Jeff Bezos lë bakshish marramendës në Venecia pas martesës luksoze me Lauren Sanchez

Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave, këtë herë për një gjest bujar gjatë qëndrimit të tij në një nga hotelet më luksoze të Venecias. Sipas gazetës italiane Il Gazzettino, Bezos ka lënë një bakshish prej plot 45 mijë euro për stafin e hotelit, pas vizitës së tij me bashkëshorten e re, Lauren Sanchez.

Çifti, i sapomartuar pas një ceremonie madhështore të mbajtur tre javë më parë, qëndroi në një hotel me shtatë yje në qytetin e njohur italian. Sipas raportimeve, dhurata e majme nga Bezos është pritur me shumë mirënjohje nga personeli i hotelit, ndërsa vetë miliarderi nuk ka komentuar ende mbi lajmin që tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Edhe pse shuma prej 45 mijë eurosh është e konsiderueshme, ajo mbetet një detaj modest në krahasim me shpenzimet për dasmën e çiftit, e cila thuhet se ka kushtuar deri në 30 milionë dollarë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 19 Korrik 2025

Dashi

Asgjë nuk do shkoje si duhet sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here debate me njeri tjetrin dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene shume te vendosur për te filluar një histori dashurie. Financat do jene edhe me te favorshme. Do ndiheni te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

Demi

Nëse jeni ne një lidhje shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin sepse jo çdo dite do jete pozitive. Beqaret, sidomos ata te divorcuarit, do jene me shume fat dhe do gjejnë tashme një person qe do iu përshtatet ne çdo pike. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime fale mënyrës se mire te menaxhimit. vazhdoni ne këtë rruge dhe do e shihni qe do krijoni një buxhet te majme.

Binjaket

Dite e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe dashuroni si ta ndjeni. Beqaret nuk do e jene mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por gjithçka do ndodhe si me magji. Pranojini ftesat nëse iu bëhen. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta stabilizoni situatën dhe do ia dilni me sukses.

Gaforrja

Nëse keni pakënaqësi ndaj partnerit flisni lirshëm me te sa pa qene ende vone. Mos u druani nga asgjë. Edhe ata qe kane pasur vështirësi do kenë një dite disi me te qete. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë ndonjë aventure kalimtare me disa persona qe i kane njohur qe ne fëmijëri. Do jete thjeshte një eksperience e bukur. Ne planin financiar shpenzoni me maturi.

Luani

Do e joshni pa fund partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e mbani gjithë kohës pas vetes. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret me ne fund do jene te qarte me veten e tyre dhe do bëjnë atë qe do ndjejnë. Për çdo hap qe do hedhin sot do mbajnë vete përgjegjësi. Ne planin financiar do keni fat dhe situata nuk do ketë asnjë lloj problemi.

Virgjeresha

Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur kohet e fundit. Beqaret do realizojnë takimet qe kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do kenë disa tronditje te vogla, megjithatë me pak durim dhe sakrifica do iu dilni mbanë.

Peshorja

Dita e sotme do vazhdoje te jete e animuar. Do ia kaloni me se miri pranë atij qe dashuroni. Shfrytëzojeni çdo minute apo sekonde. Beqaret me mire te presin edhe pak para se te nisin një histori dashurie. Sot nuk është koha me e përshtatshme. Ne planin financiar do jeni te bindur për te marre masa strikte dhe do arrini shpejt ta stabilizoni situatën.

Akrepi

Duhet pasur shume kujdes gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nëse bëni ndonjë gabim do pendoheni për gjithë jetën. Beqaret nuk duhet te nxitohen edhe sikur personat qe do i joshin te jene te veshur me ar. Nuk duhet absolutisht te gënjehen nga pamja e jashtme. Urani do jete pozicionuar keq tek sektori i financave. Gjerat nuk do shkojnë si duhet.

Shigjetari

Te gjithë ata qe kane dale nga një periudhe e vështirë ne jetën ne çift, do ndihen me te çliruar dhe me te gëzuar sot. Partneri do kërkojë falje dhe do ndryshoje tërësisht sjellje. Beqaret nuk do tërhiqen nga askush dhe do mbeten serish vetëm. Me financat tregohuni te kujdesshëm. Edhe pse situata nuk do jete e keqe, çdo gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte.

