Reagojnë Egli dhe Gjesti pas deklaratës së fortë të Anaid Kalotit

Pas postimit plot ironi të ish-banorit të “Big Brother Albania” Anaid Kaloti, i cili hodhi dyshime se Gjestit i kishte rrahur zemra për dikë tjetër menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP Albania dhe se puthjet publike me Eglin ishin vetëm një lojë për vëmendje, nuk kanë munguar as reagimet nga dy protagonistët kryesorë të kësaj historie.

Egli zgjodhi të reagojë në mënyrë të tërthortë. Në një Instastory, ajo ndau një foto me tekstin:

“Një mbretëreshë kurrë nuk zbret nga froni për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”

Ndërsa Gjesti u shfaq më i drejtpërdrejtë. Ai postoi një video në rrjete sociale, ku i drejtohej Anaid Kalotit me tone të qarta:

“E ke zemrën e prishur”, – u shpreh mes të tjerash Gjesti, duke lënë të kuptohet se për të, gjithë deklarata e Kalotit nuk ishte gjë tjetër veçse një shpërthim personal dhe negativitet i panevojshëm.

Të dy reagimet vijnë si përgjigje ndaj fabulës së gjatë të publikuar nga Kaloti, ku ai përshkroi një takim të pas-Big Brother-it mes Eglit dhe Gjestit në një hotel luksoz, dhe ku theksoi se Gjestit nuk i interesonte më Egli, pasi sipas tij, kishte ndjenja për dikë tjetër.

“Nga e Marta në të Shtunë do të kemi…”/ Meteorologia Lajda Porja jep lajmin e papritur: Ja kur priten reshje shiu

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia LAJDA Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

“Drejtuesit nuk duhet të largohen nga automjeti”/ Zyrtari i Policisë Rrugore: Penalizime të ashpra, ja si do ndëshkohen

Rregullat për parkimin e automjeteve në Shqipëri po ashpërsohen, dhe shkeljet nuk do të ndëshkohen më vetëm me gjoba.

Ali Yzeiri, shef sektori për edukimin në Sektorin e Policisë Rrugore, ka deklaruar se drejtuesit që parkojnë në mënyrë të gabuar rrezikojnë tashmë edhe dënim me burg.

Yzeiri sqaroi se një nga elementët që shpesh keqkuptohet nga qytetarët është qëndrimi i përkohshëm i mjetit.

“Qëndrimi i përkohshëm lejohet vetëm për të marrë apo zbritur një pasagjer dhe për një kohë të kufizuar. Por drejtuesi i mjetit nuk duhet të largohet nga automjeti dhe duhet të jetë i gatshëm të lëvizë menjëherë nëse pengon qarkullimin,” tha ai.

Në raste të tilla, paralajmëroi Yzeiri, parashikohen penalizime të qarta dhe të ashpra, përfshirë masa ndëshkuese që mund të shkojnë deri në ndalimin e lirisë për raste të përsëritura apo të rrezikshme për qarkullimin rrugor, sidomos në bllokimin e mjeteve si ambulancat, zjarrfikëset apo automjetet e policisë.

Ai nënvizoi se synimi i këtyre masave është rritja e disiplinës rrugore, lehtësimi i trafikut dhe mbrojtja e sigurisë së qytetarëve në rrugë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 15 Korrik 2025

Dashi

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas here do debatoni ashpër me te. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime pa fund. Ne planin financiar nuk do keni dëshirë te ulni shpenzimet dhe kjo mund ta përkeqësoje gjendjen ne te cilën ndodheni.

Demi

Kjo dite do jete mjafte përshtatshme për te bere disa rregullime ne jetën tuaj ne çift ose për te marre vendime për te ardhmen. Te dy do jeni realiste dhe te qarte pe rate qe doni te bëni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe histori dashurie pasionante. Ne planin financiar merrini gjerat shtruar edhe sikur t’iu dalin vështirësi.

