“Dua një familje tjetër” / Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha në një intervistë se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër.

Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë.

Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai.

‘51 dosje për familjen Berisha, 31 për Metën’, Beqiri zbulon shifrën tronditëse: Kanë përvetësuar…

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili ishte i ftuar në një emision televiziv.

Ai theksoi se ish-pushtetarët e lartë, konkretisht Berisha dhe Meta kanë vepruar në dëm të interesave të qytetarëve. Sipas tij, veprimtarinë e tyre e kanë bazuar në ideologjinë për t’u pasuruar vetëm për vete.

“Këto 30 e ca vjet, ky vend është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe ka qenë i mbërthyer keq prej krimit të organizuar. Disa struktura të shtetit, në vend që të vepronin në bazë të ligjeve të shtetit dhe në prioritet të qytetarëve, në fakt janë kthyer në organizata, që kanë parë vetëm interesat e tyre dhe interesat e njerëzve rreth tyre, ky vend është grabitur, është vjedhur, ky vend është vrarë dhe për rrjedhojë shikojmë sot se më shumë pasuri kanë realisht krimi dhe kriminelët, pushtetarët e lartë që kanë qenë në krye të vendit sa sa ka vetë shtetit, tha ai.

Ai theksoi se dyshja politike Berisha-Meta kanë bërë batërdi të madhe dhe kanë kthyer qeverisjen në funksion të xhepit të tyre dhe njerëzve të afërt, duke shkelmuar interesin publik.

“Familja Berisha dhe Meta kanë bërë batërdinë në këtë vend dhe e kthyen qeverisjen e vendit për të pasuruar familjet e tyre, njerëzit e tyre. Si PS dhe LSI e Ilir Metës u kthyen në organizata realisht kriminale, që mendonin se si do arrini që përmes privatizimeve të ndryshme, nga shitjet, asetet, nga një mori veprimesh të tjera të përfitonin vetë dhe kanë përfituar sa nuk ka ku të shkojë më”, theksoi ai.

Ai theksoi se afera “Partizani” për të cilën është marrë i pandehur Sali Berisha është vetëm një gjethe e vogël në malin e korrupsionit, që ka kryer ish-kryeministri, tashmë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

SPAK u mor dhe hetoi vetëm aferën “Partizani”, që është aferë, e rëndë është, por është një gjethe në morinë e një pylli të madh me krime korrupsioni që ka bërë Berisha dhe familja e tij. Janë të rënda sa nuk ka ku të shkojë më. Të gjitha llojet e privatizimeve në këtë vende janë bërë në mënyrë korruptive për të mbushur xhepat e tyre”, tha ai.

Ai tregoi numrin e dosjeve, që rëndojnë mbi Berishën, Ilir Meta dhe familjarët e tij.

“Vetëm për Ilir Metën kemi kallëzuar 31 afera korruptive. Për Sali Berishën dhe familjen e tij, Argita Berishën, Jamarbër Malltezin, Shkëlzen Berishën, Liri Berishën janë formësuar 51 dosja të ndryshme, që kanë të bëjnë më korrupsion pasiv, pastrim parash, privatizime dhe përfitime në rrugë kriminale.”, tha ai.

Avokati i njohur theksoi se Meta dhe Berisha kanë arritur të përvetësojnë një shumë monetare prej 200 miliardë eurosh, pasuri kjo e cila siç thotë ai gjysma ndodhet në Shqipëri dhe pjesa tjetër është jashtë vendit.

“Janë plot 200 miliardë euro të përvetësuara nga organizata kriminale që ka udhëhequr në këtë vend, Sali Beriasha dhe Ilir Meta, 100 miliardë ndodhen, qoftë në para të thatë, qoftë me asete të ndryshme në Shqipëri dhe 100 miliardë të tjera ndodhen jashtë vendit dhe Shqipëria nuk do t’i marrë kurrë pasi nuk i kanë në emrin e tyre, por i kanë vënë në emër të disa kriminelëve që i mbanin rreth vetes “, tha ai.

SPAK fut përgjimin online, si në një “big brother” krejt krimi i organizuar dhe zyrtarët. Nuk ka më sekrete në rrjetet sociale…

Rrjetet sociale, që dikur shërbenin vetëm si mjete argëtimi dhe vetë-prezantimi, janë kthyer tashmë në një terrën hetimi për prokurorët dhe hetuesit financiarë të SPAK.