Bricjapi

Pasioni dhe emocionet do shtohen gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do dini si t’ia bëni qejfin atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do kenë as sot fat dhe nuk do arrijnë te krijojnë një lidhje. Edhe për pak kohe do mbeteni me këtë status. Ne planin financiar do përballeni me probleme te mëdha te cilat mund te zgjidhen vetëm fale ndihmës se specialisteve.

Ujori

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa probleme. Nga njëra ane me mire kështu sesa një dite plot emocione, por edhe me debate te zjarrta. Beqaret do e shfrytëzojnë pa fund lirinë qe kane dhe nuk do e ndiejnë aspak mungesën e dikujt ne krah. Ne plani financiar tregohuni te matur dhe te kujdesshëm. Po shpenzuat pa menduar do mbeteni keq.

Peshqit

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do i zgjidhni një nga një te gjitha vështirësitë apo problemet qe keni pasur. Toleranca dhe mirëkuptimi gjithashtu do jene pika te forta për ju. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa kaq. Financat nuk do jene te këqija, por jo dhe aq te stabilizuara sa për te bere investime ekstravagante.

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati …

Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Në një intervistë që ai ka dhënë për “ReportTV”, Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur por ka zgjatur shumë pak.

E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të tjera të ekranit që futen brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.

Sufaj thotë se vetëm gjatë muajit qershor në burgje janë bërë 100 takime intime, duke iu referuar vetëm takimeve të të burgosurve me bashkëshortet ose bashkëjetueset, takime të cilat lejohen me ligj. Ndërkohë, sa i takon rastit të Haxhiut, Sufaj thotë se modelja në fjalë ka ardhur si e afërme dhe është futur në takim. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një takim të zgjatur, por është zhvilluar në dhomat e vizitave, duke theksuar se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa administrative pas këtij rasti.

“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet,”- tha ai.

Paralajmëron meteorologia: Javën që vjen temperaturat do të arrijnë në 44 gradë Celsius, edhe gjatë natës nuk zbresin nën 30 gradë

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme, ku në disa zona mund të thyhen edhe rekordet historike të temperaturës.

“Nga dita e dielë dhe deri të premten tjetër termometri maksimal vetëm do të shënoj ngjitje. Mesi i javës tjetër në qarkun e Beratit do t’i afrohet maksimumit historik prej 44 gradë Celcius. Gjasat janë të larta që Berati të thyej rekordin historik të temperaturës më të lartë rreth ditës së mërkurë apo të enjten. Zonat më problematike janë Elbasani dhe Shkodra, por kryesisht qarku i Beratit, i cili do të jetë shumë i nxehtë, të mërkurën të enjten dhe të premten. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë me temperatura 35 gradë Celcius e më lartë. Mesdita do të jetë shumë e nxehtë, nga ora 10 deri në 4 pasdite”, parashikoi meteorologia.

Më tej, Porja bëri me dije se do të kemi temperatura nga 33 deri në 35 gradë Celcius edhe në të gjitha zonat malore, përfshirë ato më të thella që zakonisht janë të freskëta.

“Presim 38-41 gradë Celcius në zonat malore verilindore. Kukësi do të ngjitet deri në 39-40 gradë Celcius javën që vjen. Të gjitha qytetet, përfshirë kryeqytetin do të kapërcejnë 40 gradë. Pas datës 25 jemi në kulmin e kësaj vale të nxehti. Javën e ardhshme në zona të caktuara të territorit të vendit termometri do të shënojë 30 gradë Celcius edhe gjatë natës. Era do të jetë të paktën mesatare në brigjet detare, por në pikun e të nxehtit do të jetë disi problematike”, tha Porja.

Britania dhe Gjermania gati për të nënshkruar traktatin historik të bashkëpunimit

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të hedhin sot firmat mbi një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi Bilateral, që synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve në një sërë fushash kyçe, nga siguria dhe mbrojtja te tregtia dhe migracioni. Kryeministri britanik Keir Starmer pret në Londër kancelarin gjerman Friedrich Merz për një vizitë të plotë zyrtare, ku pritet të finalizohet marrëveshja e parë e këtij lloji mes dy vendeve, që konsiderohet një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe.

