Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha për të sqaruar çdo keqkuptim. Sa i përket punës, maturia dhe organizimi do të sjellin rezultate pozitive.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), do të përjetoni ditë të qeta dhe të këndshme, perfekte për t’iu përkushtuar vetes dhe të dashurve tuaj. Sa i përket punës, ka mundësi për rritje, edhe nëse me disa ngadalësime që duhen menaxhuar me qetësi.

BINJAKËT

Do të jeni shumë komunikues dhe proaktivë, idealë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme. Marrëdhëniet personale mund të përfitojnë nga kjo klimë e favorshme. Sa i përket punës, hapen mundësi të reja që mund t’i shfrytëzoni menjëherë.

GAFORRJA

Do të kesh nevojë për momente reflektimi. Në dashuri, ndjeshmëria do të jetë e lartë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve. Sa i përket punës, është më mirë të shmangësh zgjedhjet impulsive dhe të vlerësosh me kujdes çdo propozim.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), do të ndiheni plot energji pozitive. Fundjava do të favorizojë iniciativa të guximshme dhe momente pasioni në dashuri. Sa i përket punës, duhet të qëndroni të përqendruar në mënyrë që të mos humbisni mundësi të rëndësishme.

VIRGJËRESHA

Mund të hasni disa pengesa, por me durim dhe vendosmëri gjithçka do të zgjidhet. Sinqeriteti do të jetë çelësi për të kapërcyer keqkuptimet, ndërsa në punë nevojitet shumë organizim.

PESHORJA

Po shijoni një periudhë qetësie për marrëdhëniet. Sa i përket punës, mund të bëni përparim falë ideve të reja. Në dashuri, lini hapësirë ​​për spontanitet dhe improvizim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje emocioneve tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të zgjidhur konfliktet me qetësi. Sa i përket punës, shmangni vendimet e nxituara dhe planifikoni gjithçka me kujdes.

SHIGJETARI

Fundjava që do të përjetoni ju fton të shikoni përpara me optimizëm. Komunikimi i sinqertë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve. Kapitulli i punës: energjia krijuese do të jetë një aleat i shkëlqyer.

BRICJAPI

Jeni në një fazë produktive. Fundjava është ideale për të realizuar projekte të rëndësishme. Kushtojini kohë dhe vëmendje partnerit tuaj për të shmangur keqkuptimet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), jeni gati për inovacion dhe eksperimentim. Fundjava stimulon kreativitetin dhe favorizon ide të reja. Qartësia dhe sinqeriteti do të jenë thelbësore gjatë orëve të ardhshme.

PESHQIT

Shumë prej jush do të kenë një fundjavë reflektimi dhe rikuperimi emocional. Në dashuri, ndjeshmëria do të ndihmojë në zbutjen e çdo tensioni. Sa i përket punës, përpiquni të qëndroni të qetë dhe përballuni me vështirësitë me durim.

Shtang Blendi Fevziu!/ Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një përvojë të pakëndshme që i ndodhi së fundmi në Tepelenë, gjatë një ndalese rrugës për në Sarandë, ku ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij 9-vjeçare. Në emisionin “Opinion”, teksa diskutohej për mikpritjen shqiptare, Fevziu tregoi se, ndonëse gjithmonë e ka promovuar Shqipërinë si një vend mikpritës, ngjarja e ndodhur e ka lënë të zhgënjyer.

Sipas tij, vajza e vogël kishte kërkuar të përdorte tualetin pranë një hoteli dhe restoranti, por ishte përzënë nga pronarja e lokalit, pavarësisht se bashkëshortja e tij i kishte ofruar të blinte një ujë për ta justifikuar përdorimin e banjës.

“I thashë sime shoqeje çoje vajzën, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë… ajo zonja e përzuri. I tha: ‘Duhet të hash mish që të shkosh në banjë’. Një fëmijë 9 vjeç që përzihet për të mos përdorur banjën, nuk besoj se ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në botë”, – u shpreh Fevziu.

Ai shtoi se kjo ishte një nga situatat më të tronditshme që i kishte ndodhur gjatë 35 viteve si gazetar, duke theksuar se një veprim i tillë ndaj një fëmije nuk përputhet me imazhin që Shqipëria përpiqet të transmetojë për mikpritjen.

Përplasen “kokë më kokë” dy autobusa në Greqi, 31 të pIagosur, mes tyre 12 të mitur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në Athinë.

Mediat greke bëjnë me dije se dy autobusë urban janë përplasur, duke lënë të plagosur 31 pasagjerë.

