Çfarë ndodhi? Franca tërhiqet nga plani i NATO-s/ Nuk planifikon të bashkohet me…

Franca thuhet se nuk planifikon të bashkohet me një iniciativë të mbështetur nga NATO, që vendet evropiane të financojnë dërgesat e armëve amerikane në Ukrainë. Presidenti Emmanuel Macron ka shtyrë Evropën të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes duke u përqendruar në prodhimin vendas të armëve, sipas një raporti që citon dy zyrtarë francezë.

Sipas Politico, qëndrimi i Macron është një arsye kryesore pas refuzimit të Parisit për t’u bashkuar me planin, i cili synon të përshpejtojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën duke shfrytëzuar rezervat ekzistuese të NATO-s, dhe më pas duke i mbushur inventarët e tyre të reduktuar duke blerë zëvendësime amerikane. Franca gjithashtu po përpiqet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme për të ulur buxhetin kombëtar dhe për të ulur borxhin e saj.

Gjermania është shfaqur si një mbështetëse kryesore e planit. Kancelari Friedrich Merz i tha kohët e fundit presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Berlini do të luante një “rol vendimtar” në dërgesa.

Qeveria gjermane e sheh blerjen e armëve amerikane si një nga mënyrat e pakta të shpejta për të pajisur Ukrainën, duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të prodhimit të Evropës, shkruan Politico.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili mbërriti në Uashington të hënën për t’u takuar me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, theksoi angazhimin e Gjermanisë për përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen evropiane, duke deklaruar: “Ne jemi të vendosur të marrim përsipër përgjegjësi më të madhe për frenimin dhe mbrojtjen e Evropës, duke pranuar njëkohësisht se kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet i domosdoshëm për sigurinë tonë kolektive”.

Ai zbuloi gjithashtu se Gjermania i është drejtuar SHBA-së për një blerje të mundshme të raketave me rreze të gjatë veprimi Typhoon, të cilat mund të ofrojnë një zgjidhje më të shpejtë për Ukrainën, ndërsa ajo kërkon të zmbrapsë sulmet e vazhdueshme të Rusisë.

Kjo vjen pasi Gjermania tashmë ka ofruar të financojë dy sisteme shtesë Patriot për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe katër vende nordike të NATO-s midis mbështetësve të iniciativës.

Më 14 korrik, Trump njoftoi se SHBA-të dhe aleatët e saj në NATO kishin rënë dakord për një marrëveshje sipas së cilës armët amerikane do të dërgoheshin në Ukrainë, me anëtarët e aleancës që mbulonin koston.

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Forca të shumta policie, të armatosura rëndë, u panë në Arkivin shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ata kryen kontrolle me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Mësohet se në ato aksione janë vënë në pranga katër zyrtarë. Operacionet e policisë erdhën në bazë të dyshimit të ngritur nga prokuroria për shpërdorim të postit dhe autoritetet zyrtar, sipas nenit 414 të kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Autoritetet theksojnë se informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur.

Policia e Kosovës njoftoi se operacioni është shtrirë në tri komuna, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Nuk dihet ende nëse ka të përfshirë të tjerë apo nëse aksioni është përmbyllur.

Identifikohet 29-vjeçari që u gjet i pajetë brenda makinës në Tiranë

Enea Dine, 29 vjeç, gjendet në makinë nga familjarët – çfarë ndodhi në Astir?”

Tiranë, 16 korrik 2025 – Një ngjarje e pazakontë ka tronditur sot zonën e Astirit në Tiranë. Enea Dine, 29 vjeç, është gjetur brenda automjetit të tij nga familjarët, në parkimin e pallatit ku banonte.

Pamja ka qenë tronditëse për të afërmit që, pasi nuk kishin pasur kontakt me të për orë të tëra, e kanë kërkuar pranë banesës. Ai ndodhej i palëvizur brenda makinës, pa ndonjë shenjë të dukshme që të nënkuptonte një situatë të dhunshme.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja të jashtme që të sugjerojnë një ngjarje me forcë. Pavarësisht kësaj, hetimet janë në vijim për të përcaktuar me saktësi se çfarë ka ndodhur me të riun.