Në kuadër të traktatit, Gjermania pritet të marrë një angazhim historik për ta bërë të paligjshme çdo ndihmë për migracionin e paligjshëm drejt Britanisë, me ndryshimet ligjore që synohet të miratohen deri në fund të këtij viti. Ky hap do t’i mundësojë autoriteteve gjermane të kontrollojnë depot dhe magazinat e përdorura nga rrjetet kriminale që organizojnë kalime të rrezikshme përmes Kanalit të La Manshit, duke forcuar bashkëpunimin me autoritetet britanike në luftën kundër kontrabandës së qenieve njerëzore.

Kryeministri Starmer e ka cilësuar traktatin si një themel të ri mbi të cilin dy vendet do të zgjidhin sfidat e përbashkëta. “Traktati që do të nënshkruajmë sot nuk është vetëm një simbol i historisë sonë të përbashkët, por një bazë e fortë për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen. Angazhimi i kancelarit Merz për të ndryshuar ligjin gjerman për të frenuar migracionin e paligjshëm është një hap i mirëpritur,” tha ai përpara takimit.

Dokumenti përfshin gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë një marrëveshje për të rritur eksportet e përbashkëta ushtarake si automjetet e blinduara Boxer dhe avionët luftarakë Typhoon. Dy liderët do të angazhohen gjithashtu për zhvillimin e teknologjive të avancuara të mbrojtjes, përfshirë sistemet e goditjeve me rreze të gjatë, që synojnë të forcojnë sigurinë evropiane dhe të mbështesin industrinë e mbrojtjes në të dyja vendet.

Një tjetër element kyç i traktatit është krijimi i Forumit të Ri të Biznesit Britani–Gjermani, i cili synon të nxisë investime dhe të rrisë shkëmbimet tregtare. Aktualisht, tregtia mes dy vendeve përbën 8.5% të gjithë shkëmbimeve tregtare të Britanisë dhe mbështet rreth 500,000 vende pune në ekonominë britanike.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka cilësuar traktatin si “një hap vendimtar për të garantuar sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve tanë në një periudhë sfidash globale.”

Nënshkrimi i traktatit vjen pas disa muajsh negociatash intensive dhe shihet si pjesë e përpjekjes së Mbretërisë së Bashkuar për të rikthyer një rol aktiv dhe të besueshëm në kontinentin evropian pas Brexit.

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97 lekë dhe do shitet me 97.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.7 lekë dhe do shitet me 113 lekë.

Eksperti i sigurisë nxjerr shifrat: 1500 euro për të futur një celular në burg

Eksperti i sigurisë Get Metani ka deklaruar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus se futja e celularëve në burgje është kthyer në një skemë korrupsioni të mirëorganizuar. Sipas Metanit, për të futur një telefon në burg, pagesa mund të arrijë deri në 1500 euro.

Ai theksoi se ekzistojnë shumë mënyra për të kaluar pajisjet e ndaluara në qelitë e të dënuarve, duke fajësuar për këtë situatë shërbimin e kontrollit të brendshëm në sistemin penitenciar.

Pjesë nga biseda:

Metani: Çedon sistemi, ka korrupsion. Deri 1500 euro shkon të futësh telefonin. Gjenden mënyra.

-Ku i fusin?

Metani: Në elektroshtëpiake, kudo. Ka shërbim të kontrollit të brendshëm të burgje, jo funksional. Emërimet janë nga partitë. Siç dua të dal edhe tek drejtori, drejtorin e vendosin ministrat, vjen nga administrata. Ka drejtues që janë edhe kryetar të partive.

Njeriu që e fundosi Ilir Metën në SPAK zbardh skemën korruptive, ja si sistemi TIMS dhe përgjimet telefonike çuan…

Juristi i njohur, Romeo Kara, i cili është personazhi që e kallëzoi dhe fundosi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) Ilir Metën për aferën “CEZ-DIA”, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet ish-presidenti, i cili ndodhet në burg. Ai shpjegon se kombinimi i të dhënave të sistemit TIMS, përgjimeve telefonike dhe përdorimit të kartave bankare të lidhura me Monika Kryemadhin ka krijuar një bazë të fortë hetimore. Madje Kara rrëzon akuzat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, se kemi të bëjmë me “rrëmbim” dhe shkelje të Konventës Europiane, duke theksuar se çdo shkallë gjyqësore ka lënë në fuqi paraburgimin.

