BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për vendimin e Hagës

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me reagimet e tyre për dënimin ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kreu i qeverisë së Kosovës e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama si “marre”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura.

“Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand

Po ashtu, ai u shpreh se mbetet thelbësore të promovohet një mjedis i lirë nga frika dhe hakmarrjet si dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët.

Ndërsa, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier, iu referua fjalëve të Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se aktgjykimet e Dhomave të Specializuara duhen të respektohen dhe se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë ato aktgjykime.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale ka marrë vendim të shkallës së parë që Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi të dënohen me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Rruga Milot – Balldren, sërish hija e Ballukut në tenderin 365 milionë euro, fitues kompania nën hetim nga SPAK

Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do të ndërtohet dhe operohet nga katër kompani private.

E përkthyer në kilometra, fatura shkon në rreth 21.5 milionë euro për kilometër. Por jo e gjithë shuma është kosto ndërtimi.

Sipas dokumenteve të prokurimit, rreth 182.5 milionë euro parashikohen për ndërtimin dhe rehabilitimin ndërsa pjesa tjetër për projektimin, sistemin e pagesës, operimin dhe mirëmbajtjen gjatë 35 viteve. Vetëm ndërtimi llogaritet në rreth 10.7 milionë euro për kilometër.

Projekti përfshin edhe një tunel me dy tuba, secili rreth 850 metra, për anashkalimin e qytetit të Lezhës.

Fitues i garës së shpallur nga Ministria e Infrastrukturës është konsorciumi i kompanive “Salillari”, “ALB TIEFBAU” i Flamur Hoxhës, “InfraKonsult” e Redi Strugës dhe “ERALD-G” e Gëzim Ismailit.

Por mes emrave që do të zbatojnë kontratën 35-vjeçare, ka edhe persona që kanë përfunduar në dosjet e SPAK.

“ERALD-G” është në pronësi të Gëzim Ismailit, emri i të cilit është përmendur në hetimet për dosjen e njohur si “Grupi i Arubës”. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar publikisht se Ismaili është përfshirë në hetimet që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Në qershor 2026 u raportua edhe për masa sigurie të vendosura në kuadër të kësaj dosjeje.

Bëhet fjalë për hetime në zhvillim dhe jo për një konstatim fajësie. Por nuk është i vetmi emër.

Edhe Redi Struga i “InfraKonsult” është përfshirë në veprimet hetimore të SPAK. Në qershor, Prokuroria e Posaçme urdhëroi kontrolle në kuadër të hetimeve për dyshime mbi tjetërsimin e pronave në Zvërnec.

Pra, dy prej kompanive të konsorciumit që do të ndërtojë dhe operojë Milot-Balldrenin lidhen me persona të përfshirë në çështje që ndodhen aktualisht nën hetim.

Ndërkohë jo të gjitha detajet e marrëveshjes janë bërë publike.

Në regjistrin e prokurimeve rezultojnë konsorciumi fitues dhe vlera e parashikuar prej afro 365 milionë eurosh, por mungojnë ende të dhëna të rëndësishme të kontratës, përfshirë vlerën përfundimtare të kontraktuar, ndarjen e pjesëmarrjes mes katër kompanive dhe planin financiar të ofertës fituese.

Milot-Balldren është ndërkohë një projekt që vjen me precedent.

Në vitin 2018, koncesioni iu dha A.N.K., por kontrata u zgjidh më pas për mosplotësim të kushteve të financimit.

Auditimet e KLSH-së për procedurën e parë evidentuan problematika në dokumentacionin financiar, përfshirë mospërputhje në shumat dhe afatet e financimit të deklaruara.

Tetë vite më vonë, Milot-Balldren rikthehet për herë të dytë. Dhe këtë herë, dy prej emrave të lidhur me kompanitë fituese janë njëkohësisht në vëmendjen e SPAK. (TCH)

Çmimi i karburantit, Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.

711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e parë.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 19 Shtator 2026, vendosi:


✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.


🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.


🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 19 Shtator 2026

DASHI

Në punë, do të përballeni me përgjegjësi të reja, por edhe me mundësinë për të vërtetuar vlerën tuaj. Në dashuri, do t’ju duhet pak më shumë durim: yjet do të bëhen më të favorshëm në ditët në vijim. Shmangni debatet e kota dhe kushtojini më shumë vëmendje mirëqenies suaj.

DEMI

Duhet të ngadalësoni dhe t’i jepni vetes pak kohë qetësie. Në punë, veproni me kujdes, veçanërisht në çështjet financiare, ndërsa në dashuri, një qëndrim më i hapur mund të nxisë dialogun. Shëndeti juaj është i mirë, por pushimi mbetet i rëndësishëm.

BINJAKËT

Dita sjell energji, kuriozitet dhe dëshirë për të qenë në shoqëri të mirë. Ide interesante dhe mundësi të reja mund të lindin në punë, ndërsa në dashuri, jeni të favorizuar për takime dhe komunikim. Thjesht përpiquni të mos e humbni energjinë tuaj duke bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë.

GAFORRJA

Po rifitoni vetëbesimin tuaj dhe kjo reflektohet edhe në punën tuaj, ku disa situata po fillojnë të bëhen më të qarta. Në dashuri, keni nevojë për sinqeritet dhe njerëz që mund t’ju sjellin qetësi shpirtërore. Në nivelin fizik, përpiquni të mos grumbulloni shumë stres.

LUANI

Ke vendosmëri dhe dëshirë për t’u përfshirë. Puna mund të të sjellë kënaqësi, veçanërisht nëse ke një projekt personal për të ndjekur. Në dashuri, dëshira për emocione më intensive kthehet, ndërsa shëndeti yt thjesht kërkon disa pushime të tjera për t’u rimbushur.

VIRGJËRESHA

Është një ditë e mirë për organizim, planifikim dhe rregullim të çështjeve profesionale. Në punë, saktësia juaj do të jetë një pikë e fortë, ndërsa në dashuri, jeni më selektivë dhe të kujdesshëm. Thjesht mos lejoni që mendimi i tepërt t’ju lodhë.

PESHORJA

Dashuria dhe marrëdhëniet personale janë ndër pikat kryesore të ditës: Venusi vazhdon të mbështesë takimet, sqarimet dhe emocionet e reja. Megjithatë, në punë, duhet të vlerësoni me kujdes bashkëpunimet dhe propozimet, pa u mbështetur vetëm te fjalët. Kërkoni edhe një ekuilibër më të madh në energjitë tuaja.

AKREPI

Kjo periudhë favorizon një rikuperim të besimit, veçanërisht në ndjenjat tuaja. Në punë, disa situata ende kërkojnë durim, por ato mund të zgjidhen. Në dashuri, dëshira për marrëdhënie më të sinqerta rritet. Shëndeti juaj ndikohet veçanërisht nga tensioni i akumuluar: lejojini vetes më shumë qetësi shpirtërore.

SHIGJETARI

Ke shumë ide dhe një dëshirë të fortë për ndryshim, por jo të gjitha vendimet duhen nxituar. Në punë mund të hapen rrugë të reja, ndërsa në dashuri është më mirë të shmangësh debatet dhe reagimet impulsive. Vitaliteti nuk mungon, por ki kujdes të mos e teprosh.

BRICJAPI

Në punë, gjërat po lëvizin përsëri dhe disa punë të papërfunduara më në fund mund të gjejnë drejtim. Në dashuri, është e rëndësishme të flisni më qartë, veçanërisht nëse ka pasur njëfarë distance. Lodhja mund të jetë duke u ndjerë: trupi juaj po ju kërkon të ngadalësoni.

UJORI

Kjo e shtunë ju fton të organizoni punët tuaja praktike dhe financiare. Në punë, duhet të jeni të përqendruar dhe konkretë, ndërsa në dashuri, duhet të gjeni një ekuilibër midis lirisë personale dhe nevojave të partnerit tuaj. Për shëndetin tuaj, përpiquni të zvogëloni stresin dhe mendimet e tepërta.


PESHQIT

Disa dyshime në lidhje me punën mund të vazhdojnë të qëndrojnë, por nuk duhet ta humbisni besimin: disa situata thjesht kanë nevojë për kohë. Në dashuri, dëshira për emocione të sinqerta dhe afërsi më të madhe kthehet. Mirëqenia juaj përmirësohet kur mund të çliroheni nga shqetësimet dhe t’i përkushtoheni asaj që ju bën të ndiheni mirë.

Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin: Gruaja e tij tha se e mori poIicia serbe

Një dokument hetimor i vitit 2000 po rikthen në qendër të vëmendjes rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit, një prej rasteve që Gjykata Speciale përdori në arsyetimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Dokumenti përmban një element të rëndësishëm që duhet ballafaquar me arsyetimin e Gjykatës: bashkëshortja e Behajdin Allaqit, Nazmije Allaqi, kishte deklaruar tek autoritetet se burrin e saj e kishte marrë policia serbe.

Sipas raportit hetimor, më 21 nëntor 2000, ose rreth kësaj date, Nazmije Allaqi raportoi se bashkëshorti i saj ishte i zhdukur që prej 11 qershorit 1998. Rasti u regjistrua me numrin 2001-000512.

Në pjesën “Background of Case”, dokumenti shënon se Nazmije Allaqi kishte raportuar se bashkëshorti i saj ishte marrë nga policia serbe në fshatin Drenoc dhe se prej asaj kohe ajo nuk e kishte parë dhe nuk kishte dëgjuar më prej tij.

Ky version bie ndesh me përfundimin që Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara bëri publik më 16 shtator 2026. Sipas përmbledhjes së aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Charles Smith, Gjykata arriti në përfundimin se Hashim Thaçi ishte përfshirë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqit.

Në arsyetimin e lexuar në sallë, Gjykata e lidhi rastin edhe me një konflikt të mëhershëm. Sipas Trupit Gjykues, në vitin 1993 Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën lidhur me Shaban Shalën, i cili dyshohej prej tyre si spiun i Serbisë.

Gjykata tha gjithashtu se, para zhdukjes, Behajdin Allaqi ishte nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së dhe se Thaçi e Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇK-së në Drenoc.

Sipas versionit të pranuar nga Trupi Gjykues, më 11 qershor 1998 ose rreth kësaj date, Allaqi u largua nga shtëpia dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Gjykata konstatoi se Thaçi dhe Veseli mbërritën më pas dhe e morën Allaqin në pranga. Ai nuk u pa më dhe Trupi Gjykues tha se ishte bindur se Allaqi ishte vrarë.

Gjykata interpretoi edhe Komunikatën nr. 61 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të 1 nëntorit 1998, ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Sipas Trupit Gjykues, kjo komunikatë ishte përdorur si mbulesë për të fshehur atë që kishte ndodhur me të.

Por dokumenti i vitit 2000 sjell një version tjetër nga personi më i afërt i Allaqit. Dy vjet pas zhdukjes, bashkëshortja e tij u kishte thënë autoriteteve se ai ishte marrë nga policia serbe në Drenoc.

Ky dokument nuk provon, i vetëm, se cili prej dy versioneve është i saktë. Ai ngre megjithatë pyetje të drejtpërdrejta për arsyetimin e aktgjykimit: A ishte ky raport pjesë e provave të administruara në proces? A e shqyrtoi Gjykata deklarimin e Nazmije Allaqit? Nëse po, pse nuk e konsideroi të besueshëm ose vendimtar? Dhe cilat prova e bindën Trupin Gjykues përtej këtij versioni të dhënë nga bashkëshortja?

Përgjigjja përfundimtare kërkon shqyrtimin e aktgjykimit të plotë dhe referencave të tij provuese, jo vetëm përmbledhjen e lexuar në sallë. Procesi ishte jashtëzakonisht voluminoz: Gjykata thotë se kishte para saj prova nga rreth 270 dëshmitarë, 5,467 prova materiale dhe rreth 29 mijë faqe transkripte.

Pikërisht këtu dokumenti mund të marrë rëndësi edhe në betejën e ardhshme juridike. Mbrojtja mund të shqyrtojë nëse deklarimi i bashkëshortes është administruar dhe si është peshuar kundrejt provave mbi të cilat Gjykata ndërtoi përfundimin e saj për fatin e Behajdin Allaqit.

Dhomat e Specializuara shpallën më 16 shtator aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Procesi kishte nisur më 3 prill 2023 dhe faza e provave ishte mbyllur në dhjetor 2025.

Rasti Allaqi tashmë pritet të jetë një nga çështjet që do të analizohen me kujdes nga ekipet e mbrojtjes: nga njëra anë përfundimi i Gjykatës se Allaqi u mor dhe u vra nga pjesëtarë të UÇK-së, dhe nga ana tjetër dokumenti ku bashkëshortja e tij kishte raportuar se burrin ia kishte marrë policia serbe.

ARSYETIMI GJYKATES:

…“Gjithashtu, z. Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme që përfshinin si vijon. Përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike dhe përdorimit të “luftës speciale”, z. Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Z. Thaçi gjithashtu mori pjesë personalisht në krime, përfshirë në arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Baicë, në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqit, dhe kishte dijeni për arrestimin dhe ndalimin e disa personave të tjerë. Në lidhje me Behajdin Allaqin, Trupi Gjykues konstatoi se në vitin 1993, Behajdin Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën, të cilët e akuzuan se kishte sjellë një spiun të pretenduar të Serbisë, Shaban Shalën, në radhët e lëvizjes politike të cilës i takonin, me çka i kishte vënë në rrezik të madh anëtarët e lëvizjes. Kjo rezultoi në marrjen prej z. Thaçi të rolit që i ishte premtuar Behajdin Allaqit. Trupi Gjykues gjithashtu ka konstatuar se para zhdukjes së tij, Behajdin Allaqi kishte qenë nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇKsë në Drenoc. Më 11 qershor 1998, ose rreth kësaj date, Behajdin Allaqi u nis prej shtëpisë së vet dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Pak më pas, mbërritën z. Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e morën Behajdin Allaqin në pranga. Behajdin Allaqi nuk u pa më kurrë dhe Trupi Gjykues është bindur se ai u vra. Për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë ndërmorën masa të ndryshme. Më 1 nëntor 1998, u publikua Komunikata 61 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Kjo ishte mbulesë që kishte për qëllim të fshihte të vërtetën për atë që i kishte ndodhur Behajdin Allaqit.

Po kështu, pas luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla u përpoqën të qetësonin familjen e Behajdin Allaqit me ryshfet dhe premtime në mënyrë që të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë dhe i së vërtetës. Është meritë e jashtëzakonshme e familjes që u rezistoi këtyre ofertave. Edhe Shaban Shala ishte 24 arrestuar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja në Drenoc. Edhe ai u vra në rrethanat e përshkruara në Aktgjykim”, tha gjyqtari Charles Smith.

Çmimi i lartë i naftës, hyn në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparencës! Ja çfarë prìtet

Ka hyrë sot në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparecës, tre muaj pasi u shpërnda. Rikthimi i Bordit të Transparecës vjen kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë.

Bordi i Transparencës ka për detyrë për të caktuar çmimet tavan të karburantit në vend, duke mos lejuar kompanitë e furnizimit me karburant që të abuzojnë me çmimet.Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, si dhe subjektet e licencuara për veprimtari me shumicë dhe pakicë në tregun e hidrokarbureve.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha dje se paralelisht, do të ulet me 20% edhe akciza për karburantin sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë.

“Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës”, tha Ibrahimaj.

Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendìmi

Qeveria vendosi dje të ndryshojë rregullat për pajisjen me dokument pronësie të objekteve të vjetra pa titull, trojeve funksionale dhe oborreve në përdorim, duke e kthyer rrethimin fizik në terren në një nga provat kryesore të posedimit të tokës.

Sipas vendimit që ndryshon VKM-në nr. 827 të vitit 2020, me “posedim efektiv” do të kuptohet zotërimi i truallit ose oborrit në funksion të objektit, i vërtetuar nëpërmjet rrethimit të konstatuar gjatë kontrollit në terren.

Praktikisht, nëse një qytetar ka një banesë të vjetër pa dokumente dhe përdor një sipërfaqe të rrethuar rreth saj, Kadastra mund t’i kalojë në pronësi deri në 300 metra katrorë truall funksional.