Mësohet se mes të plagosurve, 12 janë të mitur. Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e përplasjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Rusia bëhet shteti i parë në botë njeh qeverinë e talebanëve

Rusia njoftoi sot se ka pranuar kredencialet e një ambasadori të ri afgan në Moskë, duke e bërë atë vendin e parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Afganistanit gjithashtu konfirmoi vendimin, duke thënë se ambasadori rus, Dmitry Zhirnov u takua me ministrin e jashtëm taleban, Amir Khan Muttaqi, dhe i përcolli vendimin e qeverisë që nënvizon “rëndësinë e këtij zhvillimi”.

Zhirnov e quajti atë një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Ana e shëmtuar e mikpritjes shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: Më tronditi, s’më kishte ndodhur kurrë

Gjon Dukgilaj mendon se një nga avantazhet më të mëdha që kanë shqiptarët në fushën e turizmit është mikpritja. Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se e ka lëkundur pak drejtuesin e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziun, i cili e ka promovuar gjithnjë mikpritjen shqiptare.

Ai ndan me të ftuarit një episod të ndodhur në Tepelenë me vajzën e tij 9-vjeçare, gjatë një ndalese kur ajo ishte përpjekur të përdorte tualetin. Zonja që ndodhej aty, kishte refuzuar edhe pse ishin përpjekur të blinin diçka.

Gjon Dukgilaj: Avantazhi më i madh i Shqipërisë janë dy elementë për mua, shqiptari që ka shikimin dhe buzëqeshjen ndryshe prej popujve të tjerë.

Blendi Fevziu: Janë miqësorë thua?

Gjon Dukgilaj: Ne jemi të veçantë.

Blendi Fevziu: A thua? Më ndodhi një histori para një jave në Tepelenë që më bëri të dyshoj se unë vazhdimisht kam thënë që ne kemi një mikpritje të rrallë, e kemi kod zakonor, nuk e kemi standard turistik, mirëpo isha me vajzën e vogël duke shkuar për në Sarandë, ndalova në një karburant në Tepelenë për të furnizuar makinën, vajza 9 vjeç, donte të shkonte në banjë, ishte një restorant dhe hotel aty ngjitur.

I thashë sime shoqeje çoje një çikë, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë se mos të përdorësh banjën. Shkoi dhe gruaja e lokalit që ishte bosh, e përzuri. Një fëmijë 9 vjeç që vjen për të hyrë në banjë dhe t’i thuash ik, s’ke për të hyrë në banjë, nuk besoj që ka vend të globit, kudo që të shkosh.

Gjon Dukgilaj: Nuk ka pasur banjë se s’ka mundësi.

Blendi Fevziu: Kishin banjë që ç’ke me të! E përzuri, duhet të hash mish i tha që të shkosh në banjë. Ajo më ka tronditur dhe m’u duk një rast i frikshëm. Nuk më kishte ndodhur 35 vjet që kam unë në Shqipëri që shëtis si gazetar, nuk më kishte ndodhur kurrë. Unë nuk isha vetë kuptohet, nuk më pa se po mbushja makinën, por të kthejë fëmijë 9 vjeç…çfarë mund t’i bëjë ai një turisti të huaj?./klan

Donald Trump i zhgënjyer nga Putini! Presidenti rus ndërmerr AKTIN EKSTREM për t’i treguar homologut që e ka “seriozisht”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se është i zhgënjyer me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pasi presidenti i Rusisë nuk po pranon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Komentet e presidentit Trump janë bërë një ditë më parë, pas telefonatës që ai zhvilloi me Vladimir Putin.

Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes mjeteve diplomatike duket se kanë ngecur dhe Trump po përballet me thirrje të vazhdueshme. Madje edhe disa nga republikanët po përpiqen që të rrisin presionin ndaj Putin me qëllim që ky i fundit të pranojë negociatat për të bërë paqe me Ukrainën.

Gjatë bisedës së tyre e cila zgjati për rreth 1 orë, Trump dhe Putin nuk diskutuan vendimin e fundit të SHBA-së për të ndaluar furnizimet me disa pajisje ushtarake për Ukrainën.

Trump u tha gazetarëve “ne nuk e kemi” ndaluar plotësisht furnizimin me armë për Ukrainën dhe akuzoi paraardhësin e tij, Joe Biden , se kishte dërguar kaq shumë pajisje ushtarake në Kiev saqë rrezikonte dobësimin e mbrojtjes së SHBA-së.

