Si jetonin ilirët në shekullin III para Krishtit? Zbulimi i ri në Amantia hedh dritë mbi organizimin në qytetin e lashtë

Muaji gusht dhe fillimi i shtatorit kanë sjellë zhvillime të rëndësishme në Parkun Arkeologjik të Amantias, ku janë zbuluar elementë të rinj dhe janë realizuar projekte restaurimi mbi monumentet ekzistuese.

Gjatë gërmimeve arkeologjike është zbuluar muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, një strukturë e panjohur më parë për studiuesit. Sipas arkeologëve, ky mur mendohet të jetë ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe të jetë shkatërruar në shekullin VI pas Krishtit. Ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urban dhe publik të qytetit ilir, duke shtuar një kapitull të ri në historinë e kësaj qendre antike.

Krahas gërmimeve, janë kryer edhe ndërhyrje restauruese dhe konservuese mbi varret monumentale dhe disa monumente të tjera të evidentuara vitet e fundit, të cilat rrezikoheshin nga agjentët klimatikë si ngricat dhe shirat.

Sipas specialistëve, këto punime janë të domosdoshme për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike, ndërsa zbulimet e reja pasurojnë peizazhin historik të Parkut të Amantias. Ato sjellin të dhëna të reja për jetën e qytetit ilir, duke garantuar njëkohësisht që këto vlera të prezantohen për vizitorët e sotëm dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë zbulim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike.

“Ndërkohë, specialistët kanë realizuar edhe një ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, duke pasuruar kështu peizazhin arkeologjik të Parkut Antik”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0pMqQBCteGi5BinfPbijY7vN4dMbGGTZ6YbaXGgwfApQCQXLoeaqoghb2Uko5NKQKl&show_text=true&width=500

“U morën celularët e vartësve”, Lala zbulon detajet: SPAK ka bisedat e kryebashkiakut Erion Isai me…

Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, u mor i pandehur nga SPAK-u.

Gazetarja Klodiana Lala, zbuloi në një emision televiziv akuzat ndaj Isait, që lidhen me rrugën Korçë-Ersekë dhe një ujësjellës në Korçë dhe për këto prokuroria ka edhe bisedat e eprorit me vartësit.

“Është një kallëzim për rrugën Korçë-Ersekë, sepse kjo rrugë është shembur disa herë dhe ka patur probleme me rritjen e kostove.

Zoti Isai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe janë marrë të pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe një përfaqësues i kompanisë që ka fituar tenderin. Njëra ka të bëjë me rrugën Korçë-Ersekë në favor të kompanisë fituese dhe tjetra ka të bëjë me ndërtimin e një ujësjellësi në zonën e Korçës. Zoti Isai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza bashkë me personat e tjerë. Pjesa tjetër për shpërdorimin e detytës, falsifikimin e dokumenteve dhe të korrupsionit, janë veçuar dhe hetimi për këtë pjesë është duke vijuar.

Aty ka edhe komunikime. Në momentin që zoti Isai është marrë në pyetje dhe janë marrë celularët e vartësve dhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, zonja që është vartëse komunikon se si plotësohen dokumentet dhe kur janë analizuar me procedurat tenderuese, sipas prokurorëve ka shkelje.”- tha Lala.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 26 Shtator 2025

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe gjithçka do e keni vete ne dore. Pranoni te bashkëpunoni me te dhe ndonjëherë hapni rruge. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur dhe te pranojnë çdo ftese qe do iu behet sepse do pendohen rende. Për financat do kujdeseni me shume se me pare dhe nuk do keni aspak vështirësi.

Demi

Dielli do e ngrohe mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te dy me humor te mire dhe gati për te provuar emocione te reja. Mund te bëni edhe çmenduri te vogla. Beqaret ka rrezik te bien ne krahët e një personi i cili nuk iu përshtatet aspak. Vështirësitë financiare do vazhdojnë te jene prezentë. Po shpenzuat edhe ne këto momente keni për te mbetur pa para.

Binjaket

Jeta ne çift do jete e kënaqshme sot. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe ne çdo çast do hapni rruge qe te behet me e mira për te dy. Beqaret nuk do e kenë mendjen fare tek krijimi i një lidhjeje sepse do kenë te tjera gjera me çfarë te merren. Gjendja financiare do filloje te përmirësohet edhe me shume nga sa ju mendonit.

Gaforrja

Do ketë disa probleme shume te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por me maturi dhe përkujdes do arrini t’i zgjidhni sa me shpejt. Beqaret ka mundësi te gjejnë personin e duhur kur te shkojnë ne kinema apo ne një party te organizuar nga miqtë. Financat do jene te qëndrueshme për pjesën me te madhe. Do kryeni shpenzimet qe dëshironi.

