Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’…, ja çfarë po ‘gatuhet’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi. Jo vetëm kaq! Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj. Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së. Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë. Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim. Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!

‘6 minuta errësirë në mesditë’/ Ja kur do të ndodhë eklipsi më i madh diellor i shekullit të XXI

Brenda pak më shumë se dy vjetësh, qielli do të errësohet dhe miliona njerëz do të përjetojnë heshtjen e një muzg gjashtëminutësh mesditor.

Ky nuk është një skenar fantastiko-shkencor, por eklipsi total diellor më i madh i shekullit të 21-të, i cili pritet të ndodhë më 2 gusht 2027.

Astronomë profesionistë dhe amatorë po përgatiten me entuziazëm për këtë fenomenin unik, i cili nuk do të përsëritet në kushte kaq ideale deri në vitin 2114.

Eklipsi i 2 gushtit 2027 nuk është thjesht total, por për shkak të një përputhjeje të rrallë gjeometrike, kohëzgjatja e tij do të arrijë 6 minuta e 23 sekonda duke ja lënë pas atë të vitit 1991.

Oqeanit Indian.

Jashtë zonës së totalitetit, një eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm në pothuajse gjithë Evropën, Afrikën Veriore dhe Lindore, si dhe pjesën më të madhe të Azisë Perëndimore.

Pse zgjat kaq shumë? Shpjegimi shkencor

Kohëzgjatja e eklipsit varet nga tre faktorë kryesorë:

-Distanca e Hënës nga Toka: Sa më afër të jetë Hëna, aq më e gjatë është hija.

-Distanca e Tokës nga Dielli: Sa më larg të jetë Toka nga Dielli, aq më i vogël duket diametri i Diellit.

-Gjeometria orbitale: Kur hija kalon ekuatorin, lëviz më ngadalë mbi sipërfaqen e Tokës.

Në vitin 2027, të tre këta faktorë përputhen në mënyrë pothuajse perfektë, Hëna është më afër, Toka është më larg Diellit, dhe hija kalon mbi rajonet ekuatoriale, duke siguruar një spektakël me kohëzgjatje dhe stabilitet të jashtëzakonshëm.

Luxori në Egjipt, duke u njohur si qyteti i faraonëve dhe tempujve të lashtë, pritet të jetë epiqendra globale e vëzhgimit atë ditë.

Agjencitë turistike kanë nisur rezervimet pranë tempujve të Ramsesit II dhe Hatshepsutit, duke e bërë vendin ideal për astrofotografi dhe dashamirës të astronomisë.

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “MAT” në Ibiza?

Dy emrat më në zë të estradës shqiptare duket se nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave të tyre.

Ledri Vula dhe një vajzë misterioze, me fytyrë të mbuluar janë fotografuar në Ibiza në Spanjë.

Nuk ka një konfirmim 100% se vajza në foto është Xhensila Myrtezaj, por ajo që vihet re janë tatuazhet e vajzës në foto, që përkojnë me ato të këngëtares.

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore e njohur pritet të zërë vendin e tij

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania,

Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e pestë.

Sipas burimeve tona pranë produksionit, arsyeja lidhet me kohën dhe intensitetin që kërkon ky format, që e angazhon plotësisht për disa muaj dhe nuk i lë hapësirë për projekte të tjera.

Pas finales së sezonit të katërt, ku u shpall fitues Gjesti, Ledioni dhe partnerja e tij u tërhoqën për disa javë nga rrjetet sociale, duke i qëndruar larg vëmendjes publike.

Sa i përket emrit që mund ta zëvendësojë, aktualisht përfliten dy emra të njohur: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me to, ekziston mundësia që Ledioni të rikthehet sërish, por burimet thonë se gjasat janë të vogla.

Arbana Osmani u tërhoq nga drejtimi i formatit pas përfundimit të sezonit të dytë për t’iu përkushtuar familjes dhe projekteve të saj personale. Ndërkohë, Luana Vjollca ka mbyllur me sukses sezonin e dytë të Ferma VIP dhe është e gatshme për një sfidë të re në ekran.

Të gjitha këto mbeten ende në nivel diskutimesh, ndërsa vendimi final pritet të merret në javët në vijim.

