Një efektiv policie në Vlorë është dhunuar nga një grup të rinjsh dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se polici, identiteti i të cili nuk bëhet me dije ka ndaluar të rinjtë që po shkaktonin rrëmujë në qytet dhe ka dashur t’i shoqërojë në komisariat.
Ata janë futur në mjetin e Policisë së Shtetit dhe aty ka nisur konflikti. Të rinjtë kanë nisë të godasin efektivin, të cilit i kanë thyer nofullën dhe e kanë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Më pas ata janë larguar. Efektivi ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa identitetet e të rinjve nuk janë zbardhur ende.