Pasaporta shqiptare do “fIejë” në sirtar, Zhegrovës nuk i hyri në punë pasi u transferua te Marseja

Saga e gjatë verore për të ardhmen e Edon Zhegrovës po shkon drejt fundit.

Futbollisti nga Kosova vijon të jetë lojtar i Lilles, mirëpo ka arritur marrëveshje personale me ekipin e Olimpikut të Marsejës

Tani ajo që ka mbetur është që klubet franceze të arrijnë akord mes tyre për shumën e transferit dhe bonuset.

Kujtojmë se në garë për Zhegrovën mbetet ende ekipi italian i Juventusit, për çka ai mori edhe pasaportën shqiptare në kohë rekord me dekret të presidentit Bajram Begaj.

Reagimi i lojtarëve të Kairat AImaty pas shortit me Real dhe Inter: Ëndrra e një jete (VIDEO)

Reagimi i lojtarëve të Kairat Almaty pas shortit me Real Madrid dhe Inter në fazën kampionat të Champions League 2025-2026: gëzim, krahët drejt qiellit dhe duart mes flokëve.

Është ëndrra e një jete. Futbollistët e klubit kazak e ndoqën të gjithë së bashku përbërjen e fazës së parë të turneut më të madh europian, që u mbajt në Principatën e Monakos, dhe kur u shortuan kundër Casa Blanca dhe skuadrës zikaltër, dhoma shpërtheu nga gëzimi.

Skuadra që u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në Champions League, duke eliminuar Celtic në play-off, do të jetë klubi më në lindje të Europës mes atyre pjesëmarrëse në veprimtarinë më të rëndësishme kontinentale.

Reagimi i lojtarëve të Kairat Almaty pas shortit

Me rastin e shortit të fazës kampionat të Champions League në Monte Karlo, lojtarët e Kairat Almaty u mblodhën për të ndjekur ceremoninë dhe e pritën me entuziazëm të madh përballjen me Real Madrid dhe me Inter.

Kundërshtari i parë i shortuar ishte klubi më i titulluar në botë dhe shpërthimi i gëzimit ishte shumë i sinqertë, me disa lojtarë që ngritën krahët drejt qiellit dhe të tjerë vunë duart mes flokëve. Kur ndodhi përballja me Inter, përveç festës disa thirrën: “Shkojmë në San Siro”.

Përveç Real Madrid dhe Inter, Kairat Almaty do të luajë gjithashtu kundër Club Brugge, Olympiacos, Pafos, Arsenal, Sporting Clube de Portugal dhe Kopenhagen në përvojën e tyre të parë në Champions League.

Kairat Almaty në Champions League për herë të parë

Kairat Almaty u kualifikua në Champions League, duke eliminuar në mënyrë të bujshme pas penalltive Celtic e Brendan Rodgers. Klubi kazak kaloi 4 ture paraprake, duke eliminuar sllovenët e NK Olimpia Lubiana, finlandezët e KuPS dhe sllovakët e Slovan Bratislava: Kairat fitoi biletën për fazën kampionat falë 3 penalltive të pritura nga Anarbekov, portieri rezervë që zëvendësoi titullarin Zarutskiy, i cili u dëmtua pikërisht në ndeshjen e parë ndaj skocezëve.

Nuk është hera e parë e një skuadre kazake në Champions League: në sezonin 2015-2016, Astana u përfshi në Grupin C me Atletico Madrid, Benfica dhe Galatasaray.

Nga Tirana në Rinas me tren në 2027, ja si prìtet të ndryshojë transporti në vend

Transporti në vendin tonë pritet të pësojë një transformim në vitet e ardhshme, çka do të ndikojë edhe në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deri në vitin 2030, rreth 30% e transportit rrugor do të transferohet drejt hekurudhës, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën në rrugë dhe duke ulur ndotjen e ajrit.

Aktualisht, transporti rrugor konsiderohet ndër kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit dhe të emetimeve të CO2 në vend, teksa nisja e funksionimit të trenave shihet si një nga masat më të rëndësishme për reduktimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile, që janë karburantet.