Burimet e hapura në internet, përfshirë Facebook-un, Instagram-in, videot në YouTube apo postimet në blogje personale, etj po përdoren për të ndërtuar atë që quhet “profili financiar” i një personi nën hetim – një pamje e plotë e mënyrës se si jeton, krahasuar me atë që deklaron zyrtarisht.

Në një udhëzim të brendshëm të Prokurorisë së Posaçme shpjegohet se burimet e hapura janë bërë mjet kyç në hetimin e pasurive të pajustifikuara.

Ato shërbejnë për të identifikuar:

Llojin e jetesës që bën personi nën hetim (resorte luksoze, restorante të shtrenjta, udhëtime private)

Automjetet që përdor në realitet (edhe nëse nuk janë në emrin e tij)

Objekte luksi, si ora të shtrenjta, bizhuteri, veshje me vlerë të lartë

Vendbanimet reale krahasuar me adresat e deklaruara

Rrethin e ngushtë të kontakteve, bashkëpunëtorët, familjarët apo miqtë që mund të përdoren për të fshehur pasuri

Hetimi nuk ndalet me akuzën penale: Pas saj, vjen skanimi i jetës

Hetimet pasurore kryhen në mënyrë paralele me hetimin penal. Pra, edhe nëse një individ nuk është ende i pandehur për një vepër penale, SPAK mund të nisin hetimin e pasurive dhe jetës së tij, nëse lind dyshimi se ai apo familjarët e tij janë përfshirë në aktivitete të paligjshme ose kanë përfituar pasuri pa burim të ligjshëm.

Ky lloj hetimi kryhet në bazë të ligjit Anti-Mafia, i cili u jep autoriteteve të drejtësisë të drejtën të kërkojnë sekuestrimin dhe më pas konfiskimin e pasurive, edhe nëse nuk ka ende një dënim penal përfundimtar.

Statistika zyrtare: 65 milionë euro pasuri të sekuestruara vetëm në vitin 2024

Gjatë vitit të fundit, SPAK raportoi sekuestrimin e 65 milionë euro pasuri, ndërsa 36.7 milionë euro janë konfiskuar përfundimisht me vendim gjykate dhe i janë kaluar pronësisë së shtetit. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Apartamente dhe vila luksoze

Truall dhe prona në bregdet

Njësi tregtare në qytete të mëdha

Automjete të markave të shtrenjta

Ora, bizhuteri, flori dhe kriptovaluta

Pse rrjetet sociale janë provë?

Burimet e hapura ofrojnë një gjurmë digjitale, që shpesh zbulojnë më shumë se deklaratat zyrtare. Një foto në Instagram me një “Rolex” në dorë, një video në TikTok në një resort me pesë yje apo një koment në një faqe interneti, mund të jenë indikatorë të qartë të një stili jetese që nuk përputhet me të ardhurat e deklaruara. Hetuesit e SPAK analizojnë gjithashtu:

Postimet e personave të afërt (gruaja, fëmijët, të dashurit, bashkëpunëtorët)

Aktivitetet e biznesit të lidhura me ta

Interesat dhe lidhjet e mundshme me kompani, prona apo automjete të paluajtshme

Ligji Anti-Mafia dhe barrë prove për familjarët

Sipas ligjit, pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimeve financiare mund të merren edhe nëse janë në emër të të afërmve të të dyshuarit, përfshirë bashkëshortin/en, fëmijët, vëllezërit, motrat apo miq të ngushtë.

Avokatët kritikojnë këtë aspekt, duke e quajtur “një barrë disproporcionale për familjarët”. Ata theksojnë se shpesh, personat e afërt nuk kanë dijeni për origjinën e pasurive që mbajnë në emër, por mbeten të detyruar të provojnë burimin e tyre ligjor.

Një “Big Brother” i ri, por legal: Çfarë po ndryshon në hetimet moderne

“Bota po digjitalizohet, dhe hetimi gjithashtu”, tha një burim nga SPAK, duke theksuar se në kohën kur të gjithë jetojnë publikisht në rrjet, krimi nuk mund të fshihet më pas një perdeje të zakonshme.

