‘Kokat’ e Hellbanianz në Dubai, ushtarët në burgjet angleze. “Skilla” burg përjetë, “Guçi” rikthehet në qeli

E ndërsa kokat e grupit Hellbanianz nga Barking në Lindje të Londrës janë zhvendosur në Dubai, ushtarët e tyre përfundojnë në burgjet angleze. Më i fundit i dënuar me burg përjetë për vrasje është 31 vjeçari Sabajet Shuti i njohur me pseudonimin Skilla.

Top Channel raporton se pas anëtarëve me pseudonimet Zeero, Pato dhe Guçi, Skilla, Sabajet Shuti nga Fajza e Kukësit është më i fundit nga Hellbaniaz që dënohet për vrasje.Shuti u shpallur fajtor për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja. Vëllai i Shutit, Emirlion Shuti 30 vjeç u shpall fajtor për përleshje. Ai mori një dënim prej 20 muajsh, me kusht për dy vjet..Edhe Emirlion Shuti është pjesë e Hellbanianz i njohur me pseudonimin “One Mili HB”.

Ndërkohë që këtë proces gjyqësor e zhvilloi në gjendje të lirë Emirlion Shuti u bë viral në TikTok pas përplasjes të fortë me fyerje me ish anëtarin tjetër të Hellbanianz Fabiol Kucin i njohur me pseudonimin Guci.

Në vend që të thotë Barking ai thotë Parkingu dhe kjo batutë e “One Mili HB” u shumë fishua në TikTok. Sabajet Shuti nisi sulmin e tij fatal mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Church Lane, Leytonstone pas një përplasje me një grup tjetër shqiptarësh. Gjatë grindjes që pasoi, Sabajet Shuti nxori një thikë dhe e goditi dy herë Lumturin, dhe një herë mikun e tij.

Të dy vëllezërit Shuti ikën nga vendi i ngjarjes duke e lënë Lumturin të rrëzuar dhe të vdekur në trotuar. Një ditë pas vrasjes, Sabajet Shuti bëri plane për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Ai ndryshoi pamjen e tij duke rruar mjekrën dhe më pas udhëtoi për në Folkestone përpara se të kalonte Kanalin në Francë.

Një vit pas sulmit, më 3 tetor 2023, Sabajet Shuti u arrestua në Suedi dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe.

“Isha vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit”, historia e trishtë e Elës që gjunjëzoi Arbër Hajdarin: Vendosa të braktis “Fundjavën Ndryshe” (Video)

E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin, Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.

Në një moment kur gjithçka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatëditore, shoi jetën e vogëlushes. Arbër Hajdari i ndan të gjitha këto në rubrikën “E Diela Ndryshe”, ndërsa bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare”, udhëtojnë drejt Korçës për misionin e fundit.

Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe që ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin anëtarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjise që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishte një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën, një fëmijë që sapo i buzëqeshi…

Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit. Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.

Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.

Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.

Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?

Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë. Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.

Ardit Gjebrea: Me gjithë botën.

Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të katër aleatëve kryesorë që kisha në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.

Kush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrën Armando Brojës (Foto)

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, po shijon pushimet verore në Miami, dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto të ëmbla me partneren.

Në imazhet e publikuara, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar buzë detit, ndërsa duken se po kalojnë momente të qeta larg zhurmës së jetës së përditshme dhe fushës së futbollit. Partnerja, e cila quhet Sindi, zbulohet se ka origjinë shqiptare nga Përmeti dhe jeton në SHBA prej vitesh.

Broja e zbuloi lidhjen e tij që në shkurt të këtij viti, ku postoi një story përkrah partneres, në një dhomë të mbushur e trëndafila dhe tullumbace të kuqe.

Ndryshe nga herët e mëparshme, këtë herë futbollisti është treguar më i hapur me publikun, duke ndarë pamje të qarta nga koha që kalon me të dashurën e tij, ndonëse nuk ka bërë ndonjë deklaratë romantike në mbishkrimin e fotove.

