Elon Musk trazon SHBA, themelon partinë “America Party”: Nuk jemi në demokraci, do t’iu kthej lirinë

Miliarderi Elon Musk ka shpallur sot krijimin e një partie të re politike në SHBA, të quajtur America Party, duke e cilësuar atë si një alternativë ndaj sistemit aktual politik, që sipas tij është i kapur nga korrupsioni.

Njoftimi u bë përmes një postimi në rrjetin social “X“, në pronësi të vetë Musk.

“Donit një parti të re politike, do ta keni! Nëse vendi po shkon drejt falimentimit përmes korrupsionit dhe shpërdorimit, jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, lindi America Party, për t’ju kthyer lirinë,” deklaroi Musk.

Kjo lëvizje vjen në një moment tensionesh të hapura mes Musk dhe Presidentit amerikan Donald Trump. Së fundmi, dy figurat janë përplasur publikisht, pasi Trump e akuzoi Musk për “lojëra politike” dhe për mungesë besnikërie, ndërsa Musk është distancuar nga qëndrimet ekstreme të Presidentit, duke lënë të kuptohet se SHBA-të kanë nevojë për një qasje të re, përtej polarizimit të Trump dhe Biden.

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë, Musk zhvilloi një sondazh në “X”, duke pyetur amerikanët nëse dëshironin një parti të re politike. 65% e pjesëmarrësve votuan “po”, ndërsa 35% u shprehën kundër.

Lëvizja e Musk mund të trazojë më tej panoramën elektorale amerikane, ndërsa mbetet për t’u parë nëse America Party do të hyjë zyrtarisht në garë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Analiza: Më i fuqishëm se kurrë, por ja çfarë i mungon Izraelit për të qenë një superfuqi e vërtetë rajonale

David Rosenberg – Haaretz

Pas luftës kundër Iranit dhe aleatëve të tij, shumë analistë besojnë se Izraeli ka forcuar ndjeshëm pozitat e tij në Lindjen e Mesme. Megjithatë, pavarësisht fuqisë së treguar në fushën e betejës, Izraeli ende nuk plotëson të gjitha kushtet për t’u konsideruar një fuqi e plotë rajonale. Edhe nëse kemi hyrë në një epokë të “Pax Israelitica”, ajo mbështetet më shumë te forca ushtarake sesa te konsensusi diplomatik.

Ndryshe nga vizioni i presidentit amerikan, Donald Trump, për një Lindje të Mesme të fokusuar në paqe dhe zhvillim ekonomik, kryeministri Benjamin Netanyahu mban një qëndrim më të ashpër. Ai e sheh Izraelin si garant të sigurisë dhe rendit rajonal përmes forcës. Në fjalimin e fitores pas luftës me Iranin, Netanyahu deklaroi: “Nuk kemi ndërmend të heqim këmbën nga pedali. Duhet të përfundojmë fushatën kundër boshtit iranian, të mposhtim Hamasin dhe të kthejmë të gjithë pengjet – të gjallë e të vdekur.”

Fuqi ushtarake dhe teknologjike

Në renditjen e vitit 2025 të “Global Firepower”, Izraeli renditet i 15-ti në botë për kapacitete ushtarake, një arritje e konsiderueshme për një shtet me një popullsi relativisht të vogël. Në rajon, është i dyti pas Turqisë. Lufta me Iranin tregoi se në epokën e sotme të luftës së teknologjisë së lartë, numrat nuk janë gjithçka.

Shteti hebre ka gjithashtu një avantazh të dukshëm në fushën e teknologjisë ushtarake dhe zbulimit. Pavarësisht dështimeve në 7 Tetor, Izraeli u tregua efektiv në përballjen me Iranin dhe Hezbollahun. Sipas indeksit të vitit 2025 të “Belfer Center” mbi teknologjitë kritike dhe në zhvillim, Izraeli renditet i 19-ti në botë – më mirë se çdo vend tjetër në Lindjen e Mesme.