Kjo metodë moderne e hetimit, e cila njihet ndërkombëtarisht si Open Source Intelligence (OSINT), përdoret nga shumë agjenci ligjzbatuese në Europë dhe SHBA.

Analizë: Krimi dhe korrupsioni nuk i besojnë më bankës – Por vila, kriptovalutës dhe Instagramit

Krimi i organizuar në Shqipëri, sipas SPAK, ka ndryshuar format e investimit. Në vend të pasurive të deklaruara apo llogarive të bankës, paratë “e pista” futen në ndërtim, blerje tokash, tregti makinash luksoze apo përdoren për blerje në kriptovaluta – të gjitha forma më të vështira për t’u gjurmuar tradicionalisht, por që lënë gjurmë digjitale.

Altin Dumani dhe SPAK

Altin Dumani po bën epokën me të famshme dhe me të guximshme të hetimit kundra krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një prokuror që nuk epet para presioneve dhe që ka futur teknologjinë me moderne të hetimit.

SPAK u krijua me themelet e gurta të Arben Krajës ndërsa sot është bërë ndërtesa me prokurorët më profesionistë e më kurajozë në saj të shembullit personal të Altin Dumanit. Në fakt duhet që politika t’ju jap mandat të dytë, kush dëshiron të vazhdojë. Por duket se PS dhe PD po merren vesh nën rrogoz që ti largojnë një nga një këta prokurorë të SPAK-ut, të cilët guxuan me patriotizëm dhe kurajo të penalizojnë kapot me të mëdha të krimit, si dhe nga politika e lartë.

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jotas

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jotas dhe vëllait të tij Andre, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta, ku nuk munguan kritikat ndaj 40-vjeçarit, i cili sipas raportimeve ndodhet me familjen e tij në Majorka me pushime.

Pak orë pasi kjo u vu re, ishte vetë Ronaldo që reagoi në lidhje me mungesën në këtë ceremoni lamtumire të shokut të tij, duke pohuar se nuk ishte i pranishëm për shkak të popullaritetit, dhe kjo gjë do të shkaktonte incidente.

“Ronaldo zgjodhi të mos merrte pjesë në ceremoninë në Gondomar, Portugali, për shkak të statusit të tij si yll global. Ai vendosi se mund të ishte më e dëmshme sesa e dobishme për të që të ishte atje, pasi do të tërhiqte vëmendje të tepruar në një kohë kur familja është në zi”, deklarojnë mediat luzitane.

Ronaldo më tej thuhet se komunikoi me familjen e Jotas, prindërit dhe bashkëshorten, duke u bërë me dije arsyen e mungesës si dhe duke ofruar mbështetjen e tij.

Diogo Jota humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Zamora të Spanjës, ku makina e tij shpërtheu në flakë pas përplasjes, ndërsa së bashku me të ndodhej dhe vëllai i tij Andre Silva, futbollist i Penafiel.

Apeli i Ramës për Tiranën: Trotuaret të lirohen menjëherë, ndryshe do të nisin…

Çlirimi i tretë i Tiranës! Kryeministri nuk humb kohë, dhe e ka nisur vetë i pari aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Me një thirrje të fundit, kryeministri Rama ka denoncuar dhe paralajmëruar këto kioska, lokale e dyqane te zona e 21 dhjetorit të lirojnë trotuare e lulishte, ose më pas nuk do kenë më kohë.

“Kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë”, tha ai.

Nga një vëzhgim i AbcNews, rezulton se jo vetëm 21 dhjetori por thuajse gjithë pjesa e unazës së re ka të njëjtën problematikë. Nuk mbeten pas as parkimet apo banesat private.

Kryeministri në një tjetër rast zbulon se janë qytetarët ata që po i sjellin vetë denoncime, si ky rast i këtij kompleksi privat në njësinë 3. Por një sy, e ka dhe nga Vlora. Tani bizneset në lungomare kanë një ultimatum, 48 orë për të hequr vetë pergolatat në Lungomare, ose do ndërhyjë shteti.

Por nëse në Vlorë, Rama is shkuli veshin kryebashkiakut Dredha, në Tiranë ai nuk ka një kryebashkiak te zgjedhur në zyrë. Ndaj dhe ashtu si 20 vite më parë, kur herë me fadroma e herë vetë me sëpatë hoqi kioskat e çliroi Tiranën nga çdo ndërtim i mundshëm edhe në mes të rrugës, tani po merr përsipër t’i rikthehet kohërave të vjetra.

