U ndal para shtatores së Skënderbeut dhe nisi të bërtasë me fjalët “Zoti është një”.
Meqë kjo shprehje shfrytëzohet prej njerëzve që kanë për qëllim sulme të mëdha, organet e rendit u alarmuan me të marrë lajmin, por doli se M. H. pati për qëllim ta vrasë veç veten.
45-vjeçari e theri veten në gjoks, por nuk mori plagë vdekjeprurëse.
Kjo u vërtetua qysh në vendin e ngjarjes pas trajtimit që i dhanë mjekët e urgjencës, por edhe më vonë në emergjencë, siç tregoi për televizionin doktoresha Krenare Makolli që e trajtoi pacientin.
“E ka një plagë në gjoks në anën e majtë të tij. Janë kryer të gjitha ekzaminimet, konsultimet, janë përpunuar plagët”, ka thënë doktoresha Krenare Makolli
Shtetasi shqiptar nga Tepelena del të ketë qenë nën ndikim të substancave psikotrope dhe, nën përcjellje të policisë, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.
“E kemi udhëzu për në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka deklaruar Makolli.
M.H. është parë të ketë qëndruar në ambientet para qeverisë që prej mëngjesit dhe dyshohet të jetë lëmoshëkërkues.