Ekonomia dhe qëndrueshmëria

Izraeli ka treguar qëndrueshmëri gjatë konflikteve të fundit, duke qëndruar ekonomikisht aktiv pavarësisht se ndodhet në luftë për më shumë se 20 muaj. Por mbajtja e një ushtrie të madhe dhe një ekonomie të luftës kërkon burime të konsiderueshme. Në vitin 2023, shpenzimet ushtarake përbënin 8.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto më shumë se çdo vend tjetër përveç Ukrainës. Këtë vit, me luftën kundër Iranit dhe ofensivën në Gaza, pritet që buxheti i mbrojtjes të tejkalohet me mbi 30 miliardë shekelë (rreth 9 miliardë dollarë). Kjo është një barrë që ekonomia izraelite nuk mund ta përballojë pafundësisht.

Varësia nga SHBA

Pavarësisht suksesit ushtarak, Izraeli nuk do ta kishte përballuar luftën pa ndihmën masive të Shteteve të Bashkuara. Në 12 muajt pas 7 tetorit, ndihma amerikane kap vlerën e 18 miliardë dollarëve – përfshirë armë, municione dhe ndihmë logjistike. Edhe pse Izraeli prodhon shumë nga armatimet e tij, mbetet i varur nga SHBA për pajisje të avancuara si avionët F-35 apo raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Dobësia në fuqinë e butë

Aty ku Izraeli ngec më shumë është në “fuqinë e butë”, ndikimi kulturor dhe perceptimi ndërkombëtar. Qeveria aktuale është kritikuar për retorikën dhe veprimet e saj, sidomos në Gaza, duke përkeqësuar imazhin e Izraelit në opinionin publik në Europë dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo ka sjellë pasoja konkrete: embargo armësh, kërcënime për ndërprerje marrëdhëniesh dhe bojkot ekonomik. Në renditjen ndërkombëtare për “vendet më me ndikim kulturor”, Izraeli renditet i 46-ti.

Izraeli është më i fuqishëm se kurrë në aspektin ushtarak dhe teknologjik, por mbetet një vend i vogël për të marrë rolin e superfuqisë rajonale. Varësia nga ndihma amerikane, sfidat ekonomike dhe mungesa e ndikimit të butë janë pengesa thelbësore. Ndërsa Netanyahu premton vendosmëri dhe siguri, ka shenja të qarta se arroganca pas fitores mund ta çojë Izraelin drejt një angazhimi të gjatë e të lodhshëm në një rajon të paqëndrueshëm.

FOTO/ Aktori i njohur, Nik Xhelilaj fotografohet në shoqërinë e një vajze në Tiranë! Kush është zeshkania MISTERIOZE krah aktorit

Mund ta quajmë si një nga emrat më të dashur për publikun, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej.

E kemi fjalën për aktorin Nik Xhelilaj, që një karrierë të suksesshme ka ngritur edhe në Turqi, duke u bërë pjesë e disa serialeve shumë të suksesshëm atje.

Por teksa në Turqi angazhimi i tij vijon, aktori herë pas here gjen kohë për të ardhur në Tiranë, për të shijuar kohën e lirë, por edhe për t’u takuar me miqtë dhe familjarët.

Në këto vizita të tij në vendin tonë, shpesh herë e kemi parë të jetë i vetëm, ose në shoqërinë e ndonjë miku.

Por kjo duhet thënë se është hera e parë që fotografohet në shoqërinë e një femre. Paparaci ynë, ka mundur të shkrepë disa momente, nga një kafene që Niku ka qenë duke shijuar me një vajzë.

Nuk e dimë ende nëse vajza në fjalë është ndonjë e afërm e tij, mikeshë apo ndoshta dhe partnerja e aktorit.

Ajo që shohim është fakti se të dy duken shumë komod me njëri-tjetrin, por nuk ka asnjë sjellje që të tregojë se mes tyre ka një raport romantik.

