Olta Gixhari publikon fotot  nga pushimet në Barcelonë!

Aktorja Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit një përmbledhje pamjesh të kuruara gjatë qëndrimit të saj në Barcelonë.

Në një nga paraqitjet, Olta shihet me një fustan të kuq elegant dhe të guximshëm, në një ambient modern e me ndriçim artistik, duke reflektuar një energji glamuroze dhe vetëbesim të plotë.

Galeria fotografike (

1 / 8

)

“Skifteri” nga Lezha mburret me makinën me targa të personalizuara në Angli/ Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80 MIJË

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjetet sociale ku shfaqet duke drejtuar një Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.

28-vjeçari Dorian Puka, i cili ka hyrë ilegalisht disa herë në territorin britanik, ka postuar së fundmi një video në TikTok ku zbulon targat e personalizuara “DO24 AMG”, që pasqyrojnë emrin e tij dhe modelin e makinës që kap vlerën e mbi 80.000 paundëve.

Telegraph raporton se Puka është dënuar për herë të parë në vitin 2016 për përpjekje për të hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe u deportua një vit më vonë.

Por ai arriti të rikthehej në Britani në mënyrë ilegale dhe kreu një sërë grabitjesh të tjera në Londër, për të cilat u dënua me tre vjet e gjysmë burg në vitin 2018.

U dëbua sërish në mars 2020, por u rikthye për herë të tretë në fund të po atij viti, përmes rrugëve të paligjshme nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

Aktualisht, ai është në pritje të një vendimi nga një gjykatë imigracioni, pasi ka paraqitur kërkesë për azil.

Sipas ligjeve britanike, nuk lejohet dëbimi i individëve që kanë një kërkesë për azil në shqyrtim, ç’ka e ka bërë të pamundur dëbimin e menjëhershëm të tij, thotë Telegraph.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, Puka vazhdon të provokojë autoritetet, duke postuar foto me makina luksoze si Ferrari 300.000 paundësh, orë Rolex dhe pamje nga klube nate në Londër.

E zuri korrenti teksa po montonte skenën, ky është 32-vjeçari që humbi jetën dje në Shëngjin (FOTO)

Ky është 32-vjeçari Zef Lorenci nga fshati Merqi i Lezhës, i cili humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ra në kontakt ne energjinë elektrike teksa po montonte një skenë për zhvillimin e një koncerti në shëtitoren e Shëngjinit.

Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, trupi i pajetë i të riut është tërhequr nga familjarët. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë.

Sipas të dhënave paraprake, Zef Lorenci humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Në lidhje me ngjarjen, hetimet janë ende në vijim.

DETAJE të REJA/ Agim Taraj gjakosi Albert Pashajn në sy të familjarëve, zbardhet shkaku i konfliktit mes dy biznesmenëve!

Detaje të reja dalin lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy biznesmenëve, Agim Taraj pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’ dhe Albert Pashaj i dhunuari, i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin e të dhunuarit, në sy të fëmijëve të tij.

Ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve për vendosjen e plazhit para hotelit.

Mësohet se dy biznesmenët kanë pasur konflikt për plazhin se kush do ta kishte në zotërim.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka vënë në pranga autorin Agim Taraj.

Siç duket në videon më lartë pronari i hotelit është gjakosur në kokë si pasojë e goditjeve nga Agim Taraj.

Priten temperatura 44 gradë, flet sinoptikania: Ky qark pritet të thyej rekordin historik, shpresoj që …(Video)

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti pritet te vijoj i nxehtë edhe per 10 ditëshin e fundit të korrikut.

Sipas saj nga mesi i javës qe vjen ne qrkun e Beratit, temperaturat pritet te kapin nivele rekord deri ne 44 gradë celcius..

Termometri pritet te jete i larte jo vetem gjatë ditës por edhe gjatë nates gje qe e ben mjaft te veshtire kete periudhe sidomos per te moshuarit apo te semuret kronik..

Ndiqni videon me poshte…

Nisi si miqësore, përfundoi si luftë! Plas grushti në futbollin shqiptar, në fushë futen edhe tifozët (Video)

Ajo që nisi si një miqësore verore mes Elbasanit dhe Pogradecit, në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në skena të turpshme dhune dhe tensioni.

Pas përfundimit të ndeshjes, një përplasje verbale mes futbollistëve të të dy skuadrave degjeneroi në kacafytje fizike në mes të fushës. Situata u përshkallëzua edhe më tej kur në sherr u përfshinë edhe anëtarë të stafit dhe tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit.

