Call center-at janë një ndër opsionet kryesore për të punësuar të rinjtë në vendin tonë.
Përgjithësisht studentët, por edhe ata që njohin një gjuhë të huaj punësohen në këto qendra telefonike që paguajnë mirë, pavarësisht lodhjes që kanë.
Një punë të tillë ka kërkuar edhe një vajzë nga Tirana, e cila kishte nevojë për një punë të dytë.
Pasi ka parë një njoftim në rrjetet sociale për punë në një Call Center që paguante mirë, e reja ka vendosur t’i shkruajë vajzës që kishte postuar njoftimin.
Por vajza e cila ka dërguar denoncimin e saj pranë redaksisë së JOQ, është sh o kuar nga përgjigjja që ka marrë, sepse në fakt nuk bëhej fjalë për një call center si ato që jemi mësuar të dëgjojmë.
Kjo pasi kundrejt një pagese prej më shumë se 800 eurosh, vajza me emrin Evis, i
thotë se do të lidhet direkt me të huajt, dhe nuk do t’i duhet as gjuha e huaj. Jo vetëm kaq, por ajo i thotë se duhet të zhv ishet dhe të bëjë çdo gjë që ata do t’i kërkojnë.
E reja e tr ond itur shkruan pranë JOQ: Përshëndetje, unë quhem Era, jetoj dhe punoj në Tiranë.
Aktualisht po kërkoja edhe një punë të dytë dhe tek një faqe e quajtur “O******Call **** Tirana”, pashë këtë njoftim. Dhe i shkruajta në inbox sot, por mora këtë përgjigje”.
Një histori e çm.endur na vjen sërish nga gazeta e njohur britanike The Sun. Një djalë është në dilemë të vërtetë.
Vajza që dua më thotë se jam pikërisht ai që ajo dëshiron tek një partner dhe kemi se.ks të mahnitshëm.
Por të nesërmen në mëngjes duket sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Ishim në adoleshencën e hershme kur familja e saj u zhvendos pranë tonës. Unë shikoja nga dritarja lart në verë, me shpresën se do të kapja një shikim të saj.
Unë isha shumë i emocionuar kur përfundimisht u miqësuam. Unë jam 21 vjeçe dhe ajo është 20 vjeç.
Kemi shokë të ndryshëm me të cilët dalim jashtë natën e së Premtes por ne kemi marrë një model të kalimit të netëve të shtunën së bashku.
Prindërit e mi janë ndarë dhe nuk jetoj me mamanë, ndërsa babai im është zakonisht jashtë natën e së shtunës. Kështu që ne e kemi shtëpinë vetëm.
Ndonjëherë marrim pije, ushqim dhe ndonjëherë gatuajmë, shikojmë ndonjë film ose diçka dhe shkojmë në shtrat – ashtu si një çift i vërtetë – ku kemi se.ks të nxehtë.
Është e shkëlqyeshme, por në mëngjes ajo nuk është më – duke lënë një shënim thotë se ka shkuar në palestër ose diçka të ngjashme – sikur të jemi thjesht shokë.
Unë me të vërtetë e vlerësoj miqësinë e saj dhe do të urr.eja ta humbja. Por ajo që dua me të vërtetë është që ajo të jetë e dashura ime e përhershme.
Por shqetësohem që nëse flas dhe i them të gjitha këto, ajo do të tm.errohet dhe do të largohet nga unë.
Ashtu si vera e ku qe, disa gjëra bëhen më të mira me kalimin e moshës. Edhe pse nuk mund të keni të njëjtën performancë sek suale si në moshën 20 vjeç are, apo nuk mund të bëni të njëjtat aventura ‘rom antike’,
të par rezikshme, kjo nuk do të thotë se me kalimin e moshës duhet të lini pas dore këtë aspekt të rën dësishëm.
Terapistët fi zikë shpjegojnë në këtë artikull për “Prevention”, se sipas moshës ju mund të zgjidhni edhe poz icionet më të mira të se ksit.
Të 30-tat:Rreth 25% e grave shtat zëna përjetojnë dh imbje rreth legenit tyre dhe rreth 8% e tyre u vazhdon ky problem edhe 2 vjet pas shta tzënisë, në Mbretërinë e Bashkuar, sipas studimeve të fundit.
Isa Herrera, një tera pist fi zik në Nju Jork, shpjegon se si rezultat, shumë gra rreth të 30-tave kanë dhimbje kur provojnë pozi cione të caktuara sek suale. Për të shm angur këtë dhimbje, Herrera rekomandon këtë pozicion, shkruan Shije.
“Me duart dhe gjunjët në dys heme apo shtrat, ju mbani zonën e le genit në pozicion neutral”, – shpjegon ajo.
Gjithashtu, Herrera rekomandon një pozicion “spooning”, ose të shtriheni krah për krah me partnerin tuaj, ose përballë njëri-tjetrit, ose në të njëjtin drejtim.
Kjo është një përvojë shumë e mirë e provuar nga nënat e reja, pasi lejon një grua të kontrollojë shpejtësinë dhe thellësinë e penetrimit.
Të 40-tat:Rastet e dhimbjeve të nervit shiatik, dhimbjeve të shpinës kanë tendencë të shfaqen më së shumti pas moshës 30-vjeçare dhe 40 vjeçare, sipas Akademisë Amerikane të Kirurgëve Ortopedike.
Të dy poz icionet e mësipërme janë të mira për ju, edhe sipas Natalie Sidorkewicz, një studiuese e Universitetit të Kanadasë që ka pu blikuar një studim mbi këtë temë në vitin 2014.
Por nëse ju ndjeheni më shumë ‘ave ntureske Herrera reko mandon pozicionin “rev erse cow girl”, ose “fla tiron”.
“Shtr ihuni pë rmbys, me gjunjët e mbështetura dhe pjesën e pasme pak më të ngr itur, me një jastëk nën gjoks për mbës htetje.
“Kjo e mban shpinën tuaj neutral dhe do t’ju ndihmojë të shmangni dhimbjet”, thotë Herrera.
Të 50-tat:Gjatë men opauzës, rënia e estrogjenit mund ta bëjë sek sin më të dhim bshëm.
Ju gjithashtu mund të keni më shumë gjasa për të zhvilluar “prolapsi të legenit”, që ndodh kur një organ si fshi këza juaj ndryshon nga pozic ioni normal dhe shtyn kundër vag inës”, shpjegon Herrera.
Pro voni një poz icion ulur ku ju jeni përballë me partnerin tuaj dhe uluni në prehrin e tij.
Një tjetër alternativë është që të shtriheni në shpinë me një jastëk nën brinjë dhe kof shët të hapen deri te le geni, për ta bërë më të lehtë pen etrimin.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një foto e një zonje elegante, e cila mban veshur një fustan fin, por që pa dashje, siç duket, i kanë dalë vithet në shesh.
Ajo është avokatja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rajonin e Bashkortostan, në Rusi, Milana Skorobogatov.
Siç mund ta shikoni, Milana u ka kthyer fundshpinën e saj interesante fotografëve, teksa rri me gotë në dorë në prani të personave të tjerë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur admirim për fundshpinën e Milana Skorobogatova.
Një ndër ndjekësit e VladTime shkruan:
Të mjerët djem. Unë dorëzohem. S’ia dal dot më”. Megjithatë, edhe pse shumë mendojnë se avokatja është shfaqur në festë pa të brendshme, ka të tjerë që mendojnë se kjo është thjeshtë një foto e bërë me fotoshop dhe në të nuk ka asnjë gjë të vërtetë.
Vetë Milana bën me dije:
Kjo nuk mund dhe nuk jam unë. Nuk është në stilin tim dhe kjo nuk është pamja ime”. Siç duket, ka qenë thjesht gënjeshtra e radhës.
DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te gjitha keto do iu ndihmojne te merrni vendime te rendesishme. Beqaret duhet ta kerkojne ne cdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit ne planin financiar. Shmangni me cdo kusht shpenzimet e tejskajshme.
DEMI Mos qendroni per asnje moment vetem sot sepse jo vetem qe do merziteni dhe do bini ne pesimizem, por mund te lindin edhe mosmarreveshje me partnerin. Beqaret do te perjetojne ndjenja te thella per dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos perballeni me surpriza te pakendshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.
BINJAKET Do keni deshire te dilni e te argetoheni sot. Partneri do ua plotesoje qejfin, por tregohuni te vemendshem sepse ai mund t’i hedhe syte edhe diku tjeter. Mund te lindin edhe skena xhelozie. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume lirine tuaj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur kohet e fundit.
GAFORRJA Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jete e qendrueshme. Komunikimi do te zbehet dhe here pas here do e vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Ambienti i beqareve do te favorizoje takimet. tregohuni me ta hapur dhe shprehni gjithmone ate qe mendoni per dike. Sinqeriteti do te vleresohet shume. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund te beni gabime te pafalshme.
LUANI Jeta juaj ne cift do jete shume e lehte per t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistoje t’iu qendroje larg per asnje moment. Mund te beni plane edhe per ndonje udhetim se bashku. Beqaret eshte me mire te qendrojne edhe sot vetem sepse ne dashuri nuk do kene fat. As me financat nuk do i keni punet mire. Mos e teproni me shpenzimet.
VIRGJERESHA Beni kujdes gjate kesaj dite mos bini ne rrjeten e dikujt tjeter. Personi do jete mjaft simpatik dhe terheqes dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrezisht. Beqaret do kene nje jete sentimentale te mbushur me emocione. Pergatituni per momente te mrekullueshme. Planetet do jene te favorshem per financat. Buxheti do te permiresohet.
PESHORJA Marredhenia me partnerin do jete e mire. Do i kushtoni shume rendesi atij dhe do ia plotesoni te gjitha deshirat. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe emocionet do jene te medha. Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave. Do mund te beni transaksionet e nevojshme dhe te hiqni disa lek menjane.
AKREPI Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!
SHIGJETARI Kjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!
BRICJAPI Nese jeni ne nje lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmeria e tepert dhe etja per ngrohtesi do e nderlikojne marredhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nese jeni beqare nuk duhet te nxitoheni per asgje ne menyre qe mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses nje prove me rrezik.
UJORI Nese keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme per te bere hapat e pare dhe per te vene cdo gje ne rregull. Do gjeni fjalet e duhura dhe cdo gje do rregullohet. Beqaret do jene te perkedhelurit e planeteve. Nje takim vendimtar do iu sjelle lumturine. Ne sektorin financiar do ndermerrni rreziqe por do ia dilni mbane me sukses. Besoni me teper tek fati!
PESHQIT Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete. Edhe ne planin financiar do keni fat, por duhet me patjeter te shmangni marrjen e rreziqeve te medha.
Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë.
“Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” – thotë ai.
Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit:
– Do mish organik? Ka.
– Do peshk të egër? Ka.
– Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka.
– Do të hash lirë? Mundesh.
– Do të paguash 3.000 euro për një pjatë elitarë? Edhe ajo ekziston.
“Peshku më i mirë në treg kushton sa një rrogë. Por është i egër, i kontrolluar, i certifikuar. Kjo është zgjedhje. Dhe çdo gjë shkon përpara sepse ekziston zinxhiri i plotë i prodhimit”, tha Jorgaqi.
Ai thekson se Greqia ka kuptuar një gjë që Shqipëria ende s’e kupton:
“Nuk ka turizëm pa produkt vendas. Nuk ka restorant pa fshat. Nuk ka shije pa tokë.”
Sipas tij, ndërsa në Shqipëri tokat po mbulohen me panele diellore apo po braktisen, në Korfuz kodrat janë të mbjella, stallet funksionojnë dhe të huajt blejnë dhe ndërtojnë aty sepse kanë siguri, rend dhe përfitim.
“Këtu nuk merret subvencioni për ta shitur tokën, por për ta shfrytëzuar. Dhe njerëzit nuk kanë frikë se nesër s’do kenë kujt t’i shesin.”
Jorgaqi bën thirrje që Shqipëria të mos shpikë modele abstrakte, por të mësojë nga ajo që ka përballë, vetëm pak milje larg:
“Kemi të njëjtin klimë, të njëjtat kodra, të njëjtin ujë. Por ata kanë vizion. Ne kemi vetëm premtime.”
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, lidhur me blerjen e avionëve F-35 nga SHBA dhe qëndrimin e Greqisë lidhur me këtë çështje.
Presidenti turk argumentoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i papërshtatshëm dhe i pakuptimtë”, duke thënë se “Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e tij dhe nuk demonstron një qëndrim armiqësor ndaj tij”.
Ai përmendi gjithashtu se diskutoi çështjen e F-35 me Donald Trump në takimin e tyre në margjinat e Samitit të fundit të NATO-s dhe shtoi se shpresonte se Presidenti amerikan do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes që ata bënë për këtë çështje.
Erdogan shtoi se shpresonte se dorëzimi gradual i F-35 në Turqi do të ndodhte gjatë mandatit të tij.
“Ne duam F-35 kryesisht për sigurinë tonë. Çështja e F-35 nuk është vetëm një çështje teknologjie ushtarake për ne, por edhe një çështje bashkëpunimi të fortë në nivel ndërkombëtar, siç është NATO. Sigurisht, kjo çështje na dha mundësinë të përshpejtojmë përpjekjet tona në industrinë e mbrojtjes. Forcimi i infrastrukturës sonë mbrojtëse nuk përbën kërcënim për askënd. Sidomos për miqtë dhe aleatët tanë.
Në Samitin e fundit të NATO-s, u mor vendimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të aleatëve. Domethënë, u mor vendimi që ‘vendet e NATO-s duhet të forcojnë infrastrukturën e tyre mbrojtëse, për të mbuluar nevojat e tyre, në mënyrë që edhe mbrojtja e NATO-s të forcohet’. Prandaj, shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i pavend dhe i pakuptimtë.
Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e saj dhe nuk demonstron një qëndrim armiqësor ndaj saj. Përkundrazi, Turqia është një vend që bën çdo përpjekje për të siguruar paqen, qetësinë dhe sigurinë në rajonin e saj dhe në botë dhe është jashtëzakonisht e besueshme ndaj miqve të saj.
Nuk ka konflikt në mjedisin tonë që Turqia nuk do të përpiqej ta përfundonte në mënyrë paqësore. Ne diskutuam çështjen e F-35 midis nesh dhe po e monitorojmë atë. Unë besoj se zoti Trump do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes që bëmë për këtë çështje. Unë besoj se dorëzimi gradual i F-35 në Turqi do të ndodhë gjatë mandatit të tij”, tha mes të tjerash Erdogan.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen në galeri ndërkombëtare – dhe kjo e ka kthyer atë në një figurë tërheqëse dhe të pazakontë në skenën botërore. Por kjo pamje artistike shpesh i shpërqendron njerëzit nga një realitet më kompleks: si politikan, Rama është gjithçka, vetëm jo i padiskutueshëm, shkruan gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” që edhe ka provokuar duke ngritur pyetjen a mos duhet që Tirana të marrë emrin TiRama.