Ekspertët mjeko-ligjorë po analizojnë çdo pistë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave në orët në vijim. Zona është siguruar nga autoritetet dhe po merret në shqyrtim çdo dëshmi e mundshme. /noa.al

Ndjekësit “nxjerrin zbuluar” ish-banoren e BBVIP Efi Dhedhes, mesazhi: “Të ka dal emri që shkon në burgje”

Efi Dhedhes është përballur së fundmi me një koment në rrjete sociale, ku një ndjekëse i tha se ajo është mes vajzave të njohura që takojnë personat e burgosur. Komenti, që përmbante gjuhë fyese dhe akuza personale, nuk mbeti pa përgjigje nga Efi.

“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – iu përgjigj ajo me ironi, duke mos e lënë pa përgjigje provokimin.

Por replika nuk përfundoi aty. Ndjekësja vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke ironizuar publikisht Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që të “mos shesë moral”.

Komenti vjen pas lajmit se vajzat e njohura nga showbizi shqiptar futen në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda.

V▪︎asja e 23-vjeçarit Renis Dobra, Karamuço zbulon detaje: Kanë marrë pjesë …

Gazetari Ervin Leka dhe eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuco folën për vrasjen makabre të 23-vjeçarit në Shkopet, Renis Dobra.

Gazetari Leka ka bërë një pasqyrim të ngjarjes së rëndë, duke dhënë detaje edhe në lidhje me zanafillën e këtij krimi të rëndë. Leka tha se dyshohet që konflikti ta ketë zanafillën në Gjermani.

“Katër persona të përfshirë në këtë ngjarje janë deklaruar nga ana e policisë, por ka dyshime se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Tre vëllezërit e arrestuar dhe miku i tyre janë persona të skeduar me precedentë kriminalë”, tha Leka

Ndërsa shtoi se gjithashtu ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë.

“Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, kështu e ka cilësuar eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço.

Gjatë intervistës, ai tha se kanë marrë pjesë shumë persona në këtë ngjarje që kanë lënë edhe gjurmë.

“Sa më shumë persona të marrin pjesë është mundësia më e madhe për të lënë gjurmë. Në atentat kanë marrë pjesë shumë persona. Dy të tjerë janë ende në arrati dhe mendohet që janë autorët kryesorë”, tha mes të tjerash ai.

Krah për krah njëri tjetrit, Sara dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë (FOTO+VIDEO)

Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë kapur sërish mat.

Dyshja që ka tërhequr shumë vëmendje këtë verë duket se nuk po e fsheh më raportin e tyre, ndërsa së fundmi janë fotografuar në momente të afërta gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.

Në disa imazhe të publikuara në rrjet nga “Revista Class”, Sara dhe Eriku shfaqen buzë detit, mes rërës së bardhë dhe ujërave të kristaltë.

Pamjet konfirmojnë edhe një herë thashethemet që kanë qarkulluar prej javësh për një lidhje të mundshme mes tyre, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një koment publik lidhur me marrëdhënien.

Ky pushim romantik vjen pas një serie daljesh të përbashkëta në Tiranë dhe në evente të ndryshme, ku Sara dhe Erik Fullani janë parë gjithnjë pranë njëri-tjetrit.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

“Po çfarë flet mo Muçi, rigonin e mblodha në mal”, aksioni i sekuestrimi të produkteve pa faturë, tregtarja përplaset me drejtorin në Sarandë (VIDEO)

Tatimet kanë nisur aksionin për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale që shiten pa faturë. Në qytetin bregdetar të Sarandës pjesë e kontrolleve të rrepta kanë qenë edhe tregtarët në tregun e fruta-perimeve, të cilët shesin bimë medicianle.

Nga ky aksion është bërë viral në rrjet një moment. Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Sarandë, z.Muçi siç e thërret Bardha, një prej tregtareve të vjetra të qytetit, ishte protagonisti kryesor.