Luani

Do i zgjidhni me ne fund te gjithë problemet qe keni pasur ne çift dhe do e shihni me një sy tjetër te ardhmen. Partneri do mundohet t’iu mahnite ne çdo çast. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës qe ne orët a para te mëngjesit dhe do emocionohen pa fund. Financat do jene ne një gjendje akoma me te mire se me pare dhe do keni mundësi te hiqni para mënjanë.

Virgjeresha

Me ne fund do i zgjidhni problemet qe keni pasur ne çift dhe do ndiheni me te qete. Ai qe keni ne krah do iu përgatisë edhe një surprize befasuese. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Dëshira juaj e madhe për te krijuar një familje do plotësohet. Ne planin financiar situata nuk do jete problematike. Duke ulur shpenzimet çdo gjë do vendoset ne ekuilibër.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete gjate kësaj dite. Tensioni me ne fund do mbaroje dhe do mendoni më me pozitivizëm për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë mundësi as sot te gjejnë personin qe kane ëndërruar. Prisni edhe pak kohe. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te kthjellet dhe mos shpenzoni pa u menduar. Nuk është ende momenti i duhur.

Akrepi

Dashuria do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te përmirësohet pas një periudhe te vështirë. Beqaret do kenë mundësi te shumta për t’u njohur me persona te rinj, por nuk do dëshirojnë aspak te fillojnë lidhje sot. Situata financiare do jete pështjelluese dhe mjaft e vështirë. Tregohuni te matur me shpenzimet qe do kryeni.

Shigjetari

Sot ata qe janë ne një lidhje do përkëdhelen mjaft nga Venusi. Do e keni gjithçka me te qarte për te ardhmen dhe ne mbrëmje do kaloni momente te zjarrta. Nëse zemra juaj është ende e vetmuar, një koleg pune do iu propozoje dhe do iu shprehe dashurinë e tij. Mendohuni mire para se te jepni një përgjigje. financat do jene paska delikate për shkak te shpenzimeve tuaja te mëdha.

Bricjapi

Si ju ashtu edhe partneri, do keni te njëjtin mendim për gjithçka sot dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeri tjetrin. Disa mund te mendojnë edhe për një bashkëjetesë se shpejti. Beqaret qe akne kohe qe presin një takim interesant, sot do e kenë këtë mundësi. Shfrytëzojeni! Ne planin financiar do tregoheni te kujdesshëm me menaxhimin e buxhetit.

Ujori

Për ata qe janë ne një lidhje do ketë shume te papritura sot. Asgjë nuk do eci si e kishit menduar, kështu qe bëni kujdes. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjilpërën ne kashte sepse do lodhen dhe nuk do ia dalin. Gjendja e financave do jete e stabilizuar për ata qe janë treguar te organizuar dhe te matur me shpenzimet dhe alarmuese për te pamaturit.

Peshqit

Do ndiheni mjaft mire sot pranë atij qe dashuroni dhe do kërkoni te mos shkëputeni për asnjë çast prej tij. Ne mbrëmje mund te merrni një surprize te madhe. Beqaret do fillojnë histori dashurie sekrete, por mjaft emocionuese. Ne planin financiar Marsi do iu nxite te tregoheni te kursyer dhe te mbani një gjendje te qëndrueshme.

Me foshnjën me vete, deputetja gjermane fjalim historik në Bundestag

Deputetja gjermane Hanna Steinmuller ka hyrë në histori pasi mbajti një fjalim në foltoren e Bundestagut duke mbajtur në krah foshnjën e saj.

Politikania e partisë së Të Gjelbërve e ka marrë edhe më herët fëmijën në vendin e punës, duke ngjallur reagime të shumta – disa me lëvdata dhe të tjerë me kritika.

“Për herë të parë sot, një anëtare e parlamentit doli në foltoren e Bundestagut me foshnjen e saj”, shkruan DW në një postim në Instagram, duke shpërndarë edhe një video ku shihet fëmija i qetë në krahët e nënës.

“Balancimi i jetës familjare me atë profesionale duhet të bëhet i dukshëm edhe në politikë. Është koha të ndryshojmë strukturat në mënyrë që prindërimi të jetë i mundshëm për të gjithë”, u shpreh Steinmuller.

Tragjedi/ Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën papritur pasi u infektua me një virus.

Mediat e huaja raportojnë se i mituri u dërgua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të Lidorikit.

