E frίkshme! Ρinë alkool, υdesin 28 ρersona

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në rrethet Ahmedabad dhe Botad të shtetit Gujarat,

ku të paktën 28 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë shtruar në spital pasi konsumuan alkool me përqindje të lartë metanoli, në Indinë perëndimore.

Sipas mediave prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i ndaluar në këtë shtet.

Departamenti i krimeve të qytetit të Ahmedabad ka arrestuar një pronar Jayesh Khavadiya nga Narol dhe tetë bashkëpunëtorët e tij.

Provinca Gujarat e ka ndaluar konsumimin e alkoolit që nga viti 1960 si një homazh për Mahatma Gandhin, të vrarë në vitin 1948, por qindra banorë kanë vdekur gjatë dekadave pasi filloi tregtia e paligjshme e pijeve.

Policia lokale rregullisht mbyll një sy ndaj tregtisë së pijeve alkoolike, pasi ata paguajnë ryshfet për të kryer shitjen e tyre të paligjshme në fshatra, sipas mediave lokale.