Por vendosja e gardhit nuk mjafton e vetme për të fituar pronësinë. Objekti duhet të përfshihet në kategoritë që trajtohen nga ligji, ndërsa ASHK duhet të verifikojë kohën e ndërtimit, poseduesin, sipërfaqen, kufijtë dhe statusin juridik të tokës.

Nga ky proces përfitojnë kryesisht poseduesit e objekteve të ndërtuara deri më 10 gusht 1991, të cilët nuk kanë titull pronësie, si dhe personat që kanë dokument për banesën, por jo për oborrin ose tokën që përdorin përreth saj.

Kur toka është pronë shtetërore, figuron me pronar të pavërtetuar ose nuk ka informacion mbi pronësinë, sipërfaqja deri në 300 metra katrorë mund të kalojë pa pagesë në pronësi të poseduesit.

Nëse toka është pronë private e një personi tjetër, poseduesi nuk e merr falas. Ai duhet të paguajë vlerën e truallit sipas çmimit favorizues dhe lehtësive të parashikuara nga ligji, ndërsa pronari i regjistruar trajtohet sipas procedurave të kompensimit.

Në rastet kur trualli është pjesërisht shtetëror dhe pjesërisht privat, Kadastra mund të kalojë në pronësi një sipërfaqe më të vogël se 300 metra katrorë, duke shmangur cenimin e pronës private kur ndarja është e mundur fizikisht.

Rregulli i ri mund të krijojë debate në zonat ku kufijtë mes pronave janë të paqartë, ku ekzistojnë mbivendosje ose ku disa persona pretendojnë të njëjtën sipërfaqe. Përdorimi i rrethimit si provë e posedimit mund të shtojë gjithashtu konfliktet për gardhet e vendosura ndër vite ose të ngritura së fundmi.

Për këtë arsye, rrethimi i konstatuar në terren nuk mund të konsiderohet automatikisht titull pronësie. Ai shërben si provë për sipërfaqen që pretendohet se përdoret, ndërsa vendimi përfundimtar merret nga drejtoria vendore e ASHK-së pas verifikimit të dokumentacionit dhe gjendjes juridike.

Procedura mund të nisë nga vetë Kadastra, përmes kontrolleve “derë më derë” sipas blloqeve kadastrale, ose nga qytetari nëpërmjet një aplikimi në “e-Albania”.

Kur procedura për një objekt banimi nis nga ASHK-ja, qytetari nuk paguan tarifën standarde. Kur aplikon vetë, duhet të paguajë 10 mijë lekë, tarifë që nuk kthehet edhe nëse kërkesa rrëzohet. /skyweb.al

Taulant Xhaka shpërthen pas Hagës, reagimi i tij tërbòn mediat serbe

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime të shumta edhe nga bota e sportit.

Një prej tyre vjen nga Taulant Xhaka, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe vëllai i madh i kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në të shkruhet: “Mos e Harroni Historin!” dhe “JO NË EMRIN TIM”.

Në poster shfaqet gjithashtu mesazhi “Liria e tyre është nderi ynë”. Më pas, Xhaka ka publikuar edhe një imazh të Kadri Veselit, duke shkruar: “Gjithmonë me ju”.

Postimi ka shkaktuar reagime dhe polemika, veçanërisht në mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar si “skandal”. Reagimi i Taulant Xhakës vjen një ditë pas vendimit të Hagës. Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën gjithashtu fajtorë për akuza të lidhura me krime lufte.

Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka mbajtur për vite fanellën e Kombëtares shqiptare, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Graniti, ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Të dy kanë luajtur edhe së bashku te Baseli. Reagimi i tij tashmë është bërë pjesë e debatit publik që ka shpërthyer pas vendimit të shumëdiskutuar të Hagës./Top Channel

Çoi padashje një video i ntime në një bisedë me shoqet, si u zbυΙυa αbυ¤imi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

Një ngjarje e rëndë është bërë publike ditën e sotme, ku një 12-vjeçare, dyshohet se është abuzuar se ksuaΙisht nga djali i hallës dhe tezja e saj. Të dy personat janë arrestuar nga Policia e Tiranës, nën dyshimet për veprat penale “Marrëdhënie sek sυaΙe me të mitur”, “Incest” dhe “Ρor ngrafi”.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci dha më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë në emisionin “Rudina”.

