E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike. Po tentonte të shpëtonte dy turistë

Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e të martës, më 8 korrik, në liqenin e Shkodrës. Kapiteni i një anijeje për qëllime turistike, humbi jetën pasi tentoi që të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.

“Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur”, njoftoi policia.

Fatmirësisht nga ngjarja kanë shpëtuar dy turistët, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë me kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

“Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik”- Sali Berisha: I kanë hequr telefonin dhe s’i kanë lejuar takimin me familjarët

Sali Berisha: Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.

Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.

Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.

Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.

I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.

Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë.

Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.

Këmbimi valutor 8 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 112.7 lekë dhe do shitet me 113.9 lekë.

Asllani, e ardhmja në Spanjë: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë

Jo vetëm Hakan Calhanoglu, revolucioni në kabinën e dirigjimit në shtëpinë Inter mund të përfshijë edhe mesfushorin e Kombëtares Kristian Asllani. I ardhur nga Empoli në verën e vitit 2022 për rreth 15 milionë, dirigjenti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur kurrë të bindë, duke u përballur me peshën e përgjegjësive në një rol delikat si ai i zëvendësit të Calhas. Ish-lojtari i Empolit do të donte të kishte më shumë hapësirë dhe një largim i tij nuk përjashtohet, me zikaltërit që gjithashtu janë të gatshëm për një lamtumirë të mundshme të Asllanit.

Mesfushori i shqiptar ka treg në Spanjë dhe – sipas asaj që raporton As – në veçanti i pëlqen Betis Sevilla. Bardhejeshilët kanë nevojë për një mesfushor për të zëvendësuar Johnny Cardoso, që pritet të bëhet një lojtar i ri i Atletico Madrid.

Asllani nuk konsiderohet i pashitshëm nga zikaltërit dhe interesi i Betis është konkret. Për momentin megjithatë ka distancë mes kërkesës dhe ofertës: Inter e vlerëson lojtarin 18-20 milionë euro, ndërsa spanjollët nuk do të donin të shpenzonin më shumë se 10 milionë.

Jo vetëm kaq, edhe pse nga Spanja filtrohet optimizëm për përfundimin me sukses të marrëveshjes, mesfushori nuk duket se ka hapur për destinacionin Betis.

Asllani e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë në dy vitet e tij të para në shtëpinë Inter. Shqiptari ka grumbulluar vetëm shtatë paraqitje si titullar nga 29 prezenca sezonale në sezonin 22/23, ndërsa në sezonin e titullit ka grumbulluar nëntë ndeshje nga minuta e parë nga 31 prezenca.

Vitin e kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike të Calhanoglu, minutazhi i Asllanit u rrit ndjeshëm me shqiptarin që arriti kuotën e 20 paraqitjeve si titullar nga 39 prezenca sezonale.

Sidoqoftë, edhe me më shumë mundësi në fushë, Asllani nuk arriti të imponohej dhe për këtë arsye në shtëpinë e Inter mendojnë për shitjen e ish-lojtarit të Empolit.

“Nuk ka më ndryshim kufijsh”, ministri i Jashtëm grek nga Korça: Histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Në një ceremoni të mbajtur në Korçë, është inauguruar godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke, një ndërtesë me rëndësi historike dhe simbolike, ku dikur ka shërbyer poeti i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Jorgo Seferis.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, i cili përcolli mesazhe të forta për miqësi, respekt dhe bashkëjetesë mes dy popujve.

“Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ashtu siç do të shkruante Seferis, historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriu”, u shpreh Gerapetritis.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, e cilësoi ndërtimin e konsullatës si një akt që mishëron marrëdhëniet e reja mes dy vendeve, të bazuara në respekt dhe miqësi shekullore.

“Le të jemi brezi që ndërton një partneritet të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka qene e mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Siç thoshte Seferis: “Urat nuk ndërtohen me kujtime të hidhura, por me fjalë dhe kujtesë”, tha Hasani.

Të dy ministrat theksuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi si ura natyrore lidhëse mes dy kombeve në rrugëtimin e tyre të përbashkët në Europë.

Në këtë kontekst, godina e re e Konsullatës në Korçë nuk u pa thjesht si një investim diplomatik, por si një simbol konkret i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërshtetëror.

Ori Nebiaj tregon momentin e sikletshëm kur i shkroi ish të dashurit në dasmën e shoqes

Opinionistja e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”.

E pyetur nëse i ka shkruar ndonjëherë një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, Ori pranoi pa hezitim: “Po, ka ndodhur. Vetëm një herë… por e mbaj mend shumë mirë.”

Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur disa vite më parë në dasmën e një shoqeje të ngushtë dhe ishte e nxitur nga atmosfera festive dhe “ndoshta ndonjë gotë më shumë”.

“Episodi ishte epik fare, por u pendova në sekondë. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, dhe s’kishte ndonjë rëndësi të madhe – thjesht një moment gabimi”, u shpreh ajo.

Ori shtoi se nuk e ka përjetuar si dramë, por si një çast impulsiv që ndodh në ato mbrëmje ku emocioni kalon kufijtë.

“Ishte një minutë… një çast lumturie,” tha me humor.

VIDEO

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin

Një deklaratë e pazakontë nga pesë sheikë të fuqishëm tribalë në qytetin e Hebronit, në jug të Bregut Perëndimor, ka shkaktuar reagime të forta në territoret palestineze të pushtuara.

Në një letër drejtuar autoriteteve izraelite, ata hedhin poshtë idenë e një shteti palestinez dhe propozojnë krijimin e një “Emirati lokal” që do të bashkëjetonte me Izraelin dhe do të bëhej pjesë e marrëveshjeve të Abrahamit.

Letra, e zbuluar nga Wall Street Journal dhe më pas e raportuar nga portali izraelit Ynet, u është drejtuar ministrit izraelit të Ekonomisë, Nir Barkat. Nënshkruesit mes tyre Wadi al-Jaabari pretendojnë se përfaqësojnë rreth 600 mijë banorë të Bregut Perëndimor dhe shprehen se janë të gatshëm të njohin Izraelin, në këmbim të njohjes së tyre si përfaqësues legjitimë të komuniteteve lokale.

Në deklaratë, ata propozojnë krijimin e një zone industriale të përbashkët izraelito-palestineze, shpallin “tolerancë zero” ndaj terrorizmit dhe e konsiderojnë të pamundur krijimin e një shteti palestinez pas ngjarjeve të 7 tetorit 2023. “Izraeli nuk do ta pranojë kurrë një shtet palestinez, as pas një mijë vitesh,” citohet Jaabari.

Sheikët kritikojnë ashpër Organizatën për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe Hamasin, duke i akuzuar për korrupsion dhe përfaqësim të dështuar. “Vetëm ne mund të vendosim për fatin tonë,” shkruajnë ata, duke shtuar se OÇP-ja dhe Hamasi nuk i përfaqësojnë më qytetarët palestinezë.

Reagimet nga komuniteti palestinez kanë qenë të menjëhershme. Familja e madhe Jaabari, e përmendur në letër, është distancuar zyrtarisht nga kjo nismë, duke deklaruar: “Këto qëndrime nuk na përfaqësojnë. Ne jemi pjesë e pandashme e shoqërisë palestineze.” Disa kritikë i kanë cilësuar nismëtarët si “tradhtarë” dhe i akuzojnë për bashkëpunim me autoritetet izraelite për interesa personale.

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, janë në dijeni të nismës, por deri më tani kanë mbajtur një qëndrim të rezervuar, për shkak të ndjeshmërisë politike që çështja paraqet.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 8 korrik 2025

Dashi

Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet te ndaheni pikërisht sot. Për beqaret, flirtet dhe aventurat do jete goxha te kënaqshme. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe te ruani qëndrueshmërinë.

Demi

Priten disa probleme te vogla ne çift gjate kësaj dite, kështu qe tregohuni me te matur me fjalët. Gjithsesi ne fund te ditës situata do përmirësohet. Beqaret do kenë me shume fat ne dashuri dhe ka gjasa ta gjejnë atë qe kane kërkuar prej kohesh. Për shkak te kujdesit qe keni treguar kohet e fundit për shpenzimet, sot financat do jene goxha te mira.

Binjaket

Fale konfigurimit jo te mire te Neptunit, ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete e mbushur me probleme dhe debate. Nëse e doni partnerin tuaj si me pare bëni gjithçka qe ta ndryshoni situatën. Për beqaret do jete një dite e mbushur me emocione te mëdha dhe takime interesante. Ne planin financiar do keni mundësi te mira për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja

Dielli do ndikoje pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe do e beje ambientin me harmonik. Priten emocione te forta. Beqaret nga ana tjetër do jene edhe me te favorizuar ne dashuri. Jupiteri do i nxite te tregohen te hapur ndaj takimeve dhe te shfrytëzojnë çdo propozim qe do iu behet. Ne planin financiar do luftoni fort qe jo vetëm ta stabilizoni, por edhe ta përforconi situatën.

