Video-lajm/ Kur Ministrja Kumbaro reklamonte 2000 shtretër në Theth, sot nuk ka as 200 pas aksionit

Vetëm pak kohë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaronte në Kuvend se Thethi numëronte rreth 2000 shtretër në bujtina.

Por pas prishjes së pjesës më të madhe të tyre nga IKMT pas aksionit të nxitur nga Kryeministri, situata paraqitet krejt ndryshe.

Në këtë sezon turistik, në zonë kanë mbetur më pak se 200 shtretër.

Bundesliga “thërret” Brojën/ Mediat angleze: Leipzig dhe Stuttgart interesohen për sulmuesin

Pritshmëritë kanë qenë gjithmonë të mëdha, por asnjëherë nuk janë shpërblyer. Të tilla janë edhe në këtë sesion të merkatos së verës për Armando Brojën, që duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme, ndoshta atë të karrierës.

Sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Një tjetër gjë e sigurtë është se nuk do të ketë më huazim, ndërsa për t’u mësuar mbetet skuadra e ardhshme e Brojës.

Si gjithmonë në këtë periudhë, lajmet janë të shumta, por pista që është forcuar shumë gjatë ditëve të fundit është ajo e Bundesligës.

“The Athletic” në Angli ka zbuluar së fundmi për një interes të shtuar të dy klubeve të mëdhenj të kampionatit gjerman, Lajpcig dhe Stuttgart.

I pari ishte folur prej kohësh, ndërsa në garë është futur edhe një tjetër skuadër, që kërkon shërbimet e sulmuesin 24 vjeçar.

Bundesliga mund të jetë skena e duhur për Armando Brojën, pas sezoneve të fundit zhgënjyes, për shkak të dëmtimeve të rëndë.

Huazimi te Everton në edicionin e fundit të Premier League nuk shkoi si duhet për futbollistin shqiptar, që qëndroi për muaj të tërë jashtë fushe, ndërsa edhe pas rikuperimit i kishte minutat me pikatore.

Për këtë arsye, ashtu si Chelsea edhe vetë Broja kërkon një sistemim të përhershëm.

Këtë mision ia lehtësojnë kampionët e rinj të botës, që kanë vendosur të ulin ndjeshëm pretendimet financiare për kartonin e tij. Vlerësimi i parë është 20 milion euro, por Blutë e Londrës mund të zbresin më poshtë nëse iu vjen një ofertë serioze për sulmuesin shqiptar.

VIDEO/ “Ma kthe”, vajza humb byzylykun në Palasë i bën thirrje gruas që e ka gjetur: Ka shumë rëndësi për mua!

Një vajzë ka humbur një byzylyk personal në një dyqan akulloresh në zonën turistike të Palasës.

Pas një kontrolli të imtësishëm në kamerat e sigurisë të lokalit, është konstatuar se byzylyku është gjetur nga një vajzë e vogël, e cila më pas ia ka dorëzuar nënës së saj.

Në pamjet filmike që ka siguruar VoxNews, duket qartë momenti kur nëna e vajzës e merr byzylykun dhe largohet nga ambienti pa bërë asnjë përpjekje për ta kthyer apo lajmëruar stafin e dyqanit.

Vajza që e ka humbur byzylykun bën thirrje për kthimin e sendit, i cili ka vlerë sentimentale për të.

Ajo shpreson që nëna e vajzës së vogël ta rikthejë byzylykun.

Aksident TRAGJIK në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar!

Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari shqiptar ka ndodhur në zonën e San Giovanni në Treviso të Italisë.

Kevin Anghel me origjinë shqiptare humbi kontrollin e automjetit teksa po i shmangej një patrulle të karabinierëve, duke u përplasur me një pemë.

Automjeti me të cilin udhëtonte i riu u nda në dy pjesë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përplasjes së fortë.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje. I riu ishte ende gjallë dhe ekipet e shpëtimit bënë të pamundurën.

Por fatkeqësisht, gjatë rrugës për në spital i riu nuk i mbijetoi plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti doza kanabisi të cilat dyshohet se do të shiteshin nga 23-vjeçari me origjinë shqiptare.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Protestoi për pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune, kompania ‘Albchrome’ shkarkon nga puna minatorin në Bulqizë

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar nga puna pas përfshirjes në protesta.