Binjaket

Kjo dite do jete mjaft romaneske për te dashuruarit. Gjithçka do ndodhe si me magji dhe here pas here do iu duket vetja sikur jeni vërtet ne një ëndërr te bukur. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për te njohur persona te rinj. Për një buxhet te qëndrueshëm shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo me tepër. Vetëm disa mund te përfitojnë ndonjë shpërblim nga puna.

Gaforrja

Dita do filloje me se miri sot, por me kalimin e orëve situata do iu dale jashtë kontrollit. Mos lejoni qe problemet ne pune apo ne familje te ndikojnë ne lidhjen tuaj. Beqaret duhet te reflektojnë shume here para se te pranojnë ndonjë takim me persona qe sapo i kane njohur. Te ardhurat do jene ne te njëjtën gjendje si disa dite me pare. Nuk keni perse te shqetësoheni.

Luani

Do jete dita me e favorshme sot për te zgjidhur te gjitha debatet dhe problemet ne çift. Do toleroni me shume se kurdoherë tjetër. Beqaret do jene ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë as gjate kësaj dite. Buxhetit do i bëni një riorganizim te përgjithshëm sepse kohet e fundit e kishit lënë goxha pas dore. Dëgjojini edhe këshillat e disa te afërmve.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje do jeni me te ndjeshëm dhe me romantike gjate kësaj dite. Priten çaste te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni asgjë me ngut ose me inat. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje. Po i kaluat limitet e shpenzimeve do keni vështirësi te mëdha.

Peshorja

Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle probleme serioze ne lidhjen qe keni dertuar. Mos e teproni nëse nuk doni ta humbisni atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Edhe pse do e keni te vështirë te kurseni duhet me doemos ta bëni këtë qe te mos keni vështirësi financiare.

Akrepi

Dite shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te sigurte dhe te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe do dëshironi qe t’i bëni gjerat me serioze. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dike. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Shmangni çdo lloj shpenzimi te tepruar dhe çdo lloj huaje. Nuk është ende momenti për ta lënë veten te lire.

Shigjetari

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa e vrare shume mendjen se ç’do ndodhe me tej. Beqaret duhet te gjejnë mënyrën e duhur për te joshur personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Te ardhurat nuk do jene te mira për te gjithë. Ata qe kane pasur probleme do e kenë serish te vështirë te kryejnë ndonjë shpenzim me tepër.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e mrekullueshme sot. Do flisni me hapur për gjithçka dhe nuk do mani me mëri për te kaluesen. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan sepse mundësitë për takime dhe për aventura do jene te shumta. Financat do jene me delikate se disa dite pa pare, prandaj duhen marre sa me shpejt masa strikte.

Ujori

Do jeni shume te qarte për ato qe doni te bëni ne jetën tuaj ne çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do ketë ndryshime. Nëse jeni lodhur nga rutina e kohëve te fundit mund te merrni vendime drastike. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për t’u njohur me persona te rinj. Ne planin financiar do jene disa te afërm qe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën.

Peshqit

Do jeni gjithë kohës me nerva sot dhe shpesh do ja nxirrni gjithçka atij qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqaret do jene pa fat kështu qe edhe sikur te kërkojnë gjithë kohës nuk do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni me fat. Do shpenzoni për gjithçka qe doni dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

Këmbimi valutor 14 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.3 lekë dhe do shitet me 98.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 112 lekë dhe do shitet me 113.2 lekë.

“Nuk janë njerëz të shkretë, por…”/ Rama reagon për Thethin: Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mëngjesin e sotëm shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.

Edi Rama:

Dua të ndalem te çështja e Thethit duke adresuar disa këndvështrime, Të bëhet shumë e qartë për të gjithë se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë dhe fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ja lënë fajin strukturave të shtetit.

Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj ti godasë. Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit.