I veshur sportiv dhe tërësisht i përqendruar herë tek telefoni e herë tek shoqëruesja e tij, Niku nuk e ka pasur aspak problem sytë e kureshtarëve që e ndiqnin përgjatë kafenesë.

Të dy duken se e kanë shijuar kafenë, dhe diçka i ka bërë për të qeshur edhe tek telefoni, duke marrë vëmendjen e tyre.

Me të përfunduar kafenë, aktori dhe vajza që e shoqëron, janë larguar së bashku, pa shumë zhurmë, duke preferuar që të ecin disa hapa në këmbë.

Jeta private e Nikut, ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes, ndonëse vetë aktori nuk ka dashur që të flasë shumë rreth kësaj teme.

Galeria fotografike (

1 / 14

)

VIDEO/ Pamje SK ANDAL0ZE nga Fieri, υajzat bυΙΙiz ojnë dhe dh▪︎ nojnë adoιeshenten: Do të qe th zero moj…

Një tjetër rast i rëndë bullizimi është raportuar, ku disa vajza adoleshente keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, tre nga vajzat dhunojnë adoleshenten, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë. 

Në imazhet e publikuara detyrojnëbashkëmoshataren e tyr që t’u thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. 

“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë … kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”

Më pas vajzat marrin në telefon një djalë dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale.

Video e marrë nga joq:

Më pas një prej vajzave e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

ParaIajmërimi i FRlKSHM, kreu i NATO-s: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtimin e….

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, teksa tha se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga Xi Jinping dhe Vladimir Putin.

Sipas Rutte-s, Kina do të fillojë duke kërkuar të pushtojë Tajvanin, ndërkohë që do të sigurojë që presidenti rus të sulmojë njëkohësisht territorin e NATO-s, mes frikës se Putini po i ka vënë syrin republikave baltike, të cilat më parë ishin pjesë e BRSS-së, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Duke theksuar nevojën urgjente për riarmatim dhe forcimin e buxheteve ushtarake, Rutte i tha New York Times në një vizion të frikshëm për të ardhmen.

“Le të mos bëhemi naivë për këtë. Nëse Xi Jinping sulmon Tajvanin, ai së pari do të sigurohet që të telefonojë partnerin e tij shumë më të vogël në të gjithë këtë, Vladimir Vladimirovich Putin, i cili banon në Moskë, dhe t’i thotë: ‘Hej, unë do ta bëj këtë dhe kam nevojë që ti t’i mbash të zënë Evropën duke sulmuar territorin e NATO-s. Ndoshta kështu do të shkojë kjo dhe për t’i penguar ata, duhet të bëjmë dy gjëra. Një gjë është se NATO, kolektivisht, është aq e fortë sa rusët nuk do ta bëjnë kurrë këtë. Dhe së dyti, partneriteti Indo-Paqësor, diçka që Presidenti Trump po e promovon shumë, sepse ne kemi këtë lidhje të ngushtë, duke punuar së bashku në industrinë e mbrojtjes, inovacionin midis NATO-s dhe Indo-Paqësorit.”– tha ai.

Rutte paralajmëroi se Putini po riarmatoset me një ritëm të shpejtë, duke këmbëngulur që vendet perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

“Kemi një sfidë të madhe gjeopolitike përpara nesh. Dhe kjo është para së gjithash Rusia, e cila po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të paparë në historinë e kohëve të fundit”, tha ai.

Rutte e vlerësoi Trumpin për përpjekjet e tij për të bërë përparim me Putinin.

“Ai është personi që e theu bllokimin me Putinin. Kur u bë president në janar, ai i nisi këto diskutime me Putinin dhe ishte i vetmi që ishte në gjendje ta bënte këtë”, tha shefi i NATO-s.

Megjithatë, kjo ende nuk kishte çuar në një marrëveshje paqeje.