“Ka Tiranë dhe Tiranë. Ajo nga lart e dronëve dhe kjo poshtë e kamerave të telefonave të qytetarëve. Edi Rama e di me mire se kushdo se kryeqyteti është qendra politike e vendit dhe lista e tij e 11 majit dinakërisht e provoi këtë. Tirana i dha një mandat me shume por vota me pak socialisteve, ndërkohë që asnjë person nga bashkia apo këshilli bashkiak, nuk doli dot deputet. Si dhe asnjë nga njerëzit e afërt të kryetarit, prej 7 muajsh ne gjendje izolimi në Durrës.

Tirana nuk qeveriset dot në mënyre teknike. Ndaj dhe sulmi i kryeministrit për të rimarrë Tiranën edhe një herë në zgjedhjet e parakohshme lokale, po nis nga ata që folën të fundit: tiranasit në 11 maj. Dhe pas kësaj caktimi i datës së zgjedhjes se kryetarit të ri, është vetëm një formalitet”, raporton gazetari i ABC News, Andon Kello

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?

Shumica e njerëzve mendojnë se një dush i ftohtë do t’i ndihmojë të përballojnë valët gjithnjë e më intensive të të nxehtit, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Edhe pse uji i ftohtë mund të ofrojë një ndjesi lehtësimi, trupi mund të mos jetë duke e ulur temperaturën, shpjegon për The Conversation Adam Taylor, profesor i anatomisë në Universitetin e Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar.

Të bësh një dush me ujë të ftohtë rrezikon të anashkalosh mekanizmat e brendshëm që i ndihmojnë njerëzit të ftohen. Për shembull, kur nxehemi shumë, truri u thotë enëve të gjakut të zgjerohen dhe të lejojnë më shumë gjak të rrjedhë më afër sipërfaqes, gjë që nga ana tjetër na ftoh. Megjithatë, kur ekspozohemi ndaj të ftohtit, enët e gjakut pranë lëkurës ngushtohen dhe rrjedha e gjakut zvogëlohet.

“Pra, për sa i përket ftohjes së trupit, bërja e një dushi të ftohtë ka efektin e kundërt të asaj që synohet, pasi më pak gjak do të rrjedhë në sipërfaqen e lëkurës. Kjo do ta mbajë nxehtësinë brenda dhe përreth organeve në vend që ta heqë atë”, thekson Taylor.

“Në thelb, po e mashtroni trupin tuaj duke e bërë të mendojë se nuk ka nevojë ta ulë temperaturën, por përkundrazi ta mbajë atë”, shton ai.

Në një rast më ekstrem, mund të shkaktoni pa dashje një reaksion nga shoku i të ftohtit. Kjo mund të nënkuptojë ndryshime dramatike në frymëmarrje, rrahje të zemrës dhe presion të gjakut.

“Bën që enët e gjakut në lëkurë (ato që vijnë në kontakt me ujin e ftohtë) të ngushtohen me shpejtësi dhe të rritet presioni i gjakut, pasi zemra duhet të pompojë gjak me rezistencë më të madhe. Taylor shtoi duke vënë në dukje se kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për njerëzit me sëmundje të arteries koronare dhe probleme të tjera shëndetësore të zemrës.

Sigurisht, dushet me ujë të ftohtë kanë përfitimet e tyre. Është treguar se ato forcojnë imunitetin ndaj ftohjes së zakonshme, përmirësojnë qarkullimin e gjakut, zvogëlojnë inflamacionin dhe rrisin metabolizmin. Por ato mund të mos jenë zgjidhja më e mirë për një valë të nxehti.

Skandali në Qafë Botë/ Doganierët kërkojnë “kafe” për të kaluar kufirin, zbardhen përgjimet

Rreth 14 oficerët e doganave të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës për ryshfet u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes.

Personat e përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë marrë mbi 300 ryshfete, që arrijnë deri në 300 euro, me qëllim që të linin makinat të kalonin pa inspektim.

Oficerët e doganës filluan operacionin e tyre në mars. Ata dyshohet se i lejuan automjetet të kalonin pa inspektim, edhe nëse u ofrohej një kafe.

