PoIicët ek zekυtohen gjatë tentativës për të arrestuar një person

Në qytetin e vogël Porepunkah, rreth 300 kilometra në verilindje të MelbUrnit, është regjistruar një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku dy efektivë policie kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Oficerët ndodheshin në një pronë private për të zbatuar një urdhër arresti ndaj një personi të dyshuar për abuzim seksual, kur u zunë në befasi dhe u qëlluan. Sipas burimeve mediatike australiane, autori i sulmit u ka marrë armët viktimave pas ngjarjes.

Policia e Viktorias ka konfirmuar incidentin, duke bërë të ditur se nuk mund të japë detaje shtesë derisa situata të vihet plotësisht nën kontroll. Aktualisht, zona është e rrethuar nga forca të shumta të armatosura, përfshirë një automjet të blinduar dhe një helikopter. Për shkak të rrezikut, të gjitha objektet publike në rrethin e Alpine Shire janë mbyllur, ndërsa shkolla fillore e Porepunkah është izoluar që në orët e para të mëngjesit.

Australia, e njohur për ligjet e saj shumë të ashpra për armëmbajtjen që nga masakra e Port Arthur në vitin 1996, rrallëherë përballet me sulme të tilla ndaj policisë, gjë që ka shtuar tronditjen dhe reagimet e forta të opinionit publik.

“Kërceni në tub deri në 2029 si k****, se deri atëherë Berisha s’do jetë më”/ Shpërthen MysIim Murrizi: Nga 50 deputetë, PD vetëm 7 ka të zgjedhur me votë

Myslim Murrizi ka reaguar, pas zërave për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.

“Po degjoj disa zera cicerues qe po artikulojne versionin e djegies se mandateve.

Te perseritesh dy herë te njenjtin gabim fatal eshte me shum se idiotesi apo miopi politike, madje eshte nje veprim me dashje per te shkrirë PD dhe per te perjetesuar monizmin modern me emrin demek-kraci.

Nje parti politike kurre nuk duhet te udhehiqet nga emocionet histerike te disa pseudo militanteve “radikalë” por duhet te jete e qarte ne vizionin e asaj per ate qe ka si objektiv.

Militantet jane palca e çdo partie politike por kush mer vendime sipas thirrjeve emocionale te tyre eshte e destinuar te deshtojë.

A ju kujtohen thirrjet histerike te porositura te nje grushti militantesh “mercenarë” se as demokratë nuk mu duken ne shkurt 2019 kur ulerinin ne oborrin e PD ne kor digjni mandatet??

E çfar fitoi PD???

Ja ku jemi sot ne nje gjendje te mjerueshme dhe me nje çorganizim te “organizuar”.

Joooo ore jooo nuk duhet t’i digjni kurre mandatet.

Por nuk duhet t’i bashkoni votat me PS per menderen tuaj te levizshme e te qelbur siç bete ne korrik 2024 kur miratuat kete kod zgjedhor qelbanikesh dhe mashtruat se keni hapur listat me 2/3 dhe sot nga 50 deputetë qe jeni gjithsej, vetem 7 jane deputetë me vota.

Ju 43 te tjeret jeni parazitë politik dhe vegjetues te peshtire qe shitet demokratet ne korrik 2024 vetem per karriken tuaj te piste e te ndyre.

Joooo ore joooo nuk duhet t’i digjni mandatet por mos bashkoni votat me PS siç bete per amnistin e trafikanteve”, shkruan ai.

“Nuk duhet t’i digjni mandatet por duhet te digjni flakë Parlamentin duke bere opozitë jo selektive por me fakte dhe denoncime per çdo afere korruptive.

Nuk duhet t’i digjni mandatet joooo por duhet te uleni me bythë ne toke se kembe e kellqe nuk keni ju butak pa vota dhe te kerkoni rishikimin e reformes territoriale dhe urgjentisht te prishni kete kod zgjedhor qelbanikesh qe miratuat per te qenë ne ate parlament pa vota”, vijon Murrizi.

“Duhet te shkoni ne Parlament e te flisni per 15 miliardë euro vjedhje te Bankers, per mberurinat toksike te Kurumit, per konçensionin 130 milionë euro te Jani Karathanasit, per 110 milion euro konçension te Klod Allajbeut, per konçensionin dy herë me shum se vlera te rruges Thuman-Kashar, per traun e Kukesit, traun e rinasit, per Alabarin ne Durres dhe halabaket e politikes qe fshihen pas tyre, per investitoret strategjikë pa i ndare ne te PS e PD se grabitesit nuk kane bindje politike por veç grykesi.

Jooo ore jooo nuk duhet t’i digjni mandatet por nuk duhet t’i perdorni ato per te marre tendera, leje per kulla, konçensione dhe resorte turistike per veten apo familjaret tuaj.

Duhet te jeni ne Parlament per te mbrojtur 500 mijë votues opozitarë qe edhe pse pushteti tentoi t’i blejë e t’i mashtrojë apo frikesojë, votuan per kandidatet e listes se hapur te PD ne 12 qarqet se per ju 43 nuk votoi e kam bindjen qe nuk ju votojne as ata qe keni komshinj, kusherinj e krushqi.

Nuk duhet t’i digjni mandatet jooo, por nuk duhet t’i perdorni per te punesuar familjaret, bashkeshortë, bashkëjetues, femije, motra, vellezer, kuneter e baxhanakë neper vendet me te paguara ne administrate siç i keni deri me sot ne Banken e Shqiperis, ne KLSH, ne Bashki, si perfaqesues te Rames ne Europe, ne KESH, ne ERT, apo tek çdo drejtori ku pagat jane me te lartat.

E nese jeni ne Parlament per te gjitha keto dhe shumë e shumë te tjera qe nje opozitë jo selektive dhe jo e pazareve te pista ka per detyre te bejë, ju garantoj se mandatet tuaja vlejne shum dhe ne 2027 shkojme 600 mij vota dhe fitojme mbi 25 bashki dhe ne 2029 shkojme mbi 700 mijë vota dhe kthejme PD dhe demokratët ne pushtet.

Perrallat me revolucion, me mosbindje, me permbysje dhe dengla te ketij lloji tregojani njeri tjetrit neper festa kur dridhni belin e kerceni si hipokritë ne valle kengen e Berishes qe deri ne 2029 nuk besoj se keni me nevojë te dridheni si k ne tub duke kercyer.

Vetem duke bere ate qe ju takon te beni si opozite, pa shtirje dhe pa hipokrizi e fallcitet mashtrues keni shlyer nje pjese minimale te borxhit dhe detyrimeve qe keni ndaj demokratëve.

Ndryshe mereni ate mandat dhe mos e digjni fare por lyeni me vaj ulliri dhe futeni aty ku te ndjeheni rehat kur te kerceni me dredhje e tundje beli si balerina politike te viteve 2021-2025 qe “vallezuat” preher me preher pas 8 janarit 2022 ku blinduat dyert e PD dhe dhunuat demokratët qe donin te hynin ne selin e tyre”, përfundon Murrizi.

Mes dhimbjes dhe lotëve, përciIIen për në banesën e fundit dy motrat Dhimaku (FOTO)

Dy ditë pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku ndërruan jetë dy motrat të familjes Dhimaku, sot mbahet ceremonia mortore. Familjarë, të afërm e miq i kanë dhënë lamtumirën e fundit motrave Elvisa dhe Rezina.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit, teksa dy motrat së bashku me një shoqen e tyre që udhëtonin me makinë, u përplas nga një tjetër automjet i drejtuar nga 24-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme.

Norra bëri një parakalim të gabuar dhe ishte me shpejtësi, duke u përplasur kokë më kokë me automjetin ku ndodheshin dy motrat së bashku me shoqen Antonela Zhupën. Motrat Dhimaku humbën jetën në vend, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur.

Sa i përket shoferit që shkaktoi aksidentin me vdekje, është arrestuar nga policia. Ai rezultoi se ishte dhe në gjendje të dehur.

Berisha refuzon të hapë legjisIaturën e re parlamentare: Kurrë! S’mund t’ia lejoj vetes të ulem aty! Institucion i kapur nga partia-shtet

Kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar që të jetë deputeti i cili do të drejtojë seancën hapëse të legjislaturës së re në shtator, pasi sipas rregullores, deputeti më i vjetër në moshë merr drejtimin e seancës së parë.

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e sotme foli i prerë duke thënë se nuk do të marrë pjesë në hapjen e parlamentit të ri ndërsa e cilësoi një institucion jo legjitim dhe të kapur nga partia shtet.