Universi ka një “buton vetëshkatërrimi”? Shkencëtarët zbulojnë skenarin më të keq të botës

Shkenca ka parashikuar shumë mënyra sesi mund të vijë fundi i gjithësisë. Por tani, fizikanët kanë paraqitur një nga skenarët më shkatërrues të mundshëm: teorinë e asaj që quhet “shpërbërja e vakumit të rremë”, të cilin e konsiderojnë një lloj butoni vetëshkatërrimi i brendshëm i universit.

Universi mendohet se ndodhet në një “vakum të rremë”, që do të thotë se nuk është në gjendjen më të qëndrueshme të mundshme. Ashtu si qymyri, që ka shumë energji të fshehur (dhe mund të digjet), edhe universi mund të përmbajë energji potenciale të lartë. Pasi ajo energji të çlirohet, sistemi shkon në një gjendje më të ulët e më të qëndrueshme, pra në një “vakum i vërtetë”.

Sipas teorisë, nëse ndonjë pjesë e universit arrin këtë vakum të vërtetë, ajo do të krijonte një flluskë që do të zgjerohej me shpejtësinë e dritës, duke fshirë gjithçka në rrugën e saj: yje, planetë dhe vetë strukturën e realitetit.

Shkencëtarët besojnë se fusha Higgs, përgjegjëse për masën e grimcave elementare, mund të jetë aktualisht e bllokuar në një vakum të rremë. Nëse ajo kalon në një vakum të vërtetë, kjo do të shkaktonte një “fazë kalimi” masive dhe universale, që do të ndryshonte parametrat bazë të fizikës.

Kjo do të thotë se grimcat elementare do të ndryshonin masë. Si rezultat, atomet nuk do të formoheshin më dhe asgjë që njohim, yje, planetë apo jetë, nuk do të mund të ekzistonte.

A mund të ndodhë kjo?

Për të ndodhur, duhet një përqendrim ekstrem i energjisë në një pikë shumë të vogël, si ajo që ndodhte në momentet e para të Big Bang. Shkencëtarët dyshojnë se vrimat e zeza të formuara në sekondat e para të universit, mund të kenë qenë katalizatorë të tillë.

Disa teori sugjerojnë që mjafton një nga këto vrima të zeza për të nisur procesin e shkatërrimit total.

Një nga aspektet më të frikshme të kësaj teorie është se nëse një flluskë e vakumit të vërtetë ka nisur diku në univers, ajo mund të jetë duke udhëtuar drejt nesh me shpejtësinë e dritës dhe nuk do ta shihnim asnjëherë të vinte.

Megjithatë, siç shpjegojnë shkencëtarët, fakti që ende ekzistojmë mund të jetë provë se ky proces nuk ka ndodhur ose nuk do të ndodhë fare.

Po ashtu, ende nuk dimë çfarë roli mund të luajnë materia dhe energjia e errët në këtë proces. Ka teori që sugjerojnë se këto forca misterioze mund ta mbajnë universin të qëndrueshëm, shkruan Daily Mail.

Për sa kohë që kjo flluskë nuk na ka goditur, mbetemi në një pritje të qetë, por të paqartë. Fundi mund të mos vijë kurrë, ose mund të ndodhë në çdo çast.

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç dr*gë nga puna (Video)

Një ish-punonjës i Policisë së Shtetit që punonte si i infiltruar tregon për emisionin “Stop” se e kanë përjashtuar nga puna pasi e akuzuan për konsum alkooli, ndërkohë që shpjegon se alkool nuk ka konsumuar, por lëndë narkotike po pasi ia kërkonte detyra të ishte në mes të bandave.

Çështja shkoi në gjykatë dhe në vitin 2022 u zbardh vendimi nga Gjykata Administrative e shkallës së parë që ky ish-punonjës të dëmshpërblehej me 8 paga. Por Gjykata Administrative e Apelit nuk e ka marrë ende në shqyrtim këtë çështje që nga viti 2022.

“Stop” interesohet pse nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për përshpejtim që qytetari ka bërë me shpresën se shumë shpejt do të ketë një përgjigje.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 30 Qershor 2025

Dashi

Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqaret do kenë mundësi te mira për te filluar një lidhje te qëndrueshme. te ardhurat do jene edhe me te mira se disa dite me pare prandaj mund te shpenzoni pa frike.

