Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila operon përmes platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët.
Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme, por që nuk janë të verifikuara apo të licencuara.
Njoftimi:
Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.
Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortesa”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një operacioni të gjerë për zhdukjen e të ashtuquajturave varreza të makinave të cilat, sipas tij, ekzistojnë në Shqipëri si struktura të ligjëruara pa ligj.
Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se vendi është ende në një fazë primitive në trajtimin e mbetjeve dhe se një ligj i ri për menaxhimin e tyre, i përafruar plotësisht me direktivat e BE-së, do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.
“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse , jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti.
Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhdukjen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti”, deklaroi kryeministri Rama.
Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Përveç policisë kroate, në hetimin ndaj tyre është përfshirë edhe Europoli. Dyshimet janë që piloti kroat i ka dhënë sekrete të dashurës së tij, e ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.
Sipas burimeve të medias kroate “Index”, të dy të dyshuarit janë intervistuar të mërkurën dhe tash pritet vendimi ndaj tyre.
Sipas informacioneve, piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia përcjellë më pas pjesëtarëve të Listës Serbe. Sipas “Index”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.
Mes të tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.
Zubin-Potoku ka qenë vend bllokadash, protestash e konflikti mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, ashtu si edhe forcave ndërkombëtare, KFOR e EULEX.
Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.
Arrestimi i tij në dhjetor 2022 pati nxitur tensione nga serbët e Kosovës në komunat veriore – me barrikada të vendosura në Jarinje e Bërnjak që zgjatën për gati tri javë, me kërkesën e vetme: lirimin ose transferimin e Pantiqit nga burgu.
Meqë Kosova nuk ka helikopterë, Ministria e Brendshme kërkoi ndihmën e KFOR-it për transferimin e Pantiqit nga baza policore afër Jarinjës në një burg tjetër. Pas gati 19 ditësh, gjykata pati vendosur ta çonte në arrest shtëpiak. Dejan Pantiq është dënuar me dy vjet burgim për huliganizëm, por masa e tij e sigurisë është dorëzania prej 30.000 eurosh.
Sipas medias kroate, serbja e dyshuar ka punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe në gazetari njihej si reportere nga Mitrovica.
Ata janë arrestuar më 25 korrik këtë vit. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, kurse ndaj të dyshuarës ishte marrë vendimi për dëbim nga Kroacia dhe ishte vendosur në qendrën për të huaj në Trilje. “Index” raportoi se hetuesit kanë gjetur komunikime në telefonat e tyre përmes të cilave konkluduan se ishin pjesë të aktiviteteve të spiunazhit.
KOHA ka çuar pyetje në adresën e KFOR-it, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme, pas orës 17:00. Sapo të ketë përgjigje artikulli do të përditësohet.
Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për shtatë vjet dhe nuk është shembulli i vetëm kur arti është manipuluar për qëllime të fshehta.
80 vjet më parë, gjatë javëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, një grup skautësh rusë i dhuruan ambasadorit amerikan në Moskë një vulë të madhe të SHBA-ve, të gdhendur me dorë, në rezidencën e tij zyrtare, Spaso House. Dhurata simbolizonte bashkëpunimin mes Rusisë dhe SHBA-ve gjatë luftës dhe ambasadori amerikan W. Averell Harriman e vari me krenari në shtëpinë e tij deri në vitin 1952.
Por, pa dijeninë e ambasadorit dhe ekipit të tij të sigurisë, vula përmbante një pajisje të fshehtë përgjimi, e quajtur më vonë “The Thing” nga ekipet teknike të sigurisë amerikane. Ajo përgjonte bisedat diplomatike, plotësisht e padiktuar për shtatë vjet. Duke përdorur një vepër arti të dukshme për të depërtuar tek armiku dhe për të fituar avantazh strategjik, sovjetikët kishin realizuar manovrën më të zgjuar që nga Kali i Trojës. Por kjo është një histori e vërtetë, edhe pse tingëllon si një trillim spiunazhi.
Teknikët amerikanë kuptuan se vula e madhe e gdhendur ishte një “vesh” i padukshëm, që përgjonte bisedat e ambasadorit prapa skenës.
