” dhe se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të sulmuar civilë apo infrastrukturë në territorin e vendeve evropiane.

“Incidentet ndodhin, por ne kurrë nuk qëllojmë me armë të synuara kundër tyre,” shtoi ai. Lavrov u ndal edhe te akuzat e Polonisë, sipas të cilës më 9 shtator dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj, duke thënë se Moska ka kërkuar një takim të menjëhershëm për të diskutuar çështjen, por “askush nuk dëshiron të diskutojë faktet.”

Ai theksoi se Rusia nuk synon me dronë ose raketa vendet e Evropës, pavarësisht nëse janë anëtare të BE-së apo NATO-s.

Deklarata e Lavrov vjen ndërsa tensionet mes Moskës dhe Perëndimit po rriten, me incidente ushtarake dhe akuzat për provokime gjithnjë e më të shpeshta.

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

Disa investigime mediatike, sinjalizime dhe raporte kontrolli konfirmojnë se Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara funksionon herë si nukël dhe herë si zgjatim i krimit të organizuar. Evidencat tregojnë se Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara është kthyer në një organizatë me natyrë kriminale. Drejtuesit e Agjencisë janë diktuar nga personazhe nongrata në SHBA, simbole të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, si dhe nga drejtues të grupeve kriminale.

SPAK dhe GJKKO sekuestrojnë çdo vit pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, asete të grupeve kriminale, si hotele, pallate, apartamente, lokale, restorante, troje, vila, bizhuteri, para cash, makina luksoze etj. Shumica e pasurive të sekustruara më pas konfiskohen, që do të thotë se kalojnë përfundimisht në pronësi të shtetit shqiptar.

Çfarë ndodh?

Pasuritë e bllokuara nga SPAK dhe GJKKO në zbatim të ligjit antimafia, u rikthehen figurave të krimit të organizuar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Prapaskena ka identifikuar pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, të cilat pasi janë sekustruar dhe konfiskuar nga SPAK, kanë kaluar në administrim te Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila ua ka kthyer këto pasuri subjketeve të SPAK-ut, përmes kontrave korruptive qiraje dhe ankandeve fiktive.

Pasuritë e sekuestruara jepen me qira nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara tek personat që u janë sekuestruar këto pasuri, me qira simbolike, kundrejt ryfshfetit ose interesave të tjera korruptive.

Pasuritë e konfiskuara rikthehen tek subjekti që është goditur nga SPAK, përmes ankandeve fiktive, ku fitues është paracaktuar figura e krimit, të cilit i është konfiskuar pasuria. Figurat e krimit, të cilëve u është sekuesruar dhe konfiskuar pasuria, në shumicën e rasteve, nuk dalin vetë drejtëpërdrejtë, por kamuflohen përmes njerëzve të afërt, të cilët me para të pista blejnë pasurinë që u është sekuestruar nga SPAK-u.

Kush po e saboton luftën e SHBA dhe SPAK kundër krimit të organizuar?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur luftë krimit të organizuar, duke e konsideruar një rrezik për sigurinë kombëtare. Nuk është sekret që kryefjala e takimit të kreut të SPAK-ut në DASH, Altin Dumani, ishte intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar.

Në Shqipëri del një Agjenci, e cila po saboton luftën e SPAK kundër krimit të organizuar. Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila i rikthen krimit pasuritë e konfiskuara, është në varësi të ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme dhe ministrat që ndryshohen shpesh janë derivat i kryeministrit Edi Rama.

Kjo nuk do të thotë se Edi Rama ka dorë në rikthimin e pasurive të konfiskuara në duart e krimit. Edi Rama ndoshta nuk di asgjë ose është keqiformuar për batërdinë që ndodh në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Por, nuk ka dyshim që drejtuesit e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara janë organizatorët e skemës së tjetërsimit të pasurive të konfiskuara, duke i kaluar në duart e krimit të organizuar.

Që nga tetori i vitit 2024, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara drejtohet nga Risena Xhaja.

Më herët, Agjencia është drejtuar nga Adrian Koni, të cilin KLSH kërkoi të shkarkohej pas abuzimeve të rënda me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara me vlerë 140 milionë euro.

Ardian Koni, bashkë me gjyqtaren Ilirjana Olldashi, i ktheu Klement Balilit resortin luksoz Santa Quaranta buzë detit të Sarandës. Para rikthimit të Balilit, hotelin e tij e kishin marrë me qira Erion Ricku dhe Arjan Baçi, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit për vlerësimin e çmimit të tregut të këtyre pasurive, komision i ngritur pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

25 makina luksoze të konfiskuara janë zhdukur nga Agjencia kur drejotohej nga Koni. Makinat u janë rikthyer bosëve të drogës dhe një pjesë janë mbajtur për vete nga kupola e Agjencisë. Krahas makinave, Koni me grupin e tij kanë tjetërsuar dhe rikthyer në duart e subjekteve të ligiit anti-mafia si hotele, pallate, apartamente, makina, troje etj., duke ia dhënë me qira vetes së tyre, të besuarve të figurave të krimit të organizuar dhe në disa raste i kanë kaluar në duart vetë figurave të krimit me kontrata qiraje, në kundërshtim flagrant me ligjin.