Më poshtë pjesë nga bisedat e zbardhura

Punonjësi më i vjetër: … dhe më vonë do të jesh në… Mendoj se zoti K. të tha…

Punonjësi i ri: Po, po, më tha.

A Y: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo xhepi që të duash

NY: Po, po, ma shpjegoi ai.

A Y: … prandaj ndryshimi është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.

Në një bisedë tjetër, oficerët e doganave shmangin dhënien e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme:

Punonjëse: Përshëndetje, kush jeni ju? (red. ajo do të thotë se cilin automjet)

Qytetari: Unë jam Peugeot.

C Y: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?

P: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….

C Y: A keni ndonjë vaj?

P: Vaj po….

CY: Sa?

P: Dhjetë litra.

C Y: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?

P: … Sa peshonte…

C Y: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.

Punonjësi mashkull: Çfarë nuk shkon?

C Y: Sa keni, ju pyes… Dhe keni vaj, dhe keni djathë, dhe keni mish.

A Y: E pe makinën?

C Y: … jo, ende po negocioj se çfarë është.

A Y: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.

C Y: Hape pak që ta shohë kolegu.

A Y: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.

P: A duhet të largohem?

A Y: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyrni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.

C Y: Sa kishte ai?

A Y: Kishte tridhjetë litra naftë.

C Y: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.

A Y: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?

P: … vite me kancer…

A Y: Hajde, hajde, përshëndetje përshëndetje

C Y: Pesëdhjetë.

A Y: Çfarë la ai? Çfarë… Oh! M… Hahaha

Në një bisedë tjetër, dy punonjës po… e ndajnë mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë me vete.

Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.

Punonjëse: Bravo, S…

A Y: Është një nga ato, ishim të mirë por pak, apo jo?

CY: Sigurisht.

A Y: Dymbëdhjetë e gjysmë.

C Y: Mirë përsëri.

“Tsakis, sill paratë”

Në një bisedë tjetër, një zyrtar detyron një shtetas shqiptar që po kalonte rrugën të paguajë 150 euro , në vend që të lëshojë një gjobë prej 3,000 eurosh.

Punonjësi: Ju keni qenë në Greqi për 7 muaj.

Qytetari: Si?

Y: Shtatë muaj në Greqi.

P: E solli një kushëri.

Y: Ai nuk ka… Ai ka një shkelje. Po ta konfiskoj makinën, do të të vë një gjobë prej tre mijë. Lëri gjërat e tua, sill makinën këtu dhe… makinën vetëm. Ke një shkelje. Nuk mund të qëndrosh në Paxos për aq gjatë. Me një makinë shqiptare…. Sidoqoftë, ke një shkelje sepse je shtetas grek. Nuk ke të drejtë të kesh një makinë shqiptare. Punon dhe jeton në Paxos… Kudo që të të kap… Gatime tradicionale greke.

P: Shkëlqyeshëm, në rregull.

Y: Ulu, ulu në karrige, sepse do të kemi një problem këtu, nuk do të vish…. Do ta lësh makinën time këtu…. Kanë kaluar shtatë muaj?

P: Jo jo!

Y: Thuaj të vërtetën tani, do të të lëpij. Mos bërtit tani, policët po të dëgjojnë. Je shtatë muajsh?

P: Jo, shtatë!

Y: Gjashtë?

P: Diku atje…

Y: A e di sa para janë këto? Tani ulu, ulu. Në jetën time, a e di sa para janë këto? Mbi 3,000.

P: Në rregull?

Y: Po…. Shko te makina. Shko merr 150 euro, mos bërtit tani, që të mos të them 200. Nuk do ta shlyej makinën.

P: A do të shkoj?

Y: Eja këtu, eja këtu. Nuk do të të marr 200. Shko merr 150… Do ta hedh letrën. Bëje copë-copë, shko merr 150 euro, bëje copë-copë dhe ik. Kur do të kthehesh, që të bëjmë një pyetje të mirë?… Do të të fus në punë të martën.

P: U bë, u bë.

Y: … Megjithatë, mos qëndro më shumë se gjashtë muaj…

P: Jo.

Y: Nuk do të të them asgjë, do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë. Ku po shkon, do të të pyes.