Demi

Do i kushtoni me tepër kohe se kurrë partnerit sot dhe çastet intime do jene me elektrizuese. Do mundoheni t’ia bëni qejfin atij për çdo gjë. Beqaret do jene mjaft kapricoze dhe nuk do pranojnë te dalin me cilindo qe do i joshe. Financat do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Disa prej tyre do iu nxitin te bëni ekonomi duke hequr disa para mënjanë.

Binjaket

Do mahniteni nga surprizat e partnerit tuaj gjate kësaj dite. Kjo do iu beje ta ridashuroni atë me më shume se kurrë me pare. Beqaret do pëlqejnë persona misterioze, por qe ne realitet janë gurë te çmuar qe nuk duhen lënë te ikin. Ne përgjithësi financat do jene te stabilizuara, gjithsesi do bënit mire te mos kryenit investime marramendëse apo te jepni para hua.

Gaforrja

Dite shume e zakonshme dhe pa asnjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite plot surpriza. Do takohen me persona te shumte dhe do fillojnë shpejt lidhjen qe kane ëndërruar. Me financat nuk duhet te luani sepse do digjeni keq dhe do mbeteni pa para.

Luani

Ka rrezik qe lidhja juaj te kaloje një krize gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni aspak mire me atë qe keni ne krah dhe nga inati mund te bëni gjera qe as vete nuk i kishit parashikuar. Beqaret nuk do jene me fat dhe do mbeten serish vetëm. Dielli dhe Merkuri do favorizojnë financat. Do ketë përmirësime te ndjeshme te situatës, prandaj mund te kryeni te gjithash shpenzimet e dëshiruara.

Virgjeresha

Do e ulni shume partnerin tuaj ne disa raste dhe kjo do e lëndojë pa mase atë. Nëse nuk e doni me si me pare me mire te flisni hapur me te dhe te mos mbani një lidhje sa për t’u dukur. Beqaret do kenë takime, por nuk do guxojnë te hedhin asnjë hap me tej. Po nuk e hoqët turpin nuk keni për te krijuar ndonjëherë ndonjë lidhje. Financat do kenë tronditje here pas here.

Peshorja

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për çiftet. Here do dashuroheni dhe here do keni debate me partnerin. Beni kujdes sepse ne këtë mënyrë nuk keni për te qene kurrë te lumtur. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do shkoje çdo gjë me se miri. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

Akrepi

Dite jo problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te këndshme pranë atij qe dashuroni dhe nuk do iu tërheqin aspak aventurat me persona te tjerë. Edhe beqareve do iu konkretizohen me ne fund disa ëndrra. Financat do jene te mire, por shume shpejt mund te kenë edhe me tepër përmirësime fale disa projekteve qe do filloni.

Shigjetari

Do i shprehni natyrshëm ndjenjat gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me par5nerin do jete me e mire. Ata qe kane pasur vështirësi dhe debate do i ndreqin me maturi. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te dale dhe për te njohur persona te rinj. Financat do jene te qëndrueshme. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjerat e domosdoshme.

Bricjapi

Do e ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do gjeni mënyra te reja si ta riktheni pasionin dhe entuziazmin. Beqaret do takohen me persona interesante me te cilët ia vlen te fillojnë një lidhje. Merkuri do sjelle fat ne planin financiar. Do jeni shume te qarte se sa duhet te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Ujori

Dite goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar kështu qe duhet bere kujdes. Beqaret edhe pse do kërkojnë pa fund për princin e kaltër nuk do arrijnë ta gjejnë dot. Financat do jene te mira. Filloni te hiqni disa para mënjanë sepse me vone do keni nevoje për to.

Peshqit

Edhe pse do mundoheni tej mase nuk do arrini dot te ruani një klime harmonike ne çift sot. Partneri do jete i zënë me pune dhe nuk do iu kushtoje vëmendjen qe ju kërkoni. Beqaret do kenë vetëm dashuri platonike, sepse princin e kaltër ende nuk do e takojnë dot. Perspektivat materiale do jene te shkëlqyera. Situata shume shpejt do ketë përmirësime te ndjeshme.

Grabitje epike në Milano/ Hajdutët kthejnë orat 600 mijë euro me një shënim: Janë fallco!