Procedurat e prokurimit për shitjen e pronave të konfiskuara nga gjykatat rezultojnë me diferencë të madhe mes fondit limit të përllogaritur dhe vlerës së kontratës fituese. Proceduat janë fiktive dhe korruptive.

Idriz Haxhiaj ka qenë drejtori i përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuar pas largimit të Ardian Konit dhe Risena Xhaja.

Për një kohë të gjatë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuar është drejtuar nga Artur Kala. Ky i fundit është denoncuar se ka kaluar pasuritë e bllokuara në administrim të subjeteve të ligjit anti-mafia, përmes kontratave të qirasë.

Kala ka qenë kryeadministrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara nga viti 2013 deri në vitin 2021. Abuzimet e Artur Kalës me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara janë dokumentuar edhe në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për të pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar përmes goditjes së pasurisë, SPAK duhet t’a nisë duke kërkuar ‘sekustrimin’ e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe përfshirë në një hetim pasuror dy ish drejtorët Artur Kala dhe Ardian Koni./Prapaskena

Reagon NATO pas deklaratave të Moskës: Nëse sulmohemi, jemi gati të …

“Çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe proporcionale.

Ne jemi gati. Nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo veprim që konsiderohet i nevojshëm për mbrojtjen tonë kolektive.”

Kjo u deklarua nga Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në fund të takimit të Shefave të Mbrojtjes të Forcave Aleate në Riga, duke folur për “shkeljen e fundit dhe të vazhdueshme” të qiellit të Aleatëve nga dronët rusë.

Grupi i tij kriminal u kap me një ton K0KAlNË në Greqi/ Ky është Fatjon Prendi, u dënua me 10 vite burg, më pas…

Një sasi rekord prej 1.1 ton kokainë është sekuestruar sot në Greqi gjatë një operacioni antidrogë, ndërsa “truri” i trafikimit të lëndës narkotike dyshohet se është shtetasi shqiptar Fatjon Prendi.

Prendi, i cili dyshohet se është një nga organizatorët e trafikut të drogës, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke.

Ai ka qenë më herët i dënuar me 10 vite burg dhe është arrestuar më 7 dhjetor 2012. Pas rreth nëntë vitesh në burg, ai është liruar me kusht më 11 shkurt 2022.

Gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Domokos, në vitin 2017, autoritetet i kanë gjetur një thikë në qeli, duke ngritur shqetësime për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme edhe gjatë vuajtjes së dënimit.

Fatjon Prendi ishte i njohur për lidhjet e tij me Alfons Ndocin, një tjetër shqiptar që u vra në Greqi. Lidhjet e tyre të ngushta kanë ngritur dyshime për përfshirje në rrjete të krimit të organizuar.

Të dhëna për të arrestuarin tjetër – Arben Mashi

Në pranga ka rënë edhe Arben Mashi, një tjetër shqiptar me të shkuar kriminale. Ai është kapur në vitin 2001 me 101 gramë heroinë, ndërsa në vitin 2016 është ndaluar me 60 kilogramë marijuanë.

Përveç veprave penale të lidhura me drogën, Mashi është hetuar më parë edhe për grabitje dhe shkelje të ligjit mbi emigracionin.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë operacion.

Vrasja e biznesmenit italian, ortaku shqiptar i viktimës dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, hetuesit kanë marrë në pyetje ortaku i biznesit të italianit, shtetasi Eqerem Braçe, si dhe dy djemtë e tij, Gazment Braçe e Daniel Braçe.

Bëhet me dije se këta persona deri tani janë marrë katër herë në pyetje.

Një herë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, një herë nga Prokurori, një herë nga specialistët e krimeve që kanë mbërritur nga Tirana dhe një herë tjetër sërish nga OPGJ.

Në pyetje nuk është marrë personi i katërt, emri i të cilit ende nuk dihet.

Arsyeja e marrjes katër herë në pyetje është se të tre personat kanë dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen.

Një herë kanë thënë që e kanë gjetur italianin në rruge të vdekur, një herë kanë thënë se e gjetën të plagosur dhe u vdiq në duar, një herë kanë thënë se ishin me italianin dhe i qëlloi dikush që u zuri rrugën me armë.

Kjo ka nxitur organet e hetimit të ripyesin personat që kanë dhënë dëshmitë, pra Eqrem Braçen me dy fëmijët e tij.

Ndërkaq, Eqrem Braçe në momentin e ardhjes në Gjirokastër u paraqit në spital, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të rënies së sheqerit dhe tronditjes që pretendonte se përjetoi.

Viktima ndodhet në Tiranë, në pritje të autopsisë dhe konfirmohet se plaga që ka marrë është në pjesën e femurit.

BIeu sallαtë jeshiΙe, grυaja trondit me foton që ρoston, shikoηi çfarë ka gjetυr breηda qeses

Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile. Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin

“Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.

“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.

Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan  The Guardian.

Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.