E bυjshme! Κapet në Bosnje-Hercegovinë djali i bosit shqiρtar të drόgës

Policia e vënë Bosnje-Hercegovinës ka vënë në pranga Elvis Kelmendin, djalin e bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendit me origjinë nga Peja.

Ai u arrestua në Neum të Bosnjës të martën, së bashku me dy shoqëruesit e tij dhe akuzohet për trafik droge, krim të organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje.

Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit të koduar “Rez”, organizuar nga MBP-ja e kantonit të Sarajevës dhe MBP-ja e HNK-së.

Sipas mediave boshnjake, në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona: Elvis Kelmendi 44 vjeç, Slobodan Tomanić 51 vjeç, Harun Babić 22 vjeç, Anel Sejfovic 35 vjeç, Ajlin Ahmić 38 vjeç, Amer Pehlić 38 vjeç dhe Armin Kulashević 38 vjeç.

Emri i Elvis Kelmendit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me vëllezërit dhe babanë e tij janë përfshirë në kartelet kriminale të Meksikës dhe Amerikës Latine.