Një grabitje me vlerë mbi 600 mijë euro, një rikthim po aq i pazakontë dhe një letër e shkruar me dorë që shton misterin… Është ky rasti tejet i pazakontë në Milano.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt në hotelin prestigjioz The Westin Palace.

Një turist amerikan u bë viktimë e grabitjes spektakolare, një çantë e zezë Tom Ford me AirPods, karta krediti, para cash (600 dollarë dhe 300 euro) dhe më kryesorja, katër ora super të shtrenjta të markës Richard Mille, secila e vlerësuar me 150 mijë euro.

Policia ndërhyri menjëherë duke ndaluar një 27-vjeçar francez, i cili kishte sjellje të dyshimta. I riu dyshohet si bashkëpunëtor në grabitje, ndërsa “protagonisti” ia doli të arratiset. Autoritetet thonë se është një 19-vjeçar maroken, me precedent të mëparshëm kriminalë.

Por një ditë më vonë erdhi kthesa e madhe, çanta u gjet në të njëjtin vend, te holli i hotelit. Brenda saj ishte një pjesë e parave dhe orat e padëmtuara. Ajo që ngjalli më shumë interes ishte letra e shkruar në italisht me një shkrim të çrregullt:

“Gli orologi sono falsi”, pra “Orat janë fallco”.

Një kthesë që befasoi edhe policinë. A ishte kjo një përpjekje për të hequr përgjegjësinë ligjore? Apo ndoshta një tentativë për të çorientuar hetimet?

Megjithatë, hetimet vijojnë, në një rast që ngjan si film me komedi e krim brenda.

“Kam shitur truρin”/ Ivana rrëfen momentet e tme. rrshme: Si më shfrγtëzuan për ρro▪︎titυcion

Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet.

Historia e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan është reflektim i shumë grave e vajzave që kanë pasur të njëjtin fat, por pa mundur të rrëfehen me zë të lartë.

Pasi tezja e shiti te një tutor, pas një viti Ivana mësoi qëllimin e tij të vërtetë. Bashkëshortja e tij i zbuloi se në të vërtetë, do ta shfrytëzonin për prostitucion. Ivana vendosi t’ia mbathte bashkë me djalin, por s’mundi t’i shpëtonte dot fatit që e priste.

Ardit Gjebrea: Cili ishte qëllimi i tij?

Ivana: Thjesht të më merrte për jashtë shtetit, të bënte dokumentet e tij, të më bënte prostitutë. Ai kishte një grua shumë të mirë, kishte edhe një gocë shumë të mirë. Unë në fillim u prezantova si shoqja e tij, si mikesha e tij. Kemi fjetur në një vend, unë me gruan, vajzën e tij kam fjetur në një vend. Vajza e tij ishte origjinal si vajza ime sot, ngjasojnë shumë.

Ardit Gjebrea: Po ti, fole me të shoqen?

Ivana: Kur kaloi edhe një vit te shtëpia e tij, atëherë më tregon kjo mua, shprehet lirisht.

Ardit Gjebrea: Që?

Ivana: Unë e kam burrë, por ky të do për rrugë, ty nuk të merr për grua dhe unë u ndjeva pak si keq sepse nuk i dija planet e tyre. Iki unë, largohem fshehurazi, shkoj fle te dërrasat prapë te “Zogu i Zi”. Flija përjashta.

Ardit Gjebrea: Me çunin me vete, gjithmonë.

Ivana: Dal, ishte kohë darke, dal për të blerë. Ky më ndjek me makinë, hijen e tij e kisha hap pas hapi. Më kap zvarrë kështu, isha me gjithë djalin në krahë se nuk guxoja ta lija djalin vetëm, kisha frikë. Më hip në makinë, e çon djalin te shtëpia e gruas së vet.

Ardit Gjebrea: Po ty?

Ivana: Mua më çoi te shtëpia me qira dhe aty më rreh dhe më thotë që unë të dua ty, por ti kot ike, more mendtë e njerëzve, unë nuk kam grua, unë ty do të të marr.

Pas dy tentativash për ta kaluar përmes kufirit, Ivana u gjend fillimisht në Greqi. Detyra ishte e qartë, e frikshme por nuk kishte zgjidhje tjetër.

Ivana: Më duhej të punoja aty, isha në Athinë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pune?