Altin Kola, i cili mbante pozicionin e vagonistit në minierë dhe me një eksperiencë prej 11 vitesh, ka marrë një shkresë zyrtare nga kompania, ku i komunikohet zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës.

Në shkresën e firmosur nga administratori i përgjithshëm i Albchrome, Cemil Acar, thuhet se Kola ka kryer veprime në kundërshtim me detyrimet kontraktuale, duke dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë dhe duke ndikuar në “përshkallëzimin e marrëdhënieve me punëmarrësit”.

Në mjediset publike të Minierës së Kromit në Bulqizë në mars 2025, pas protestave disa ditore të punëtorëve ishte vendosur një njoftim zyrtar nga kompania.

Njoftimi i cilësonte veprimet e tyre si një “grevë e paligjshme” dhe paralajmëronte pasoja të rënda administrative dhe ligjore. Kompania i akuzonte punonjësit se kanë braktisur vendet e punës pa njoftim paraprak dhe se kanë krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikonte sigurinë e minierës dhe veprimtarinë normale të saj.

“Vazhdo, largohu…”/ Lala zbulon detaje tronditëse: Çfarë pa kushëriri i Renis Dobrës natën e rrëmbimit

Gazetarja Klodiana Lala, trajtoi këtë të martë, rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet në liqenin e Shkopetit.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që e pa gjallë Renisin ishte një i afërm i tij i cili pavarësisht orëve të vona të mbrëmjes, dhe dritave të gjata të makinës që kishte ndaluar në anë të rrugës, arriti të shquajë makinën e Renisit, teksa ishte e ndaluar vetëm pak metra larg banesës së tij nga një tjetër automjet, nga ku në rrugë dalloheshin dy persona të panjohur për ta.

Që në momentin e parë ata i identifikuan si efektivë policie.

Por ndërsa u përpoqën të mësonin mbi arsyet e ndalimit të njeriut të tyre, njëri prej tyre në formë urdhërore u kërkoi vizitorëve të padëshirur në këtë skenë, që të largoheshin menjëherë nga aty.

“Kush i mban banesat bosh do detyrohet t’i shesë”/ Eksperti Imobiliar: Taksa e re për shtëpitë e dyta, në fuqi nga…

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë.

Lidhur me këtë eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, tha se do të ketë një dyfishim të kësaj takse.

‘Kush ka banesë të dytë do të paguajë më shumë taksë prone. Sot që flasim në Shqipëri ne paguajmë 0.05 % të çmimit të referencë të pronës si taksë mbi pronën. Që do të thotë për një pronë që e ka çmimin referencë 100 mijë euro.

Ne paguajmë 50 euro në vit taksë prone që i bie 3 deri në 5 euro në muaj. Tani qeveria duhet që ti jap mundësi bashkive që të taksojnë nga 0.1 % deri në 0.2% që i bie dyfishim deri në 4- fishim të kësaj takse. Pra nga 5 euro në muaj mund të shkojë 10 ose 20 euro në muaj. E kombinuar kjo edhe me rritje çmimi të referencës mund të shkojë edhe më shumë se aq, pra për pronën e dytë’, tha ai.

Sipas ekspertit, kjo do të prek ata pronarë që i kanë aktualisht pronat e dyta dhe për ata që do ti blejnë pas 1 janarit 2026 kur ligji të hyjë në fuqi.

‘Janë pronat e dyta dhe të treta ato që do të taksohen dhe do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026. Do të jetë edhe për ata që i kanë sot edhe ata që do ti blejnë pas një janarit. Taksa e pronës të dytë dhe të 3 duke ushtruar presion fiskal mbi njerëzit që i mbajnë bosh unë mendoj se do të detyrohen që ti shesin ato prona do dalin më shumë prona në treg dhe mund të kemi edhe ulje të çmimeve brenda viti 2026’, tha ai.

I pyetur sa kohë mund ti duhet një çifti të ri për të blerë një banesë, ai tha se duhen shumë vite pasi çmimet janë të larta.