Kreu i Partisë Demokratike, u shpreh se nuk mund t’i bëjë vendit të tij një antishërbim të tillë. Sakaq, Berisha nuk u ndal me akuzat ndaj qeverisë sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ndërsa shtoi se rekomandimi i Këshillit të Europës që kërkon ndarjen e partisë nga shteti në Shqipëri, është treguesi më i qartë se Kuvendi aktual është produkt i deformimit elektoral.

“Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund t’ia lejoj vetes të ulem aty? Kurrë.

Një parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare.”-tha Sali Berisha.

Edon Zhegrova merr pasapòrtë shqiptare, afrohet transferimi te Juventusi

Edon Zhegrova ka marrë zyrtarisht pasaportën shqiptare, një zhvillim që mund të lehtësojë transferimin e tij të mundshëm drejt Juventusit.

Falë rregullores së re në Itali, që nga viti i kaluar, lojtarët me pasaportë shqiptare nuk konsiderohen më si lojtarë ekstrakomunitarë, gjë që i jep avantazh të madh klubit bardhezi për të finalizuar marrëveshjen.

Sulmuesi i talentuar po shkëlqen me Lille në Ligue 1 dhe është vënë në qendër të vëmendjes së disa klubeve të mëdha europiane, por Juventusi duket se është ekipi më i interesuar për ta sjellë në Torino.

Ky zhvillim e bën transferimin e mundshëm të Zhegrovës shumë më të realizueshëm në merkaton e janarit apo gjatë verës.

Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermùdës

Prej shekujsh, Trekëndëshi i Bermudës ka qenë një nga misteret më të famshme të botës.

Zona trekëndore që shtrihet mes Majamit, Porto Rikos dhe ishullit Bermuda është përmendur si vendi ku mbi 50 anije dhe rreth 20 avionë janë zhdukur në mënyrë misterioze gjatë shekujve, sipas Enciklopedisë Britannica.

Madje edhe Kristofor Kolombi ka raportuar dukuri të çuditshme në këtë hapësirë gjatë udhëtimit të tij drejt “Botës së Re”.

Por sipas një shkencëtari britanik, zgjidhja e këtij misteri nuk ka lidhje me portale ndërdimensionale, krijesa detare gjigante apo vizitorë nga hapësira. Dr. Simon Boxall, oqeanograf në Universitetin e Southampton, beson se shkaku janë valët e egra.

Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Në një simulim, ekipi i tij rindërtoi rastin e anijes amerikane USS Cyclops, e cila u fundos në vitin 1918 në këtë zonë duke marrë me vete 309 jetë.

“Nëse stuhitë nga jugu dhe veriu bashkohen dhe mbi to shtohen ato që vijnë nga Florida, mund të krijohen formacione jashtëzakonisht të rrezikshme të valëve të egra”, shpjegoi ai për një dokumentar të Channel 5.

Këto valë, që mund të arrijnë mbi 30 metra lartësi, sipas tij, janë aq të fuqishme sa mund ta përkulnin një anije gjigante deri në “thyerje në dy pjesë”, duke e fundosur për vetëm pak minuta.

Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët pajtohen.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) vlerëson se shumica e zhdukjeve mund të shpjegohen nga faktorë mjedisorë, si numri i madh i ishujve në Karaibe dhe zonat e cekëta, që shpesh përbëjnë rrezik për lundrimin.

U gjet i pajetë në shtëpinë e të afërmve, 15-vjeçari kishte pòstuar në Tik -Tok përmbajtje satanike

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Çukë të Sarandës, ku 15-vjeçari nga Tirana, Suen F, u gjet i vetëvarur në banesën e të afërmve, ka marrë një tjetër kthesë tronditëse.

Burime për JOQ Albania kanë bërë të ditur se në profilin e tij në rrjetin social TikTok, i mituri kishte postuar përmbajtje të rëndë dhe të papërshtatshme, mes tyre materiale me ngjyrim satanik, dhunë ekstreme dhe skena filmash të ndaluar në shumë vende të botës, për shkak të natyrës së tyre të tmerrshme.

Ky rast ngre edhe një herë pikëpyetje serioze për sigurinë e fëmijëve në internet.

Një bashkëmoshatare e tij ka treguar për JOQ Albania se djali kishte qenë nxënës në shkollën 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në Tiranë dhe këtë vit do të niste gjimnazin. Ajo thotë se ndonëse nuk e njihte nga afër, shokët e shkollës e përshkruajnë si një djalë të qetë

Lirohet nga burgu shqiptari që bëri “kërdinë” me vjedhje në Britaninë e Madhe! Kush është “Skifteri i WimbIedon”-it

Është liruar nga burgu në Britaninë e Madhe Asdrit Kapaj, i cilësuar si “Skifteri i Wimbledon”-it. Shqiptari ishte arrestuar në vitin 2019, pasi u zbuluase ishte autori i disa grabitjeve, të ndodhura në një nga zonat më të pasura britanike.

“Daily Mail” raporton se Kapaj është liruar nga burgu pas vuajtjes së vetëm 40% të dënimit 14-vjeçar. Ai është kthyer në shtëpinë e tij, një banesë sociale në Timperley, Manchester, ku jeton me gruan dhe dy fëmijët. Kapaj dyshohet se ka vjedhur rreth 10 milion paund nga më shumë se 200 shtëpi luksoze, në zonën elitare pranë klubit të famshëm të tenisit “All England Lawn Tennis Club”.

Kapaj pranoi 25 akuza për vjedhje në Londrën jugperëndimore dhe një në Surrey, duke përfshirë raste nga korriku 2008 deri në shkurt 2019, kur më në fund u kap në flagrancë nga agjentë në ndjekje. Ndër ‘viktimat’ e tij ishin edhe ylli i tenisit Boris Becker dhe ish-lojtari i Chelsea-t Nicolas Anelka, i cili raportohet se e ka ndjekur Kapajn në kopshtin e tij pas një përpjekjeje për grabitje.

Në vitin 2021, Kapaj u urdhërua të paguante një shumë simbolike prej 1 paundi, pasi prokurorët pranuan që ai nuk kishte më asnjë pasuri të disponueshme. Besohet se ai kishte shpenzuar gjithçka në varësi nga bixhozi dhe në pushime luksoze në Tajlandë dhe Shqipëri.

Fqinjët në Manchester thanë për median se Kapaj ende operon një dyqan peshku e patatesh, të cilin e menaxhonte edhe gjatë kohës që kryente grabitjet në Londër.

Kapaj shkoi në Britani në vitin 1996 duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova, dhe iu dha e drejta e qëndrimit të përhershëm. Por vëllai i tij, Nexhip Kapaj, zbuloi në vitin 2019 se ai kishte lindur në fshatin Gjorm të Vlorës, nuk kishte asnjë lidhje me Kosovën dhe kishte përdorur identitetin e rremë për të hyrë në Britani.

“Kapaj mund të ishte ndalur që në fillim të karrierës së tij kriminale, por një gabim i rëndë i policisë e bëri të pamundur”, shkruan Daily Mail.

Ai u arrestua në vitin 2001 me sende të vjedhura në zotërim, por kur pësoi një kolaps të rremë në komisariat, u dërgua në spital dhe u la të largohej. Nuk u mor asnjë mostër ADN-je dhe nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër, gjë që e bëri të pamundur identifikimin e tij në vitet në vazhdim.

Ai u vendos në Manchester në vitin 2004, por vijoi të udhëtonte rregullisht në Wimbledon, një udhëtim prej rreth 700 kilometrash vajtje-ardhje, për të kryer grabitje në shtëpi luksoze. Ishte i famshëm për mjeshtërinë e tij: nuk linte asnjë gjurmë dhe shpesh viktimat fajësonin miqtë apo personelin e shtëpisë për humbjet

Erion Veliaj kërc▪︎non Edi Ramën: Pse s’po flas? Kam shtypur ‘mute’ se s’të duroj më, kur të flas do jetë Iajm i madh

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse i arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, vazhdon të komunikojë me qytetarët përmes TikTok-ut, pikërisht në atë platformë që kryeministri Rama e ka shpallur “të dëmshme”. Në videon e fundit, Veliaj shfaqet me tone kërcënuese, duke shkruar: “Pse s’po flet?” – Kam shtypur ‘mute’, se s’të duroj më. Kur të flas, do jetë lajm i madh.” Burime pranë kampit të Veliajt pohojnë se ish-kryebashkiaku nuk po e duron më izolimin. Kujtojmë se në telefonatat e kryebashkiakut me vëllain e tij ai kërcënoi ministrin Ulsi Manja se do ta shkrinte për shtatë breza. Ai është ankuar se në burg i kishin bërë “zbor”, se e kishin lënë me njerëz që kishin mbi njëqind vite dënim penal dhe se kjo, sipas tij, ishte një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e tij. “Qelbësirë… nuk kam për t’ia fal. As Ols Dados, por sidomos Ulsi qelbësirës…”, ka thënë Veliaj, duke e quajtur ministrin “katundar i ndyrë”

A do të rrëfehet Veliaj?