Ivana: Të punoja, të shisja trupin tim me lekë. E kam bërë!

Ardit Gjebrea: Për sa kohë?

Ivana: Kam ndenjur gati një vit. Ai ia çonte lekët familjes së vet. Punova edhe me drogë, shisja drogë për të. Pas asaj gjëje, nuk i erdhi rezultati siç donte ai që të kishte shumë para dhe më çon për në Itali. Edhe atje të njëjtën gjë kam bërë. Vjen policia dhe këta na marrin në telefon, na thanë fshihuni se erdhi policia. Unë bëra sikur u fsheha në një lulishte dhe dola prapë se doja të dorëzohesha, e dija që ajo punë s’ishte për mua. Nuk isha e aftë të përballoja çdo lloj njeriu. Nuk isha e tillë.

Ardit Gjebrea: Cilat kanë qenë momentet më të tmerrshme të asaj pune? Më fal që të pyes.

Ivana: Momenti kur më kanë marrë, më kanë çuar në një vend që nuk dija rrugën, nuk dija italisht, më mori një burrë, më rrahu, më mori edhe lekët, kisha gati 1500 euro, më rrahu mirë e mirë dhe më la në një cep shinash. Nuk e dija rrugën.

Ardit Gjebrea: Po ky nuk të mbronte?

Ivana: Jo, ai thjesht merrte paratë e tij, i interesonin paratë. Bënte sikur më mbronte, vinte vërdallë me makinë që të na ruante nga policia, por në situata të tilla jo.

Shkëputja nga ajo jetë erdhi ditën që iu dorëzua policisë. Ivana nuk tregoi kush ishte personi që ia kishte siguruar dokumentet dhe më pas erdhi lajmi se do të dënohej me tre vite burg.

Ardit Gjebrea: Si arrite të shkëputeshe, të shpëtoje? Ti sot nuk je më me të apo jo?

Ivana: Jo, nuk jam. Ishte momenti kur unë u dorëzova te policia. Më kapën, më mbajtën tre muaj në kamp. S’kisha kush të më sillte për të ngrënë, as për të pirë. Në Itali më mbajtën tre muaj, nga Italia më sollën në Rinas. Më thoshin trego kush t’i ka bërë letrat false.

Ardit Gjebrea: I tregove?

Ivana: Jo, nuk i tregova. Kisha frikë të tregoja se kisha djalin te shtëpia e tij. Më marrin e më dënojnë tre vjet e tre muaj burg.

Ky ishte momenti kur Ivana mësoi se ishte shtatzënë për herë të dytë, me një vajzë./ tvklan

I nxehti ‘përvëIon’ Europën, disa shtete me alarm të kuq

Romë, 29 Qershor 2025 – Evropa Jugore po përjeton një valë ekstreme të të nxehtit, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në disa vende, duke detyruar autoritetet të shpallin alarme të kuqe dhe të ndërmarrin masa emergjente.

Në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur në alarm të kuq 17 qytete kryesore, përfshirë Romën, Milanon dhe Napolin. Rajone si Lazio, Toskana, Kalabria, Puglia dhe Umbria po shqyrtojnë ndalimin e punëve në natyrë gjatë orëve më të nxehta të ditës për të mbrojtur punëtorët dhe popullsinë.

Në Spanjë, agjencia meteorologjike AEMET ka paralajmëruar se muaji qershor është në rrugën për t’u bërë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, me temperatura që në qytete si Sevilja pritet të arrijnë 42°C. Autoritetet shëndetësore këshillojnë shmangien e aktiviteteve të lodhshme, qëndrimin në ambiente të freskëta dhe konsumimin e lëngjeve—veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

Edhe Greqia dhe Portugalia po përballen me temperatura të larta, teksa banorët dhe turistët kërkojnë mënyra për t’u mbrojtur nga i nxehti ekstrem.

Sipas ekspertëve, valët e nxehtësisë gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive janë një pasojë direkte e ndryshimeve klimatike, që po vënë në rrezik infrastrukturën, shëndetin publik dhe gatishmërinë emergjente në rajon.

Rreziku për shpërthimin e zjarreve është gjithashtu i lartë, për shkak të kushteve të thata dhe erërave të forta, duke bërë që autoritetet të mbeten në gatishmëri të plotë për ditët në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin