Pas ndarjes që bëri bujë në media, duket se Shpat Kasapi dhe Selvija Jao po ndjekin rrugë të ndara, jo vetëm në jetën private, por edhe në vendimet personale që po marrin pas divorcit.
Në rrjetet sociale, Shpati ka zgjedhur të shpërndajë një mesazh, që është interpretuar nga ndjekësit si një reagim pas ndarjes.
“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan… se s’të fal, të len”, shkroi ai.
Nga ana tjetër, Selvija Jao ka konfirmuar se është larguar përfundimisht nga Tirana, duke ndarë një postim emocional që reflekton një kapitull të mbyllur dhe një të ri që sapo ka nisur për të dhe djalin e saj.
“Në çdo cep të Tiranës kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj,” shkruan ajo, duke nënvizuar sfidat që ka kaluar dhe forcën e rigjetur.
Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, të dy duket se janë fokusuar në ndërtimin e një jete të re, secili në mënyrën e vet.
Një akt trimërie që ka prekur zemrat e të gjithë opinionit publik grek dhe shqiptar ka ardhur nga një emigrant shqiptar në Greqi. Levian Goga, 41-vjeçar nga Berati, shpëtoi dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumin Arachthos, në zonën e Neokorit të Artës, duke rrezikuar jetën e tij.
“Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam i huaj, por jam qenie njerëzore,” tha ai për mediat greke, ndërsa qëndronte në radhën e urgjencës në spital, me këmbën e thyer nga përpjekja për të nxjerrë fëmijët nga uji i thellë dhe i turbullt.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë. Sipas dëshmisë së Gogës, ai ndodhej në një kafene kur dëgjoi një fëmijë që bërtiste për ndihmë, duke treguar se dy të mitur po mbyteshin në lumë. Pa hezituar asnjë çast, ai u nis me makinë drejt vendit të ngjarjes dhe, pasi nuk pa asgjë nga bregu, u fut në një varkë me banorë të tjerë dhe u zhyt në ujë.
“U zhyta rreth tetë metra thellë. E pashë fëmijën në fund të lumit, i palëvizshëm, i nxirë. E kapa me forcë dhe e nxora. Pastaj më thanë se kishte edhe një tjetër. U zhyta sërish, disa herë, derisa e gjeta. Edhe ai kishte gjak në gojë dhe hundë. U frikësova,” tregoi ai me zë të dridhur.
Levian Goga jeton prej 24 vitesh në Greqi. Ai mbërriti në moshën 17-vjeçare, fillimisht në Athinë, ku punoi çdo punë që i dilte përpara, me përkushtim dhe pa u ankuar. Prej pesë vitesh jeton në Arta me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Jeta e tij ka qenë modeste dhe larg vëmendjes publike – derisa guximi i tij e vendosi në qendër të saj.
“Njëri prej fëmijëve ishte në moshën e vajzës sime. Nuk mendoja për asgjë tjetër, vetëm për t’i shpëtuar. Bëra atë që do të bënte çdo prind,” tha ai, ndërsa kërkonte të kthehej në shtëpi për të qetësuar fëmijët e tij që, të shqetësuar, e prisnin me lot në sy.
Për komunitetin, Levian Goga është një hero i heshtur. Por për veten e tij, ai është vetëm një baba që rastësisht ndodhej aty dhe bëri atë që e ndjeu në shpirt.
“Shpresoj vetëm që ata të jetojnë. Të zgjohen. Të kenë jetën që u takon,” tha ai, pak para se të mbyllte telefonatën me gazetarin, ende duke pritur në urgjencë.
Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të rrezikshme të lumit Arachthos, ku uji krijon vorbulla të thella dhe rryma të forta. Banorët e zonës kanë denoncuar më herët mungesën e masave mbrojtëse, barrierave apo tabelave paralajmëruese – një neglizhencë që, sipas tyre, mund të kishte sjellë një tragjedi të madhe.
Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga figurat më të dashura për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit.
Pas shumë diskutimesh në rrjet për fatin e asaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është aty dhe gjithçka është në proces për ta bërë gati për banim.
“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda”, tha Arjola.
Ajo shtoi se publiku shqiptar është tashmë i njohur me këtë histori, e cila është bërë si një legjendë në vetvete: “Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë”.
Aktorja konfirmoi se shtëpia ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë: “E kam parë, e kanë parë të gjithë shqiptarët me video. Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë”.
Sqaroi gjithashtu se kur iu dhurua, shtëpia ndodhej ende në fazën e themeleve, ndaj procesi ka kërkuar kohë: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja”.
Arjola theksoi se ndonëse pritja ka qenë e gjatë, ajo është e vetëdijshme për procesin dhe po punon që së shpejti të vendoset në shtëpinë e saj të re.
Fansat dhe ndjekësit mbeten në pritje të momentit kur ajo do të shpërngulet dhe më në fund do të hyjë në shtëpinë që u bë simbol gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP.
Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim!
Deklarimi vjen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se “një ministër është aktualisht nën hetim”.
Pyetja dërguar SPAK ishte sesa ministra të qeverisë janë aktualisht nën hetim.
Kjo është hera e parë që SPAK njofton më herët sesa faza e caktimit të masës së sigurimit se një ministër është nën hetim.
Një valë e ftohtë ka përfshirë Afrikën e Jugut që nga fundjava, duke sjellë reshje të dendura dëbore, ulje të temperaturave dhe ndërprerje të shërbimeve.
Provincat si Eastern Cape, KwaZulu-Natal dhe Free State kanë raportuar reshje dëbore të konsiderueshme, duke çuar në mbylljen e disa rrugëve kryesore, përfshirë segmente të autostradës N2.