Futbollistët e Pogradecit u sulmuan fizikisht dhe me objekte nga tifozët vendës, ndërsa stafet përkatëse nuk arritën të shmangnin përshkallëzimin e përplasjes.

Pas disa minutash kaosi, në mes të ofendimeve dhe tensionit, lojtarët e ekipit pogradecar arritën të largohen drejt dhomave të zhveshjes, duke i dhënë fund një episodi që nuk i shërben aspak imazhit të futbollit shqiptar – aq më tepër në një sfidë që duhej të ishte vetëm përgatitore.

Kliko këtu për videon!

Skandali me mikrokreditë/ SPAK zbardh skemën mafioze dhe çon në gjyq zyrtarët që “zhvatën” shqiptarët, ja sa vite burg rrezikojnë!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen mbi skandalin e mikrokredive, në ngarkim të të pandehurve ku bën pjesë edhe aksioneri Arben Meskuti, të cilët zhvatën mijëra qytetarë.

SPAK jua ka dërguar letrën që do të shkojë në gjykatë, 30 viktimave të kësaj skeme mashtruese, të cilët kanë faktuar veprat penale.

Bëhet me dije se për Arben Meskutin parashikohet të paktën 20 vjet burg, dhe mbi 10 vjet për të akuzuarit e tjerë, sipas neneve të Kodit Penal.

Ndërkohë, Olsi Ibro, përjashtohet nga ky varg dënimesh, pasi në korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë duke kryer vetëvraje.

Në bazë të hetimeve tashmë të përfunduara, rezulton se të akuzuarit kishin funksionuar si një grup i strukturuar kriminal për 9 vite, duke mashtruar shqiptarët përmes skemave korruptive të mikrokredive.

Pas përfundimit të hetimeve, gjyqi pritet të fillojë në shtator të këtij viti.

Sipas dosjes së SPAK: Në përfundim të hetimeve janë siguruar të dhëna të sakta se të pandehurit Elda Ibro, Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Albert Gega, Olsi Ibro, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Yliana Sejfo, Indrit Çuberi, Rigels Bejko, Altin Vako, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Lefter Canaj, Roland Deda, Endri Myftari, Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., Personi juridik “ADCA” sh.p.k., Personi juridik “Final” sh.p.k., “Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group” kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Falsifikimit të dokumentave”, kryer nga personi që ka per detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/3; 186/1; 186/3; 333/a dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Kujtojmë se Arben Meskuti, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale, ndodhet në qeli me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 masa sigurie për personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, ku janë zhvatur mijëra qytetarë.

Prokuroria ka dalë në përfundimin se Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, por edhe personat fizikë: Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra.

Sërish s herr në plazh, përρΙasje fizike mes dy ρushuesve dhe pυnonjësit të çadrave

Pas sherrit mes dy biznesmenëve në plazhin e Ksamilit, një tjetër përplasje e dhunshme është regjistruar sot në Durrës.

Konflikti i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave.

Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, janë paralajmëruar nga punonjësi i plazhit që të ndalonin lojën, pasi po shqetësonin pushuesit e tjerë. Kjo ka sjellë përplasje verbale dhe më pas fizike.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, duket momenti kur punonjësi shtyhet nga të rinjtë dhe përplaset në tokë. Konflikti është ndërprerë falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, të cilët kanë arritur të qetësojnë situatën.

Agim Nesho: Drejtësia në Shqipëri po kthehet në vegël të pushtetit autokratik

Diplomati Agim Nesho ngre alarmin për kapjen e drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një nga shenjat më të rrezikshme të zhytjes së vendit në autoritarizëm.

Në një status të ndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, Nesho shkruan se kontrolli mbi Gjykatën Kushtetuese është një objektiv kyç i çdo regjimi autokratik, i përdorur për të justifikuar vendime të paligjshme, për të fshehur korrupsionin dhe për të bllokuar funksionimin e shtetit të së drejtës. “Kapja e sistemit të drejtësisë është një nga qëllimet kryesore të sistemeve autokratike, ashtu siç po veprohet në Shqipëri. Goditja, kontrolli dhe kapja e Gjykatës Kushtetuese është një nga objektivat kryesore të regjimeve, që sipas analistëve politikë amerikanë, synohet për të legjitimuar vendimet e paligjshme, për të fshehur korrupsionin dhe për të pamundësuar funksionimin e shtetit të së drejtës. Rreziku ndaj korporatizmit të drejtësisë është theksuar qartë në Raportin e Komisionit Europian për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Ndërhyrjet në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese nga institucionet më të larta të shtetit, që dëshmojnë një përulje dhe përdorim të saj nga ata që duan të kontrollojnë gjithçka, tregojnë se sa e rëndë është situata në kapjen e institucioneve më të larta të drejtësisë në Shqipëri. Çështja e pavarësisë së drejtësisë, sidomos e paprekshmërisë së veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj, është një nga temat kryesore ku demokracia amerikane po përqendron vëmendjen në Shqipëri.