“Nuk e kemi arritur ende dhe kjo do të thotë që ndërkohë duhet të siguroheni që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të qëndruar në garë”, tha ai.

Gjoba fshehurazi, kamatë dhe penalizime, kamerat në akset rrugore kthehen në kurth për qytetarët

Mbikqyrja e autostradave kryesorë në Shqipëri me kamera vëzhgimi po kthehet në një kurth për qytetarët të cilët po gjobiten pa u vendosur në dijeni dhe pa u njoftuar.

Tre muaj pas vendosjes së kamerave në autostradat kryesore të vendit, shqetësimet e qytetarëve janë rritur pasi ata penalizohen pa u njoftuar, cka krijon premisa që gjoba të mos paguhet dhe drejtuesit e mjeteve jo vetëm të jenë debitorë për shlyerjen e saj por të paguajnë edhe kamatën që nis nga dita e 15.

Rasti i denoncimit të mbërritur në redaksi, është ai i një qytetari të gjobitur në Unazën e re të Tiranës, në datën 18 qershor 2025, në ora 06.22 të mëngjesit.
Plot 17 ditë më vonë, në datën 5 korrik 2025, ai rastësisht hyri në platformën e-albania për një arësye tjetër dhe u vu në dijeni të gjobës së vendosur nga policia rrugore.Për shkak të mos shlyerjes në afat, gjoba kishte nisur të llogariste edhe kamatën me 120 lekë të reja për vetëm dy ditë!

Masa administrative e vendosur nga polici rrugor Artan Malasi, konsiderohet abuzive nga qytetari i cili thekson se është ndëshkuar me 2000 lekë, për tejkalim të shpejtësisë në Unazën Veriore të Tiranës, por fleta e gjobës në e-albania nuk ka asnjë shpjegim detajues, sa ka qenë shpejtësia me të cilën ai po lëvizte në momentin e shkeljes, dhe cila është diferenca e kësaj shpejtësie me atë të lejuarën në aksin ku është vendosur gjoba.

Mos dhënia e detajeve të tilla në një fletë gjobe ku policia vendos dorën mbi pasurinë e qytetarit është mungesë transparence dhe profesionalizmi, por edhe padrejtësi, pasi përsa kohë qytetari penalizohet financiarisht, masa duhet të jetë e detajuar me fakte dhe prova për të mos lënë vend për abuzime de hamendësime.

Një tjetër abuzim sipas qytetarit është fakti se mos-njoftimi i tij për gjobën, e cila i është vendosur pa u ndaluar fare nga efektivi i policisë Artan Malasi, i ka hequr qytetarit të drejtën për të kryer pagesën e saj brenda afatit 5-ditor, cka sipas vetë ligjit në fuqi i krijon mundësinë kundravajtësit që të përfitojë zbritjen e 50 për qind të vlerës së gjobës.

Duke qenë se nuk ishte në dijeni të penalitetit, qytetari ka vazhduar të lëvizë cdo ditë, duke qenë i rrezikuar edhe për ndalim nga patrullat e policisë dhe penalizim për gjobën e pa shlyer tashmë prej 17 ditësh.

Një tjetër shkelje është fakti se përvec hamendësimeve, askush nuk e di cilat janë akset e monitoruara me kamera, në një kohë kur Greqia apo edhe Italia, i njoftojnë drejtuesit e mjeteve me tabela e sinjale të dukshme se po hyjnë në rrugë të monitoruara.

Italia madje, në rrugët ku ka fotografim të kundravajtjeve, e përsërit lajmërimin për qytetarët disa herë duke vendosur sinjalizime me tabela të dukshme 5 kilometër para cdo stacioni fotografimi.

Qartësisht kjo praktikë, tregon se vendet fqinje të BE-së kanë si synim ti parandalojnë kundravajtjet dhe jo të penalizojnë qytetarët sic ndodh në Shqipëri, pasi asnjë prej akseve rrugore të monitoruara me kamera, nuk ka njoftime dhe sinjalistikë që tu bëjë me dije qytetarëve një fakt të tillë.