Ndërkaq, parashikimi që rreth 30% e transportit rrugor të zhvendoset në hekurudhë lidhet ngushtë me përfundimin e disa prej projekteve më të rëndësishme hekurudhore në vend, si linja Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit. Sipas afateve tw bwra publike, projekti për ndërtimin e linjës Vorë – Hani Hotit pritet të përfundojë pikërisht në vitin 2030, teksa aktualisht është në fazë tenderimi për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet. Ndërkohë linja Tiranë – Durrës – Rinas është më e avancuar, por afati për përfundimin e plotë është shtyrë disa herë. Së fundmi u bë me dije se trenat për këtë linjë hekurudhore parashikohet të vijnë në 3-mujorin e parë të vitit 2027.

Përveç përfitimeve mjedisore, zhvendosja drejt transportit hekurudhor pritet të sjellë edhe rritje të sigurisë rrugore, kursime ekonomike dhe lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve.

‘Bashkëpunim famiIjar’ në korrupsion/ SPAK çon në gjyq Ilir Metën, Monikën, nënën e saj dhe 2 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, e 2 persona të tjerë.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 55 të vitit 2019

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 55/2019, në ngarkim të të pandehurve:

Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

Episodet e dokumentuara tregojnë subjektet e procedimit, të cilët në bashkëpunim mes tyre janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të përmendura më sipër.

Për hetimet e kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros.

Lajmi i fundit! Vr▪︎ tet Kryeminìstri i njohur!

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 693-të, me zhvillime të reja që kanë tronditur rajonin dhe opinionin ndërkombëtar.

Sipas disa mediave, Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, kryeministri i qeverisë së rebelëve Huthi në Jemen, është vrarë të enjten në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin Sana’a.

Lajmi është raportuar fillimisht nga gazeta jemenase “Aden Al-Rad”, sipas burimeve të cituara nga portali izraelit Ynet. Sulmi, që synonte një banesë në një zonë të banuar, ka pasur në shënjestër Al-Rahwi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të lëvizjes Huthi, të cilët raportohet se ndodheshin aty në momentin e bastisjes.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta edhe brenda Izraelit. Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Rripin e Gazës kanë njoftuar një protestë masive më 3 shtator përpara rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem. Ato kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e menjëhershëm të të afërmve të tyre.

Protestat janë përballur me kundërshtimin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili ka shprehur dëshirën për t’i ndaluar ato në rrugë dhe në ambiente fetare si sinagogat. Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka deklaruar prerë se “nuk do të ketë plan” për krijimin e një shteti palestinez, duke forcuar qëndrimin e qeverisë izraelite ndaj kërkesave ndërkombëtare për zgjidhje me dy shtete.

Presioni ndaj Izraelit po rritet edhe në arenën ndërkombëtare. Në një letër të përbashkët drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, Suedia dhe Holanda kanë kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete kundër Izraelit për shkelje të të drejtave të njeriut.

Situata mbetet e paqëndrueshme, me konflikte që përfshijnë jo vetëm Gazën, por edhe zona të tjera të Lindjes së Mesme, si Jemeni, ku përplasjet po përhapen përtej kufijve tradicionalë të luftës.

Përmbytje masive në Slloveni, stuhia po i afrohet Kroacisë, meteorologët: AIarm i kuq në Adriatik

Një stuhi e madhe me reshje shiu ka përmbytur disa zona në Slloveni, teksa sinoptikanët parashikojnë se moti do të përkeqësohet në vijim në të gjithë rajonin.

Këtë mëngjes, lumenjtë më të vegjël dhe rrjedhat e rrëmbyeshme të ujit u rritën ndjeshëm, dhe reshjet po përmbytin disa zona, njoftoi Agjencia Sllovene për Mbrojtjen e Mjedisit. Qyteti i Koperit raportoi se situata në terren është e rrezikshme dhe po përkeqësohet.

Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik Kroat ka lëshuar paralajmërimin më të lartë, të kuq, për Adriatikun verior dhe qendror për shkak të stuhive që priten të premten pasdite dhe në mbrëmje, me erëra të forta dhe të stuhishme dhe shira të rrëmbyeshëm që mund të çojnë në përmbytje të rrëmbyeshme dhe urbane.

E teksa stuhia po i afrohet Kroacisë, pritet që në fundjavë të prekë edhe Shqipërinë, ndonëse është vështirë të thuhet nëse deri atëherë do të ketë të njëtin intensitet të lartë.

80 vjeçarja mposht mafien e pronave në Drimadhes! PAMJET: IKMT rrafshon Iokalin e Helidon Gjikokës dhe e gjobit me 113 milionë lekë; avokati: Triumfoi drejtësia

Helidon Gjikoka, një biznesmen kontravers në jug të vendit, duhet të paguajë 113 milionë lekë për “beach bar-in” pa leje që kishte ndërtuar në zonën e Drimadhesit. I denoncuar nga banorët dhe familjarët e tij për grabitjen e pronave, drejtësia më në fund ka dhënë drejtësi.

Avokati Arben Llangozi tregon se beteja me këtë biznesmen ka nisur 5 vite më parë, në kohën e pandemisë kur klientët e tij kanë denoncuar zaptimin e tokave, ndërsa autoritetet lejuan ngritjen e lokalit buzë detit nga Helidon Gjikoka.

“Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha kam dokumentuar çdo shkelje, duke bërë kallëzimet përkatëse pranë Policisë Himarë, madje edhe ndaj vetë policisë që, në vend që të ndëshkonte autorët e krimit, i mbrojti ata.

Gjatë kësaj periudhe janë depozituar 7 çështje penale lidhur me këtë shkelje, por Prokuroria e Vlorës e kthyer prej vitesh në një çerdhe korrupsioni u bë avokate mbrojtëse e një mafiozi, duke mos e vënë asnjëherë përpara drejtësisë autorin e krimit”, shkruan ai.

Avokati tregon se prej 5 vitesh, Prokuroria e Vlorës ka mbrojtur interesat e paligjshme të këtij individi, duke kërkuar pushimin e çështjeve. Me këmbëngulje të vazhdueshme, ai ka arritur t’a kthej dosjen disa herë për hetim.

Më në fund, dy ditë më parë fadromat e IKMT-së dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar në ambientet resortit “Amel Beach” dhe kanë rrafshuar godinën e ndërtuar pa leje dhe në tokën e personave të tjerë, zaptuar nga Helidon Gjikoka.

IKMT ka vlerësuar dëmin ndaj shtetit në shumën 113 milionë lekë, por dëmi real ndaj individit është shumë më i madh dhe i pallogaritshëm, thotë avokati Arben Llangozi.

Ai ka ndarë në llogarinë e tij dhe një video të një zonje 80 vjeçare, e cila rezulton të jetë pronare e vërtetë e tokës që i është grabitur nga ky biznesmen kontravers, të cilin avokati e quan “mafia e pronave”.

“Sot është e gëzuar dhe fluturon nga lehtësimi, sepse pas një kalvari të gjatë padrejtësish, zaptuesi mori ndëshkimin që meritonte dhe shteti, më në fund, i ktheu dinjitetin dhe shpresën. Në çdo hap të saj është historia e mijëra familjeve shqiptare që u është marrë prona, që janë poshtëruar nga sistemi, që janë detyruar të përulen para korrupsionit dhe padrejtësisë.

Dhe sot, ajo nënë 80-vjeçare vrapon për të parë nëse më në fund shteti po zgjohet nga gjumi i gjatë i tradhtisë. Ajo vrapon për të parë nëse drejtësia, e vjetër sa historia e këtij kombi, do të fillojë më në fund të funksionojë jo si makineri grabitjeje, por si mburojë e qytetarit”, përmbyllet reagimi.