‘Një jetë. Në Tiranë janë 70 mijë apartamente bosh dhe klasa punëtore dhe njerëzit e thjeshtë nuk blejnë dot shtëpi, çmimet janë të larta. Vetëm në Shqipëri është ky mekanizmi që ti mund të blesh në ndërtim e sipër, në botën perëndimore ti mund të rezervosh dhe jo të blesh. Dhe është ky fenomen që ndërtuesi s’ka peshë fiskale që ka çuar shumë lekë tek ndërtesat e reja’, tha ai.

Një “Honda” dhe një “Range Rover” e ndoqën nga pas, zbulohet itinerari i autorëve që vranë Renis Dobrën! Të dyshuarit i hodhën targave solucion për të…

Vdekja e Renis Dobrës ka ardhur si pasojë e shtrëngimit me anë të një laku, apo ndryshe strangulimi. Ky është përfundimi që kanë nxjerrë ekspertët e mjekësisë ligjore në aktekspertizën e tyre paraprake ku e përcaktojnë vdekjen si rezultat i asfiksisë mekanike.

Që do të thotë se vdekja e Renis Dobrës ka ardhur si pasojë e shtrëngimit me anë të një laku, apo ndryshe strangulimi.

Emisioni ‘Në Shënjestër’ në News24, transmetoi pamje ku vërehen lëvizjet që bënë makinat e autorëve para se të mbërrinin pranë Kroit të Suçit, aty ku ndaluan automjetin e Renis Dobrës.

Sipas hetimeve të deritanishme, itinerari i automjeteve të autorëve fillimisht pikaset në Unazën e qytetit të Burrelit, nga ku më pas kanë hyrë në rrugën e vjetër që lidh këtë qytet me Milotin, apo rrugën e Kombit.

“Bazuar në kqyrjen e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e dyshuar të rrëmbimit të 23-vjeçarit, Renis Dobra, kanë lëvizur në Unazën e qytetit të Burrelit dhe më pas kanë hyrë në rrugën e vjetër drejt Shkopetit”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ky mund të ketë qenë itinerari i kthimit të autorëve, pasi kanë rrëmbyer Renis Dobrën, duke pasur parasysh se Kroi i Suçit, ndodhet në dalje të qytetit të Burrelit, në aksin që lidh qytetin me atë të Klosit.

Çka të lë të mendosh se ndërkohë rrëmbimi kishte ndodhur dhe makinat tashmë po i drejtoheshin rrugës së vjetër, një pjesë e cila kalon anë liqenit të Shkopetit. Ashtu sikurse policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga fshati Zenisht deri në hyrje të Burrelit.

Aty ku nga pamjet filmike dallohet se në rrugën e vjetër Burrel-Tiranë kanë qarkulluar me shpejtësi njëri pas tjetrit dy automjete. Automjeti i parë që dyshohet se drejtohej nga viktima. Ndërsa autorët e vrasjes e kanë ndjekur nga pas dhe i kanë zënë pritë, duke e ndaluar në rrugë, ku dyshohet se autorët kanë hapur me forcë automjetin e të riut dhe e kanë dhunuar brenda tij.

Ndërkohë fakti që makina e autorëve nuk u ka pa në kthim në këtë aks të lë të dyshosh se itinerari i tyre mund të ketë vazhduar në rrugën e Kombit, ku edhe kanë humbur gjurmët.

Por ajo që kanë vënë re hetuesit, është se autorët kanë qenë të kujdesur për të ruajtur çdo detaj që mund t’i identifikonte në sytë e policisë. Siç është edhe fakti që ata kanë mundur të fshehin targat e tyre. Çka tregon se çdo gjë ka qenë e mirëmenduar dhe aspak e rastësishme.

Dhe se rrëmbimi i Renis Dobrës ka qenë i menduar në çdo detaj dhe jo një punë apo plan i cili mund t’u ketë dalë duarsh. Siç edhe ndodhi në vazhdim ku ata e hodhën trupin në Liqenin e Shkopetit.

“Hetuesit kanë dyshimet e tyre se autorët u kanë hedhur targave të automjeteve një solucion, kjo me qëllim për të mos i bërë të dallueshëm numrat. Ashtu siç në të vërtetë ka ndodhur, pasi numrat nuk dallohen, por duken në ngjyrë gri”, thuhet në dosjen hetimore.