“Po japim armë, por kemi dhënë kaq shumë armë. Por po japim armë”, tha republikani. “Dhe po punojmë me ta dhe po përpiqemi t’i ndihmojmë, por nuk e kemi ndaluar plotësisht. E dini, Biden e zbrazi vendin tonë duke u dhënë armë, dhe duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë”, shtoi ai.

E teksa Trump është duke u përpjekur për të “ulur gjakrat” mes Putin dhe Zelensky, presidenti rus ka vendosur që të sulmojë sërish Ukrainën.

Përgjatë natës ai ka bombarduar Kievin. Siç dhe raportojnë mediat e huaja një re e dendur tymi mbuloi kryeqytetin ukrainas. Më shumë se 550 dronë dhe 11 raketa u lëshuan përgjatë natës, ku si pasojë fatkeqësisht pati viktima dhe të plagosur

Gjithashtu, si pasojë e sulmeve pati dhe dëme të mëdha në infrastrukturë, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha e cilësoi natën e kaluar si një nga më “të këqijat” që ka përjetuar kryeqyteti.

Ai e akuzoi Putinin për një “shpërfillje të hapur” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë atyre që kërkojnë ndalimin e luftës.

Fenomen i rrallë në kulmin e vapës, mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, ja çfarë thonë meteorologët

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot mesditën bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale. Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

“Të mbledhin plaçkat”/ Rama paralajmërim për inspektorët e bashkive dhe IKMT: Të vrapojnë shumë këto javë ose…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike për parkime kundrejt pagesës “të mbledhin plaçkat”.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll”, tha Rama.

Ai paralajmëroi inspektorët e Bashkive dhe të IKMT-së që të mos mbyllin sytë përpara këtyre paligjshmërive.

Edi Rama: Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për tu mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, policia bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll.

Arsyet më kanë bërë të jem pranë Tiranës, marr mesazhe e ankesa, e kam shumë të fortë detyrimin që në Tiranë, Vlorë e Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht të jem gati për t’u dhënë përgjigjen që kërkojnë, është përgjigje e interesit komunitar të përbashkët. Inspektorët e Bashkive dhe IKMT të vrapojnë shumë këto javë, që të mos përballen me faktet e syve të tyre të mbyllur, që do i çojë në situata të papëlqyeshme, dhe policia e shtetit të rrisë vigjilencë për ndërtime pa leje.

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret javën e ardhshme

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C.

“Nesër presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Qarku Vlorë do jetë pak më i freskët”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Fundjava do të jetë me temperatura 39 gradë dhe në po të njëjtat ujëra do të mbetet edhe fillimi i javës së ardhshme. Vala e të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të Europës, në vendin tonë pritet të ketë një tërheqje për pak ditë, të mërkurën.

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha Porja.

Muaji korrik parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës.

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha sinoptikania.

Vera me temperaturën më të lartë të shënuar përgjatë këtyre viteve të fundit është ajo e 2023-it, kur termometri në korrik shënoi 43.6 gradë në Elbasan.

Diogo Jota shuhet në aksident, Ronaldo emocionon me mesazhin e tij të ngushëllimit

Adriatik BALLA

Dje ishte një ditë zie për futbollin, pasi një ngarje e rëndë në aksident i mori jetën futbollistit të Portugalisë, Diogo Jota. Ky ishte më të vërtetë një lajm tragjik që goditi botën e futbollit. Jota, sulmuesi i Liverpulit, humbi jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga dhe përfundoi në flakë. Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më dramatike.

Diogo Jota iu bashkua Liverpulit në vitin 2020 nga Ulverhampton për një shumë prej 44.7 mln eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste. Me Liverpulin, ai fitoi Premier League në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atletico Madrid, Porto dhe Ëolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë. Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim. Ndërkohë, “ylli” i futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, ka reaguar me një mesazh emocional pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre, duke shprehur tronditjen e tij të thellë dhe solidaritetin me familjen e sulmuesit portugez.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi: “Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni”, shkruan Ronaldo. Lajmi bëhet edhe më i dhimbshëm kur kujtojmë se vetëm një javë më parë, më 22 qershor 2025, Diogo Jota ishte martuar me partneren e tij Rute Kardoso, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të qëndrueshme. Çifti ishte prindër të tre fëmijëve, dhe së fundmi kishin shpërndarë foto të dasmës së tyre në rrjetet sociale, ku shfaqeshin të lumtur në altar, të rrethuar nga fëmijët e tyre. Në mbishkrimin e postimit në Instagram, ata shkruanin: “22 qershor 2025. Po për gjithë jetën.” Udhëtimi me makinë e më pas me target, duke evituar aeroplanin, i ishte këshilluar nga mjeku i Liverpulit.