Luani

Jeta juaj ne çift do shkoje për mrekulli gjate kësaj dite. Gjithë gëzimi do reflektohet ne te gjitha fushat e tjera te jetës dhe dita do jete e shkëlqyer. Beqaret nuk do takojnë dashurinë e madhe, megjithatë do kenë mundësi për aventura emocionuese. Shfrytëzojeni ditën! Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Buxheti do rritet ndjeshëm, por mos bëni menjëherë investime.

Virgjeresha

Do jeni shume xheloze pe rate qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe mund te bëni disa skena qe nuk do i pëlqejnë partnerit. Kujdesuni te mos e lëndoni atë. Për beqaret do jene një dite e veçante gjate se cilës do ndodhe një takim impresionues. Shfrytëzojeni atë deri ne sekondën e fundit. Ne planin financiar nuk duhet te luani me zjarrin sepse mund te digjeni. Kujdes!

Peshorja

Edhe pse mund te keni disa debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite, çdo gjë do rregullohet ne shtrat. Nuk mund t’i rezistoni dot atij kur ta keni aq pranë. Beqaret, fale ndikimit pozitiv te Hënës do hedhin hapat e para drejt një historie dashurie serioze dhe afatgjate. Sektori i financave duhet pasur ne qendër te vëmendjes. Mos shpenzoni pa u menduar nëse nuk doni te keni vështirësi.

Akrepi

Gjate kësaj dite, ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë as tabu dhe as gjera te ndaluara. Venusi do iu ndihmoje te tregoheni me te hapur dhe do tentoni risi. Për beqaret do ketë vetëm mundësi për aventura kalimtare, dashuria e madhe ende nuk do mbërrijë. Ne planin financiar do negocioni me dike dhe do kryeni edhe transaksione me rëndësi.

Shigjetari

Pas një periudhe jo dhe shume te mire për jetën ne çift, sot do bëni gjithçka qe keni ne dore për te krijuar një ambient te ngrohte. Dozat e komunikimit gjithashtu do shtohen mjaft. Beqaret do e lënë veten te lire dhe do bëjnë atë qe do mendojnë për momentin. Financat do jene me te mira për personat te cilët kane ndërmarrjet e tyre ose qe merren me marrëdhënien me publikun.

Bricjapi

Ju qe jeni ne një lidhje nuk do jeni aspak te duruar dhe mund te bëni gabime sot. Kujdes sepse partneri vërtet tregohet përgjithësisht i kuptueshëm, por çdo gjë e ka një kufi. Beqaret nuk do jene aspak ne humor te mire për te filluar aventura kalimtare. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme te cilat shume shpejt do e përmirësojnë buxhetin.

Ujori

Sot priten ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni momente emocionuese me partnerin dhe do merrni vendime te rëndësishme se bashku. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap pa qene te sigurt se ai person është i duhuri. Mos iu besoni fjalëve te bukura. Financat do jene kryesisht te mira dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beni shpenzimet e nevojshme.

Peshqit

Konfigurimi i yjeve do e beje jetën ne çift edhe me te bukur sot. Do kaloni momente te këndshme dhe ambienti do jete harmonik. Megjithatë mire do ishte te mos tregoheshit shume idealiste sepse edhe mund te zhgënjeheni. Beqaret do kenë njohje te reja me persona interesante. Sektori i financave do jete i ekuilibruar dhe aspak problematik.

Situata në Bashkinë e Vlorës/ “Ngjarje e paralajmëruar”, Sulo zbulon prapaskenat: Ja ç’po fsheh Edi Rama

Një lajm të prodhuar nga propaganda e ka cilësuar analisti Arion Sulo, situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri Rama. Në një studio televizive ai tha se, kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga katastrofa mjedisore me mbetjet në Elbasan dhe inceneratorin që sipas nxjerr në pah korrupsionin.

“Vlora është një lajm i prodhuar nga propaganda nuk ekziston problemi. Ne kemi një dialog pa zë vetëm me figurë. kemi djegien e mbetjeve dhe mungesë uji në Vlorë. Mbetjet digjen për vit në Vlorë dhe Rama e pa pasi iu bashkua Elbasani. Filloi për ujin e mbetjet, as ujin e mbetjet nuk ka bashkia Vlorë se Serishtën në Vlorë e ka Klodian Zoto e Mërtiri, nuk e ka Ermal Dredha, ujësjellësin e nxori sot. Nuk ka lidhje Vlora. Ajo që bën ai atje. Doli lajmi për dorëheqje tha që Tirana nuk mund të jetë si Vlora ministri i Brendshëm të kapë karriget në rrugë. Ajo lagje historike ka biznese, është fake, mizanskenë. Është heqje vëmendje për inceneratorin se inceneratori nxjerr korrupsionin, është krim mjedisor”.