P: Do të shkoj në Igumenicë.

Y: Do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë.

“Sakrifikoj shumë”! Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar…

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë.

Ajo ka treguar se i është dashur të ndryshojë shumë gjëra tek vetja e saj, përfshirë sakrificat, të cilat kanë ardhur si pasojë e rrethanave.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj.

Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…

Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë.

Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica”, u shpreh Duma./ tch

‘Shko merr 150 euro dhe mos bërtit se ta çova 200’! Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit!

14 oficerët e doganave të arrestuar në Mavromat (Qafë-Botë) për ryshfet, u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes.

Në një bisedë të dalë nga përgjimet, një zyrtar detyron një shtetas shqiptar që po kalonte rrugën të paguajë 150 euro, në vend që të lëshojë një gjobë prej 3.000 eurosh.

Përgjimet:

Punonjësi: Ju keni qenë në Greqi për 7 muaj.

Qytetari: Si?

Punonjësi: Shtatë muaj në Greqi.

Qytetari: E solli një kushëri.

Punonjësi: Ai nuk ka… Ai ka një shkelje. Po ta konfiskoj makinën, do të të vë një gjobë prej tre mijë. Lëri gjërat e tua, sill makinën këtu dhe… makinën vetëm. Ke një shkelje. Nuk mund të qëndrosh në Paxos për aq gjatë. Me një makinë shqiptare…. Sidoqoftë, ke një shkelje sepse je shtetas grek. Nuk ke të drejtë të kesh një makinë shqiptare. Punon dhe jeton në Paxos… Kudo që të të kap…

Qytetari: Shkëlqyeshëm, në rregull.

Punonjësi: Ulu, ulu në karrige, sepse do të kemi një problem këtu, nuk do të vish…. Do ta lësh makinën këtu…. shtatë muaj janë…

Qytetari: Jo jo!

Punonjësi: Thuaj të vërtetën tani. Mos bërtit tani, policët po të dëgjojnë. Ke shtatë muaj

Qytetari: Jo shtatë!

Punonjësi: Gjashtë?

Qytetari: Diku atje…

Punonjësi: A e di sa para janë këto? Tani ulu, ulu. A e di sa para janë këto? Mbi 3.000.

Qytetari: Në rregull?

Punonjësi: Po…. Shko te makina. Shko merr 150 euro, mos bërtit tani, që të mos të them 200. Nuk do ta shkruaj makinën.

Qytetari: A do të shkoj?

Punonjësi: Eja këtu, eja këtu. Nuk do të të marr 200. Shko merr 150… Do ta hedh letrën. Bëje copë-copë, shko merr 150 euro, bëje copë-copë dhe ik. Kur do të kthehesh, që të bëjmë një pyetje të mirë?… Do të të fus unë të martën.

Qytetari: U bë, u bë.

Punonjësi: … Megjithatë, mos qëndro më shumë se gjashtë muaj…

Qytetari: Jo.

Punonjësi: Nuk do të të them asgjë, do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë. Ku po shkon, do të të pyes.

Qytetari: Do të shkoj në Igumenicë.

Punonjësi: Do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

VIDEO/ T merr në Antalia, luani del nga kafazi dhe suImon një familje në park

Momente tmerri në Antalia, kur një luan mashkull i quajtur Zeus iku nga kafazi i tij në parkun e kafshëve në Manavgat dhe menjëherë pas kësaj sulmoi një familje që flinte në një fushë, duke plagosur lehtë një burrë.

Megjithatë, vrasja e luanit nga gjuetarët dhe imazhet që qarkulluan në mediat sociale kanë hapur diskutime nëse kafsha duhej të ishte vrarë apo thjesht duhej të drogohej.

Siç është njoftuar, tashmë janë filluar procedurat ligjore në përputhje me nenet përkatëse të Kodit Penal Turk dhe një hetim është nisur në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Rregullores për Themelimin e Kopshteve Zoologjike dhe Parqeve të Jetës së Egër.

https://twitter.com/explore?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1941802168878498023%7Ctwgr%5E008d67aace27fa193fbbc5982874d1aff2120c50%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2025%2F07%2F06%2Fvideo-tmerr-ne-antalia-luani-del-nga-kafazi-dhe-sulmon-nje-familje-ne-park%2F