Ai rikujton edhe komponentin ekonomik të rëndë të dosjes: vendimin e dhjetorit 2010 për uljen e çmimit të energjisë drejt CEZ, që sipas tij, ka sjellë dëm dhjetëramilionë eurosh në vit. Sipas Karës, rreziku i arratisjes nuk ishte i sajuar, sidomos duke parë lëvizjet ndërkufitare dhe precedentët rajonalë si ai i Gruevskit. Hetimi, thotë ai, shtrihet në pasuri të pashpjegueshme, fonde të qarkulluara përmes ofshorëve dhe lidhje mes përdoruesve formalë e përfituesve realë, duke e tejkaluar figurën e vetme të Metës. “Sekuestroni çdo pasuri të dyshimtë dhe çoni hetimin deri në fund”, apelon Kara, duke paralajmëruar se struktura të tëra politike mund të përballen me pasoja penale.

-Z. Kara, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, zoti Tedi Blushi, e cilësoi arrestimin si “rrëmbim” dhe një shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Madje, tha se mund të ndjekin edhe rrugën drejt Gjykatës së Strasburgut. Ju, si e konsideroni arrestimin e Ilir Metës? A po mbahet ai pa prova?

Konventa Europiane dhe shumë të tjera janë të ratifikuara nga Parlamenti shqiptar dhe përbëjnë pjesë të rëndësishme të kuadrit ligjor, madje prevalojnë mbi Kushtetutën. Të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, nuk e gjetën të drejtë pretendimin e Metës dhe nuk e cilësuan arrestimin si të paligjshëm. Meta ndodhet në paraburgim — një masë e lejuar nga ligji deri në përfundimin e hetimeve dhe fillimin e gjykimit. Prokuroria ka paraqitur fakte, prova dhe argumente të forta për këtë masë. Nuk besoj që të gjithë gjyqtarët në çdo shkallë do të shkelin ligjin, aq më tepër në një sistem që ka qenë mjaft kritik ndaj pushtetarëve.

-Gjithashtu, zoti Blushi tha që në dosjen ndaj Metës nuk ka asnjë provë penale. Ai madje u zotua publikisht: “Nëse ka prova penale, jap dorëheqje nga politika.” Si e komentoni?

Faktet penale janë të qarta. Po ju përmend një: në dhjetor 2010, është marrë një vendim për të ulur çmimin e energjisë elektrike të shitur tek CEZ nga 2.08 lekë në 1.48 lekë për KW. Kjo solli një dëm ekonomik prej mbi 30-35 milionë euro në vit. Kjo është një ngjarje penale me pasoja konkrete. Kemi gjithashtu transaksione financiare me burime të dyshimta, mosdeklarim pasurie dhe përdorim kartash bankare jashtë ligjit. Provat janë atje — kartat, sistemi TIMS, përgjimet telefonike — janë të gjitha fakte të dokumentuara dhe jo trillime të ndonjë prokurori.

-Ndërkohë Blushi deklaroi gjithashtu se SPAK ka krijuar një “narrativë publike” sikur Meta do të arratisej, duke i dhënë kështu justifikim arrestimit. A ekziston rreziku i arratisjes? A është përdorur ky argument në vendimin për arrest?

Nëse do të thoja se SPAK krijoi narrativë, do të duhej të sillja prova. Por fakti që u bë një arrestim i tillë, tregon që ekzistonte rreziku i arratisjes. Meta u kap duke ardhur nga Kosova. Nëse dikush lëviz drejt veriut të Kosovës, mund të përfundojë në Serbi, më tej në Hungari — e dimë rastin e ish-kryeministrit Gruevski. Nëse SPAK ka pasur informacion për një lëvizje të tillë, është në të drejtën e tij të veprojë për të parandaluar arratisjen. Kjo është pjesë e legjislacionit procedurial penal. Nëse kishte komunikime telefonike të interceptuara që sugjeronin këtë mundësi, atëherë ky veprim është i drejtë.