Si funksiononte “The Thing”? John Little, një 79-vjeçar specialist në kundër-përgjim, ka qenë prej kohësh i magjepsur nga pajisja dhe madje ka ndërtuar një kopje të saj. Një dokumentar mbi punën e tij të jashtëzakonshme u publikua këtë vit dhe, pas shfaqjes së parë me sallë të mbushur në maj, pritet të shfaqet më 27 shtator në Muzeun Kombëtar të Informatikës, në Bletchley Park, Buckinghamshire.
John Little
Ai e përshkruan teknologjinë e “The Thing” me terma muzikorë, e përbërë nga tuba si të një organoje dhe një membranë “si lëkura e daulles, që dridhet nga zëri i njeriut”. Por ajo ishte e përmbledhur në një objekt shumë të vogël që dukej si një gjilpërë kapelash dhe me avantazhin që kalonte pa u vënë re nga kontrollet e kundër-përgjimit, sepse “nuk kishte elektronikë, nuk kishte bateri dhe nuk nxehej”.
Inxhinieria e një instrumenti të tillë ishte gjithashtu jashtëzakonisht e saktë, “një kryqëzim mes një ore zvicerane dhe një mikrometri”. Historiani H. Keith Melton ka pohuar se, në kohën e saj, “The Thing” e ngriti shkencën e përgjimit audio në një nivel që më parë mendohej i pamundur.
Por suksesi i tij si pajisje përgjimi nuk erdhi vetëm nga origjinaliteti teknik. Ai ishte efektiv sepse shfrytëzoi qëndrimet kulturore ndaj objekteve të bukura. Ne priremi t’u besojmë veprave të artit dhe sendeve dekorative si simbole pasive të statusit, shijes ose interesit kulturor. Inteligjenca ruse e shndërroi këtë supozim në armë me Vulën e Madhe prej druri panje të gdhendur.
Dhe nuk është shembulli i vetëm nga historia e artit që është manipuluar për spiunazh, mashtrim dhe strategji ushtarake. Përveçse pikturoi Mona Lizën, Leonardo da Vinçi gjithashtu projektoi tanke dhe armë rrethimi dhe Peter Paul Rubens veproi si spiun gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Artistë nga kombe të ndryshme gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore hartuan operacione kamuflazhi dhe mashtrimi, dhe Anthony Blunt, një historian arti britanik (dhe Kujdestar i Koleksionit Mbretëror të Artit), ishte spiun sovjetik gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillim të Luftës së Ftohtë.
Léon Theremin
Në rastin e çuditshëm të “The Thing”, edhe historia muzikore është e rëndësishme. Shpikësi i saj i zgjuar, rusi Lev Sergeyevich Termen, i njohur më shumë si Léon Theremin, ishte dhe një muzikant i talentuar. Ai krijoi instrumentin e parë elektronik në botë, të njohur, sipas krijuesit të tij, si Theremin. Ai mund të luhet pa prekur asgjë, lëvizjet e dorës në ajër rreth antenave të tij kontrollojnë notat. Tingulli i tij magjepsës u bë sinonim me kolonat zanore të filmave fantastiko-shkencorë amerikanë në vitet 1950, ndoshta më së shumti në The Day the Earth Stood Still (1951), i cili, me shumë ironi, shpesh përmendet si një alegori për paranojën e Luftës së Ftohtë.
Pas zbulimit të saj, “The Thing” u mbajt sekret shtetëror nga inteligjenca amerikane. Por në maj 1960, në kulmin e garës bërthamore, një avion spiun amerikan U-2 u rrëzua mbi Rusinë. Në trazirat diplomatike që pasuan, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve e ekspozuan publikisht Vulën e Madhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të provuar se spiunazhi i Luftës së Ftohtë nuk ishte njëanshëm. Sipas John Little, infiltrimi i një rezidence ambasadoriale ishte një shkelje aq e turpshme e sigurisë “saqë u desh rrëzimi i një avioni spiun për ta sjellë ‘The Thing’ në publik”. Por mjeshtëria e vërtetë teknike e saj nuk iu zbulua kurrë publikut të gjerë.
Pas dyerve të mbyllura, pajisja u studiua në detaje nga kundër-inteligjenca britanike, e cila i vuri emrin e koduar SATYR. Detajet e saj mbetën sekret shtetëror deri sa ish-oficeri i sigurisë Peter Wright i zbuloi në kujtimet e tij Spycatcher në vitin 1987.