Sipas Sulos , kreu i qeverisë kërkon “koka turku” për shifrat në rënie të turizmit, ndërtimit dhe bujqësisë.

“Edhe Tirana është pa zgjidhje dhe shifrat e turizmit janë në rënie dhe ai do koka turku për këtë. Është fillimi i rënies së turizmit. Rindërtimi është ftohur në lidhje me një vit më parë, bujqësia është në rënie”.

Edvin Kulluri shkon edhe më tej duke paralajmëruar kolaps, pasi sipas tij do të ndërpriten paratë e drogës.

“Këtu do ketë kolaps se po ndërpriten paratë e drogës. Vetëm grupet kriminale drejtojnë nga burgu, por bashki që drejtojnë nga burgu nuk ka. Vetëm krerët e grupeve kriminale. Këtu ka marrë fund çdo gjë nuk ka drejtësi, nuk ka qeverisje lokale. Deputetët janë anonimë këtu ka marrë fund sistemi, por ama ata vendosin çdo gjë. Qëkur e ke bërë bashkinë e Vlorës ke futur Novoselën, Dukatin dhe Babicën nuk është bashki por ti ke bërë komitet ekzekutiv. Jo Ermalin të vësh, por gjeni të vësh nuk drejton dot aty e ka fajin sistemi. Këta e prodhuar sistemin dhe sistemi prish njerëzit. Ka rënë kalaja nuk ka ndarje pushtetesh, as siguri juridike. Këtu është rrumpallë se vendos despoti. Ka 12 vjet në pushtet ky dhe Vlora është pa ujë dhe e votuan prapë. Janë bërë të gjithë KÇK”.

Për ish-zv.ministren e Arsimit Nora Malaj, situata e krijuar në Bashkinë e Vlorës ishte një ngjarje e paralajmëruar që në festën e Partisë Socialiste. Sipas saj të gjithë drejtorët ju bindën urdhrit të Ramës në mënyrë të verbër, duke dhënë dorëheqjen.

“Kjo që po ndodh në Vlorë ka qenë një ngjarje e paralajmëruar dhe paralajmërimi i parë filloi ën festën e PS, kur Rama u kthye nga SHBA. U dha një kronike e debatit mes kryetarit të qeverisë dhe kryetari të Bashkisë së Vlorës, me tone të revoltuara. Ky ishte sinjali i parë i kambanës së alarmit. Më vonë gjatë kohës që rishikoheshin votat dhe u rikalua në një stad të dytë, Rama tha të gjithë të jepni dorëheqjen. Askush nuk tha; ku qëndron e keqja të japim dorëheqjen, por pranuan urdhrin në mënyrë të verbër. Jemi në një moment që pushtet e mëdha duhen menaxhuar se në të kundërt po iku një fije ikin të gjitha fijet”.

Panik në qytet! Tufa e bletëve sυΙmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac në Francë, ku dhjetëra kalimtarë janë sulmuar papritur nga një tufë bletësh, duke shkaktuar panik dhe lëndime të shumta me 24 të lënduar tre prej të cilëve në gjendje kritike.

Kalimtarët u pickuan për rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, sipas prefekturës Cantal. Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u ofruan ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa policia vendosi masa sigurie derisa sulmi i bletëve u ndal, sipas Guardian .

Tre personat në gjendje kritike u dërguan në një spital lokal . Pierre Matonnier, kryebashkiaku i Aurillac, i tha BFM TV të hënën se gjendja e tyre ishte përmirësuar. Sipas Matonnier, një burrë 78-vjeçar pësoi një arrest kardiak dhe u ringjall me anë të CPR-së.

Kryebashkiaku tha se incidenti mund të lidhet me grerëzat që kërcënonin një koshere bletësh të instaluar në çatinë e një hoteli më shumë se një dekadë më parë, duke bërë që bletët të bëheshin agresive.

Toger Michel Caillat, kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, tha se nuk kishte përjetuar kurrë një sulm të tillë.

“Sa i përket numrit të viktimave, panikut që mbizotëronte midis njerëzve dhe ashpërsisë së disa prej lëndimeve, ishte tronditëse”, tha ai.