V▪︎ au kushëririn e tij pas sherrit për “portofoIin”, rrëfehet Ndoc Meçaj: I bëra be në Kishë që nuk e kisha vjedhur, ai …

Ndoc Maçaj, autori që ekzekutoi një natë më parë Piro Prronin ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Maçaj, i cili ashtu sikurse u bë me dije edhe më herët rezulton të jetë kushëriri i 61-vjeçarit, ka deklaruar se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Prronin.

Sipas tij, ky i fundit prej një muaji e akuzonte se i kishte vjedhur portofolin, një akt të cilin Maçaj thekson se nuk e ka kryer.

“I bëra be në kishë që nuk e kisha vjedhur unë,” ka deklaruar ai përpara hetuesve. Por, pavarësisht insistimit të tij se nuk e kishte vjedhur portofolin, kushëriri i tij vijonte ta akuzonte.

Mbrëmjen e kaluar, natën kur dhe ndodhi ngjarja, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte fyer dhe për këtë arsye Maçaj nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi për vdekje.

Piro Prroni

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendi i ngjarjes, por arratisja e tij zgjati për vetëm pak orë pasi paraditen e kësaj të enjte ai vendosi që të dorëzohej në Komisariat.

Sakaq theksojmë se fillimisht u tha se kjo ngjarje erdhi si rrjedhojë e konflikteve të dy kushërinjve për pronat. Mirëpo, kjo dëshmi e dhënë së fundmi nga Maçaj ka ngritur një tjetër pistë. Grupi hetimor është duke hetuar të gjitha pistat me qëllim për të zbardhur këtë ngjarje dhe zbulimin e shkakut shtyu Ndoc Maçajn t’i merrte jetën kushëririt të tij, Piro Prronit.

“Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.

E rëndë, 17-vjeçari ν▪︎et në mes të Iokalit ish-presidentin e ekipit të futbollit

Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidenti 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një kafene në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë. Ngjarja u regjistrua në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit.
Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ku viktimë mbeti ish-presidenti i Alemdag Spor, Tuncay Meric, në periferi të Cekmekoy. Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët, ndërsa vetë ikën menjëherë.

Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin. Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne, ku u arrestua. Së bashku me të, u arrestua edhe një burrë 64-vjeçar, i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij.

Një dëshmitar okular e përshkroi momentin e vrasjes: “Isha ulur në një kafene me miqtë. U ngrita për të shkuar në tualet. Po shikoja pamjet e një sherri. Nuk kishte asnjë debat, asnjë dialog. Papritmas, një djalë i ri në moshë ngriti armën drejt burrit pranë tij dhe e qëlloi. Të gjithë po vraponin në atë moment, unë u shtriva përtokë.”.
Autoritetet turke njoftuan se hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes është duke u zhvilluar, për rastin që tronditi opinionin publik sportiv dhe politik të vendit.

https://twitter.com/i/status/1960990846926438651

“Derisa të gjej një burrë…”/ Rina konfirmon ndarjen nga Ledri, kunjat në ‘Tik Tok’ për reperìn

Rina Zaiti ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet duke bërë një përshkrim të gjatë mbi tiparet që kërkon tek një partner ideal.

“Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale.
Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua.”

Me këtë koment, ajo tregon se është single, e se raporti i saj me Ledri Vulën ka marrë fund.

Ndjekësit nuk vonuan ta interpretonin këtë si një “kunjë” të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj.

Komentet shpërthyen me humor, ku njëri prej tyre shkruante: “Dmth kokan qel zyrtarisht aplikimet”, ndërsa një tjetër theksonte: “Rina woke up and chose violence.”

Vetë Rina i mori me sportivitet reagimet, duke kthyer përgjigje plot humor dhe duke lënë të kuptohet se nuk i shmanget aspak aludimeve.

Kjo lëvizje e saj vjen në një moment kur Ledri është përfolur gjerësisht për jetën e tij private pas ndarjes, duke i dhënë edhe më shumë peshë spekulimeve se postimi i Rinës mund të jetë një mesazh i koduar për reperin. Kujtojmë se Ledri Vula përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, fotot janë shfaqur të të dyve, por ende asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë.