Çfarë Ka Brenda Μ ίshit Të SufΙΙαqeve? Të Vërtetat E FRIKSHME Qe Nuk I Dinim

Sufllaqet janë një ushqim i shpejtë mjaft i perdour në vendin tone i huazuar nga Greqia dhe Turqia.

Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme. Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dini çfarë ka brenda në mishin që po hani?

Shumë njerëz besojnë se shtresat e puthitura të mishit të përpunuar janë me të vërtetë prej mishit të pulës, viçit ose derrit dhe të pasuruar me erëza nga më të ndryshmet.

Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej pule, viçi, qengji ose derri. Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit.

Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas.

Kjo pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota ashtu si edhe Shqipëria është tronditur nga lajmet e importit të mishit të kalbur apo me salmonelë nga Brazili.

Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve
Në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi.

Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri.

Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë.

Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë,

këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në plehra.