Megjithatë, siç thotë dhe një fjalë e urtë “një emoji flet më shumë se një mijë fjalë”:

Para se të konfirmonte lidhjen me Sindin, Broja u përfol për një romancë me influenceren angleze Jade Alyssa Wills, një lidhje që megjithëse nuk u bë asnjëherë zyrtare nga vetë futbollisti, tërhoqi vëmendjen e mediave britanike dhe shqiptare për disa muaj.

Ata u shfaqën bashkë në disa dalje publike dhe ndjekësit vunë re ndërveprime të shumta mes tyre në rrjete sociale. Megjithatë, lidhja përfundoi pa shumë bujë dhe Broja vendosi ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, derisa publikoi foton me Sindin në fillim të këtij viti.

“1 në 48 shqiptarë në Britani janë në burg”, Farage i rikthehet Ramës me tone të ashpra: Do t’i kthejmë të burgosurit..

Deputeti britanik Nigel Farage ka vijuar polemikat në distancë me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim të ri në Twitter, ai e etiketon Ramën duke shkruar se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 53,000 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 1,099 ndodhen në burgje.

Farage thekson se kjo do të thotë se 1 në 48 shqiptarë është i burgosur dhe premton se do t’i kërkojë Sekretarit të Brendshëm të organizojë rikthimin e të gjithë këtyre të burgosurve në Shqipëri.

Në fund ai shkruan: “Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.”

“Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 qytetarë shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, shkruan Nigel Farage .

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama kishte kundërshtuar deklaratat e mëparshme të deputetit britanik Nigel Farage, i cili ishte shprehur se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin britanik ndodhet në burg.

Rama e sfidoi deputetin britanik për një përballje me shifra reale, duke theksuar se pretendimi i Farage është i tejfryrë. Ai u zotua se, nëse rezulton e vërtetë që “1 në 50 shqiptarë” në Britaninë e Madhe është i burgosur, atëherë do të marrë të gjithë ata në Shqipëri.

Kryeministri e sfidoi Farage-n duke thënë se, nëse deklaratat e tij nuk rezultojnë të vërteta, ai do ta mirëpriste në Shqipëri.

“Dhe gjithçka që do t’ju kërkoj në këmbim është një zotim i vogël, i thjeshtë: që herën tjetër, kur dikush të përgojojë shqiptarët, të jeni ju i pari që t’i thoni të ndalet”, shtoi Rama.

Gjesti habit me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar…

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmjen e kaluar ishte i pranishëm tek një koncert në Gjermani.

Nuk ishte vetëm performance e tij që ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve, por ai në një moment teksa këndon,ka deklaruar që është i martuar, shkruan “Kosovarja”.

Teksa ishte në skenë dhe po këndonte, Gjesti është ndalur për një moment dhe ka thënë “Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!”

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar se ai ndoshta po i referohej dasmës simbolike që bëri me Eglin gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’.

Rama me rroba banjo replikon me deputetin britanik: Je djallzor, në Britani 1 në 100 prej tyre janë më burg

Gjyshja ime katolike, Zoti e pastë mëshiruar, më kujtonte shpesh një proverbë latine: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Që në përkthim të lirë do të thotë: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Prandaj, në vend që të shqetësosh ministren e Brendshme, e cila është tashmë e zënë, ndoshta më mirë do të ishte të më thuash se kur mund të të mirëpres në Tiranë, si i ftuari im i nderit. Sepse, i dashur Nigel, shifrat qartazi nuk janë pika jote e fortë, ndaj le të jemi të qartë – TI KE HUMBUR.

“Aktualiteti” yt për shqiptarët në Britani është veçanërisht qesharak. Ti pretendon se janë 53.000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – shumëfish i asaj që thua. Por le të qëndrojmë tek burimi yt: The Telegraph, që ishte i pari që përhapi teorinë “një në 50”, dhe që më pas e pranoi vetë:

“Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare, pasi nuk merr parasysh emigrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12.000 që kanë mbërritur me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se numri real i shqiptarëve mund të jetë deri në 140.000 – çka do të thotë se më pak se një në 100 ndodhet në burg.”