-Por a është e mundur që Meta të ketë marrë garanci nga Hungaria për azil apo mbrojtje?

Nuk ka prova për këtë. Mbetet spekulim. Nuk besoj që ndonjë vend i BE-së do t’i ofronte mbrojtje një personi me tre akuza të rënda, përfshirë pastrim parash. Nuk ka vend për “përralla verore me Nastradinin”.

-Një nga provat që SPAK përmend është përdorimi i kartave bankare nga Monika Kryemadhi. Blushi tha që Meta nuk ka patur dijeni dhe se divorci me Kryemadhin është bërë pikërisht për këtë arsye. A e implikon kjo Metën?

Nëse Meta ka përfituar nga përdorimi i atyre kartave, atëherë ai do të mbajë përgjegjësi penale. Nëse ai ka ditur dhe nuk ka kallëzuar, kjo përbën moskallëzim të veprës penale. Tani, të thuash që ai s’dinte gjë, kur bashkëjetonte me të njëjtën grua për dekada, është e pabesueshme. S’është çështje divorci — është çështje përgjegjësie për veprimet e kryera në përfitim personal.

-Pra, ju thoni që do të jetë e vështirë për Metën të provojë që nuk ka qenë në dijeni?

Absolutisht. Gjykata do të shqyrtojë lëvizjet financiare, burimin e kartave, lidhjen mes përdoruesit dhe përfituesit. Kjo nuk është çështje morali apo familje, por hetim penal. Dhe nëse pasuria është shtuar në mënyrë të pashpjegueshme, atëherë ajo pasuri do të sekuestrohet. Madje duhet sekuestruar çdo pasuri e dyshimtë dhe t’i jepet fund kësaj maskarade.

-Ju përmendët pasuritë dhe ofshorët. A janë këto pjesë e hetimit?

Po. Pjesë e hetimit janë edhe transfertat në kompani ofshore dhe identifikimi i përfituesve përfundimtarë. Edhe vetë kryeministri Rama në një moment paralajmëroi ministrat për përdorimin e kartave të të tjerëve. Sistemi është zbërthyer. Karta që është përdorur nga Monika, ka çuar tek përfituesi final — dhe ky, sipas hetimit, është vetë Meta apo familja e tij.

-Pra, sipas jush, ky është një hetim i thellë dhe nuk duhet ndalur?

Jo vetëm që nuk duhet ndalur, por duhet zgjeruar. Kjo nuk është vetëm për Metën. Ka të tjerë — nga LSI, nga qeveria — që duhet të hetohen. Një pjesë e strukturës së LSI-së ka funksionuar si grup i organizuar kriminal. Kemi prova, fakte, pasuri të pajustifikuara. Ka ardhur koha që drejtësia të mos ndalet më.

“Do vijë dita, ministër AI”/ Rama: Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa…

“Shumë shpejt ai mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI.

Ministrin “x” e ke AI, nuk ka as kushëri për të fut në punë, as interesa të prishë proceset dhe nuk po them që është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi mund të merrej përsipër”-u shpreh Rama.

Kjo është mos hα kur f emra “ç mendet”, Po nuk b. ëri s.. ks…

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja që janë rreth të 20 tave, por jo!

Zbulime të shumta kanë dalë në përfundimin se femrat janë shumë më të interesuara për s.e.ks, në të 30 tat dhe 40 tat e tyre.

Edhe pse këto ishin rezultatet, hulu mtuesit gjithashtu kanë vënë re se tek femrat e kësaj moshe në krahasim me të kaluarën ka rënë shumë siguria në shtrat.

Si pa sojë e fri kës nga meno pauza e hershme, gratë bëhen më të frus truara dhe duan më pak s.e.ks, por përsëri dëshira për marrëd hënie domi non tek mosha 30-40 vjeç.

Pothuajse 75 % e femrave të anketuara kanë qenë të fri kësuara nga menopauza dhe

po e njëjta shifër e grave që kanë arritur në menopauzë kanë deklaruar se i ka pe nguar në marrëd hënie.