Bëhet fjalë për ndërtime jo për të futur kokën, por qëllime fitimi., Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, strukturat e kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë cfarë do marrë KLP për zonjë Gjeli e cila nuk ka pranuar të nisë as hetimin. Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.

Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i Zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë. Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Nuk kemi thënë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bëra në muajt e funditm jo të kohës kur kemi qenë aty.

E rëndë| 17-vjeçarja dërgohet në sρital me ρΙυmb në kokë, ndodhet në gjendje kritike

Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, pasi ka mbetur e plagosur me armë zjarri në kokë . Adoleshentja me inicialet H.H., është shoqëruar në spital nga familjarët e saj.

Burimet nga stafi mjekësor bëjnë me dije se e reja ka qenë e koshiente në momentin e mbërritjes në spital, ndërsa po i nënshtrohet procedurave mjekësore përkatëse.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja mund të jetë vetëplagosur me armë zjarri.

Gjendja e saj shfaqe e rëndë

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

“Po më υdes çupa ore”/ Momente tensioni! Adoleshentja niset drejt Traumës, policia shoqëron në komisariat babanë

Vajza 17-vjeçare që tentoi të vetëvritej mesditën e sotme në Vlorë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, forcat e shumta të policisë dhe vetë drejtori i policisë së Vlorës kanë shoqëruar me forcë babanë e saj, Saimir H., i cili kundërshtoi të merrej në pyetje, duke kërkuar të shkonte pranë vajzës së tij në Tiranë.

“Po më vdes çupa ore,” dëgjohet ai të thotë gjatë momentit të tensionuar, ku policia u detyrua të përdorë forcën për ta futur në makinë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vajza ka pasur një konflikt me të atin pak para ngjarjes tragjike, por ende nuk dihen detaje të tjera mbi motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes që tronditi qytetin.

(Video) Shqiptarίn e zë haΙΙi me komshien pasi deΙ në baΙΙkon

Kemi dëgjuar shpesh histori nga miqtë tanë apo mund edhe t’i kemi përjetuar vetë ato momente të sikletshme

kur dalim në ballkonin e shtëpisë dhe në pallat dëgjojmë disa ulërima “qejfi” të komshijeve tona.

Një rast i ngj/ashëm i ka ndodhur një djali tek Kodra e Diellit, i cili i shqe/tësuar nga zhur/mat që lëshon komshija e tij, i bën thirrje pub/likisht ta ulë pak zërin…

“Pershendetje joq. I bej thirrje komshies ta uli pak zerin. Anonim ju lutem”,-shkruan ai.

https://player.boostplatforms.com/video?id=1599084363110

“Kapa të dα shυrin e υ. αjzës duke Ιυajtur me mbαt hjεt e mia të ρaΙara më pas..

Kjo 46-vjeçare ka shkruar në rubrikën e ‘The Sun’ dhe ka treguar historinë e saj të dashurisë me të dashurin e vajzës.

Sipas gruas, vajza e saj 22 vjeçare e cila në atë kohë jetonte me të, i kishte prezantuar një djalë që ishte dhe i dashuri i saj dhe ai ishte 23 vjeç.

Dhe një ditë 46-vjeçarja ishte kthyer herët nga puna dhe ishte ngjitur lart kur kishte parë të dashurin e vajzës duke luajtur me të brendshmet e pa lara të sajat.

Gruaja nder te tjera shprehet se në vend që ta përzente apo qortonte vendosi që ti tregonte se çfarë ishte në gjendje të bëntë një ‘plakë’.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk i pëlqejnë meshkujt e moshës së saj por i pëlqen më të rinj. Madje gruaja thotë se nuk kanë të ngopur në se.ks, pasi edhe herën e parë shkuan 4 herë.

WOW! Ajo vazhdon akoma lidhjen me 23 vjeçarin teksa vajza e saj është betuar që nuk do ti flasë më me gojë, 46-vjeçar shprehet se ndihet çdo ditë fajtore, por një fajtore e kënaqur.

Si mendoni?