U vendosnin data të reja mallrave të skaduara e i rihidhnin në treg, dy të arrestuar

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Siguria Ushqimore”, i cili u organizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr.7.

Gjatë këtij operacioni u zbulua në Vorë një magazinë ku dyshohet se falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Nga hetimet dyshohet se subjekti “Master AL” me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore grumbullonte produkte të skaduara nga tregje në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i falsifikonte datat e skadencës dhe më pas i shiste pa dokumentacion tatimor.

Policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallra ushqimore të përpunuara, me afat skadence në janar dhe shkurt 2025, të cilat kishin etiketa të falsifikuara për të rihedhur në treg.

Policia arrestoi në flagrancë administratorin e magazinës, 38-vjeçarin Florenc Domi si dhe magazinierin Agim Domi, 58 vjeç ndërsa për veprime të mëtejshme penale u proceduan ortaku S.T., 56 vjeç, dhe shoferi i magazinës A.D., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale: “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Njoftimi i plotë i policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.

U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftim.

Lidhja e ndaluar që TRONDITI rrjetin/ Vëmendja te kolegia që ishte pranë çiftit në momentin e skandalit

Skandali i lidhjes jashtëmartesore të zbuluar gjatë një koncerti të Coldplay vazhdon të bëjë bujë, por këtë herë në fokus nuk janë vetëm dy protagonistët e aferës — Andy Byron dhe Kristin Cabot — por edhe një figurë tjetër që qëndronte pranë tyre në atë moment viral: Alyssa Stoddard.

Në pamjet e regjistruara nga “kamera e puthjes”, shfaqet përqafimi intim mes Byron dhe Cabot, ndërsa përkrah tyre shihet Alyssa me një buzëqeshje të ngrirë dhe të sikletshme, e cila dukshëm përpiqet të ruajë qetësinë në një situatë të ngarkuar emocionalisht.

Alyssa nuk ishte thjesht një e pranishme rastësore. Ajo është pjesë e stafit të burimeve njerëzore në kompaninë Astronomer dhe ka mbajtur rolin e drejtoreshës së lartë të HR që nga janari 2025. Por rritja e saj në karrierë është bërë edhe më e dukshme kohët e fundit: vetëm pak ditë më parë ajo është emëruar si zëvendëspresidente e burimeve njerëzore — një pozicion që e vendos pikërisht nën varësinë e Kristin Cabot, protagonistes së skandalit.

Ky fakt ka ndezur edhe më shumë reagimet në rrjetet sociale, ku shumë e akuzojnë Alyssa se ka qenë në dijeni të aferës dhe e ka mbuluar atë me heshtjen e saj.

“E promovuar nga vetë Kristin, ndërkohë që ishte aty kur ndodhte gjithçka. Ironike, apo e planifikuar?” – shkruan një komentues. Të tjerë theksojnë se e vetmja që s’kishte dijeni për gjithçka ishte bashkëshortja e Byron, e cila menjëherë pas videos ka hequr mbiemrin e tij nga rrjetet sociale.

Ndërsa skandali vazhdon të përhapet, pyetjet shtohen: Kush e dinte çfarë dhe prej kur? Dhe sa e vështirë është të ndash jetën profesionale nga ajo personale, kur të dyja përplasen publikisht para mijëra njerëzve?

E TRISHTË – Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta pedagogia, Albana Kullolli Kastrati

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, pedagogia dhe ekspertja e njohur, Albana Kullolli (Kastrati). Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Albanës e ka dhënë bashkëshorti i saj, Agron Kastrati, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Albana ishte diplomuar në vitin 2004 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Fakultetin Ekonomik, dega Financë–Kontabilitet. Po atë vit, ajo nisi rrugëtimin e saj akademik si pedagoge pranë të njëjtit fakultet.

Në vitet 2006–2008, përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa më 19 janar 2017, mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”.

Gjatë karrierës së saj, Albana u dallua për pjesëmarrjen në trajnime profesionale, konferenca shkencore si dhe botimin e artikujve të ndryshëm në fushën e kontabilitetit.

Prej tetorit 2017, ajo kontribuoi si eksperte pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër, duke dhënë një kontribut të çmuar në projekte të ndryshme sociale.

Albana do të kujtohet si një pedagoge e përkushtuar, profesioniste dhe njeri me vlera të rralla. ShkodraWeb shpreh ngushëllime familjet, të afërmëve, kolegëve për këtë humbje të rëndë dhe shumë të parakohshme.