Dyshohet se me mesazhin e fundit në Tik Tok, Veliaj po jep sinjale se do rrëfehet për aferat që implikojnë drejtpërdrejt njerëzit që e fundosën në PS. Ai ka në dorë dosje që nëse bëhen publike, mund të përmbysin jo vetëm Ramën, por të gjithë strukturën e PS-së në pushtet. Dhe këtë Rama e di shumë mirë. Erion Veliaj u promovua nga Rama si “djali i mirë” i Tiranës, si fytyra e re e PS-së, si trashëgimtari i natyrshëm. Por në një sistem ku besnikëria ka afat skadence, dhe ku çdo figurë e fortë kthehet në kërcënim për kryeministrin, edhe Veliaj nuk i shpëtoi fatit të paracaktuar. Tani, brenda burgut, nuk është më ai Veliaj që buzëqeshte para kamerave dhe mbillte pemë. Sot është një burrë politikisht i dëshpëruar, i vendosur për të mos rënë vetëm. Një njeri që e ndjen fundin, por që ka vendosur ta marrë dikë me vete.

Sinjalet

Gjithçka te Veliaj ka ndryshuar. Nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku po qëndron prej muajit shkurt, ai ka pasur me tepri kohën për t’i analizuar në detaje rrethanat dhe njerëzit që e rrëzuan nga maja e pushtetit për ta hedhur në një qeli ku thotë se survejohet 24 orë në 24 nga kamera. Dhe kur gjykata vulosi paraburgimin dhe njerëzit e afërt ia shkarkuan nga bashkia ndërsa shokët e partisë e braktisën, Veliaj shprehu hapur disa ditë më parë sa pas sulmit ndaj tij nuk ishin vetëm prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani. Në mesazhet në rrjetet sociale ai nuk fajësoi vetëm këta të dy për goditjen shkatërruese që i dhanë, por flet për “persekutim” për një “eliminim politik”, për një bashkërendim të prokurorisë me “aktorë të tjerë”, për dhunë “të financuar” në protestat e opozitës dhe për një “tirani penale” apo “tirani speciale” që nuk ka asgjë të përbashkët me aspiratat për t’u integruar në Bashkimin Europian. Kur Veliaj flet për “eliminim politik” ai nuk godet më sistemin e drejtësisë, por strukturën politike që e mban atë në ekuilibër dhe në Shqipëri, kjo strukturë ka vetëm një emër: Edi Rama. Lideri që i shtriu dorën Veliajt në politikë, e mbrojti kur ishte ministër, e promovoi si kryebashkiak dhe i dha drejtimin e kryeqytetit si një trashëgimi politike, sot është shndërruar në njeriun që e la në baltë gjatë hetimit penal, lejoi linçimin e figurës së tij politike dhe në fund kur Veliaj ishte në momentet e tij më të vështira, ia zboi vartësit nga detyra, mbylli protestat kundër SPAK dhe ia mori bashkinë e Tiranës me dhunë. Karriera e Veliajt tashmë duket e pashpresë për t’u ringjallur. Nëse nuk do të ishte për pak media që ende i kanë qëndruar besnike për shkak të interesave të tyre, emri i tij është një temë tabu në Partinë Socialiste. Me mesazhin e fundit në Tik Tok, Veliaj paralajmëron se po pret momentin e duhur për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

Kjo është m. οshα kur fe mra “ç mëηdet”, Por nuk bëri …ks…!!

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja që janë rreth të 20 tave, por jo!

Zbulime të shumta kanë dalë në përfundimin se femrat janë shumë më të interesuara për s.e.ks, në të 30 tat dhe 40 tat e tyre.

Edhe pse këto ishin rezultatet, hulu mtuesit gjithashtu kanë vënë re se tek femrat e kësaj moshe në krahasim me të kaluarën ka rënë shumë siguria në shtrat.

Si pa sojë e fri kës nga meno pauza e hershme, gratë bëhen më të frus truara dhe duan më pak s.e.ks, por përsëri dëshira për marrëd hënie domi non tek mosha 30-40 vjeç.

Pothuajse 75 % e femrave të anketuara kanë qenë të fri kësuara nga menopauza dhe po

e njëjta shifër e grave që kanë arritur në menopauzë kanë deklaruar se i ka pe nguar në marrëd hënie.