Këto kushte të rrezikshme shkaktuan një aksident rrugor fatal përgjatë autostradës N2, ku pesë persona humbën jetën, sipas departamentit të transportit të Eastern Cape, raporton Reuters.
Shërbimi Meteorologjik i Afrikës së Jugut kishte lëshuar paralajmërime për një rënie të madhe të temperaturave, shoqëruar me shi të dendur, erëra të forta dhe reshje dëbore në zonat lindore.
A powerful winter storm has hit South Africa, bringing cold, snow, and flooding to several provinces, — Reuters reports. pic.twitter.com/imuq28oB5y
Ish-futbollisti i Interit, Aleksandar Kolarov i cili aktualisht drejton Serbinë U21 prej nëntorit të 2024-ës do të japë dorëheqjen për të bërë një rikthim sensacional në “San Siro”, ku do të marrë rolin e ndihmësit të trajnerit Kristian Kivu.Inter Defender Aleksandar Kolarov To Start For Serbia Vs Scotland This Evening Italian Media ReportKolarov, i cili e përfundoi karrierën e tij si lojtar me Interin, tani do t’i sjellë ekspertizën e tij stafit të trajnerëve së bashku me Kivu, i cili u emërua si pasardhësi i Simone Inzagit me një kontratë dyvjeçare.
Duke luajtur më parë për klube si Lacio, Mançester Siti dhe Roma, Kolarov ka ndjekur një rrugë unike karriere, duke marrë kualifikimet e tij si drejtor sportiv dhe madje duke shërbyer shkurtimisht si drejtor sportiv i Pizës përpara se të kalonte në trajner. Kjo do të shënojë hyrjen e parë të Kolarov në një pozicion trajneri të lartë në nivel klubi ose ndërkombëtar, duke shtuar një dinamikë emocionuese në strukturën e trajnerëve të Interit.
Largimi i Simone Inzaghit si trajner kryesor erdhi si një tronditje për shumë njerëz, veçanërisht pas periudhës së tij të suksesshme që pa Interin të siguronte një Scudetto, dy tituj të Kupës së Italisë dhe tre tituj të Superkupës së Italisë. Megjithatë, një fund zhgënjyes i sezonit 2024-25, ku ata humbën mundësinë për të fituar tripletën, çoi në vendimin e Inzagit për t’u larguar nga klubi.
Pas largimit të tij, ai pranoi shpejt një ofertë për të trajnuar Al-Hilal në Ligën Profesionale Saudite, duke lënë pas një vit të mbetur në kontratën e tij me Interin.
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell.
Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore.
Temperaturat maksimale do të arrijnë në 36 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s
Ky 12 qershor shënon dhe 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Por, ndryshe nga vitet e tjera, në këtë datë të shënuar për këtë forcë politike nuk është programuar asnjë aktivitetin festiv, kjo dhe për shkak të mungesës së liderit të socialistëve.
Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vox News mëson se arsyeja e vizitës së kryeministrit në SHBA është pjesëmarrja në dasmën e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, i cili do të martohet më 14 qershor me Huma Abedin.
Ndërkohë, sa i përket festës së socialistëve, pritet të mbahet kur Rama të kthehet në Shqipëri./ VoxNews
Vendi është tronditur sërish, pasi një tjetër i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Autoritetet policore raportojnë se viktima ështetasi N. Ll., 28 vjeç nga fshati Cakran i Fierit. Sipas Policisë, ai është gjetur r nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, ku dyshohet se është vetëvarur.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Vëvrasjet e të rinjëve janë kthyer në një situatë alarmante kohët e fundit me raste të shumta në të gjithë vendin, ku vetëm në Korçë dhe Pogradec tre të rinj brenda pak ditësh i dhanë fund jetës duke u vetëvarur.
Një avion i kompanisë “Air India” është rrëzuar ditën e sotme pranë aeroportit të Ahmedabad, vetëm pak minuta pas ngritjes në fluturim me destinacion Londrën.
Fluturimi AI171, që ishte nisur drejt aeroportit Gatwick, pësoi aksident fatal duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Në bord ndodheshin 244 persona, përfshirë 232 pasagjerë, 10 anëtarë ekuipazhi dhe 2 pilotë. Avioni Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua mbi një konvikt mjekësh pranë aeroportit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe viktima të shumta, edhe pse bilanci i saktë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Sipas autoriteteve lokale, ekipet e emergjencës arritën menjëherë në vendngjarje dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim. Nuk janë raportuar probleme atmosferike në kohën e ngritjes së avionit, çka i ka shtyrë ekspertët të dyshojnë për një përplasje të shumëfishtë me shpendë si shkak të mundshëm të rrëzimit.
Eksperti i fluturimeve, Marco Chan, konfirmoi se moti ishte i mirë dhe nuk kishte faktorë klimatikë që do të ndikonin në incident. Ndërkohë, ish-piloti Saurabh Bhatnagar theksoi se një përplasje me shpendë mund të ketë dëmtuar të dy motorët, duke shkaktuar humbje të fuqisë së avionit menjëherë pas ngritjes. Piloti i avionit kishte dhënë sinjal emergjence “Mayday” para rrëzimit.
Analisti i aviacionit Sanjay Lazar shtoi se modeli Dreamliner nuk kishte histori problemesh serioze teknike, duke e bërë përplasjen me shpendë skenarin më të mundshëm.
Ky është rasti i parë i rrëzimit të një “Boeing 787 Dreamliner” në 14 vite operim. Avioni ka qenë ndër më të besueshmit në industrinë ajrore dhe rrëzimi i tij përbën një goditje të rëndë për Boeing, që tashmë përballet me sfida të tjera për shkak të incidenteve me modelin 737 MAX.