Në lidhje me automjetet e përdorura, ekspertët thonë se ato kanë qenë dy të tilla. Përkatësisht një automjet ‘Honda’ ngjyrë i bardhë dhe një tjetër ‘Range Rover’, ngjyrë e e zezë.

Malaj reagon ndaj Haxhiut: Ndaleni shokun Baton, ‘zjarrëvënës’ përçarës të shqiptarëve

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, ka ndarë sot një reagim ndaj Baton Haxhiut, pas qëndrimeve të këtij të fundit lidhur me transmetuesin publik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj e quan Haxhiun një “zjarrvënës” përçarës në kohezionin krahinor dhe në kulturën shqiptare.

Malaj i kujton Haxhiut se paraja e pistë nga burime edhe kriminale ekziston edhe tek disa analistë të parapaguar, edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në.

“Ndaleni, shokun Baton, këtë “zjarrvënës” përçarës në kohezionin krahinor dhe në kulturën shqiptare. Para pak ditësh, ky shpifës jo i paqëllimshëm ndoshta Veton Surroi e di më mirë se kushdo pse e paguajnë shtrenjtë, nxiti përçarje krahinore, kur deklaronte se e majta nuk e kthen dot kokën nga Veriu për keqtrajtimin që i ka bërë gjatë kohës së komunizmit.

Një gjë është e vërtetë: në varfërinë tonë materiale ishim të barabartë, njësoj siç theksonte Churchill: “Kapitalizmi ndan në mënyrë të pabarabartë pasurinë, ndërsa socialistët ndajnë në mënyrë të barabartë varfërinë.”

Të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore kishin të njëjtën pagë si në Tiranë, në Tropojë dhe në Sarandë.

Mësuesit, mjekët, ndihmës -mjekët, drejtuesit dhe punëtorët në çdo institucion dhe ndërmarrje homologe kishin një sistem pagash të barabartë, nga Veriu në Jug.

Një pjesë e mirë e minierave dhe industrisë përpunuese ishte në Veri, ku pagat ishin të mira dhe zbutnin varfërinë.

Në shkollat e mesme dhe universitete ne ishim njësoj dhe respektonim maksimalisht njëri-tjetrin, madje edhe duke u martuar pa asnjë dallim krahinor, etnik apo fetar.

I vetmi moment kritik ishte pas vitit 1990, kur me të drejtë shumë banorë të zonave veriore zbritën, edhe duke zaptuar toka në rrethinat e Tiranë dhe qyteteve të tjera të mëdha. Atëherë pati fodullë dhe shpirtzinj, edhe si ju, Baton, që i quajtën padrejtësisht “çeçenë”.

Por ata u integruan shumë mirë, punojnë në institucione dhe ndërmarrje publike, kanë bizneset e tyre, sakrifikuan për mirëarsimimin e fëmijëve dhe përmirësuan kujdesin shëndetësor dhe mundësitë për punësim.

Edhe në SHBA, brenda shteteve ka diferenca të ndjeshme në të ardhurat për frymë.

Baton, paraja e pistë nga burime edhe kriminale, tek disa analistë të parapaguar – edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në – ku shpesh në media përmendet edhe emri juaj, klasifikohet si aktivitet kriminal i dënueshëm deri me burg.

Provoi Berisha në vitin 1997 të keqpërdorte vëllezërit tanë fisnikë të Veriut si mercenarë kundër Jugut, dhe dështoi turpshëm.

Një provë e qartë, Baton, është edhe fakti që konkurrimi politik në këto 33 vite nuk ka nxitur dhe as ka krijuar ndasi krahinore.

Të majtët dhe të djathtët kanë bastionet e tyre, por kurrë nuk kanë nxitur urrejtje krahinore.

Vëllezërit tanë nga Veriu e gëzojnë bregdetin e vendit të tyre deri në Ksamil si në shtëpinë e tyre.

Po ashtu, sikurse ne ndjehemi të respektuar dhe si në shtëpinë tonë në çdo pjesë të Veriut tonë fisnik – për nga shpirti i tyre dhe nga magjia e mrekullive natyrore.

