“Të bëjnë për budalla”, Moisiu: Çdo deputet me vila, jetoj në banesë e 53 viteve më parë!

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për niveli e lartë të pasurimit të zyrtarëve publikë në krahasim me të ardhurat që ata ligjërisht përfitojnë.

Në një intervistë televizive, Moisiu theksoi se, ndonëse ka qenë në krye të shtetit për pesë vite, vijon të jetojë në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë ndërkohë që shumë deputetë, sipas tij, zotërojnë pasuri të shumta, disa të deklaruara dhe të tjera të fshehura.

Nuk është sekret që jo figurat më të larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër. Me çfarë u bënë? Rrogat i dimë,” tha Moisiu.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e përgjegjshmërisë së zyrtarëve ndaj akuzave për korrupsion, të cilat sipas tij shpesh mohohen duke u quajtur “shpifje”.

“Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla,” u shpreh ai me ton të drejtpërdrejtë.

Apel për drejtësinë: Të hetohet me dokumente, jo me supozime

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të mos operojë me hamendje, por të bazohet në prova konkrete dhe dokumente zyrtare, edhe nëse këto duhen kërkuar jashtë Shqipërisë.

‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.

Ai foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që, sipas tij, e çoi pas hekurave.

Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë.

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së: Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Mund të kemi në PD një muze kujtese për të gjithë shërbëtorët e regjimit, që në shkelje të ligjit, marrin vendime që turpërojnë Shqipërinë, si vend që nuk krijon dot standarde. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive, dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë.

Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia e drejtësisë. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme. Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Zgjimi i Kanunit! Pleqnia e bajraktarëve mblidhet urgjentisht për vendime me ligjin e Lekë Dukagjinit

Një thirrje urgjente pleqnore është lëshuar nga Zef Nika, dera e parë e shtëpisë së bajraktarit të Thaçit, për një mbledhje të jashtëzakonshme në bazë të ligjit të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Takimi, që do të organizohet me protokoll tradicional dhe besa malësore, synon zgjidhjen e një çështjeje të rëndë, në përputhje me normat e nderit, mikpritjes dhe drejtësisë që trashëgojnë malësorët shqiptarë brez pas brezi.

🗣️ “Shtëpia e shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut. Bukë, kripë e zemër bardhë për mikun, hekur e barot për armikun!”, thuhet në thirrjen e lëshuar nga Zef Nika, duke rikujtuar rregullat e arta të Kanunit, që mbajnë gjallë ndershmërinë dhe rendin në trevat shqiptare.

📜 Në këtë pleqni pritet të marrin pjesë bajraktarë, burra të urtë dhe përfaqësues të besës nga të gjitha malet, me qëllim që vendimi të jetë i drejtë, i prerë dhe i përbashkët, sipas parimeve shekullore të drejtësisë tradicionale.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë komunitete shqiptare i kthehen vlerave të trashëgimisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa gjakderdhje, me nder dhe dinjitet.

FOTO/ Zhduket një 5-vjeçar nga një kamping në Itali, policia vendos altoparlant që luan zërin e nënës që thërret vogëlushin

Alen Barnar Ganao, një djalosh vetëm 5 vjeç, është zhdukur pa lënë gjurmë që nga mbrëmja e së premtes, më 11 korrik, nga një kamping në zonën Latte të Ventimiglia, pranë kufirit Italo-Francez.

Fëmija ndodhej për pushime me familjen në ambientet e rekreacionit Por La Mar, kur nën rrethana ende të paqarta, u humb çdo gjurmë e tij.

Rreth orës 19:30, një kalimtar e pa të voglin të vetëm pranë një kalimi për këmbësorë dhe e ndihmoi të kalonte rrugën. Ky është kontakti i fundit i konfirmuar me të, pasi më pas nuk ka asnjë tjetër dëshmi apo gjurmë për vendndodhjen e tij.Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e policisë, karabinierëve, zjarrfikësve, ekipeve të shpëtimit malor dhe dhjetëra vullnetarëve.

Sipas Corriere della Sera, ekzistojnë dyshime se i mituri mund të jetë në spektrin e autizmit, gjë që mund të shpjegojë pse nuk i përgjigjet thirrjeve të ekipeve të kërkimit, duke vështirësuar edhe më shumë operacionin.Për këtë arsye, një makinë ka lëvizur përreth zonës me një altoparlant që luan zërin e regjistruar të nënës që thërret fëmijën. Vullnetarët po luajnë gjithashtu këngën e preferuar të fëmijës, duke shpresuar se ai do ta dëgjojë dhe do të dërgojë një sinjal.

Një kamerë sigurie ka regjistruar lëvizjet e djaloshit pak para zhdukjes, material i cili tani analizohet nga autoritetet, në përpjekje për të zbuluar drejtimin që mori.

Arratisje që tronditi burgun/ I riu 20-vjeçar, del përmes çantës së një të dënuari tjetër

Ngjarja ka ndodhur të premten dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e autoriteteve dhe mediave franceze. Një arratisje spektakolare ka ndodhur në një burg pranë Lionit, në jug të Francës, ku një 20-vjeçar arriti të arratisej duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër.

Sipas raportimeve nga AFP dhe burimeve të tjera, i riu po vuante një dënim me burgim dhe ka shfrytëzuar rastin kur një tjetër i burgosur u lirua për të fshihet në bagazhin e tij.