Sa për shifrën e të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar për vepra që nuk kanë të bëjnë fare me sistemin tuaj të vjetruar të emigracionit dhe vizave?

Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm – por janë edhe kokëfortë. Dhe kur dikush i gabon vazhdimisht, pyetja e vërtetë është: Pse këmbëngul? Sepse, me sinqeritet, të jesh djallëzor duket poshtë edhe stilit tënd të zakonshëm.

Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që mund të përdoret si dekor për teatrin politik pas-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, sipërmarrës dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë gabon, kjo nuk e kthen shumicën në kokë turku për konfuzionin tuaj kombëtar.

Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë britanike në uljen drastike të emigracionit të paligjshëm dhe në luftën kundër krimit. Këtë e tregojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet britanike”? Kjo nuk është fakt – kjo quhet iluzion pas-Brexit. Jam duke pritur me kënaqësi të të pres në Shqipëri, siç të kam premtuar – për shumë diell, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta.

Rrotullimi i Tokës po përshpejtohet: Parashikohet të ketë disa ditë më të shkurtra

Rrotullimi i Tokës rreth aksit të vet po përshpejtohet. Si pasojë, parashikohen ditë më të shkurtra, me rekorde të papritura deri më sot, që mund të verifikohen më 9, 22 korrik dhe 5 gusht.

Prej vitit 2020, Toka ka ndryshuar ritmin e rrotullimit, duke e përshpejtuar atë, dhe natyrisht flitet për milisekonda në harkun kohor të 24 orëve.

Planeti ynë është një kronometër gati perfekt. Mesatarisht, Toka përmbush një rrotullim rreth vetes në 86,400 sekonda, dhe një milisekondë natyrisht është e paperceptueshme, por mund të regjistrohet vetëm nga orët atomike.

Deri në vitin 2020, rrotullimi tokësor ishte ngadalësuar gradualisht dhe u regjistrua edhe dita më e shkurtër me 1.05 milisekonda më pak, ndërsa më pas tendenca u përmbys, me rotacion më të shpejtë, veçanërisht në muajt verorë.

Sipas astrofizikantëve, është e vështirë të përcaktohet arsyeja e këtyre variacioneve të lëvizjes së planetit tonë rreth vetes, pasi mund të jetë pasojë e një sërë faktorësh, mes të cilëve edhe dinamikat komplekse të bërthamës, oqeaneve dhe atmosferës.

Rrëzohet nga ballkoni një vajzë 4-vjeçe, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, ka ndodhur një ngjarje shqetësuese.

Raportohet se një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte, në katin e dytë të një pallati.

E mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo për neglizhencë në kujdesin ndaj të miturës. /noa.al

Skandali, RTSH përzë gjermanët dhe dorëzon rrjetin digjital te një firmë e panjohur pa eksperiencë, firmoset…

Rreth dhjetë vite më parë, një projekt strategjik i rëndësishëm për Shqipërinë u realizua me sukses: ndërtimi i rrjetit tokësor digjital DVB-T2 të RTSH-së, një prej më cilësorëve në Ballkan, i realizuar me teknologjinë e prodhuesit të njohur gjerman Rohde & Schëarz. Ky rrjet i cili mbulon rreth 98% të territorit shqiptar u mirëmbajt me sukses për më shumë se një dekadë nga vetë prodhuesi, duke siguruar funksionim stabil dhe standarde të larta transmetimi. Pavarësisht kësaj, ky rrjet jetik për shërbimin publik duket se po shkon drejt rrënimit.

Gishti i akuzës bie mbi veprimtarinë e dyshimtë të ish-drejtoreshës së përgjithshme të RTSH-së, Aurora Polo, dhe stafit të saj ekonomik e juridik. Burime të brendshme bëjnë me dije se gjatë ushtrimit të mandatit të saj, tenderimi për mirëmbajtjen e rrjetit u zhvillua nën kushte jo transparente dhe me shkelje të theksuara të kritereve profesionale dhe ligjore. Pra, në prag të largimit, Polo bën tender me afat 4 vjeçar! Madje, me një vlerë shumë të lartë. Më saktësisht, në dokumente shkruhet se fondi limit i gjithë procedurës është 907.816.536 lekë, ose nëse do ta konvertojmë në euro mbi 9 milionë euro.

Njoftimi i RTSH-së për hapjen e tenderit me vlerë 9 milionë euro për rrjetin e shpërndarjes

Si u përzunë gjermanët

Pavarësisht se partneri gjerman ofroi mbështetje edhe nëpërmjet përfaqësuesve lokalë për të minimizuar kostot dhe rreziqet, mungesa e pagesave, presionet e vazhdueshme dhe abuzimet e procedurave nga RTSH ndaj tyre, bënë që ekipi gjerman të tërhiqej. Ndërkohë, sipas verifikimeve, kompania e përzgjedhur në mënyrë të dyshimtë për mirëmbajtjen e rrjetit nuk ka asnjë përvojë në fushën e transmetimeve dhe as nuk e ka këtë aktivitet në objektin e saj të biznesit. Referuar të dhënave tashmë publike, ajo nuk përmbush asnjë kriter teknik apo profesional dhe nuk ka marrë asnjë autorizim apo trajnim nga prodhuesi për mirëmbajtjen e pajisjeve. Vetë stafi teknik i RTSH-së, në një përpjekje për të ruajtur integritetin dhe funksionalitetin e rrjetit, kundërshtoi përfshirjen e kësaj kompanie, duke kërkuar skualifikimin e saj.

Megjithatë, duket se procesi është shtyrë përpara pa transparencë nga disa zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), pa asnjë analizë apo përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë në rrjetin publik më të madh të vendit, me një vlerë që llogaritet në rreth 35 milionë euro. Në një kohë kur qytetarët e shumtë dërgojnë ankesa dhe pyetje për rrjetin e shërbimit publik, pyetja që lind është: Kujt t’i drejtohen? Por a mund të jetë kjo pjesë e një strategjie të heshtur për të çmontuar rrjetin publik dhe për ta lënë vendin pa një alternativë shtetërore në fushën e transmetimit? Deri më tani, institucioni i RTSH-së nuk ka bërë transparencë lidhur me këtë çështje të rëndësishme për taksat e qytetarëve. Pra siç vihet re nga ky skandal klanet e drejtimit të RTSH-së, duket se i shërbejnë më shumë buxhetit dhe jo përmbajtës.

Asnjë prej drejtorëve të fundit nuk është kujdesur për programin televiziv, përmbajtën e tyre por për mënyrën se si t’i harxhojnë ato para’. Sipas dokumenteve, buxheti vjetor i Radio Televizionit Shqiptar është plot 28 milionë euro. Një shifër e frikshme për një televizion, por fryrja e kostove të tenderëve, marrja në punë e njerëzve dhe shpenzimet e tjera kanë sjellë këtë buxhet. Mësohet se, financimi nga buxheti i shtetit për vitin 2024 ka qenë 690 milionë lekë ose 7 milionë euro. 17 milionë euro u mblodhën nga taksa që paguan çdo familje në faturën e dritave. Ndërkohë, ky televizion prodhoi vetëm 331 milionë lekë, ose 3.3 milionë euro.

Sali Berisha ne gjendje te dobet shendetesore! Dalin pamjet nga Parlamenti, ja cfare ndodhi kur u ngrit (Video)

Në seancën e sotme plenare, zgjedhja e Avokatit të Popullit ka shkaktuar sërish diskutime në Kuvend, mes opozitës dhe socialistëve. Fillimisht ka folur sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ndërsa iu kundërpërgjigj Ministri Balla.

Më pas fjala ishte për kreun e PD, Sali Berisha i cili si rrallëherë ka zgjedhur të flasë nga karrigia në Parlament.

Nga pamja, lideri demokrat duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk zgjati as dy minuta nga koha e tij, ai vendosi t’i drejtohet foltores në Kuvend.

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë, Berisha nuk u paraqit në SPAK për masën e sigurisë, pasi sipas avokatit mbrojtës kreu i PD nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

VIDEO