Një tjetër shkelje në këto raste është edhe fakti se drejtuesit të mjetit, duke mos u njoftuar në kohë për gjovën, i hiqet edhe mundësia dhe e drejta për ta apeluar atë tek organet institucionale.

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin.

Shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin punonjës që kryenin detyra fizike në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat ekstreme kanë vënë nën presion të madh edhe spitalet, ku shumica e të shtruarve janë të moshuar që vuajnë nga dehidratimi dhe goditjet e të nxehtit.

Meteorologët paralajmërojnë se këto fenomene nuk janë më të përkohshme, por një realitet i ri i lidhur me ndryshimet klimatike. “Roma dhe Parisi tashmë përjetojnë të njëjtat kushte klimaterike si Tunizia në verë,” thonë ekspertët, duke kërkuar masa të përhershme dhe strukturore për të mbrojtur qytetarët.Autoritetet italiane kanë nisur zbatimin e masave emergjente për të parandaluar viktima të tjera. Në disa rajone si Roma, Milano, Torino, Veneto dhe të tjera, është ndaluar puna në ambiente të hapura nga ora 12:30 deri në 16:30 në ditët kur shpallet alarmi i kuq për temperaturat.

Megjithatë, kjo masë nuk vlen për sektorin publik, ku vazhdon të mungojë kontrolli dhe ndërgjegjësimi i plotë. Një ngjarje tragjike ndodhi dje në qytetin e Frosinone, ku një punëtor humbi jetën teksa po vendoste fibra optike në rrugë. Ai pësoi një atak kardiak në mes të vapës. Po në të njëjtën zonë, një shofer kamioni humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë pikës së pagesës në autostradë. Edhe ai nuk arriti të mbijetonte.

Temperaturat brenda kabinave të kamionëve janë kthyer në “furrë” për shoferët, ndërsa situata është po aq alarmante edhe në burgje. Shumica e institucioneve nuk kanë ajër të kondicionuar dhe as ventilatorë, duke e bërë të papërballueshme ditën për të burgosurit në qeli të mbipopulluara.

Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në sektorin industrial, sidomos në industrinë metalurgjike, ku në disa fabrika temperatura ka kaluar 40 gradë. Më shumë se 20 punëtorë janë larguar nga vendi i punës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Për fat të mirë, parashikimet e motit thonë se nga nesër pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por ekspertët paralajmërojnë se valë të ngjashme të të nxehtit do të përsëriten gjatë gjithë verës.

Plaku grek 94 vjeç shυan eρ shet me një djaΙë 16 υjeçar. Dëshmia e të miturit është shokυ ese

Rodos: “Më preku në organet gjenitale” – Denoncimi i 16-vjeçarit çoi në arrestimin e një 94-vjeçari

Tronditje ka shkaktuar në Rodos të Greqisë denoncimi i një 16-vjeçari për ngacmim seksual nga një 94-vjeçar, i cili u arrestua të hënën në mesditë në zonën Mandraki.

Sipas dëshmisë së të miturit, ai ndodhej në një stacion autobusi për t’u kthyer në shtëpi, kur pa të moshuarin t’i sillesh rrotull në mënyrë të çuditshme.

Fillimisht përpiqej të kuptonte çfarë kërkonte i moshuari, por ai nuk fliste. Kur djali u largua, 94-vjeçari e ndoqi, iu afrua dhe i tha: “Je një djalë shumë i bukur”.

Sipas 16-vjeçarit, më pas i moshuari e preku në duar dhe më pas në organet gjenitale, sipër rrobave. Djali u largua menjëherë dhe njoftoi policinë.

Policia e arrestoi të moshuarin pak pas ngjarjes dhe ndaj tij u ngrit padi për shkelje të dinjitetit seksual.

Nga ana e tij, 94-vjeçari i mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk e njeh të miturin dhe se nuk e ka prekur.

