Çështja “Beleri”, Xhaçka i ρërgjigjet Greqisë: Ia kam bërë të qartë homologut, nuk dυhet të niset nga ligji grek por nga Ιigji shqiρtar

Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis për çështjen “Beleri”.

Xhaçka thotë se organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu, se kjo çështje është vetëm e drejtësisë dhe e asnjë prej qeverive të dy vendeve.

Reagimi i plotë:

Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë,kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.

Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.

Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu./abcnews.al