Me mjetin identifikues të punonjësit të shtetit, Muçi i kërkonte llogari zonjës për rigonin e mbledhur në mal. Ai i kërkon tregtares që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit që po tregton.

Përgjigjja e tregtares është spontane, ‘mali’. Ajo tregton prej vitesh në tregun e Sarandës bimë të cilat i mbledh vetë në mal për të mbajtur familjen.

Por, pavarësisht kësaj përgjigje, drejtori i thotë se kjo nuk funksionon kështu dhe se çdo produkt duhet të ketë etikën e prodhuesit dhe duhet të shitet me kupon tatimor. “Po çfarë flet mo Muçi im”, i thotë tregtarja-drejtorit që ka zbritur në terren për kontrolle, duke theksuar se ato janë produkte të natyrës.

Pjesë nga biseda mes tyre

Drejtori: Prodhuesi

Tregtarja: Mali

Drejtori: Nuk funksionin ashtu

Tregtarja: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.

VIDEO

Gafa e Egli Takos në koncert ndez publikun kundër saj, ja çfarë tha këngëtarja

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në një klub nate në Pejë, ku ka performuar përballë një publiku të zjarrtë.

Por përtej muzikës, vëmendja këtë herë nuk shkoi vetëm te zëri apo repertori i saj.

Teksa interpretonte hitin e njohur “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, Egli u ndal për një moment dhe u drejtua nga publiku me një pyetje që ngjalli menjëherë reagime në rrjete sociale:

“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Frazë spontane apo jo, komenti preku një temë të ndjeshme që ka qenë shpesh në qendër të debateve publike – ndarjen mes identitetit “shqiptar” dhe atij “kosovar”, një çështje që është diskutuar gjerësisht edhe në formate televizive si Big Brother VIP.

Pavarësisht momentit që ndezi diskutime, Egli e vazhdoi performancën e saj pa incidente.

“Jepe vetë dorëheqjen”/ Erges Dule, “dhëmbë më dhëmbë” me Ramën, ja si ia kthen kryeministrit

Erges Dule, kryetari i bashkisë së Konsipolit ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar së fundmi, ku Rama ka kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve të bashkive në rang vendi.

Ergest Dule kundërshtoi largimin e tyre duke sjellë edhe reagimin e ashpër të kryeministrit, i cili nga ana e tij i është përgjigjur se “nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen”.

Por mesa duket kreu i bashkisë së vogël në skajin jugor të vendit, nuk pëlqen të bëj hap pas.

Në një koment të gjatë në Facebook, ai thotë se drejtorët e tij kanë bërë një sërë punësh në bashki, por bie edhe në kontraditë me veten kur tenton t’u hedh fajin punonjësve jo drejtorëve.

“A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo.”

Komenti i plotë

Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.

Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim territori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndriçim publik ne 100% të territorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirëmbajtje rrugë rurale, mirëmbajtje e investime në shkolla etj etj.

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po.

A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur.

Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj për secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për çdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!

Çfarë ka ndodhur me Xhensila Myrtezajn? Këngëtarja shfaqet me ndryshimin e çuditshëm në pamje

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është nga ato personazhe që e gjen veten gjithnjë në qendër të vëmendjes për çfarëdo që ajo bën.

Së fundmi këngëtarja ka qenë në një event mode dhe ka pozuar krah këngëtarit Sinan Hoxha dhe bashkëshortes së tij Andrra Destani.

Ajo që bien ë sy është kurora e flokëve të këngëtares.

Komentuesit flasin për një mbjellje flokësh duke kritikuar pamjen e këngëtares.  

A ka realizuar Xhensila mbjellje për të perfeksionuar kurorën e flokëve? Këtë nuk e konfirmojmë dot, por fotot që datojnë rreth një muaj më parë tregojnë se diçka nuk shkon me pamjen e saj.

Megjithatë mesa duke kjo fazë ka kaluar, në fotot e fundit të këngëtares duket se flokët janë rritur… ose photoshopi ka bërë punën e tij…

Galeria fotografike (

1 / 7

)