Për shkak të moshës së thyer dhe pamundësisë për të ndjekur procesin, gjykata shtyu shqyrtimin e çështjes për më 7 korrik dhe urdhëroi kryerjen e një ekspertize psikiatrike. Deri atëherë, i akuzuari u la i lirë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

E habitshme! Shqiptari merr ftesën e dasmës nga Amerika me 14 vite vonesë

Një ftesë dasme nga Amerika ka mbërritur pas 14 vitesh në kutinë postare të një qytetari nga Durrësi.

Arian Ndoni është befasuar kur këtë të shtunë ka marrë një ftesë për dasmë në kutinë e tij postare.

Deri këtu, gjithçka normale, pasi atij i pëlqen të mbajë korrespondencë me miq të huaj që i ka njohur gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, por ajo që e bën këtë rast të pazakontë është se… dasma është bërë në qershor të vitit 2011.

“U habita kur pashë ftesën. Një ftesë për dasmë që vjen nga SHBA, por kur lexova datën, s’më besohej. Martesa ka ndodhur në vitin 2011. Sot jemi në 2025. Vetëm sot e gjeta në kutinë time të postës. 14 vite vonesë! Edhe në shishe po ta kishin futur e ta hedhnin në det, si në kohët e vjetra, ndoshta do të kishte ardhur më shpejt”, rrëfen jo pa humor Arian Ndoni.

Ai thotë se ftesa mban në pjesën e pasme qartësisht edhe vulën e tranzitit ku duket data e mbërritjes në Shqipëri, në janar 2011.

Kohë e mjaftueshme për t’u organizuar për të marrë pjesë në festën e kurorëzimit të tyre. Pra, ftesa ka mbërritur në kohë, por diçka ka ndodhur me shërbimin postar nga Tirana në Durrës dhe ftesa ka ngelur rrugëve për plot 14 vjet dhe vetëm tani e ka gjetur rrugën e ka mbërritur në kutinë e tij postare.

Në kohën e teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, duket se ftesat-kartolina ende mund të udhëtojnë me ritme “romantike”, por krejt jashtë kohe. “Ata janë martuar, ndoshta kanë bërë dhe fëmijë, ndoshta dhe janë… nuk e di, po nuk është korrekte. Unë sapo mora ftesën dhe kjo situatë ka cenuar dhe komunikimin e raportet e miqësisë për ne që ende e vlerësojmë këtë mënyrë komunikimi “, thotë Ndoni.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Jo vetëm celularë, por dhe fe mra eskortë për Laert Haxhiun në burg. Hetim, kush çoi gjithë bandën e Lushnjës në një sektor

Një raport sekret i botuar dy ditë më parë nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ku tregohej situata e rëndë e menaxhimit të sigurisë në burgun e Drenovës në Korçë, ka çuar 1 ditë më pas në shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Burgut, Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.

Mësohet se Fatjon Fasho, të jetë referuar në prokurorinë e Korçës për ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kryerjen e veprimeve që kanë ulur sigurinë e brendshme të burgut dhe përqëndrimin e gjithë bandës së Lushnjës, si Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshit, në një sektor të vetëm dhe për më tepër me dhoma ngjitur nga njëra-tjetra.

Transferimi i Laert Haxhiut dhe dy anëtarëve të bandës në Burgun e Drenovës është kryer me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërsa akomodimin e të dënuarve nëpër dhoma dhe sektorë të ndryshëm, e ka koopetencë direkte Drejtori i burgut.

Të gjithë anëtarët e grupit vuanin dënimin në një sektor, dhe ishin të paisur me telefona modernë, karikues dhe kufje me bluetuth.

Por incidenti i 29 qershorit 2025, ku një skuadër operacionale e Policisë së Burgjeve, gjeti 4 telefonë “Iphone-Samsung”, karikues dhe kufje me bluetuth në qelitë Nr.4, 5 dhe 6, ku vuajnë dënimin Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, është vetëm maja e ajsbergut e këtij skandali.