Më poshtë shkrimi i plotë
***
Kryeministri i Shqipërisë – Pikturë dhe pushtet
Edi Rama është i lodhur. Mbrëmjen e kaluar, ai u kthye nga SHBA-ja, ku kishte marrë pjesë në dasmën e miliarderit Alexander Soros dhe Huma Abedin, këshilltares politike dhe shoqes së besuar të Hillary Clinton. Në tavolinën përpara tij ndodhet një vizatim – vija dhe rrathë në të zezë dhe vjollcë. Këto të ashtuquajtura “vizatime të përditshme” janë markë tregtare e artistit Edi Rama, pozicioni kryesor i të cilit është kryeministër i Shqipërisë. Ato ekspozohen në të gjithë botën në muze dhe galeri. Ndonjëherë pikturat shumëngjyrëshe të kujtojnë korale, ndonjëherë pjesë bimësh në dekompozim – në çdo rast, ato janë diçka psikedelike, kaotike, madje edhe sensuale. “Por, nuk duhet të nxirrni përfundime për piktorin”, ka thënë dikur Rama.
Vizatimet e tij bëhen gjatë konferencave, takimeve apo bisedave. “Kështu e kaloj pjesën më të madhe të kohës sime. Pa laps në dorë, nuk mund të duroj”, thotë Rama, i cili ka qeverisur Tiranën që nga viti 2013. Një kryeministër që pikturon edhe kur bën diçka tjetër, dhe me sukses – një hobi mjaft i pazakontë për një politikan. Kështu, arti i tij është gjithashtu një tipar unik që e bën atë një figurë rrëzëllitëse. Dhe shpesh të shpërqendron nga fakti që Edi Rama është me të vërtetë kontrovers.
Një takim në qershor
Meqenëse Rama flet me kënaqësi për vizatimet e tij, në mesin e qershorit ka një audiencë në ndërtesën qeveritare në zemër të kryeqytetit shqiptar. Përpara krahut ku ndodhet zyra e tij, papagallët Lulu dhe Pippo ulen në një kafaz. Duket sikur janë vendosur qëllimisht për të përshëndetur vizitorët në hyrje – si frikësim: kur papagallët bërtasin emrat e tyre, britmat e tyre jehojnë nëpër korridoret e gjata. Përballë kafazit varet një vepër arti gjigante nga artisti gjerman Thomas Demand; në anën tjetër qëndron një dollap qelqi në të cilin çdo vizitor duhet të mbyllë telefonin e tij celular, para se të takojë kryeministrin.
Rama, me mjekër të bardhë, i veshur i gjithi me të zeza, duhet të përfundojë një mesazh me tekst para se të ngrejë kokën nga pas tavolinës së madhe. Ai buzëqeshi vetëm një herë, në fund të bisedës gati njëorëshe.
Zyra e tij si një deklaratë
Muret e larta të zyrës së tij janë të mbuluara me letër muri, të shtypur dendur me vizatimet e tij; aty varet një portret i madh i kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali. Në shumë vitrina ndodhen dhurata të panumërta shtetërore, përfshirë një kuti koleksionuese të filmit “Kumbari”. Në një cep ndodhet një grumbull i pajisjeve të palestrës; mbi një raft rrobash, varen fanellat e basketbollit. Ka një tavolinë konferencash me karrige transparente prej pleksiglasi që paraqesin emblemën e vendit, shqiponjën, dhe një kënd me divanë prej lëkure për mysafirët zyrtarë shtetërorë. Dhe pastaj është tavolina e madhe prej druri të errët, pothuajse tërësisht e mbuluar me stilolapsa, lapsa me ngjyra, bojëra uji dhe furça. Çdo fëmijë që sheh një rrëmujë të tillë do të dëgjonte: Pastroje shpejt!
I përqendruar, edhe kur nuk shikon
Mos u shqetësoni nëse gjatë bisedës, ai nuk e shikon homologun e tij, thonë njerëzit që e kanë takuar. Nuk është e pahijshme, por më tepër një shenjë se sa i përqendruar është ai. Por, në këtë ditë, ai e lë vizatimin mënjanë, me sa duket shumë i lodhur për t’u përqendruar.
Rama, i martuar dhe me dy fëmijë, preferon të vizatojë në faqet e shtypura të agjendës së tij, të cilat stafi i tij i vendos mbi tavolinë. A i kontrollon një ndihmës për informacione konfidenciale para se t’ia dorëzojë ato? “Jo”, ankohet Rama. “Kjo ndonjëherë mund të jetë problem, sepse letrat për protokollin bëhen të papërdorshme kur vizatoj mbi to”. Ai flet butë sot, por dikush mund ta imagjinojë lehtësisht zërin e tij të thellë me volum të plotë.
Katër mandate, një rekord
Në mesin e majit, Partia Socialiste (PS) e Ramës u rizgjodh me 52 për qind të votave, duke siguruar një shumicë absolute – megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve si OSBE-ja kritikuan fushatën, duke përmendur keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe frikësimin e punonjësve publikë. Vetë votimi, thonë ata, u zhvillua në mënyrë korrekte. Ai shënoi mandatin e katërt të Ramës – duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë, tani 12 vjet në detyrë.
Gjithmonë në rreshtin e parë
Javën e kaluar, në samitin e NATO-s në Hagë, Rama qëndroi në rreshtin e parë për të bërë foto—krahas Donald Trump, Keir Starmer, Recep Tayyip Erdogan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Duke qenë gati dy metra i gjatë, është e vështirë të mos vihet re, madje as atletet e tij të bardha, të cilat i vesh shpesh dhe me kënaqësi. Në vitin 2023, ai i tha revistës italiane “Vogue” se sa e rëndësishme është pamja e jashtme.
Por, të qenit në rreshtin e parë në këtë grup të shquar është gjithashtu e habitshme për faktin se, që nga janari i vitit 2025, vendi i tij ka një popullsi prej pak më pak se 2,4 milionë banorësh – dhe një problem të madh emigrimi. Që nga fundi i diktaturës në vitin 1991, thuhet se rreth gjysma e popullsisë është larguar nga atdheu i tyre. Tani, ata duan t’i kthejnë ata, pasi gjërat më në fund po bëjnë përparim. Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë është rritur më shpejt në vitet e fundit sesa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit. Turizmi është veçanërisht në lulëzim: 11,7 milionë turistë të huaj mbërritën në vitin 2024, një shifër prej 15 për qind më shumë se një vit më parë. Pjesë të mëdha të bregdetit të Mesdheut po zhvillohen vrullshëm; dhëndri i Trump, Jared Kushner, po tregon interes për ishullin e Sazanit në jug, dhe një aeroport i ri është planifikuar për deltën e lumit Vjosa, një park kombëtar i mbrojtur.
A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?
Edhe ndërtimi është i përhapur. Rama po përqendrohet në arkitekturë në një shkallë të madhe. Në kryeqytetin Tiranë, me një popullsi prej rreth 600 000 banorësh, po ndërtohet një ndërtesë e pazakontë pranë tjetrës, e projektuar nga firma arkitekturore si “Coop Himmelb(l)au”, Daniel Libeskind dhe Stefano Boeri – edhe nëse nuk është shumë e qartë se kush do të jetojë këtu. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, të ardhurat kombëtare bruto për frymë të Shqipërisë në vitin 2023 ishin 7 680 dollarë. Në krahasim, në Gjermani janë 54 800 dollarë. Ballkonet e rrumbullakosura në Ndërtesën Skënderbeu 85 metra të lartë, të projektuar nga firma arkitekturore holandeze MVRDV, kanë për qëllim të përfaqësojnë kokën e heroit kombëtar Skënderbeu. Por, në Tiranë, thonë se ajo duket si Edi Rama!
Në përgjithësi: A nuk duhet që qyteti të riemërohet TiRama?