Daci pohoi se ndodhej pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në përpjekje për të siguruar më shumë informacione, megjithatë, për shkak të ruajtjes së anonimatit të të miturës dhe sensitivitetit të çështjes, autoritetet janë treguar të rezervuara në dhënien e detajeve.

“Sipas informacioneve që ne kemi, padashur, 12-vjeçarja ka hedhur një nga materialet që dyshohet se ka pasur pamje ρor ngrafike në një nga grupet e chat-it që ajo kishte me shoqet e saj. Nga frika se kjo pamje filmike mund të shpërndahej te persona të tjerë, ajo ka kontaktuar fillimisht psikologen e shkollës, e cila, menjëherë e alarmuar, ka lajmëruar zyshën kujdestare e më pas prindërit e vajzës, po ashtu edhe strukturat e policisë.”

Gazetarja u shpreh se menjëherë pas sinjalizimit, strukturat e rendit kanë bërë të mundur shoqërimin e vajzës në ambientet e policisë, në prani të prindërve dhe psikologes. Aty është bërë edhe marrja në pyetje e saj, për orë të gjata, me asistencën e psikologes.

“Është bërë e mundur marrja në pyetje me anë të psikologes, ku kanë zbuluar më pas informacione që i kanë tronditur edhe vetë hetuesit. Të gjithë ata që janë marrë me rastin janë në gjendje shumë të shokuar nga ajo se çfarë kanë arritur të shohin. Fillimisht, hetuesit, nga ajo çfarë kanë gjetur, kanë rënë në gjurmët e djalit të hallës së saj, i cili është në moshën 29-vjeçare. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, për shkak se mund të çojë në identifikimin e vajzës.”

Gjatë hetimeve, autoritetet dyshohet se kanë zbuluar edhe materiale të tjera ρor ngrafike, duke ngritur dyshime për përfshirjen e tezes së 12-vjeçares. Për këtë arsye, sipas gazetares, është bërë i mundur edhe shoqërimi dhe arrestimi i saj.

Sipas Dacit, ngjarja dyshohet të ketë nisur rreth tre muaj më parë. Nga informacionet e deritanishme, nuk dyshohet se dy personat e përfshirë kanë pasur lidhje mes tyre në aktin e rëndë të ndërmarrë ndaj vajzës së mitur.

“Çështja është ende nën hetim dhe ndoshta nga verifikimet e mëtejshme dhe ekspertiza e detajuar e telefonave të të dyshuarve mund të dalin dhe të dhëna që mund të provojnë ndoshta edhe një marrëdhënie tjetër, atë të 29 vjeçarit dhe 32 vjeçares.”

Ajo bëri gjithashtu të ditur se abuzimet kanë ndodhur në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme.

Αksident trαgjik në Athinë/ Tre të rinj nga Fieri hυmbin jetën, dy të tjerë ρΙagosen

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Glyfada të Athinës, ku kanë humbur jetën tre të rinj nga Fieri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur automjeti me pesë të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një hoteli. Sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se makina është përplasur fillimisht me një tjetër automjet, duke humbur më pas kontrollin.

Mes viktimave janë një 26-vjeçar dhe një 23-vjeçar, ndërsa identiteti i viktimës së tretë ende nuk është konfirmuar. Dy të plagosurit janë 18-vjeçarë. Autoritetet po hetojnë edhe mundësinë që të rinjtë të kenë qenë duke regjistruar një video për TikTok në momentin e aksidentit. Nuk përjashtohet mundësia që pamjet të kenë fiksuar edhe çastet e përplasjes.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Një banor i zonës ka treguar për mediat greke momentet e para pas aksidentit. Ai tha se rreth orës 02:00 dëgjoi një përplasje të fortë dhe, kur doli në ballkon, pa tym e pluhur. Sipas tij, makina kishte marrë flakë dhe motori ishte shkëputur nga pjesa tjetër e automjetit.