Problemi me këtë grup, që ende nuk dihet se kush zyrtar i ka bërë bashkë brenda në një sektor burgu, është më i rëndë se kaq.

Kjo pasi një raport shërbimi i Policisë së Burgjeve, nënvizon futjen e femvrave brenda në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë, për llogari dhe shërbim të Laert Haxhiut.

Një episod i tillë ka ndodhur pak muaj më parë, ku një vajzë me emrin Z…, është paraqitur në burgun e Drenovës, duke kërkuar takim me një të dënuar që mbahet i izoluar në sektorin Nr. 2, Godina “A” kati i parë.

Ky i dënuar që ishte planifikuar takimi nuk ishte Laert Haxhiu, por një person tjetër. Por raport-shërbimi nxjer në dritë se në takimin special nuk është paraqitur personi i planifikuar për takim nga vajza, por i dënuari me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu.

Ky incedent ve në dukje futjen e femrave në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë, për llogari të kreut dhe anëtarëve të bandës së Lushnjës, të cilët çuditërisht dhe jashtë çdo rregullore, janë përqëndruar të gjithë në një sektor dhe në dhoma ngjitur me njëra-tjetrën.

Incidenti është vlerësuar shumë i rëndë duke sjellë dhe një përplasje mes shefit të policisë së Burgut Sokol Kaçoli dhe Drejtorit të Burgut Drenovë, Fatjon Fasho.

Pas këtij incidenti, regjistrohet skandali tjetër me bandën e Laert Haxhiut, ku gjatë një kontrolli blic të kryer në ambientet e sektori Nr 2 Godina “A” kati i parë në dhomat Nr. 4, 5 dhe 6, pasi në dhomën Nr. 4 banojnë të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Në këtë dhomë janë gjetur një palë kufje me kuti të markës “AWEI” me ngjyrë të zezë dhe një fishë karikimi me ngjyrë të bardhë.

Gjithashtu në pjesën e jashtme mes dritareve të dhomave Nr. 4 dhe Nr. 5, janë konstatuar 3 telefona celularë, 2 të markës “Iphone” në gjendje të rregullt dhe një i markës “Samsung” i ndezur por i dëmtuar me ekran të thyer.

Aparatet e telefonit janë hedhur nga të dënuarit nga dritaret e katit të parë në oborrin e burgut, pasi ata kanë parë futjen e skuadrës së operacionales për kontroll brenda në sektorin ku vuanin dënimin.

Për të hedhur dritë mbi këtë pjesë, policia e burgjeve ka sekuestruar pamjet filmike të datës 29 qershor 2025, pamje të cilat monitorojnë sektori 2 Kati 1, Godina “A” dhe ambientet e jashtme të dritareve të godinës “A”, me qëllim verifikimin se kush person i hodhi 3 telefonat nga dritarja e dhomës Nr.4 dhe dhomës Nr.5.

Ndërkohë në dhomën Nr. 6, ku vuan dënimin i dënuari Laert Haxhiu janë konstatuar në pjesën e krevatit, një karikues, një telefon i zi “Iphone”, një karikues dhe një palë kufje “Ipods” me ngjyrë të bardhë.

Menjëherë pas këtij konstatimi Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, në datën 29 qershor ka marë vendimin për mbylljen në izolim të Laert Haxhiut.

Ndërsa janë tërhequr dhe bërë pjesë e dosjes hetimore, çështjet penale të Laert Haxhiu,Vladimir Kurtit, Anterio Kaloshit, Orgest Bilbilit dhe Xhensi Lipos.

Prokuroria që po ndjek rastin për “Futjen e sendeve të palejuara në burg”, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar furnizimin me telefona të qelive Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që 4 telefonat janë kqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik, për të mësuar rreth komunikimeve me persona të tjerë.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërimit të pronës me ekspluziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë Artan Tafani.