Që nga fillimi, qyteti ishte vitrina e tij. Në vitin 2000, Rama u bë kryetar bashkie i Tiranës dhe mbeti i tillë për 11 vjet. Ai solli ngjyra në sfondin gri socialist; artistë të njohur si Ólafur Elíasson dhe Liam Gillick morën pjesë në idenë e tij për të lyer dhjetëra shtëpi me ngjyra të ndezura, dhe për herë të parë, Rama provoi edhe sulmin e shtypit ndaj një politikani, i cili ishte edhe artist. Në vitin 2003, miku dhe ish-studenti i tij, Anri Sala realizoi filmin e shkurtër “Dammi i Colori” rreth ndryshimeve shumëngjyrëshe, i cili u shfaq në Bienalen e Venedikut. Që atëherë, bota e artit në veçanti ka pasur tendencën të mbyllë sytë ndaj Ramës, një artist që është gjithashtu politikan.
Sepse, pavarësisht gjithë simpatisë për kryeministrin ekstravagant, ka probleme të mëdha në vend me korrupsionin, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe nepotizmin – akuzat drejtohen si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës. Por, kritikat publike janë të rralla; raportimi i pavarur si gazetar është i vështirë në Shqipëri.
Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, tha së fundmi se “pjesa më me ndikim e skenës mediatike ndikohet dhe kontrollohet nga autoriteti i qeverisë, veçanërisht nga autoriteti i vetë kryeministrit”.
Megjithatë, Rama konsiderohet një stabilizues në Ballkan brenda BE-së; Ursula von der Leyen e quan atë “i dashur Edi”. Qëllimi i tij: ta çojë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030. Negociatat e pranimit kanë filluar që nga viti 2022, dhe sipas presidentit të Këshillit të BE-së António Costa, vendi ka perspektiva të mira.
Ekziston rreziku i “fshehjes pas artit”, shkruan një nga kritikët e Ramës
Kritikë si gazetari holandez Vincent W. J. van Gerven Oei, i cili jetoi në Shqipëri për disa vite, shqetësohen se profili i Ramës si artist shpërqendron shumë nga politika e tij. Ai argumenton se nuk është arti i tij, por të qenit artist, kjo është ajo që i sjell dobi politikisht.
Ekziston rreziku i larjes së artit, veçanërisht kur shihet nga jashtë, siç e përshkruan gazetari në tekstet e tij. Kur përballet me këtë kritikë, Rama shpreh moskuptim. Ai nuk e kupton se si arti mund t’i sjellë dobi në politikë. “Nuk kam qenë artist me kohë të plotë për një kohë të gjatë. Arti është streha ime, një kundërpeshë ndaj jetës sime të përditshme politike, në të cilën jam vazhdimisht i rrethuar nga të tjerë”. Për më tepër, arti dhe politika në Shqipëri kanë qenë të njëjta për një kohë shumë të gjatë, “të tmerrshme!” Ai e përjetoi këtë nga afër.
Rama pikturonte pa pushim që në moshën tre vjeç, dhe si adoleshent, ai filloi të zhvillonte një interes për historinë e artit. Jo aq e lehtë: “Thjesht u ndal me Gustave Courbet”, thotë Rama.
Çdo art përkatës që pasoi piktorin realist, i cili vdiq në vitin 1877, ishte tabu. “Kur kuptova se sa më shumë kishte, një botë e re u hap për mua”.
Për një kohë të gjatë, ai i kishte njohur veprat e artistëve të dashur si Salvador Dalí dhe Picasso vetëm si fotografi në libra të ndaluar. Rama hasi veprën e tij të parë origjinale të artit, një skulpturë nga Auguste Rodin, në vitin 1989. Në atë kohë, ai po udhëtonte për në Gjermani si lojtar në ekipin kombëtar të basketbollit të Shqipërisë. Për të vizituar “Kunsthalle” në Bremen, ai doli fshehurazi nga hoteli ku rrinte ekipi – një nga ditët më të lumtura të jetës së tij, tregoi ai më vonë. Në të njëjtën kohë, njohja e kësaj bote të re dhe të gjerë e bëri jetën më të vështirë, “sepse muret përreth meje papritmas u ndien më të trasha”. Ai aplikoi në shkollën e artit dhe filloi të luftonte kundër atyre mureve. “Arti më solli në politikë,” thotë Rama.
Një ditë, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës.