Lamtumirë engjëj! Dy vëllezërit e mitur që u mbytën në lumin Shkumbin

Dy fëmijët që shihni në foto janë vëllezërit, të cilët humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme në ujërat e lumit Shkumbin. Kjo fotografi është e fundit e shkrepur nga babai me dy të vegjlit e tij, tashmë të larguar përgjithmonë nga kjo botë.

Të shoqëruar nga nëna e tyre, ata po kullosnin bagëtinë, ndërsa në një moment u ndalën për tu larë në lum, veprim që për ta u kthye në një tragjedi. Rrjedhat e forta të lumit nuk i lanë dy vëllezërit që të dilnin në breg, ndërsa trupat e tyre të pajetë u gjetën disa orë më vonë pak metra më poshtë nga banorët e zonës.

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku heq dorë nga vajzat e famshme, nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe Besi nuk humb kohë. Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.

Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re. Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private. Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit nuk është e famshme.

Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjellë, apo edhe nga jeta si baba shkruan Panorama Plus.

Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj. Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen.

Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar një urim të veçantë për Ajken teksa falënderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj. Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televizivë si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë. Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen./BW

EMRI/ Kapet υrasësi shqiptar me ρagesë, ρlagosi dy ρersona për llogari të mafias turke

Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin ndaj një shtetasi turk ndodhur në 13 korrik në Athinë. Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjecar shqiptar nga Vau i Dejës, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.

Ngjarja ndodhi më 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjecari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë dhe një tjetër kapi rastësisht policin grek, duke mbetur të dy të plagosur.

Viktima e atentatit zbuloi për policinë se kishte shkuar aty, pasi shtetasi turk i burgosur Suleyman Dalgic, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person, si shkëmbim i një borxhi që i kishte. Personi i panjohur që do takonte, i ka kërkuar Ertas ta ndiqte dhe ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, ka devijuar rrugën duke u futur në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij është hapur zjarr.

Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjeç, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij i’u gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Poëer MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzimë për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.

Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.

S herr masiυ/ ΡΙasin g rυshtet dhe gotat e qelqit, përρlasen dy grupe brenda lokalit (Video)

Një konflikt ka ndodhur në mes të dy grupeve në një lokal në Kosove.

Ngjarja me ka ndodhur në Lipjan, ndërsa në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, shihet se mes dy grupeve ka pasur përplasje fizike me grushte dhe deri në goditje me gota qelqi.

Autoritetet ende nuk kanë reaguar mbi rastin dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Aksident i rëndë/ Autobusi plot me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset, raportohet për 21 υi▪︎tima dhe 25 të ρΙαgosυr

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në një rrugë malore pranë qytetit Kavar, në jug të Iranit, raportojnë mediat shtetërore.

Ngjarja ndodhi rreth 1,000 kilometra larg kryeqytetit Teheran, në një zonë me terren të vështirë dhe rrugë të ngushta, që shpeshherë janë skenë e aksidenteve fatale.

“Fatkeqësisht, janë regjistruar 21 viktima”, deklaroi drejtori i spitalit të qytetit Kavar, Mohsen Afrasiabi, për televizionin shtetëror iranian, duke shtuar se në mesin e të plagosurve ndodhen edhe persona në gjendje kritike për jetën.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet vendore kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Iran, shpesh për shkak të kushteve të dobëta të infrastrukturës, mungesës së mirëmbajtjes së automjeteve dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një …

“Eskortat VIP në burgje”, kjo ka qenë tema më e diskutuar në javën e fundit pas takimeve speciale të bosëve të krimeve në qeli dhe paraburgim.

Ishte një “vizitë’’ e pazakontë në burgun e Drenovës që ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si funksionojnë takimet speciale në burgjet shqiptare.

Emri i të dënuarit përjetë, Laert Haxhiu, u lidh disa ditë më parë me një vizitë të një modeleje të njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti e cila zhvilloi një takim në dhomë private me të dënuarin.

Por sa lejohen këto takime speciale dhe a funkasionojnë edhe tek burgu i grave. Ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj ka zbuluar se përse këto takime u anuluan në burgun e grave.

“Takime speciale kishte dhe në burgun e grave, por ndodhi një tragjedi. Në takimin e zgjatur, burri vret bashkëshorten, sepse brenda dhomës speciale ishte qenë një freskuese me kabullin e gjatë. Në përgjithësi montohet kabulli, por nuk ishte. Pas kësaj ngjarje nuk janë bërë më takime speciale në burgun e grave. Tani që janë transferuar në Pogradec, kanë kushtet dhe mund të jenë rikthyer“, tha Jakaj per Ora News.

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat sot

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Temeraturat në vlerën maksimale dot ë arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë celcius.

Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.