“The Thing” ka magjepsur historianët për shkak të sofistikimit të saj teknik për kohën dhe mënyrës se si ndikoi në lojën e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë. Por ajo zbulon gjithashtu një histori të çuditshme dhe më të errët të kulturës së lartë, që zhvillohej jashtë shkëlqimit të sallave të operës dhe galerive të artit, ku muzikantë klasikë shpiknin pajisje përgjimi dhe vepra arti të gdhendura me dorë, që shërbenin si instrumente për mbledhjen e inteligjencës ushtarake.
Amir Berisha – Greku, personazh televiziv dhe aktor tronditi shumëkë së fundmi kur papritmas publikoi foto nga spitali me këmbën e amputuar.
Shumëçka ishte e paqartë s ai përket situatës së krijuar duke lënë një pjesë të ndjekësve të tij në mosbesim.
Por, ai theu heshtjen në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu.
KONTRIBO PËR GREKUN: 1501100000034847 – Raiffeisen Bank
Nga shtëpia ku po e vazhdon rikuperimin e tij, ai tregoi se ngjarja është pasojë e jetës së kaluar të tij por i kishte ardhur papritmas.
Greku zbuloi detajin prekës se si një gjë të tillë po ia mban të fshehtë vajzës 8 vjeçare e cila nuk e ka takuar ende pasiqë jeton në Tiranë me ish-partneren e tij.
Detajet e rrëfimit tejet të dhimbshëm të plota në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu
Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave të mençur dhe pajisjeve të tjera inteligjente gjatë orëve të mësimit në të gjitha shkollat e vendit, duke filluar nga marsi i vitit 2026. Kjo iniciativë, e mbështetur nga të dyja partitë politike, synon të frenojë varësinë ndaj teknologjisë tek fëmijët dhe adoleshentët, pasi studimet e fundit kanë theksuar ndikimet negative që përdorimi i tepruar i telefonave ka në përqendrimin, të nxënit dhe zhvillimin emocional të nxënësve.
Ligji, ndonëse zbatohet vetëm gjatë orës së mësimit, u jep mësuesve të drejtën të ndalojnë përdorimin e telefonave edhe në ambiente të tjera të shkollës. Gjithashtu, ai i obligon institucionet arsimore të ofrojnë edukim mbi përdorimin e shëndetshëm dhe të kontrolluar të pajisjeve dixhitale. Parashikohen edhe disa përjashtime: nxënësit me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta arsimore do të lejohen të përdorin pajisje ndihmëse, si dhe në raste emergjente apo për qëllime edukative.
Shumë prindër dhe mësues e mbështesin ligjin, duke theksuar se telefonat shpesh shpërqendrojnë nxënësit dhe pengojnë zhvillimin e tyre social dhe akademik. Një sondazh i brendshëm në radhët e mësuesve tregon se rreth 70% kanë përjetuar ndërprerje të mësimit për shkak të përdorimit të telefonave në klasë.
Megjithatë, nuk mungojnë kritikat. Disa mësues dhe nxënës mendojnë se ndalimi nuk e zgjidh problemin në thelb, por merret vetëm me pasojat. Ata thonë se nxënësit janë nën presion të madh për rezultate në provimin e pranimit në universitet (Suneung), dhe telefonat shpesh janë mënyra e vetme për të ruajtur kontakte shoqërore përtej orëve të mësimit. Disa nxënës thonë se nuk kanë kohë për të rënë në varësi nga telefonat, pasi janë të zënë me mësime dhe kurse deri në mesnatë. Kritikët theksojnë nevojën për edukim dhe mbështetje psikologjike, jo vetëm për ndëshkim apo konfiskim.
Në thelb, ligji i ri pasqyron një përpjekje për të balancuar përfitimet e teknologjisë me nevojën për përqendrim në të nxënë, por gjithashtu ka hapur një debat më të gjerë në shoqërinë koreane për mënyrën si trajtohet arsimi, teknologjia dhe mirëqenia e të rinjve.
Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si e kishit menduar. As beqaret nuk do kenë fat edhe pse do mundohen me sa te mundin te gjejnë personin për te cilin t’iu rrahe zemra fort. Financat do fillojnë te përmirësohen fale një ndihme shume te madhe qe do iu japin disa te afërm.