Në fillim të viteve 2000, Banka Botërore nuk deshi të investonte asnjë dollarë në Bathore, ku ishin zhvendosur me të drejtë dhjetëra-mijëra bashkëkombës tanë nga Veriu. Kjo sepse BB nuk investon asnjëherë në toka me konflikte pronësore në asnjë vend të botës.

Ishte qeverisja socialiste deri në vitin 2005 që garantoj Bankën Botërore se zgjidhja e çdo konflikti pronësor mbetej përgjegjësi e qeverisë shqiptare.

Bathorja pas viteve 2000 kishte shumë vështirësi për drita, ujë dhe kanalizime.

Pas një diskutimi të brendshëm, përballë një zhvendosjeje të mijëra familjeve nga Veriu, ne përzgjodhëm opsionin e legalizimit për të zhvendosurit nga Veriu, përpara urbanizimit.

Nëse do të kishim përzgjedhur urbanizimin si hapin e parë, do të kishte më pak kosto financiare, por shumë më shumë kosto shpirtërore, të papërballueshme.

Do të nxitej ndarja Veri–Jug.

Vendi do të shkiste në instabilitet shoqëror dhe politik, nga ku do të përfitonin dhe do të fërkonin duart vendet jo miqësore dhe emisarët e tyre mediatikë të mirë-parapaguar.

Qeverisja nuk është numra, por vlera njerëzore, që nuk të lejojnë të braktisësh shtresat në nevojë dhe klasën e mesme.

Vetëm qeveritë e numrave varfërojnë qytetarët e tyre për të pasuruar oligarkët e tyre.

Tani ti hedh helmin e dytë:

Kërkon publikisht shkatërrimin e RTSH-së, pasurisë më të madhe të identitetit tonë kombëtar!

Çdo njeri i kulturuar do të ofronte opsione ristrukturimi, jo shkatërrimi.

Mos të kanë detyruar oligarkët, Baton, të ndezësh këtë flakë shkatërruese në RTSH?

Sepse mbi truallin e RTSH-së po përflitet ngritja e kullave të oligarkëve, për të cilët ti je shërbyesi më i babëzitur dhe pa asnjë limit moral?

se Shqipëria ka shumë më shumë se ty – personalitete të kulturës shqiptare, që e duan këtë vend dhe nuk vetë-shiten për para të pista.

se personalitetet e kulturës shqiptare kanë rrënjë atdhedashurie shekullore,

ndërsa ju jeni një bar i keq që mbin dhe lulëzon kudo ku ushqehet me para të pista, dhe vetëvetiu ofrohet për shërbime të pista”,-shkruan Malaj./CNA

“Janë 3 vite pikëllim, është si të jesh brenda një humnere…”/ Vajza e Agron Llakajt për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule

Alkida Llakaj, vajza e aktorit të mirënjohur, Agron Llakaj, ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e panelit të emisionit “Top Story”, në Top Channel.

E prekur, Alkida rrëfeu dhimbjen e madhe që po kalojnë si familje që në momentin që mësuan diagnozën e nënës.

Ajo shprehet se babai i saj, aktori i njohur i humorit i çon çdo ditë lule në vendin ku prehet.

“Sa vite ka im atë në skenë unë i kam në jetë, pothuajse 40 vjet është dalja ime e parë televizive, isha shumë e dyzuar, unë s’isha emocionalisht mjaftueshëm e fortë për të folur për babin sepse e kam kudo të asociuar kudo me mamin, qoftë edhe në telefonin tim unë i kam të dy të pandashëm, ashtu dua t’i mbaj gjithmonë pranë zemrës sime. Janë 3 vite që për ne kanë qenë një sfidë, ka qenë mes korriku ku ne morëm një diagnozë fatale të mamit dhe deri sot që flasim janë 3 vite pikëllim, për ne është si të jesh brenda një humnere për shkak të humbjes sonë, kemi humbur boshtin e familjes.

Postimet e babit nuk janë të hiperbolizuara, shkon përtej kësaj, prej ditës që mami është larguar nga jeta, babi e viziton çdo ditë, në rastet kur është dashur të jetë jashtë Tiranës më ka thënë Alkida te mami, sigurisht unë shkoj edhe pa ma lënë porosi. Kam njohur një dimension të jashtëzakonshëm, human të tij”, tha Alkida.