Si çdo çift tjetër, edhe ata kanë momentet e tyre, që i kanë çuar deri në ndarje.
Bëhet fjalë për çiftin e njohur televiziv, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi, një dashuri prej vitesh, të cilët i bashkon edhe televizioni.
Bieta Sulo ishte mbrëmjen e sotme e ftuar, në emisionin “Jashtë Loje” në Top Neës, e cila tregoi një nga momentet më të vështira që ka përjetuar me bashkëshortin e saj Albanin.
“Ky është një moment shumë i vështirë në jetën tone si çift, që u ndamë në vitin 2011, nga këto ndarjet si gjithmonë që nuk ka më kthim, dhe kemi qëndruar rreth 5 muaj.
Albani më dërgonte zakonisht mesazh në darkë, në një moment në një orar të vonë, ai më dërgon një mesazh, titullin e një kënge ‘Love is a ring on telephone’ dhe kjo frazë ka një kuptim shumë të rëndësishëm për ne.
Fillimisht mendova se e kishte nisur gabim, por më pas nisëm të flisnim dhe ai mendonte që t’i bënim gjerat serioze…”, shprehet Bieta e emocionuar.
Gjithashtu ajo nuk lë pa përmendur edhe një fakt tjetër interesant, momentin kur i ka treguar Albanit se është shtatzënë dhe ka ndodhur pikërisht në zonën e Unazës së Re, kjo lidhet edhe me mesazhin që i ka dërguar Dudushi…