Evidentimi i fakteve në Kongresin Amerikan për keqpërdorimin e fondeve amerikane në drejtësinë shqiptare, me qëllim që t’i jepet përparësi një force ideologjike për të konsoliduar pushtetin dhe për të përdorur drejtësinë si një armë politike kundër kundërshtarëve, ka krijuar një imazh jashtëzakonisht negativ për Shqipërinë në opinionin publik amerikan. Kjo çështje sapo ka filluar. Shtypi amerikan po ndjek me vëmendje se pse dhe si janë shpërdoruar fondet e dhëna nga taksapaguesit amerikanë për një drejtësi të kapur. Pyetja që shtrohet është: A do të jenë në gjendje ato personalitete shtetërore që “luftojnë” për imazhin e mirë të Shqipërisë, të përballojnë opinionin publik botëror dhe shtypin ndërkombëtar, kur bëhen vegla të instrumentalizuara për të kapur drejtësinë”, shkroi dje Nesho.

Tragjedia/ Po ruanin delet me nënën e tyre dhe u futën për t’u larë në ujë, si u mbytën dy vëllezërit! Banori: Njërin nga fëmijët e kishte polici në krahë, ia mora dhe i bëra frymëmarrje artificiale, por…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit pasditen e djeshme kur nga Labinot-Fushë ka ardhur informacioni se dy djem, vëllezër, janë mbytur në ujërat e lumit Shkumbin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesdite, ndërsa dy djemtë, të moshës 7 dhe 9 vjeç kanë qenë me bagëti. Ata kanë hyrë të lahen për shkak të të nxehtit të madh dhe gjithçka ka rezultuar fatale për jetën e tyre. Sipas të dhënave të para ata nuk kanë qenë vetëm, por me ta ka qenë edhe nëna e tyre, e cila ka qëndruar me bagëtitë ndërsa dy vëllezërit kanë shkuar të freskohen në ujërat e lumit, që i ka rrëmbyer.

Trupat u gjetën më vonë, në një tip grope, që gjendej në afërsi të një hidrocentrali. Madje ka qenë roja i objektit që i ka shquar dhe është nisur me idenë t’u jepte ndihmën e parë, pro ka qenë e pamundur. Djemtë ishin të pajetë. Policia dhe prokuroria kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të konstatuar shkaqet, edhe pse tashmë nuk ka më rëndësi, sidomos për familjen që humbi dy fëmijët e saj!

DINAMIKA E NGJARJES

Dy djemtë e moshës 7 dhe 9 vjeç, vëllezër, janë mbytur ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre të tyre. Ata raportohet se kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur të gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, të afërm e bashkëfshatarë të viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie, ndërsa prokuroria dhe policia ishin në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet, edhe pse fëmijët në fakt kanë qenë të shoqëruar. Do të jenë ekspertët që do të bëjnë analizimin e shkaqeve të vdekjes, por fëmijët kanë hyrë në lumë, në një pjesë jo të sigurt të Shkumbinit

DËSHMITË E BANORËVE

Një i afërm i familjes ka zbuluar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë, ku dhe ka treguar se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një gropë të krijuar në ujë në formë prite. Ai u shpreh se ka tentuar t’i jepte ndihmën e parë njërit prej fëmijëve duke i bërë frymëmarrje artificiale, por i mituri nuk ka dhënë asnjë reagim.

“Isha te puna, pashë policinë, pashë që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njërin fëmijë kishte në krah. Pashë të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet. Më tutje është bërë një gropë e madhe, kanë bërë një pritë dhe aty i kishte gjetur roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krahë, ia mora, i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vapë”, – tha ai.

Ndërkohë në vendngjarje janë parë edhe fqinjët e familjes Bica, të cilët janë shprehur tejet të shokuar nga ngjarja.