“Jemi të gjithë të tronditur. Nuk mund ta besojmë dëmin që ka ndodhur. Humbëm një engjëll të vogël”, u shprehen banorë e zonës.

Mësohet se fëmija vuante prej disa ditësh nga një ftohje e lehtë, një gjendje e ngjashme me atë që kishte kaluar më parë edhe vëllai i tij më i vogël.

Rasti tashmë është marrë në shqyrtim nga Zyra e Mjekut Ligjor Rajonal të Doridës, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Shërbimin Mjeko-Ligjor të Greqisë Qendrore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Avioni rus pranë Alaskës, SHBA ngre me urgjencë avionët F-16

Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë u ngritën në fluturim 4 avionë luftarakë F-16, si dhe një avion mbikëqyrës amerikan për të monitoruar situatën.

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut bëri me dije se avioni rus nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane apo kanadeze, duke qëndruar brenda hapësirës ndërkombëtare.

Vendet anëtare të NATO-s janë në gatishmëri, pas disa incidenteve të javës së kaluar ku avionë dhe dronë rusë kaluan në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se rasti i sotëm nuk shihet si kërcënim, pasi aktiviteti rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore ndodh rregullisht.

Vi▪︎ tima shiste Ιëndë nar kotike në banesë/ Zbardhet dinamika, i riu kishte hyrë për të blerë dr. ogë por si nisi sherri mes tyre

Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 51-vjeçarit, Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, mbrëmjen e djeshme.

Bazuar në hetime, vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00. Në banesën e viktimës, kishte hyrë 24-vjeçari Teilor Tivari, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike.

Pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, në ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër, një 27-vjeçar. Ky i fundit, e ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes, me një mjet taksi.

Pas kërkimeve që prej mbrëmjes së djeshme, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Njoftimi:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.

Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.

Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.

Siç u bë me dije edhe më herët, Marko Beqiri nuk është vrarë në shtëpinë e tij por në një apartament për të cilin duhet të kujdesej, në pronësi të kushërirës së tij, pasi kjo e fundit jetonte në emigrim dhe i kishte lënë çelësat 51 vjeçarit për t’a mirëmbajtur. Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit.

Në banesën e kushërirës, ai ftonte shokë e miq dhe konsumonin dhe dozë lëndë narkotike. Në këto kushte dyshohet se ka ndodhur edhe sherri me Tivarin që i mori atij jetën. Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e autorit, i cili është shprehur se me 51-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe ishin miq. Sa i përket ditës së ngjarjes, ai ka rrëfyer se ka shkur në banesën e Biqirit, pasi ky i fundit e kishte ftuar për një birrë, por pas bisedës ai ka tentuar ta përdhunonte dhe e ka qëlluar me thikë për t’u mbrojtur.

51-vjeçari i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, u gjet i pajetë nga nipi i tij mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë “shkund” tokën

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Venezuelën në orën e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

Sipas Shërbimi Gjeologjik të SHBA forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 6.2, ndërsa tërmeti u ndje edhe në Kolumbinë fqinje si dhe në ishujt e Karaibeve të Aruba, Curacao dhe Bonaire.

Venezuela është një nga vendet me aktivitet të lartë sizmik në botë, por lëkundjet e forta të sotme, kanë shkaktuar alarm në vendin e Amerikës Latine.

Shumë njerëz evakuuan ndërtesat e banimit dhe zyrat në zonën që ishte epiqendra e tërmetit.

Ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Tronditen princ Leka dhe Blerta Celibashi, përdoruesit në rrjet iu bëjnë të papriturën (Foto)

Një situatë e papritur ka ndodhur në postimin e moderatores Arbana Osmani në Instagram.

Moderatorja njoftoi se të ftuarit e parë në emisionin e saj për këtë sezon do të jenë princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi.

Mirëpo kjo nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Pikërisht në këtë njoftim të Arbanës, ata kanë “shpërthyer” me komente negative nga më të ndryshmet.

Kjo situatë vjen pasi dyshohet se princ Leka u nda nga ish-partnerja e tij, aktorja Elia Zaharia për shkak të tradhtisë me fotografen e tyre.

Megjithatë këto mbetën aludime dhe nuk u konfirmuan kurrë!

“Shtatzania ka qenë makthi më i madh i jetës time”/ Modelja shqiptare rrëfen momentin e vështirë: Është gabimi më…

Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës.

E ftuar ne podcast, modelja tregon se përjetoi vuajtje të përditshme dhe ndjesi të menjëhershme mosgatishmërie për t’u marrë me fëmijën: “Ne momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth.

E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë.”

Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.

Pjese nga deklarata e Adroles:

“Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë. As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”