Ai nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët politike me të atin, Kristaqin, i cili punonte për regjimin si skulptor. “Babai im ishte komunist, por për fat të mirë nuk më tha çfarë të bëja ose të besoja.” Pasi përfundoi studimet, Rama punoi si profesor arti në Tiranë dhe një bursë përfundimisht e çoi në Paris. Në vitin 1998, i ati vdiq. 34-vjeçari i atëhershëm në fakt donte të largohej nga vendi pas disa ditësh, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ndërsa po përgatiste kafe për të gjithë pas funeralit, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës. “Në rregull,” tha Rama. Në CV-në e tij, të cilën ministria e kërkoi më pas për hir të procedurës, ai thjesht shkroi: Edi Rama, i lindur më 4 korrik. Kjo duhej të mjaftonte; pjesa tjetër është histori.
Njerëzit që e njohin Ramën prej vitesh thonë se vitet e tij në pushtet e kanë ndryshuar atë. Politikat e tij kanë tiparet e autokracisë dhe duket se ai e ndryshon mendimin e tij edhe për çështje themelore në varësi të klimës politike, siç janë qendrat e azilit në BE, të cilat ai i refuzoi kategorikisht në vendin e tij në vitin 2018. Në vitin 2023, ai më pas lejoi Italinë të ndërtonte qendra të tilla, edhe nëse ato aktualisht përdoren ndryshe nga sa ishin konceptuar fillimisht nga kryeministrja, Giorgia Meloni. Aktualisht, ato strehojnë njerëz, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar tashmë në Itali.
Për artistin Adi Dule, një shok fëmijërie, Rama ka mbetur po ai i dikurshmi. Ai ndan një studio me të në një zonë industriale në verilindje të Tiranës, ku punojnë së bashku me argjilë. Në dhomën me tavan të lartë, Rama gjithmonë ulet në kolltuk pranë oxhakut të hapur, i cili varet imponueshëm nga një tub, thotë Dule. Batanija me modele blu në kolltuk tregon se ai duhet të jetë ulur atje shumë herë.
Në fund, ai ju jep një album për artin e tij
Skulpturat e Ramës duken si versione 3D të pikturave të tij. “Baballarët tanë ishin të dy skulptorë, kështu që është në gjakun tonë.” Burrat e njohin njëri-tjetrin prej 50 vjetësh. “Një miqësi kaq e gjatë. Kush mund të mburret me këtë”, shprehet me buzëqeshje burri me këmishë të ngushtë, që i nxjerr në pah muskujt. Pavarësisht politikës dhe pavarësisht lidhjes së Ramës me njerëz të famshëm si Clinton-ët, afërsia e tyre nuk ka ndryshuar kurrë. “Edi është thjesht perfekt”, thotë Dule. Çfarë tjetër mund të thoshte ai në prani të një gazetari?
Dhe si e shikon Edi veten? A është ai I njëjti si 27 vjet më parë, kur hyri në politikë, dhe që ata duan të dëgjojnë për të në fund të gjithë kësaj.”Jo, politika i ndryshon të gjithë. Por shpresoj se kam qëndruar thelbësisht besnik ndaj vetes.” Ai thotë se është bërë më i duruar me kalimin e viteve; përndryshe, nuk do të kishte shans të mbijetonte në cirkun politik. “Megjithatë, ndonjëherë kam përshtypjen se nuk jam më vetëm një person, por dy: politikan dhe artist.” Edhe pse ai ka pushuar së qeni një “artist me kohë të plotë”, siç e thotë ai, ai nuk dëshiron ta lërë plotësisht artistin si politikan. Burri i gjatë kërcen përpjetë, ndërsa takimi i tij i radhës po afron. “Vetëm një minutë,” thotë Rama, duke marrë një album për artin e tij dhe duke e shtrënguar në dorë. Edhe pse më parë kishte theksuar sa pak i interesonte se çfarë mendonin të tjerët për punën e tij, pak krenari artistike është e domosdoshme.