Djali njofton ρolicinë: Babi ka rënë në ρus dhe ka νdekur

Një 69 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur në pus.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 te Mali i Robit.

“Shtetasi me inicialet F. I. ka njoftuar se babai i tij, shtetasi S. I. 69 vjeç dyshohet se është vetëhedhur në pus, te mali i Robit, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.