Ky i fundit, pas përfundimit të dënimit të tij, u lejuan të largohej nga burgu, pa dyshuar se në çantën e tij ndodhej një tjetër i burgosur.

Zyrtarët kanë konfirmuar se i arratisuri ka “lidhje me krimin e organizuar” dhe është një person me një të kaluar të ndërlikuar kriminale. Pas ngjarjes, zyra e prokurorit të Lionit ka hapur një hetim për “arratisje të organizuar” dhe “përfshirje në kushtetutë dhe bandë”, ndërsa shërbimi i burgut ka nisur një hetim të brendshëm për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në arratisje.

“Ngjarja u raportua menjëherë te forcat e rendit dhe policia. Ne po marrim masat e nevojshme disiplinore për të hetuar çdo mundësi të ndihmës nga brenda burgut,” – thuhet në deklaratën e shërbimit të burgut.

“Kampi është për të varfrit, tregon sa fakire je…”/ Deklarata e Gerta Gixharit ndez rrjetin

Diskutimi për pushimet verore përplasi moderatoret “Goca & Gra”. Bazuar në sondazhin e publikun web-in e Top Channel, ku rreth 36% e shqiptarëve thonë se nuk kanë mundësi të bëjnë pushime, moderatoret nisën diskutimin se përse ende shumë persona nuk pushojnë.

Duke folur për arsyen ekonomike, Elga u shpreh se ka opsione të ndryshme, ku mund të udhëtosh edhe me pak para, duke propozuar edhe kamping. Por, Gerta kundërshtoi, duke u shprehur se “çadra është për të varfrit”. Kjo përgjigje e saj nxit debatin:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli.

“Dashuria mposht gjithçka, pavarësisht të kaluarës apo fëmijëve “/ Ledri flet për herë të parë për Xhensila Myrtezajn!

Janë, apo s’janë? Kjo është çështja. Jo Shekspiriane, por çështja më hot e momentit në showbizin shqiptar. Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kryefjala e medias me raportin e tyre fillimisht artistik, e tashmë personal.

E sigurisht, reperi i ulur përballë Alketa Vejsiut në “Inspire” nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth kësaj çështjeje. Fillimisht Ledri tregon se kanë shumë kimi, artistike sigurisht, duke shtuar se koha e tyre në studio ka qenë shumë e bukur. Ai thotë se po kalojnë shumë kohë bashkë edhe prej koncerteve të përbashkëta.”Kemi pasur një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pasur mundësinë të flasim. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë”.-tha ai.

Mirëpo, kur pyetet nga Alketa nëse është single Ledri e mohon diçka të tillë. Kurse pyetjes nëse çifti artistik Ledri-Xhensila do kishte funksionuar edhe në jetën private i përgjigjet me patjetër që po.

“Edhe në jetën reale mund të funksionojmë si çift. Normal që po. Pavarësisht fëmijëve apo të kaluarës, nëse dy njerez duhen, dashuria mund gjithçka”- thotë ai. Pastaj: “Nëse partnerja ime do kishte fëmijë do sillesha me ta siç do doja të sillej partneri i Sarës me Poem. Unë i dua shumë fëmijët.”

Për ta mbyllur, Ledrit emri Xhensila i rimon me “trëndafila”.

Shpallet në kërkim ish-banori i BBVIP, Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij! Ja për çfarë dyshohet

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.

‘Shteti bektashi në zemër të Tiranës’, Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet

Në një intervistë të posaçme për dokumentarin mbi bektashizmin, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai shpalli në Kombet e Bashkuara do të ngrihet në territorin ku ndodhet aktualisht Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në Tiranë.

“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur,” – u shpreh Rama. Ky mikroshtet, me një status simbolik dhe shpirtëror, do të jetë vendosur brenda zonës ku sot ndodhet Kryegjyshata, në periferi të Parkut të Madh të Tiranës – një vend që prej dekadash është epiqendra e bektashinjve në botë.

Baba Mondi, kreu shpirtëror i këtij urdhri sufist, ka përshëndetur nismën, duke theksuar se krijimi i një vendi të tyre është një akt njohjeje dhe ruajtjeje:

“Ne jemi për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë. Shqipëria është shtëpia jonë dhe ky vend, Kryegjyshata, është tempulli ynë.”

Sipas dokumentarit realizuar nga fotoreporteri britanik Robert Hackman dhe Dritare Tv, ky mikroshtet do të jetë më i vogli në botë dhe do të shërbejë si një qendër shpirtërore ndërkombëtare për bektashinjtë, duke tërhequr studiues, vizitorë dhe pelegrinë nga e gjithë bota./Dritare.net

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Ledri Vula zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Sara Hoxha

Në një intervistë të sinqertë për podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes nga ish-partnerja e tij Sara Hoxha.

Sipas tij, ishte pikërisht distanca ajo që ndikoi më shumë në përfundimin e marrëdhënies.

“Puna e Sarës ka qenë në Tiranë, puna jeme ka qenë në Kosovë dhe diasporë dhe kjo ka krijuar një distancë dhe i ka ftoh raportet. Distanca e bëri ndarjen më të lehtë”, u shpreh Ledri, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk ishte rezultat i ndonjë konflikti, por thjesht i kushteve që i ndanë gradualisht.

Ledri shtoi se pavarësisht ndarjes apo çfarë përflitet në publik, raportet me Sarën i ka shumë të mira.

Gjatë bisedës, reperi u ndal edhe te lidhja e Sarës me Erik Fullanin.

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi,” tha ai.