Në kulmin e tensioneve midis Rusisë dhe NATO-s, trupat e SHBA-ve një nga divizionet elitare ajrore sulmuese të ushtrisë amerikane është vendosur pranë kufirit ukrainas, më saktë në Rumani.
Këta janë Screaming Eagles, ushtarë që u bënë të famshëm në Luftën e Dytë Botërore. Sipas raportimit të CBS, do të ishte hera e parë në 80 vjet që divizioni elitar vendoset në Evropë.
Vendosja e trupave ushtarake amerikane është parë si një zhvillim i rëndësishëm pasi trupat ukrainase kanë përparuar brenda territoreve të pushtuara nga rusët, si Kherson.
Misioni amerikan njoftoi vendosjen e trupave amerikane në vendet e Europës për të “mbrojtur krahun lindor të NATO-s”.
“Pas 80 vjetësh, Divizioni 101 Ajror, i njohur si Screaming Eagles, kthehet në Evropë. Gati 2,400 ushtarë do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s, për të siguruar aleatët tanë dhe për të penguar kundërshtarët tanë”, shkruhej në njoftim.
Ministri i Mbrojtjes ruse u shpreh se Moska i druhej një provokimi nga Ukraina me një “bombë të pistë”. Zyrtarët ukrainas raportojnë për viktima të shumta në mesin e civilëve në zona të ndryshme të vendit nga sulmet e rusëve.
“Dy civilë vdiqën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas bombardimeve ruse të djeshme në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore”, raportoi guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko. Sipas Kyrylenko, një person u vra në Klishchiivka dhe një në Torske.
Në zonat e pushtuara në Ukrainë, si Kherson pushtuesit ruse kanë ndërprerë lidhjet e internetit, celularit, transmetimet radio dhe TV.
“Trupat ruse po çmontojnë pajisjet e telekomunikacionit, në një përpjekje për të parandaluar rezistencën nga shkëmbimi i informacionit me pjesën tjetër të Ukrainës”, shkruan Kyiv Independent
Roughly 4,700 soldiers of the elite 101st Airborne Division are now stationed near the front line in Ukraine — the largest deployment of the unit in Europe since WWII.
— CBS Mornings (@CBSMornings) October 21, 2022
U.S. soldiers at the base told CBS News that they are “ready to defend every inch of NATO soil” if necessary. pic.twitter.com/MCaIjAYae8