Demi
Rutina do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo mund t’iu mërzitë pa mase dhe shpesh nuk do bini ne pesimizëm. Beqaret duhet ende te presin edhe pak kohe për te gjetur personin qe iu përshtatet. Mundësitë sot nuk do jene te mira. Ne planin financiar fati nuk do jete ne anën tuaj kështu qe mund te përballeni edhe me disa vështirësi. Kujdes!
Binjaket
Mundësitë për aventura do jene te shumta gjate kësaj dite. Përfitoni nëse jeni beqare, por kurrsesi nëse keni një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Nuk duhet te shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar vetëm për disa kënaqësi te momentit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece di duhet.
Gaforrja
Dite harmonike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar prej kohesh. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë qe kane vetëm për te filluar një lidhje. Ne planin financiar me mire menaxhojini me kujdes ato para qe keni sesa te ndërmerrni rreziqe dhe te gaboni.
Luani
Marrëdhënia ne çift do konsolidohet gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat partnerit dhe do kaloni çaste harmonike me te. Venusi do jete i pozicionuar mire ne sektorin e dashurisë te beqareve. Shume ëndrra do bëhen me ne fund realitet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne planin financiar. Vetëm kështu situata do mbetet e qëndrueshme.
Virgjeresha
Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte gjate kësaj dite. Tensioni do shuhet menjëherë dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do jene joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do ja vene syrin. Edhe financat me ne fund do stabilizohen. Kjo për shkak te uljes se shpenzimeve dhe te ndihmës me te ardhura te familjareve.
Peshorja
Jeta ne çift do marre një kthese te gabuar sot. Asgjë nuk do ece mire dhe debatet do jene te pafundme. Kujdes! Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te mundnit mundësitë qe do iu jepen për takime sepse koha mund te ike dhe dite te tilla nuk mund te rikthehen serish. Gjendja financiare nuk do jete e keqe. Vazhdoni menaxhimin e te ardhurave ashtu si para disa kohesh.
Akrepi
Mos hezitoni t’i deklaroni partnerit tuaj sot çdo gjë qe keni ne zemrës sepse vetëm kështu marrëdhënia me te do behet me e zjarrte dhe nuk do ketë konflikte. Beqaret do i marrin gjerat si t’i vijnë dhe do ia lënë gjithçka kohës. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim te majme por mjaft te rëndësishëm.
Shigjetari
Dashuria për çiftet nuk do ece si duhet sot. Nuk do jeni aspak ne humor dhe do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do takojnë persona interesante kështu qe edhe sot do mbeten vetëm. Gjithsesi dita nuk do jete e mërzitshme .Ne planin financiar do jeni largpamës dhe do kryeni çdo shpenzim me shume maturi. Disa do kenë edhe përmirësime.
Bricjapi
Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume vite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.
Ujori
Lidhja ne çift do forcohet me tepër gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje do ndihen me te qete se me pare. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te fuqishme. Gjithçka do ndryshoje për ta gjate kësaj dite. Nëse financat nuk janë ne gjendjen me te mire duhet shpejt te merrni masa strikte qe ta stabilizoni atë.
Peshqit
Sot, ju qe jeni beqare do realizoni një nga takimet me te bukura te jetës suaj. I gjithë horizonti do ndryshoje. Te dashuruarit duhet te bëjnë pak me tepër lëshime dhe ta tolerojnë atë qe kane ne krah. Vetëm kështu marrëdhënia e tyre do ece ne rrugën e duhur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime saqë edhe ju do mbeteni me goje hapur.
Fondacionet për Shoqëri të Hapur, të themeluara nga George Soros dhe aktualisht të drejtuara nga djali i tij, Alex Soros, kanë reaguar pas akuzave të presidentit Donald Trump, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe kërcënimet ndaj drejtuesve të tyre si të papranueshme.
Në deklaratën zyrtare thuhet:
“Fondacionet për Shoqëri të Hapur të themeluara nga George Soros dhe të kryesuara nga Alex Soros, nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme. Akuzat që pretendojnë të kundërtën janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë të papranueshme.”
Organizata rithekson përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut:
“Misioni ynë është të avancojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.”
Në vijim, Fondacionet për Shoqëri të Hapur theksojnë mbështetjen e tyre për të drejtat kushtetuese në SHBA, përfshirë lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore:
“Ne qëndrojmë në mbrojtje të lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta e SHBA-së, përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore, që janë shtylla kryesore të çdo demokracie të gjallë.”