Londër- Policia njoftohet për krisma, por në vendin e ngjarjes gjen një skenë të habitëshme. Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër.
Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës pas raporteve për të shtëna me armë.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/06/640-0-62b5afb19ef64.jpg)
Por ajo që gjetën ishte një Range Rover i vendosur mbi një Golf GTI.
Një banor tha: Dëgjova një zhurmë. E dija që ishte një armë zjarri. E frikshme.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/06/640-0-62b5afa54fece.jpg)
Edhe përdoruesit e Twitter spekuluan se si makina përfundoi në një pozicion të tillë, me një shkrim: “Si ndodhi? Parkimi më i tmerrshëm”.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur vërtet të shtëna, tha Policia Metropolitane.